• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Globalizmi dhe pasojat e tij, një lojë pa rregulla me çmendurira pafund!

July 17, 2016 by dgreca

Nga Zaim Kuçi/Shoqëria njerëzore ndodhet në një fushë të re beteje, ku janë ndryshuar nga  të fortit e botës në mënyrë të ç’rregullt rregullat e lojës. Në këtë fushë luftimi të minuar nga vet shoqëria,  bota e civilizuar perendimore,  të gjithë ne, ecim  të ankthuar nga fenomeni rikoshet e kësaj lufte.

Tashmë është vertetuar se ky sistem sigurie është i pasigurt të parashikojë dhe të ndalojë luftën. Aktualisht ky sistem sigurie mbështetet në një element, atë të bërjes së luftës, kur lufta realisht ka mbaruar, atëherë kur ajo  ka prodhuar lumin e viktimave të saj.

Akoma nuk po kuptohet se Fushë beteja e sotme ka lojtarë komponentët që vijnë nga “emigracioni i pakontrolluar”, të krijuar nga populizmi i diktatorëve që përfitojnë nga varfëria e vendeve të tyre. Bota tashmë ndodhet në luftën e emigracionit, ku përfshihen vendet që i prodhojnë dhe ato pritëse. Në këtë luftë të re strategët duhet të ndërtojnë të tjera doktrina dhe strategji, të tjera forca dhe mjete. Ato që ne kemi në përdorim si doktrinat, forcat dhe mjetet edhe pse janë të sofistikuara dhe të kushtueshme ato nuk janë më efikase në mjedisin e ri të sigurisë. Do të ishte parandaluese në se tutorët strategjikë të botës të sjellin të tjera forma lufte kundër diktatorëve të cilët pasurohen me populizmin e tyre dhe zor shqiten nga sistemi korruptiv të krijuar brenda strukturës shtet, të vetndërtuar “demokratik”. Ata nuk janë përfaqësues të popullit, ndaj asgjesimi “fizik”, para se ata të vrasin popullin e tyre do të ishte një zgjidhje. Ata janë burim lufte per shoqërinë.

Kapitalizmi i pakontrolluar, i cili u duk i suksesshëm, vuri përballë ekstremet e zhvillimit të padrejtë të shoqërisë: të pasurit me të varfërit. Kjo diferencë ekstremiteti nuk solli paqen por luftën, pasojat që vuajmë të gjithë. Në këtë fushë betejë ku është futur bota, në dualitetin luftë, duket se nuk ka dhe do të ketë të menduar që në nisje: fitues dhe humbës. Të gjithë do të humbasim. Lufta sot është kthyer si në epokën e shpatave. Ajo ka sot të veshur si strateg lufte, apo gjeneral edhe një të çmendur që prodhon viktima. Strategji prodhon apo fantazon edhe një drogaxhi, një i sëmurë psiqik, mjafton të përfaqësojnë një lidhje, një sistem të caktuar. Viktima prodhojnë edhe ato mjete primitive të shekujve më parë, siç ishin dhe rrotat e një kamioni të parkuar diku në një cep pedonale.

Është paradoks krahasimi por në se do të kemi një luftë berthamore, fataliteti është njësoj, si përdoruesit dhe pritësit, pasojat e  njerezimit janë fatale, kjo luftë nuk do të shpallë fitues, por vetëm humbës.

Analistë ushtarakë, të ndodhur përballë sfidave të sistemit të sigurisë globale, i kanë kthyer sytë në analizat e tyre duke iu referuar strategëve dhe udhëheqëve të kompromisit të dikurshëm Abraham Lincoln,  Charles de Gaulle dhe Andernaur; tek Strategët Ruzvelt dhe Curcill, si shembuj qe kanë ditur të vendosin rregullat e lojes në fushë betejë.

 

Le t’i kthehemi ngjarjeve në Turqi:

Situata ne Turqi, e cila prodhoi sjellje dhe viktima të shumta dhe të turpshme; burgime masive gjeneralesh dhe 6 mije administratorë të shtetit, kerkon nje tjeter analize, një tjetër vlerësim, përtej “grusht shteti ushtarakësh”. Për më tepër, është vlerësuar se, të rekrutuarit në forcat e armatosura janë pjesa më e formuar, demokratike dhe civilizuar turke. Kështu, ajo nuk mund te marre të njëjtën analizë apo vleresime  siç ishte Brexit, ajo ka dhe do te kete permasa dhe shtrirje te tjera, përtej Turqisë dhe Europës, edhe në planin global, për të përballuar sfidat e reja. Tashmë Turqia konsiderohet nga BE, SHBA si fundmi dhe nga Rusia si qendra e gravitetit për zhvillimet aktuale dhe të pritshme në lindjen e mesme, roli i saj në këtë hartë të çjerrë të botës është vendimtare.

