Nga Zaim Kuçi/Shoqëria njerëzore ndodhet në një fushë të re beteje, ku janë ndryshuar nga të fortit e botës në mënyrë të ç’rregullt rregullat e lojës. Në këtë fushë luftimi të minuar nga vet shoqëria, bota e civilizuar perendimore, të gjithë ne, ecim të ankthuar nga fenomeni rikoshet e kësaj lufte.
Tashmë është vertetuar se ky sistem sigurie është i pasigurt të parashikojë dhe të ndalojë luftën. Aktualisht ky sistem sigurie mbështetet në një element, atë të bërjes së luftës, kur lufta realisht ka mbaruar, atëherë kur ajo ka prodhuar lumin e viktimave të saj.
Akoma nuk po kuptohet se Fushë beteja e sotme ka lojtarë komponentët që vijnë nga “emigracioni i pakontrolluar”, të krijuar nga populizmi i diktatorëve që përfitojnë nga varfëria e vendeve të tyre. Bota tashmë ndodhet në luftën e emigracionit, ku përfshihen vendet që i prodhojnë dhe ato pritëse. Në këtë luftë të re strategët duhet të ndërtojnë të tjera doktrina dhe strategji, të tjera forca dhe mjete. Ato që ne kemi në përdorim si doktrinat, forcat dhe mjetet edhe pse janë të sofistikuara dhe të kushtueshme ato nuk janë më efikase në mjedisin e ri të sigurisë. Do të ishte parandaluese në se tutorët strategjikë të botës të sjellin të tjera forma lufte kundër diktatorëve të cilët pasurohen me populizmin e tyre dhe zor shqiten nga sistemi korruptiv të krijuar brenda strukturës shtet, të vetndërtuar “demokratik”. Ata nuk janë përfaqësues të popullit, ndaj asgjesimi “fizik”, para se ata të vrasin popullin e tyre do të ishte një zgjidhje. Ata janë burim lufte per shoqërinë.
Kapitalizmi i pakontrolluar, i cili u duk i suksesshëm, vuri përballë ekstremet e zhvillimit të padrejtë të shoqërisë: të pasurit me të varfërit. Kjo diferencë ekstremiteti nuk solli paqen por luftën, pasojat që vuajmë të gjithë. Në këtë fushë betejë ku është futur bota, në dualitetin luftë, duket se nuk ka dhe do të ketë të menduar që në nisje: fitues dhe humbës. Të gjithë do të humbasim. Lufta sot është kthyer si në epokën e shpatave. Ajo ka sot të veshur si strateg lufte, apo gjeneral edhe një të çmendur që prodhon viktima. Strategji prodhon apo fantazon edhe një drogaxhi, një i sëmurë psiqik, mjafton të përfaqësojnë një lidhje, një sistem të caktuar. Viktima prodhojnë edhe ato mjete primitive të shekujve më parë, siç ishin dhe rrotat e një kamioni të parkuar diku në një cep pedonale.
Është paradoks krahasimi por në se do të kemi një luftë berthamore, fataliteti është njësoj, si përdoruesit dhe pritësit, pasojat e njerezimit janë fatale, kjo luftë nuk do të shpallë fitues, por vetëm humbës.
Analistë ushtarakë, të ndodhur përballë sfidave të sistemit të sigurisë globale, i kanë kthyer sytë në analizat e tyre duke iu referuar strategëve dhe udhëheqëve të kompromisit të dikurshëm Abraham Lincoln, Charles de Gaulle dhe Andernaur; tek Strategët Ruzvelt dhe Curcill, si shembuj qe kanë ditur të vendosin rregullat e lojes në fushë betejë.
