U njohëm qysh në vitin 1962 me Sabri Maxhunin, por viti 1963 na afroi edhe më shumë dhe kjo afërsi vazhdon sot e kësaj dite.Një rrobaqepës PAR EXALANS në Prishtinë, asokohe, një mustaqezi i ri që lente përshtypjen e një figure burrnore serioze, kishte hetuar se edhe unë -Fetiu, një nxënës i medreses Alaudin në fqinjësi ku jeton Sabriu(Rruga Rijeka, nr. 5), jam i denjë për t`iu bashkuar aktivisht idealeve të Sabriut për Liri Kombëtare.
Këtë bindje e kishte përforcuar nga drama Prej territ në dritë, në të cilën unë luaja rolin e doktorit( rol i mjekut). Kjo shfaqje teatrale u realize me rininë e lagjës Alaudin në bashkpunim me nxënësit e Medreses dhe kah fundi nëntorit 1963 u shfaq në shtëpinë e kulturës të lagjës – tash TEATRI DODONA. Në Prishtinë ishte ringjallë ideja për RIBASHKIM KOMBËTARë, që e kultivuan veprimtarët e Lëvizjes Nacionale Demokratike SHqiptare, të cilën e kishte ripëtrirë Adem Demaçi me emrin Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve (LRBSH). Sabriu ishte anëtarë i Komitetit të Qarkut Prishtinës dhe veprimtarë i vendosur për këtë çështje.
Në vjeshtën e vonë të viti 1963 shkova te Sabri Maxhuni, jo për këtë qëllim – shkova të provoj pantollonat, që ditë më parë ia kisha lënë stofin Sabriut dhe pasi ndërruam disa mendime, më tha do të vish pas tri ditësh për provë – kështu ishte praktika e mjeshtrit Sabri për profesionin e tij, me qëllim që prodhimi që dilte nga dora e Sabriut mos ketë vërejtje.
Kur shkova për provë, më la përpara nja dy tri faqe tekst të daktilografuar me makinë – ishte STATUTI I LRBSH-s, lexoja ngadal, më tha, e pastaj do ta diskutojmë. Pasi e lexova, USTA SABRIU, me një maturi e seriozitet të veçant, për moshën e atij dhe për moshën time, më tha, kur të vish t`i marrish pantallonat du një përgjigje nga ti, ç`mendon për këtë, a je i gatshëm, është sakrificë por ia vlen – është koha!Unë nuk e dija se ai ishte antarë I Komitetit të LRBSH-s për Qarkun e Prishtinës.Nuk kisha nevojë të mendoj më tepër. Gjatë leximit të STATUTIT, vendosa. Unë përgjigjen e kam sot për këtë. Më trego çfarë mund të jetë kontributi im në kët.
Më dha disa sqarime rreth veprimeve që duheshin bërë, u morëm vesh për kur do t`I merrja pantallonat dhe u ndamë. Sabriu nuk qepte vetëm pantallona e kostime komplete – madje edhe me jelek – por gjilpëra e Sabri Maxhunit kishte shkep flamurin e jugosllavisë së harrnuar me copa të huaja dhe iu kishte përvesh qepjes së FLAMURIT KOMBëTARë SHQIPTAR, për të cilin në vitin 1963, 64, 65….. e deri kur të duash thuaj, shkohej në burg, madje edhe pasi dilje nga burgu nuk kishte vend pune për ty, përveç fshirjes së rrugëve dhe ngarkim shkarkim thëngjilli an`e kënd Jugosllavisë. Për këtë ishim të vetëdijshëm përpata se ta thonim atë PO-në vendimtare.
Gjilpëra e Sabri Maxhunit që shkepte e qepte flamuj, I qepi në pranverën e vitit 1964 nja 70-80 flamuj kombëtarë dhe njëri nga ata flamuj gdhini në ndërtesën e medresese, te drejtoria e medreses – kuptohet, nga ana e jashtme. Ishte sinjal I qartë se këtu aty brenda përkundej një mini armatë për çlirimin e Kosovës. Falë kujdesit dhe strategjisë së Sabriut, kjo ndodhi nuk e dëmtoi shumë medresenë, por Sabriu në qershor të atij viti u gjend prapa grilave dhe provoi kazmatet e Jugosllavisë deri nëburgin fame keq.” Goli Otok,” por ama mua nuk më mori me vete.
Gjykimin e parë të Sabriut te Gjygji I Qarkute në Prishtinë, e ndoqa nga trotoari përball Gjykatës dhe deri kur u kthye nga burgu I parë, lidhjet tona u pezulluan.
Kur dol inga burgu vazhduam, sigurisht në rrethana tjera e me strategji të reja. Ai me gjilpërën e tij unë me pendën shytë, deri në takimin e radhës te PLEPAT E DURRSIT, Në VITIN 1999. Kontakte me telefon mbanim, por mjaft të kufizuara. Tani, kur ai I mbushi tetëdhjet vjet e unë në prag të tetëdhjetës, takohemi ke :Qendra per rehabilitim me ujra termike që mban emrin“ NëNA NAILE” Nëna që e lindi dhe rriti Sabri Maxhunin. Jetë të gjatë, pleqëri të qetë Sabriut e shëndet për shëndetin e popullit të Kosovës, e përtej Kosovës.
Prof.Dr. Feti Mehdiu Montreal
20 dhjetor, 2023.