Saimir Z. Kadiu/
Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare ndërsa 40 firmëtarët ishin ata të cilët nënshkruan aktin e Pavarësisë. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë.Eshte interestant fakti qe asnje nga firmetaret e Pavarsise ( qe jetuan pas vitit 1944) nuk bashkepunuan me regjimin komunist. Perkundrazi nje pjese e tyre pesuan persekutime, burgosje apo u ekzekutuan nga ana e rregjimit. Nenshkruesit e deklarates se Pavaresise.Vlore, 28 Nentor 1912. 1) Ismail Qemal bej Vlora (1844-1919):Ngriti flamurin ne Vlore. Firmetar i Aktit te Pavaresise. Kryetar i Qeverise se Perkohshme, Minister i Jashtem, diplomat, guvernator, atdhetar. Ne deklaraten e pavaresise shkruhej: “Ne Vlone me 15/28 te Vjeshtes se Trete 1328/ 1912. Pas fjaleve qe tha z.Kryetari Ismail Kemal beu, me te cilat tregoi rrezikun e math ne te cilin ndodhet sot Shqiperia, te gjithe delegatet me nje za venduan qe Shqiperia me sot te bahet ne vehte, e lire e mosvarme”.2) Dom Nikolle Kacorri (1862-1917): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Klerik i larte, atdhetar, patriot dhe veprimtar i Rilindjes Kombetare. Mori pjese ne levizjen politike-kulturore-kombetare. Gjate kryengritjes se Kurbinit 1905-1907, hyri si ndermjetes midis popullsise dhe administrates osmane qe te shmangte gjakderdhjen. Pjesemarres ne Kongresin e Manastirit (1908) dhe Kongresin e Elbasanit (1909). Perfaqesues i Durresit ne Kuvendin Kombetar te Vlores ku u zgjodh nenkryetar i qeverise se perkohshme. Firmosi deklaraten e pavaresise me siglen “Kacorri”.3)Vehbi Dibra Agolli (1867-1937): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Klerik i larte, veprimtar i levizjes kombetare shqiptar. Mori pjese ne vititn 1909 ne Kongresin e Dibres, mbeshteti alfabetin me shkronja latine te Kongresit te Manastirit. Me 28 nentor 1912 ne krye te delegateve te Dibres, merr pjese ne Kuvendin Kombetar te Vlores ku u zgjodh kryetar i Pleqesise. Ka luajtur rol te rendesishem ne organizmin e kryengritjes shqiptare te vitit 1913 kunder pushtimit serb ne zonen e Dibres. Ne 1920 mbeshteti perpjekjet per rimekembj e demokratizim te shtetit te pavarur shqiptar.4) Bab Dud Karbunara (1842-1917): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Atdhetar dhe veprimtar i Rilindjes Kombetare. Punoi shume per hapjen e shkollave shqipe ne Berat. Jorgji Karbunara ishte perfaqesues i Beratit ne Kuvendin Kombetar te Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen ” J. Karbunara “. Ne kete Kuvend, ai u zgjodh anetar i Pleqesise.5) Elmaz Boce (1850-1925): Fiirmetar i Aktit te Pavaresise. Mori pjese ne organizimin e deges se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ne qytetin e Gjirokastres ne vitin 1880. Elmaz Boce, ndihmoi pa kursyer hapjen e shkolles shqipe te Gjirokastres “Lirija”. Ne nentor te vitit 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastres ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen “Elmas Boce”.6) Qazim Kokoshi (1882-1945): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar per perhapjen e gjuhes shqipe, patriot, njeri me bindje dhe pikepamje demokrate. Zgjidhet delegat i Vlores ne Kuvendin e Gerces ne vitin 1911. Merr pjese ne kuvendin e Vlores ne nentor 1912, ku firmosi Aktin e Pavaresise me siglen “Qazim Kokoshi”. Ne vitin 1921, zgjidhet deputet i qarkut te Vlores ne Keshillin Kombetar. Regjimi komunist e arrestoi dhe e burgosi. I izoluar ne hetuesine e Vlores, vdes nga torturat.7) Jani Minga (1872-1947): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i shkolles shqipe, i Rilindjes Kombetare dhe i levizjes demokratike 1920-1924. Ishte nder nismetaret e hapjes se klubit patriotik ” Laberia ” dhe shkolles