Le te vleresojme sot harten e Europes, ajo ndodhet në një presion lufte shumë dimisionale, me pasoja tkurrjen e saj. Në veri kjo hartë u copëtua nga dalja e Anglise. Në lindje kemi nje zhvillim te dukshem te pretenduar ekonomik qe solli presionin në rritje të Rusise putiniane. Në juglindje Turqia, herë evropine dhe herë me zhvillime radikale islamike si dhe krizat e pafundme ballkanike. Kësaj harte i shtohen kohet e fundit presionet apo rikoshetat qe vijne nga lindja e mesme me zhvillimet drastike te levizjeve emigrantesh. Një Afrike e tej varfer, e pazhvilluar ekonomikisht por teje e zhvilluar ne lindjen e terrorizmit. Ata përditë marrin rrugën drejt europës duke sjellë marrëzitë e origjinës të tyre.

Por ajo që duhet vlerësuar për zgjidhje, që rëndon fortësisht këtë harte te copetuar ekonomikisht dhe politikisht janë konfliktet e pa mbyllura në disa shtete që nuk prodhojne veçse terroriste me shumicë, emigracion dhe kërkesa për strehim politik në vendet Europiane. Viti 2015 u mbyll për Europën me 1.2 milion azilkërkuesish dhe analistë e gazetarë në marsin e këtij viti,  do të alarmonin me faktin se Europa është tashmë e destabilizuar vetëm nga 5 vitet e luftës në Siri, pa le të përballoje të tjera probleme të brendshme te saj që janë në rritje. Është fakt që post lufta e dytë botërore, nuk pati dhe nuk ka konflikte midis shtetesh (dyshtetesh) por bota mbeti në luftë dhe shtetet u konfliktuan si rrjedhojë e ambicieve të/pa qëllimshme të superfuqive.  Luftrat u nisën nga të fortit e botës dhe konfliktet nuk u mbyllën, ato mbeten vatra të nxehta nga ky dalin grupe dhe organizma terroristësh.

Bota aktualisht ka per zgjidhje disa dosje te nxehta. Normalisht lind pyetja kush do te jete “leadership” i tyre?  Cila superfuqi do të marrë inisiativën per keto dosje me interesa të ndryshme,  të ndare apo së bashku? A ka ardhur koha që strategët e kompromisit te botës të sjellin zgjidhje edhe për armët Nukleare që janë sot në duar të ushtarakëve, ndërsa nesër përse jo, ndoshta do të bien në duar të terroristëve? Koha po tregon se ata ndoshta do të jenë me uniformë dhe grada gjenerali apo politikanë por me status të çmendur!

Turqia me kohë po kërkon aderimin në BE por sigurisht ajo nuk ka plotësuar standardet e saj, për më tepër ajo kohët e fundit kaloi dhe kalon disa situata të rënda siç janë porblemet e shumta të krijuara nga ISIS dhe emigracioni sirian (rreth 4 miljon), rrëzimi i avionit rus i cili krijoi një konflikt me shtetin rus dhe shumë e shumë probleme të saja të brendshme. Të ndodhur në këto situata shtrohet një pyetje me dilema:

A mos vallë ngjarjet në Turqi i shtohen, apo janë pjesë e menduar “harte” e hartës së re europiane?

Ngjarjet ne Turqi ndoshta ngjajne apo sjellin zgjidhjen e kërkuar të strategut francez Joffre te shumë viteve  më parë: l’offensive. Bota është e kërcënuar!

 

****

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

====================

E PREMTJA PARLAMENTARE,  DITE E MIRE PER KOMEDI….

 

Nje Pazar fjalesh dhe fjalish ndoqa sot ne seancen parlamentare. Me erdhi keq qe ne jemi perfaqesuar dhe perfaqesohemi kaq keq…Nuk ka cenim sovraniteti te vendit por largim te hajduterise qe ka pushtuar keq shqiptaret, ne se ……

E ashtuquajtura demokraci solli bandite me shumice ne te gjitha fushat e sigurise kombetare por me shume u rekrutuan banditet ne drejtesi, edhe pse me shume vonese, ndoshta u kuptua qe kjo bande shkaterruese e vendit (cenuan e cenojne sovranitetin) ka ardhur fundi dhe duhet larguar.

