Profil portreti/
Gjergj Kastriotit – Skënderbeut/
Nga Anton Çefa/
Afer nesh sikur jeton me ne,/
Dalë nga legjenda, rritesh n’histori,/
Për turp sulltanët gjunjëzon mbi dhe/
Dritë e liri përçon mbi Arbëri./
Shqiponjë vetë, shqiponjën në flamur/
Qiellnajesh fluturimin nuk e ndalë/
Mpreh shpatën për anmikun, Burrë mbi Burrë,/
Pendimin e tradhtisë me zemër falë./
Strateg i shquar i prin burrërisë
Në lufta t’njimbasnjishme për liri,
Nder e lavdi i jep Ti Shqipërisë
Aq sa gjith bota habitet, ban çudi.
Nji kshillë prindi nga Kruja na frymzon,
Historisë i ve nji datë të paharrueshme,
Nanduer njëzet e tetë, që zemrat na i bashkon
Për jetë të jetës në tokën tonë t’madhnueshme.