Le t’i kthehemi ngjarjeve në Turqi:
Situata ne Turqi, e cila prodhoi sjellje dhe viktima të shumta dhe të turpshme; burgime masive gjeneralesh dhe 6 mije administratorë të shtetit, kerkon nje tjeter analize, një tjetër vlerësim, përtej “grusht shteti ushtarakësh”. Për më tepër, është vlerësuar se, të rekrutuarit në forcat e armatosura janë pjesa më e formuar, demokratike dhe civilizuar turke. Kështu, ajo nuk mund te marre të njëjtën analizë apo vleresime siç ishte Brexit, ajo ka dhe do te kete permasa dhe shtrirje te tjera, përtej Turqisë dhe Europës, edhe në planin global, për të përballuar sfidat e reja. Tashmë Turqia konsiderohet nga BE, SHBA si fundmi dhe nga Rusia si qendra e gravitetit për zhvillimet aktuale dhe të pritshme në lindjen e mesme, roli i saj në këtë hartë të çjerrë të botës është vendimtare.
Le te vleresojme sot harten e Europes, ajo ndodhet në një presion lufte shumë dimisionale, me pasoja tkurrjen e saj. Në veri kjo hartë u copëtua nga dalja e Anglise. Në lindje kemi nje zhvillim te dukshem te pretenduar ekonomik qe solli presionin në rritje të Rusise putiniane. Në juglindje Turqia, herë evropine dhe herë me zhvillime radikale islamike si dhe krizat e pafundme ballkanike. Kësaj harte i shtohen kohet e fundit presionet apo rikoshetat qe vijne nga lindja e mesme me zhvillimet drastike te levizjeve emigrantesh. Një Afrike e tej varfer, e pazhvilluar ekonomikisht por teje e zhvilluar ne lindjen e terrorizmit. Ata përditë marrin rrugën drejt europës duke sjellë marrëzitë e origjinës të tyre.
Por ajo që duhet vlerësuar për zgjidhje, që rëndon fortësisht këtë harte te copetuar ekonomikisht dhe politikisht janë konfliktet e pa mbyllura në disa shtete që nuk prodhojne veçse terroriste me shumicë, emigracion dhe kërkesa për strehim politik në vendet Europiane. Viti 2015 u mbyll për Europën me 1.2 milion azilkërkuesish dhe analistë e gazetarë në marsin e këtij viti, do të alarmonin me faktin se Europa është tashmë e destabilizuar vetëm nga 5 vitet e luftës në Siri, pa le të përballoje të tjera probleme të brendshme te saj që janë në rritje. Është fakt që post lufta e dytë botërore, nuk pati dhe nuk ka konflikte midis shtetesh (dyshtetesh) por bota mbeti në luftë dhe shtetet u konfliktuan si rrjedhojë e ambicieve të/pa qëllimshme të superfuqive. Luftrat u nisën nga të fortit e botës dhe konfliktet nuk u mbyllën, ato mbeten vatra të nxehta nga ky dalin grupe dhe organizma terroristësh.
Bota aktualisht ka per zgjidhje disa dosje te nxehta. Normalisht lind pyetja kush do te jete “leadership” i tyre? Cila superfuqi do të marrë inisiativën per keto dosje me interesa të ndryshme, të ndare apo së bashku? A ka ardhur koha që strategët e kompromisit te botës të sjellin zgjidhje edhe për armët Nukleare që janë sot në duar të ushtarakëve, ndërsa nesër përse jo, ndoshta do të bien në duar të terroristëve? Koha po tregon se ata ndoshta do të jenë me uniformë dhe grada gjenerali apo politikanë por me status të çmendur!
Turqia me kohë po kërkon aderimin në BE por sigurisht ajo nuk ka plotësuar standardet e saj, për më tepër ajo kohët e fundit kaloi dhe kalon disa situata të rënda siç janë porblemet e shumta të krijuara nga ISIS dhe emigracioni sirian (rreth 4 miljon), rrëzimi i avionit rus i cili krijoi një konflikt me shtetin rus dhe shumë e shumë probleme të saja të brendshme. Të ndodhur në këto situata shtrohet një pyetje me dilema:
A mos vallë ngjarjet në Turqi i shtohen, apo janë pjesë e menduar “harte” e hartës së re europiane?
Ngjarjet ne Turqi ndoshta ngjajne apo sjellin zgjidhjen e kërkuar të strategut francez Joffre te shumë viteve më parë: l’offensive. Bota është e kërcënuar!
****
====================
E PREMTJA PARLAMENTARE, DITE E MIRE PER KOMEDI….