se pare shqipe ne Vlore (1908). Ne nentor 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastres ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen “J. Minga”. Rexhep Mitrovica (1888-1960): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i levizjes kombetare, intelektual, deputet, minister, kryeminister. Mori pjese si delegat i Pejes ne Kuvendin Kombetar te Vlores dhe ishte njeri nga nenshkruesit e deklarates se Pavaresise. Nje nga themeluesit e Partise Kombetare (1914), anetar i Komitetit “Mbrojtja Kombetare e Kosoves”. Zgjidhet senator i Kosoves ne Keshillin Kombetar te Lushnjes.9) Dhimiter Tutulani (1875-1937): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i levizjes kombetare. Ne nentor 1912, zgjidhet delegat i Beratit ne Kuvendin historik te Vlores, ku nenshkroi Deklaraten e Pavaresise, me siglen “Dh. Tout.”. Ne vitin 1918 ishte delegat ne Kongresin e Durresit dhe ne vitin 1920 ne Kongresin e Lushnjes. Ne vitin 1925 kreu detyren e kryetarit te Bashkise se Beratit.10) Abas Dilaver (Celkupa) (1850 – 1926): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i levizjes kombetare. Gjate viteve 1905-1907 u lidh dhe bashkepunoi me atdhetaret e njohur te asaj kohe si Dom Nikoll Kacorri etj. Priti ne Durres Ismail Qemalin e me pas, bashke me delegatet qe e shoqeronin ate, mori pjese ne mbledhjen e pare Kuvendit te Vlores. Delegat i Durresit, Deklaraten e Pavaresise, e firmosi me siglen “Abas Dilaver”.11) Shefqet Dajiu (1882-1946): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i perhapjes se gjuhes shqipe dhe i levizjes kombetare. Ne nentor te vitit 1912, zgjidhet si perfaqesues i Elbasanit ne Kuvendin historik te Vlores per shpalljen e Pavaresise Kombetare. Firmosi Deklaraten e Pavaresise me siglen “Shefqet Daji”. Ne vitet 1920-1923 eshte deputet i Elbasanit ne parlamentin shqiptar. Shefqet Dajiu arrestohet dhe burgoset ne vitin 1945. Vdes ne burg ne 1946.12) Xhelal Koprencka (1876-1919): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Nismetar per hapjen e shkollave shqipe ne vitin 1908 ne Skrapar, veprimtar i levizjes kombetare per pavaresi. Zgjidhet delegat i Skraparit ne Kuvendin e Vlores dhe ishte nje nga 40 firmetaret e Aktit te shpalljes se Pavaresise kombetare ne vitin 1912, dhe firmosi Deklaraten e Pavaresise me siglen “Xhelal Ko.”. Zgjidhet anetar i Pleqesise.13) Hajredin Cakrani (1860-1940): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Ne vitet 1908-1909, punoi ngushte me klubet atdhetare ” Laberia ” te Vlores dhe te Filatit. U zgjodh delegat i Mallakastres ne Kuvendin historik te Vlores ne nentor te vitit 1912, ku firmosi Deklaraten e Pavaresise me siglen “Hajredin Cakrani”. Pjesemarres ne luften e Vlores kunder pushtuesve italiane.14) Iljaz Vrioni (1882-1932): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Nen-kryetarit i Lidhjes se Prizrenit, deputet, minister, kryeminister. Ne nentor te vitit 1912 zgjidhet delegat i Beratit ne Kuvendin historik te Vlores, ku nenshkroi Deklaraten e Pavaresise, me siglen “Iljas Vrijon”. Ne 1920, zgjidhet delegat i Beratit ne Kongresin e Lushnjes. Kater here Kryeminister i Shqiperise dhe disa here si Minister i Jashtem dhe si Minister i Plotfuqishem i Shtetit Shqiptar ne Paris.15) Murad Toptani (1867-1918): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Poet, publicist. Mori pjese ne Kuvendin historik te Vlores ne nentor 1912 si delegat i Tiranes dhe firmosi Deklaraten e Pavaresise me siglen “Murad Toptani”. Pas renies se qeverise se Vlores, Esat Pashe Toptani (kusheri i tij), i dogji shtepine dhe nje pjese te pasurise se tij brenda saj – libra, korrespondence, antikuare.16) Luigj Gurakuqi (1879-1925):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i levizjes kombetare, minister, deputet, gjuhetar, poet, publicist. Pjesemarres ne Kongresin e Manastirit (1908), ku u zgjodh anetar komisioni per njehsimin e alfabetit. Pjesemarres ne kryengritjen e malesoreve te Mbi Shkodres dhe bashkehartues me I. Qemalin i Memorandumit te Greces. Ne 1912, ishte nder organizatoret e kryengritjes se pergjitheshme. Ne Kuvendin e Vlores te pavaresise, si perfaqesues i Shkodres, firmosi Deklaraten e Pavaresise nen siglen “Luz Gurakuqi”. Minister i Arsimit ne Qeverine e Perkohshme te Vlores. Anetar i delegacionit ne Konferencen e Paqes ne Paris. Deputet i Shkodres ne Keshillin Kombetar dhe perseri perfaqesues i Shkodres ne Kuvendin Kushtetues ne vitin 1924. Minister i Financave ne qeverine e Nolit. U vra ne Bari e 1925.17) Spiridon Ilo (1876-1950):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Patriot, atdhetar. Shoqeron Ismail Qemalin ne udhetimin Trieste-Durres-Vlore. Merr pjese ne Kuvendin historik te Vlores ne nentor 1912, ku firmosi firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen “Spiro T. Ilo”. Ne vitin 1914, perfshihet ne ceten e Themistokli Germenjit ne luftimet kunder shovinisteve greke.18) Thanas Floqi (1884-1945):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Jurist, veprimtar i levizjes kombetare, publicist, gjuhetar, botues, kompozitor, perkthyes. Mori pjese ne Kuvendin historik te Vlores ne nentor 1912, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen ” Thanas V. Floqi “. Me pas punoi si jurist ne administraten shteterore ne Vlore.19) Lef Nosi (1873-1946):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i levizjes kombetare, albanolog, studiues, deputet, minister. Ne nentor 1912 ishte delegat i Elbasanit ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen ” Lef Nosi “. Ne qeverine e Ismail Qemalit, Lef Nosi caktohet minister. Anetar i delegacionit shqiptar prane Konferences se Paqes ne Paris. Ne 1945 u burgos dhe denua me vdekje. U pushkatua ne vitin 1946.20) Nuri Sojliu (1870-1940):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Mbeshteti Kongresin e Elbasanit dhe ate Manastirit, ku mbeshteti alfabetin latin te gjuhes shqipe. Ne nentor te vitit 1912, u zgjodh delegat i Struges ne ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen ” Nuri “. Ai mbeshteti levizjet politike me fryme demokratike te viteve `20.21) Ferit Vokopola (1887-1967):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Teolog, ekonomist, poet, publicist, minister, deputet. Ne nentor te vitit 1912, u zgjodh delegat i Lushnjess ne ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen ” M. Ferit Vokopola “. Ai ishte perfaqesues i Beratit, ne Parlamentin shqiptar nga viti 1923-1939. Minister i Bujqesise ne kabinetin e Iljaz Vrionit (1927-1928).22) Ymer Deliallisi (1873-1944):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Ne nentor te vitit 1912, u zgjodh delegat i Shijakut ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen ” Ymer “. Ne vitin 1920, perfaqeson Shijakun ne Kongresin e Lushnjes, ku edhe zgjidhet senator.23) Xhemal Deliallisi (1880-1941):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Ne nentor 1912, u zgjodh delegat i Shijakut ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Pavaresise me siglen “Xhemmalyyddin bej”. Ngarkohet me detyra ne Qeverine e Perkohshme te Vlores dhe ne administraten e Princ Vidit.24) Mustafa Merlika Kruja (1887-1958):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Deputet, minister, Kryeminister, albanolog. Si delegat i Krujes ne Kuvendin Kombetar te Vlores me 28 nentor 1912, firmosi Aktin e Pavaresise kombetare, me siglen “Mustafa Asim Kruja” ku u