Nga Besim NDREGJONI/Sot mbushen 104 vite që kombi im me emrin e bukur dhe domethans Shqipëri kremton mvetësinë e saj kombëtare duke u qëndruar dallgëve dhe rrufejave politike shoviniste të fqinjeve. Këtë ditë të shejtë e të lumnueme e ban çdo shqiptar krenar përpara botës së qytetrueme. Para 5 shekujsh me 28 nëndor 1443 heroi legjendar Gjegj Kastrioti Skanderbeu në këtë datë ngriti në Krujën historike dhe u betua në këtë flamur dhe qëndroi krenar përpara hordhive osmane duke shpëtuar krishtërimin europian. Mbas 4 shekujsh me 28 nëndor 1912 historia përsëritet dhe plaku i urtë e i mençuar me burra nga të gjith trevat shqiptare Ismail Qemal bej Vlora do të ngrinte flamurin tone kombëtar duke e shpallur Shqipërine në mvete e të pavararur. Kjo ditë e shejtë prej zotit çdo shqiptar kudo që ndodhet në Preshevë, në Filat e Prezevë në Ulqin e Shkup, Prishtinë e Tirane, dhe në të gjith rruzullin toksor na tregon identitetin tonë kombëtar,. Na ban krenar dhe të denjë për emrin tonë shqiptar. Me këtë flamur përballuam pabesitë europiane dhe të fqinjeve tan të këqinj. Se një fjalë e moçme thotë “Fqinji i keq është për dreq. Me 28 nëndor 1955 lindi heroi i shqiptarisë komandanti syzgalemi i Kosovës së kombit shqiptar Adem Jashari. 28 nëndori është festë gjithëshqiptare që nuk perjashton asnje shqiptar apo krahinë sepse gjatë gjithë historise ringjalli, mbajti, kultivoi , dhe ushqeu shpresën e lirise e barazisë me kombet europiane,.” Gëzuar kombi im ditën e pamvarsisë, ditën e lumnueme prej zotit 28 nëndorin. Në këto 104 vite kombi im Shqipëria, dhe shqiptarët kaluan periudha të vështira si nga armiqtë e jashtëm ashtu dhe nga vete na shqiptaret.
Reflektim për 29 nëndorin ku 72 vite më pare kombit tonë të dashur ju instalua me forcën e armëve “guberna komuniste” e diktatorit Enver Hoxha e cila për 45 vite u bë diktatura më e pashembullt për gjysëm shekulli që pasoi.
Para disa ditësh Kryeministri i jonë Edi Rama postoi në faqen e tije Tuiteter, nje kartolinë urimi ku në krahët e shqiponjës shkruajti “Gezuar festat 28 e 29 nendorin dhe në mes të saj vendosi simbolin e diktaturës yllin e kuq të bolshevizmit.. prita ndonjë reagim nga politika , por u shoqerua nga heshtja, media heshti, e ashtuquajtur shoqeri civile heshti.. simbolet e diktaturës në Shqipëri janë të ndaluar me ligj dhe me kushtetute, por kryeministri i shqiptarve nuk pyet as për ligj as për kushtetute.. kur krimi nuk denohet ai është i destinuar të përsëritet. Përse ma përçundon shqiponjën zoti Kryeministër! Kryeministër, po ju a jeni tradhëtar i sistemit ku jemi , që përbuzni shqiptarët që u vranë nga data 29 nëndorë,. Nënat motrat, djemtë kërkojnë eshtrat të ju bëjnë një varr dhe at mundësi nuk e kan se ju heshtni ndaj të drejtës njerzore të tyre. Juve, nuk ju dhimbsen as dëshmorët komunistë po mos të jetë data 29 nëndori i Enver Hoxhës.
Bilanci që solli data 29 nëndor 1944 është e publikuar kur mbi 6000 veta u pushkatuan dhe këta pushkatime filluan që para datës 29 nëndor, mbi 30 mijë të burgosur politikë vetëm se nuk deshën “gubernën” e krimit, mbi 50.000 familje të internuar që nga mosha 1 vjeç e deri në moshën 90 vjecare. Shkatrimi total i shoqërisë me formimin ideologjik të “njeriut të ri “ duke e xhveshur nga cdo lloj mentali moral e shoqëror. Kurse mazhoranca politike do të evokoi “betejat e lavdishme” të epopesë së luftës kacake nën drejtimin e “komandantit legjendar” sajesa të fantazive të poetëve dhe historianëve të regjimit, që kurorzohet me një shifër imagjinar të 28.000 dëshmorëve , lista e të cilëve nuk pa kurrë dritën në historigrafinë 72 vjecare, si për të dëshmuar faktin se ishte gjetje e bukur e imagjinatës se ndonjërit që vendosi ti jap çdo km katror të truallit shqiptar një martir imagjinar të luftës për komunizëm. Data 29 nëndor i bëri shqiptarë komunist vrasës të vëllezëve të tyre dhe spiun të tyre. Diktatura komuniste në Shqipëri para 72 viteve, u lind nga gënjeshtra, u rrit me dhunë të organizueme, u mbajt me arbitraritet e çizme ushtarake dhe u mbështet nga antishqiptarët armiq shekullor të ekzistencës së kombit tonë . . Cila mendje normale , cila ndërgjegje njerzore , cila gojë që shqipton fjalën dashuni gjen sot guximin e marrzishëm dhe shtazarak me rikujtue tmerret e së kalueme komuniste, dhe me një far krenarie neveritse. Ata që rikujtojnë datat simbol të diktaturës ata janë turpi i kombit. Sot diktatori e ka një varr dhe shtëpinë të ngritur në këmbë. Lëreni të pushoi në gjumin e vdekjes pa ringjallje. Por , çfarë të themi për mijëra qytetarë të ekzekutuar në errsirat e burgjeve të natës pa hënë që sot akoma janë pa varr. Çfarë të themi mijëra familje me shtëpi të prishura dhe sot pa një vatër familjare ku të mblidhen sëbashku. 4500 familje presin eshtrat e humbura,. Ne, çdo datë 29 nëndor NE ,do të kujtojmë krimet që solli kjo datë. Dhe do ti kujtojmë Ata, e reflektojmë mbi krimet komuniste që mos ti rivrasim përsëri. Mos na e perbalteni 28 nëndorin me ditën e zezë kombëtare njëzetenëntën. Përbuzja dhe heshtja u përket kriminelëve , Ne, na përket nderimi si detyrim për mos i rivrarë si data 29 nëndor!
Fritz Radovani says
Ju pershndes per Festen Kombtare te 28 Nandorit! Ju lumte dora dhe mendja per reflektimin ndaj tradhtareve te Atdheut! Me respekt.
Jakov from Israel says
Data 29 nentor duhet te zhduket nga historia e Shqiperise pergjithmone si dita e fillimit te dhunes se pashembellt ,Kryeministri shqiptar ,eshte nje tradhetar i kombit te tij ,pasues i denje me yllin e kuq ne balle te eterve te tij ,perfshi edhe idhullin e tij Dulle idiotin .Groposeni ate te poshter sa me pare se po ju tall e fyen perdite me genjeshtrat monstruoze te tij po qe se ka akoma gjak ne venat tuaja ,Heshtja ne kete rast ,eshte pranim ,gjunjezim para kolaboracinisteve te kominizmit ,qe akoma i bejne temanara yllit te kuq ,qe uroje te skuqet me shume me gjakun e tyre te shprishur me bacilin enverist .Shkaterojeni i ate varr ,apo ju eshte mbaruar tritoli ? Ku jini or trima ?