Nga Keze Kozeta Zylo/
Në qytetin e famshëm botëror në Manhattan, një lagje e Nju Jurkut që s’vë kurrë gjumë në sy u dha një koncert madhështor.Koncerti “Trio Fundacion Astor Pianzzolla” u shfaq në sallën e koncerteve në shkollën e Allen -Stevenson School.
Tri artistë të mirënjohur si Sebastian Forster, Gjilberta Lucaj dhe Galina Zhdanova ekzekutuan mjeshtërisht pjesë të ndryshme si: Calambra, Soledad, Adios Nonino, Summer, Escualo, Winter, Olivion Lunfardo, Le Gran Tango dhe Tangata. Bota e muzikës dhe e artit ka magjinë e transmetimit të emocioneve të fuqishme dhe të mesazheve pa të cilat çdo qenie njerëzore do të ishte e venitur. Të ftuar si TV Alba Life përpos kënaqësisë që ndjen në këto aktivitete tepër mbresëlënëse nuk ke se si të mos ndjehesh krenar kur në skenë shikon duke interpretuar pjesë të ndryshme nga kompozitorë botërorë luajtur mjeshtërisht nga violinçelistja plot sharm shqiptarja Gjilberta Lucaj. Bashkëpunimi i violinçelistes Lucaj me TV Alba Life ka kohë që ka filluar, por publiku i gjerë do ta kujtojë gjatë interpretimin e saj në violinçelë në koncertin klasik që u zhvillua në Manhattan dhe që hapi siparin e festimeve të 100 Vjetorit të Pavarësisë. Në programin që ishte shpërndarë rreth koncertit dhe tri artistëve të famshëm ishin venë dukshem arritjet dhe sukseset e shkëlqyera të violinçelistes Lucaj ku qysh në frazën e parë jepej origjina e saj shqiptare. Lucaj ka filluar te studjojë për violinçelë qysh në moshën 6 vjeçe. Ndërsa kur ishte në moshën 13 vjeçe ka fituar çmimin kombëtar midis artistëve të rinj. Si rezultat i kësaj ajo ishte nxënësja më e re e zgjedhur në orkestrën simfonike të Shkodrës ku shkuan për në Itali dhe dhanë koncert përpara Papa John Paul II-të. Për këto rezultate të shkëlqyera fitoi një bursë të plotë nga Konservatori i muzikës së Padovës. Ajo studjoi në konservatorin e muzikës SUNY College dhe gjithashtu ka marrë master si mësuese muzike në edukim në universitetin e Nju Jorkut (NYU).
Gjilberta ka dhënë koncerte në Carnegie Hall në Manhattan dhe në vitin 2006 është anëtare e orkestrës filarmonike të Nju Xhersit dhe vazhdon të japë koncerte në Carnegie Hall, Avery Fischer Hall dhe ka shkuar gjer në Korenë e Jugut. Ka dhënë leksione për Hudson Valley Piano klub për dy vjet si dhe ka luajtur për studentët që kishin klasa masteri si dhe në Yo Yo Ma.
është anëtare e grupit Monticelli Trio ku që nga viti i kaluar në tetor vazhdon të luajë në koncerte të ndryshme.
Artisti tjetër pianisti Sebastian Forester, një djale simpatik i lindur në Buenos Aires në 1975 me performancën e tij i dha shumë emocione audiencës dhe ngriti lart shpirtin e spektatorëve që e dëgjonin plot endje. Forester është nje pianist ndërkombëtar dhe koncertet e tij janë rekorduar në orkestrat Delaware, Stuttgrt, Holland, Berlin, Budapest, Linz Brucker, Buenos Aires, Radio State Ukraine.
Ka rekorduar 9 albume muzikore etj.
Një artiste suksesshme ishte dhe dhe Galina Zhdanova me origjinë ruse e cila ka filluar të studjojë në violinë në moshen 5 vjeçe. Në moshen 15 vjeçe fitoi çmimin e parë ndërkombëtar në Tokio, Japoni. Ajo ka kryer studimet në konservatorin e St.Peterburg dhe ka dhënë koncerte në Carnegie Hall, në Madison Square Garden, The Boardwalk Theater në Atlantic City, the Izod Arena dhe ka bërë prezantim në Good morning America.
Pas koncertit madhështor Gjilberta i tha TV Alba Life se ishte shumë e lumtur për koncertin dhe shpresoj t’ju kem bërë krenare si shqiptare. Artistja shqiptare prezantoi dhe bashkëshorten e kompozitorit të tangove në botë Jose Bragato, zonjën Laura e cila vlerësoi lart artisten shqiptare.
Ajo kishte udhëtuar që nga Argjentina për të ardhur dhe dëgjuar direkt koncertin të realizuar mjeshtërisht nga Trio Fundacion. Ndërkohë në krah të saj u afruan pianisti i shquar argjentinas Sebastian Forster dhe violinistja e mirënjohur ruse Galina Zhdanova ku shprehnin dashurinë dhe mirënjohjen e pakufishme për publikun që ishin pothuajse nga të gjitha vendet e botës dhe që i ndërpriste herë pas here nga duartrokitjet e stuhishme. Muzika shpreh atë që nuk mund ta thotë me fjalë, por është e pamundur të qëndrojë në qetësi… thotë shkrimtari botëror Victor Hygo.
Artistja shqiptare me delikatesën dhe qetësinë e saj e shprehu gjithçka nëpërmjet luajtjes në violinçelë ku krahët e bardhë të saj si të mjelmave fluturonin mbi violinçelë.
Tetor, 2013
Manhattan, New York