zgjodh dhe anetar i Pleqesise. U caktua nenprefekt ne Vlore dhe me pas sekretar i pare i Qeverise se I. Qemalit. Me 1919 ishte sekretar i delegacionit shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris. Ishte deputet i Kosoves ne zgjedhjet e para parlamentare te ne 1921. Pas ardhjes se komunizmit u detyrua te arratisej. Mustafa Kruja vdiq ne SHBA me 27 dhjetor 1958, ne moshen 71-vjecare.25) Abdi Toptani (1864-1942):Firmetar i Aktit te Pavaresise, minister. Ne vitin 1902 organizoi kryengritjen e armatosur te malesoreve te Shengjergjit e te Shupalit kunder administrates osmane. Ne Kuvendin e Vlores ai firmosi Aktin e Pavaresise me siglen “Abdi”. U zgjodh minister i Financave ne Qeverine e pare shqiptare.26) Veli Harci (1850-1914):Firmetar i Aktit te Pavaresise, intelektual. Veli Harci ishte nje intelektual i formuar. Veprimtar i klubit patriotik te qytetit, ai perfaqesoi Gjirokastren ne Kuvendin e Vlores dhe firmosi Aktin e Pavaresise me siglen “Veli Harci”.27) Nebi Sefa (1861-1942):Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar. Mori pjese ne kryengritjen e pergjithshme te viteve 1911 dhe 1912. Ne nentor te atij viti u zgjodh delegat i Lushnjes per ne Kuvendin e Vlores. Ku nenshkroi Aktin e Pavaresise me siglen “Nebi Sefa Lushja”. Ne vitet `20 perkrahu kursin politik te ndjekur prej forcave fanoliane.28) Mit’hat Frasheri (1880-1949):Firmetar i Aktit te Pavaresise, intelektual, deputet, patriot, minister. Mori pjese ne Kongresin e Manastirit, me 1908 ku u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nenkryetar i Komisionit te hartimit te alfabetit. Ne Kuvendin e Vlores, Frasheri ishte delegat i Elbasanit dhe firmosi Aktin e Pavaresise me siglen “Mid’hat Frasheri”. Ne qeverine e Ismail Qemalit zgjidhet minister i Puneve te Pergjithshme. Ne janar 1923 fillon detyren e ministrit Fuqiplote te Republikes se Shqiperise ne Athine, deri ne dhjetor 1925. Me 1941 eshte nje nga themeluesit e Organizates Nacionaliste – Balli Kombetar. U detyrua ne nentor 1944 te largohet nga Shqiperia dhe te vendoset ne Itali. Nuk u pajtua kurre me komunizmin. Komunistet e detyruan te birin e Abdyl Frasherit, te ikte nga Shqiperia. Vdiq ne New York, SHBA, me 3 tetor 1949.29) Zihni Abas Kanina Hamzaraj (1885-1957):Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar, minister. Mori pjese ne kryengritjen e pergjithshme ne 1911. Ne Kuvendin e Vlores, si delegat i Vlores, firmosi ne Aktin e Pavaresise me siglen “Zihni Abbas Kanina”. U zgjodh drejtor i pergjithshem ne ministrine e Puneve te Jashtme. Me fillimin e Luftes se Dyte Boterore, Kanina u be pjese e Ballit Kombetar, perkrah Mit’hat Frasherit. Ne vitin 1951 u arrestua dhe u burgose, derisa vdiq, me 1957.30) Qemal Karaosmani Elbasani (1875-1949):Firmetar i Aktit te Pavaresise, patriot, deputet. Ne nentor 1912 u zgjodh delegat i Elbasanit ne kuvendin e Vlores dhe shoqeroi Ismail Qemalin nga Durresi ne Vlore. Firmosi Aktin e Pavaresise me siglen “Qemal Elbasani”. Mbeshteti qeverine e dale nga Kongresi i Lushnjes dhe per disa vite ishte asamblist. Ai u persekutua nga regjimi komunist.31) Sali Gjuka (1876-1925):Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar. Mori pjese ne kryengritjen e pergjithshme te viteve 1910-1912. Si perfaqesues nga Kosova dhe delegat i Pejes, Gjakoves, Plaves e Gucise, mori pjese ne shpalljen e pavaresise dhe firmosi Aktin me siglen “Salih Gjuka”. U zgjodh keshilltar i Pleqesise. Ne janar 1913 filloi punen si drejtor i arsimit per Beratin.32) Dhimiter Berati (1888-1970):Firmetar i Aktit te Pavaresise, diplomat, minister. Firmos Aktin e Pavaresise me siglen “D. Beratti”, si delegat i kolonise shqiptare te Bukureshtit. Ai u emerua