Nje Pazar fjalesh dhe fjalish ndoqa sot ne seancen parlamentare. Me erdhi keq qe ne jemi perfaqesuar dhe perfaqesohemi kaq keq…Nuk ka cenim sovraniteti te vendit por largim te hajduterise qe ka pushtuar keq shqiptaret, ne se ……
E ashtuquajtura demokraci solli bandite me shumice ne te gjitha fushat e sigurise kombetare por me shume u rekrutuan banditet ne drejtesi, edhe pse me shume vonese, ndoshta u kuptua qe kjo bande shkaterruese e vendit (cenuan e cenojne sovranitetin) ka ardhur fundi dhe duhet larguar.
Po kerkohet, me se fundi, diagnostikim te kesaj klase me një komision politik shqiptar, dhe me pas vleresimin nga ana e përfaqësuesve amerikanë dhe europianë.
E shume perfolura, e shume stergjatura reforme, sot ne parlament u trajtua nga PD, me aktivi z.Berisha, se nuk e duan përfaqësinë amerikane dhe europiane, ne emer te cenimit te sovranitetit.
Isha ne dileme, te mos kuptosh « kur cenohet sovraniteti » eshte e papranueshme dhe te mos ta pranosh eshte fatale.
Sot ne kete foltore une pashe referatin më antishqiptar që mund të bëhet ne RSH. Po perse, a nuk e dine keta qe ne Ministrine e Mbrojtjes dhe kudo ne ministrite e fushes se sigurise punojne ekipe amerikanesh. Ju siguroj se ata dinin dhe dine me shume se sa Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA pasi ata kane punuar dhe punojne me vizion strategjik se si do te jete siguria e vendit tone dhe ku do te shkojne forcat tona te armatosura.
Sot, si shqiptar, une prisja qe nga te gjithe ata te parlamentit te kerkohej falje dhe vetem falje, pasi cenimi i sigurise ka filluar qekur nisem demokracine dhe ka vijuar qetesisht deri ne ditet e sotme duke krijuar banditet ne te gjitha fushat e sigurise se vendit. Ata i krijuam ne, ky parlament ne vite. Treguam se nuk ndertojme dot demokracine, se nuk mbrojme dot te drejtat e qytetarit. Ka humbur besueshmeria ne popull per kete klase politike, ata jane hajdute te sprovuar, ky eshte nje tregues i paster qe cenon sigurine e vendit. Kjo duhet kuptuar.ky eshte cenim sovraniteti
Jemi te vonuar per ta bere ate.
Reforma ne drejtesi duhet te shkoje ne siten amerikane dhe evropiane, (jo selektive) ndryshe ….do te shtypemi si aksidenti i djeshem qe tronditi shqiptaret.
Politikanet tane kane mesuar dhe zbatojne shume bukur shprehjen franceze te shekujve me pare : Après moi le déluge …..
Pas meje dreqi ta haje …
******
E VERTETA NE GOJEN MEDIATIKE
“La plume est plus forte que l’epee”.
Kohet e fundit u perfshiva edhe une me disa shkrime duke rrokur tema per sigurine, mbrojtjen por nuk iu shmanga dhe ato sociale.
Ne shkrimet e mia Jam munduar të përcjell këtë mesazh:
- Për ju që keni privilegjin që drejtoni këtë vend;
- Për ju që përcillni mendimin e opinionit publik nëpërmjet TV dhe shtypit të lirë.
- Edhe për ju që i shërbeni një klani të caktuar interesi, ju që shkruani të mira dhe mbroçkulla…
- Për ju që flisni bukur gënjeshtrat dhe imoralitetin e shoqërisë sonë.
Sa do desha që të bashkonit të gjithë ju vizionin, dëshirën dhe vullnetin në një objektiv të vetëm: të thoni vetëm të vërtetën dhe të gjenerojmë pozitiven.
Ju të penës, largohuni nga eprorët kopuk, nga fjalët boshe që plotësojnë aq pak interesat tuaja, por qe mbushin hambaret e pasurive te tyre. “Pena eshte me e forte se shpata” thone francezet, por pena genjeshter vret popullin e vet.
