*HEROI TAHIR SINANI,GJENERAL I TRI LUFTRAVE,ASHT I SHQIPTARISË/
*Shkruan: Azgan HAKLAJ -President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar/
Asgjë nuk lind prej hiçit e për më tepër qenjet e rralla humane që dhe më të shtrenjten gjë që Zoti të dhuron me jetën, njesohen në ashtin e kombit për të çimentosur skeletin tone etnik kahmot të dëmtuar në shekuj të gjymtuar.Këta njerëz janë të privuar nga gjetja për ta e epiteteve që mund t’i determinojë, për ta zor të ngresh piedestalin që e meritojnë . Gjithësesi një gjë është e sigurtë për këta njerëz; Mbijetesa. Ata jane etër në oksigjenin që thithë kombi ynë, janë asht, mish e gjak në trupin e tij, janë këngë e legjenda në artin e tij, janë germa të arta në faqet brilante të historisë së tij.
I tillë mbetesh sa kohë të ketë truall e gjak shqiptari shtëpia jote është në derë të lirisë pinjoll i shqiptarizmes, komandant Tahir Sinani.
Ti linde mes bjeshkëve dhe rrënjë të forta si lisa lëshove në Alpe, fëmijëria të burrëroj se për bri shtëpisë kishe shtëpinë e Mic Sokolit e rrënjët ti vaditi ty, o lis uji i Valbonës .
Në odën e sofrën tënde më shumë se me bukë e me lodra fëmijërinë ta përcollën Eposi i Mujit e vaji i Zanave, ninullat me fjalë burrnie për t’u rritur për vatan dhe rastin se humbe.
Për ty liria nuk është rastësi por aspirat ,Kosova, Presheva, Tetova nuk ishin vise ku shfaqej humanizmi a internacionalizmi , por pjesë e truallit tënd, gjak i gjakut tënd ,dhimbje e kushtrim i shpirtit nacional trim e luftëtar i vijës së parë, si kundër u bëre bibël e kuran për betim për Flamur, Komb e Atdhe duke siguruar vendin e merituar në ballë të oxhakut në oden e lirisë si kallzuesi me autentik i qëndresës shqiptare.
Ti re Tahir Sinani, se trimat bien, pushka jote la gjurmë ku i ka plagët vatani, ti jeton komandant dhe timbri i zërit tënd sot buçet fuqishëm nga bjeshkët e Ali Pashë Gucisë e Ded Gjo Lulit në Mitrovicën e Isa Buletinit, nga Drenica e trinomit të lirisë Azem Bejta, Shaban Polluzha e Adem Jasharit, Kosharja e Sali Çekut e Agim Ramadanit, Presheva e komandant Lleshit, Klina e Mujë Krasniqit e Deçani i Haredinajve, Kaçaniku i Idriz Seferit, nga Shkupi i Hasan Prishtinës e Tetova jote deri në tempullin e lashtë të Dodonës e për të qënë në sofër të parë me Ahmet Zogun, Sali Berishën e Azem Hajdarin në dasmën e Ismajl Qemalit në 101 vjetor.
Gjaku i juaj hyri si det i kuq në flamurin e Skënderbeut , ju ratë për të mbetur materje e gjallë e ndërgjegjies kombëtare, gur themel i abetares njësuar, gur themel i Marrëveshjes së Ohërit, përmendore e shpirtit të kombit.
Emri juaj është refren i lirisë bashkimit e integrimit të trojeve stërgjyshore të Shqiptarisë në Bashkimin Europian.
Gjeneral:
Nga anët tona dhe jo vetëm, ata që ikin nga kjo botë qahen e vajtohen, ndërsa për ata që vijnë ka gëzim e këngë ,e pra edhe t’i vetëm të këndohesh se nuk ike, por erdhe.
Erdhe për të mos ikur kurrë .
Pikërisht këtu ndryshon heroi nga i zakonshmi dhe ti ngelesh hero, ngelesh urë bashkimi mes lumenjve të lotit e të gjakut të kombit.
Është e natyrshme që me emrin tuaj thuren këngë ,me emrin tënd thirren rrugë e shkolla.
Ti je verteber në shtyllen e bashkimit, ti je simfoni në koncertin tonë të shpejtë të lirisë e unitetit të vërtetë.
Rekuiem gjeneral për ty e shokët e tu të luftës se gati u krye amaneti se në Prishtinë qeverisin bashkëluftëtarët, në Preshevë flet shqip universiteti, në Podgoricë flet shqip universiteti, në Bruksel valvitet krenar Flamuri Kombëtar mes flamujve të Atlantikut, ndërsa në Shkup e në Tetovë valvitet krenar nga Ali Ahmeti.
Dardanet presin Dodonen.
Homazh për Ty, o burrë, o asht i Kombit, homazh për të gjithë ata që kanë dhënë jetën në shekuj për kauzen tënde, kauzen tonë të drejten universale legjitime, udhën e shenjtë të bekuar nga Zoti.
Ju jeni Misionar i Kombit.
POTKISHIM PASUR EDHE DISA TRIMA DHE LUFTAR SIKUR KI SOD TROJET SHQIPTARE DOTËISHIN BASHKUE POR NDODHI E KUNDËRTA KTI TRIMI LAVDI IQOFT GJAKU IDERDHUN PËR ATDHE PAST LEHT GJITHMON.