sekretar i kryetarit te Qeverise, anetar i Pleqesise si dhe u caktua drejtor i pergjithshem ne gazeten e qeverise se Vlores. Ne Konferencen e Paqes me 1919 ishte delegat i shqiptareve te Bukureshtit.33) Dhimiter Mborja Emanoil (1884-1945):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Me 28 nentor 1912, firmos Aktin e Pavaresise me siglen “Dh Emmanuel” ne emer te kolonise se Bukureshtit. Ne shkurt 1915 zgjidhet keshilltar i shoqerise se “Komunitetit Ortodoks Shqiptar te Bukureshtit”. Me 1924 mbeshtet qeverine e Nolit. Ishte kunder regjimit komunist.34) Dhimiter Zografi (1878-1945):Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar. U zgjodh delegat i kolonise shqiptare te Bukureshtit per te marre pjese ne Shpalljen e Pavaresise. Me 28 nentor 1912 firmosi aktin e Pavaresise me siglen “Dimitri Zografi”. Anetar i Pleqesise. Kundershtoi vendimet e padrejta te Konferences se Parisit ne kurriz te popullit shqiptar dhe firmosi protesta drejtuar kryesise se saj ne qershor 1919.35) Pandeli Cale (1879-1923):Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar, minister, deputet. Ne kryengritjen e pergjithshme te vitit 1910 – 1912 drejtoi cetat e zones se Korces. Merr pjese ne mbledhjen e Bukureshtit te 5 nentorit 1912 dhe shoqeron Ismail Qemalin per ne Shqiperi. Me 28 nentor 1912, si delegat i Korces, firmos Aktin e Pavaresise me siglen “Pandeli Cale”. Zgjidhet anetar i qeverise se pare shqiptare. Merr pjese aktive ne levizjen patriotike qe coi ne Kongresin e Lushnjes me 1920. Po ate vit ishte Prefekt i Korces, ndersa ne shkurt 1921 deputet ne te parin parlament shqiptar.36) Bedri Pejani (1885-1946):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Delegat ne Kongresin e Dyte te Manastirit (1910) dhe sekretar i Komitetit te Kosoves (1918-1924). Ne nentor 1912, mori pjese si perfaqesues i Plaves, Gucise, Gjakoves dhe Pejes ne mbledhjen e Vlores dhe firmosi Aktin e Pavaresise me siglen “Bedri Pejan”. Ne vitin 1943 ishte nga nismetaret per krijimin e “Lidhjes se Dyte te Prizrenit” dhe deri ne vitin 1944 kryetar i saj. Pas luftes u arrestua ne Shqiperi. Vdiq sapo doli nga burgu, ne 1946.37) Qemal Mullaj (1881-1966):Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar, deputet. Si delegat i Lushnjes, ne nentor 1912 mori pjese ne Kuvendin historik te Vlores dhe firmosi Aktin e shpalljes se Pavaresise me siglen “Qem. Mullaj”. Pas renies se qeverise se Vlores dhe me nisjen e Luftes i Boterore u largua nga Shqiperia. U kthye ne atdhe rreth vitit 1920, per t’u rimarre perseri me politike. Deputet ne parlamentin e pare shqiptar.38) Dr. Myrteza Ali Struga (Dibra) (1876-1937):Firmetar i Aktit te Pavaresise, mjek, patriot. Ne nentor te vitit 1912, Dr. Myrteza Ali Struga, se bashku me Zyhdi Ohrin dhe Nuri Sojliun u zgjodhen delegate te Ohrit e Struges per ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Aktin e Pavaresise me siglen “Dr. H. Myrteza Aliu”. Sii perfaqesues i Ohrit e Struges ishte delegat ne Kongresin e Lushnjes me 1920.39) Aristidh Ruci (1875-1950):Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar. Merr pjese ne kryengritjen e pergjithshme me 1911. Ishte delegat i Vlores ne Kuvendin qe shpalli pavaresine dhe firmosi Aktin me siglen “A. Ruci”. U zgjodh anetar i kryesise se Bankes Kombetare Shqiptare me 1937.40) Zyhdi Ohri (1872-1938):Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar, senator. Ne vitet 1898-1900 u perfshi ne Lidhjen Shqiptare te Pejes. Ne nentor 1912, i zgjedhur nga Ohri si delegat, mori pjese ne Kuvendin e Vlores dhe firmosi Aktin e Pavaresise me siglen “Zuhdi Ohri”. Ishte pjese e Senatit te dale nga qeveria e Ismail Qemalit. Ne 1920 mori pjese ne Kongresin e Lushnjes.