Kthehuni dhe dedikojani çdo gjë asaj të bukurës fjalë “të vërtetës”.
Mos manipuloni më, jeni kthyer në paçavure që me fjalët e krimit të sheqerosur ju kapni ndonjë peshk në rrjetën e gënjeshtrave dhe helmoni gjithë basenin e jetes shqiptare.
Le të hapim një rrugë të re komunikimi për ata që nuk munden të thonë atë që duan të bëjnë. Ata janë shumë, është tërë Shqipëria, janë të varfër dhe të mashtruar.
Togfjalëshi “të themi të vërtetën” duket se është një moral për të thënë dhe që ndodhet shumë larg realitetit. Jo, tek ky grumbull shkronjash unë shoh të ardhmen e vendit, shikoj ngushtë edhe interesin tim në se vërtet “ e vërteta” nuk do të ketë fis, as ngjyrë, as flamurë dhe nuk do të jetë e përzjerë me shpirtin arkaik tipik shqiptar. Siguroj se vetem kështu Shqiperia do të ecë më perpara se shtetet në krah saj dhe ne do të gjejmë të gjithë vendin në rrjeshtin e demokracisë evropiane.
*Ne jemi të gjithë nga një vend me pasuri të pashtershme natyrore, minerare e ujore të pafundme. Kemi lindur dhe rritemi në këtë toke me bukuri të rralla malore, bregdetare, fushore dhe detare. Kemi të kaluar të bukur, kemi heronj frymëzimi, kemi monumente kulture qe vijnë prej lashtesisë, kemi potenciale njerëzore që do t’i kishte zili edhe vendet e zhvilluara të botës. …por, kemi patur dhe kemi fatin më të keq, nuk kemi ditur të zgjedhim administratorët si dje dhe sot, ata janë bastard ….le të shpresojmë për një mënyrë ndryshe dhe ndryshimi fillon nga – Pena.
E Mora kudo me vete kete mesim te Victor Hugos: “Të jesh i mirë është e lehtë, vështirë është të jesh i drejtë..!
Politikanet tane kane mesuar shume bukur : Après moi le déluge –
goni says
NUK E DI POR ME DUKESH QE NUK KUPTON C’ASHT GLOBALIZMI.
GLOBANIZMI VJEN PAS ZHVILLIT OSE ARRITJEVE TEKNOLLOGJIKE,
SIDOMOS SHPEJTESIA E KOMUNIKIMIT,INTERNETI.
KJO ARRITJE DHE TE TJERA DIKTOJN MENYRA TE REJA ORGANIZIMI JO MA BRENDA NJI SHTETI POR NE PERMASA GLOBALE.
PO TE ISHTE KJO “NJI LOJE PA RREGULLA DHE CMENDURIRA PA FUND” E TERE BOTA DO ISHTE CDUKUR BRENDA MILISEKONDASH.
agroni says
Nje analize e bukur. Jemi dhe jetojme ne nje fushe te minuar
Autori ka kapur si problematike nje element te globalizmit. “”Emigracioni i pakontrolluar” i cili paketon drejt perendimit dhe terroriste. Nuk behet fjale per modernizmin e shoqerise, por per rregullat e levizjeve demografike, kjo eshte lufta e ardhshme.
Me pelqeu dhe analiza e hartes se europes ajo po tkuret
andre says
Globalizmi, sipas autorit te artikullit, ka sjelle dhe rolin e individit. Kjo eshte e bukura e ketij shkrimi. Pra nga njera ane kemi globalizem dhe nga ana tjeter rritja e rolit te individit, vertet bukur.
***
Jane dhe dy artikuj te tjere, keta jane dhe me te bukur dhe me plot sjellje per ate qe ndodh ne RSH.
Po perse nuk jane ndare, do te ishte bukur.
Gimi says
Bukur analiza edhe me disa te reja.
Por me bukur jane dy shkrime me poshte. Do te ishte mire ndarja e tyre. Vertet jane mesazhe per shoqerine shqiptare.
Ju pershendes