Opinion nga Faik KRASNIQI/Prishtine/
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në favor të PDK-së, ishte vendim i njëanshëm dhe antikushtetues.
Me këtë vendim arbitrar dhe të njëanshëm, kjo Gjykatë edhe njëherë e vërtetoi që është ”filial” juridik i PDK-së dhe është kryekëput në shërbim të saj. Shtrohet pyetja: për çfarë është duke shërbyer kjo Gjykatë! Për t’i shërbyer një partie dhe grupacioneve të caktuara, apo për ta mbrojtur rendin kushtetues të Republikës së Kosovës? Me këtë vendim të njëanshëm, Gjykata Kushtetuese e ka humbur totalisht besueshmërinë dhe seriozitetin e saj. Por edhe pas këtij vendimi, ku do t’i siguroj votat PDK-ja për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, kur dihet shumë mirë që numrat i mungojnë për ta bërë një gjë të tillë, sikurse më 17 korrik kur dështoi. Kështu që me këtë vendim arbitrar, Gjykata Kushtetuese vetëm e ka treguar joseriozitetin e vetë, sepse asgjë nuk do të ndryshojë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe krijimit të Qeverisë. Ky vendim është vetëm blerje kohe për PDK-në. Me këtë vendim që mori Gjykata Kushtetuese, vetëm është duke e shtyrë krijimin e institucioneve, sepse ajo dhe PDK-ja e dinë fare mirë që prapë se prapë kryetari i Kuvendit do të zgjidhet z. Isa Mustafa nga koalicioni LDK-AAK-NISMA, pasi numrat e nevojshëm i ka. Qysh në seancën tjetër të Kuvendit, z. Isa Mustafa do të zgjidhet prapë kryetar Kuvendi. Kjo gjë nuk do të ndryshojë.
Zgjedhjet nuk janë opsion!
PDK-ja në pamundësi që vetë ta krijojë Qeverinë, përmes ”filialit” të saj juridik Gjykatës Kushtetuese, po mundohet ta dërgojë vendin prapë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Por nuk besoj që do kemi prapë zgjedhje. Sepse më 8 qershor zgjedhjet u mbajtën dhe sovrani dha verdiktin e tij duke votuar 70 për qind kundër PDK-së dhe për partitë opozitare. Zgjedhjet do të ishin opsion vetëm nëse asnjë koalicion nuk do t’i kishte numrat për krijimin e Qeverisë. Por deri sa kemi koalicionin LDK-AAK-NISMA që i kanë numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë, s’kemi pse të shkojmë edhe njëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Përveç kostos së madhe financiare, Kosova nuk e ka luksin prapë të shkojë në zgjedhje, sepse e presin shumë punë për të bërë, duke filluar nga krijimi i Gjykatës Speciale, krijimi i Ushtrisë së Kosovës, liberalizimi i vizave, MSA-ja zhvillimi ekonomik, anëtarësimi në dhjetëra organizata të ndryshme ndërkombëtare!
Për t’i evituar zgjedhjet e jashtëzakonshme, Gjykata Kushtetuese duhet t’i jap dy opsione për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit: Pasi dha verdiktin e saj të njëanshëm duke e njohur si grupin më të madh parlamentar koalicionin e PDK-së, herën e parë t’i jap të drejtën këtij koalicioni ta provojë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, kurse herën e dytë koalicionit LDK-AAK-NISMA. Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe organeve të saj, do të hapej rruga për krijimin e Qeverisë. E menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit dhe konstituimit të Kuvendit, Presidentja Jahjaha duhet ta thërras koalicionin e shumicës LDK-AAK-NISMA, për krijimin e Qeverisë. Tjetër zgjidhje nuk ka. Duke e ditur që koalicioni i PDK-së nuk i ka numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë, do të ishte fatale nëse Gjykata Kushtetuese i jep dy herë mundësinë këtij koalicioni.
Kolonel says
PDK kjo parti e formuar me mbeturinat serbe te ngelura pas me dhe pa dashjen e serbis mbas largimit te saj nga kosova, nuk ka vetem krahun juridik me mbeturina serbe, por ka dhe krahu militare-ushtarak shik-un me mbeturina serbe the te ri-infiltruar rishtaz. Serbia nuk e len kollaj kosoven pa lufte te cilen e vazhdone ilegalisht mbeturinat e saj sot, neser do bejne lufte guerrilase ushtria e Thacit me furnizime nga serbija e cila me pas do nderhyje ushtarakisht deri ne betejen finale midis dy popujve.
dgreca says
“Kolonel”-eshet hera e fundit qe te moderojme me pseudonim. Je i lutur te vendosesh emrin dhe mbiemrin tend, perndryshe, je i lutur te largohesh nga ne.
Editori
SAMI says
I NDERUARI FAIK ATHU MUNDET MEKAN KUSHTETUT [ ALL SËRBIJA E IL FRANCA ] ! ! VALMEDET ?