Po kerkohet, me se fundi, diagnostikim te kesaj klase me një komision politik shqiptar, dhe me pas vleresimin nga ana e përfaqësuesve amerikanë dhe europianë.

E shume perfolura, e shume stergjatura reforme, sot ne parlament u trajtua nga PD, me aktivi  z.Berisha, se nuk e duan përfaqësinë amerikane dhe europiane, ne emer te cenimit te  sovranitetit.

Isha ne dileme, te mos kuptosh « kur cenohet sovraniteti » eshte e papranueshme dhe te mos ta pranosh eshte fatale.

Sot ne kete foltore une pashe referatin më antishqiptar që mund të bëhet ne RSH. Po perse, a nuk e dine keta qe ne Ministrine e Mbrojtjes dhe kudo ne ministrite e fushes se sigurise punojne ekipe amerikanesh. Ju siguroj se ata dinin dhe dine me shume se sa Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA pasi ata kane punuar dhe punojne me vizion strategjik se si do te jete siguria e vendit tone dhe ku do te shkojne forcat tona te armatosura.

Sot, si shqiptar, une prisja qe nga te gjithe ata te parlamentit te kerkohej falje dhe vetem falje, pasi cenimi i sigurise ka filluar qekur nisem demokracine dhe ka vijuar qetesisht deri ne ditet e sotme duke krijuar banditet ne te gjitha fushat e sigurise se vendit. Ata i krijuam ne, ky parlament ne vite. Treguam se nuk ndertojme dot demokracine, se nuk mbrojme dot te drejtat e qytetarit. Ka humbur besueshmeria ne popull per kete klase politike, ata jane hajdute te sprovuar, ky eshte nje tregues i paster qe cenon sigurine e vendit. Kjo duhet kuptuar.ky eshte cenim sovraniteti

Jemi te vonuar per ta bere ate.

Reforma ne drejtesi duhet te shkoje ne siten amerikane dhe evropiane, (jo selektive) ndryshe ….do te shtypemi si aksidenti i djeshem qe tronditi shqiptaret.

Politikanet tane kane mesuar dhe zbatojne shume bukur shprehjen franceze te shekujve me pare  : Après moi le déluge …..

 

Pas meje dreqi ta haje …

******

E VERTETA NE GOJEN MEDIATIKE

“La plume est plus forte que l’epee”.

 

Kohet e fundit u perfshiva edhe une me disa shkrime duke rrokur tema per sigurine, mbrojtjen por nuk iu shmanga dhe ato sociale.

 

Ne shkrimet e mia Jam munduar të përcjell këtë mesazh:

 

  • Për ju që keni privilegjin që drejtoni këtë vend;

 

  • Për ju që përcillni mendimin e opinionit publik nëpërmjet TV dhe shtypit të lirë.

 

  • Edhe për ju që i shërbeni një klani të caktuar interesi, ju që shkruani të mira dhe mbroçkulla…

 

  • Për ju që flisni bukur gënjeshtrat dhe imoralitetin e shoqërisë sonë.

 

Sa do desha që të bashkonit të gjithë ju vizionin, dëshirën dhe vullnetin në një objektiv të vetëm: të thoni vetëm të vërtetën dhe të gjenerojmë pozitiven.

 

Ju të penës, largohuni nga eprorët kopuk, nga fjalët boshe që plotësojnë aq pak interesat tuaja, por qe  mbushin hambaret e pasurive te tyre. “Pena eshte me e forte se shpata” thone francezet, por pena genjeshter vret popullin e vet.

 

Kthehuni dhe dedikojani çdo gjë asaj të bukurës fjalë “të vërtetës”.

Mos manipuloni më, jeni kthyer në paçavure që me fjalët e krimit të sheqerosur ju kapni ndonjë peshk në rrjetën e gënjeshtrave dhe helmoni gjithë basenin e jetes shqiptare.

 

Le të hapim një rrugë të re komunikimi për ata që nuk munden të thonë atë që duan të bëjnë. Ata janë shumë, është tërë Shqipëria, janë të varfër dhe të mashtruar.

Togfjalëshi “të themi të vërtetën” duket se është një moral për të thënë dhe që ndodhet shumë larg realitetit. Jo, tek ky grumbull shkronjash unë shoh të ardhmen e vendit, shikoj ngushtë edhe interesin tim në se vërtet “ e vërteta” nuk do të ketë fis, as ngjyrë, as flamurë dhe nuk do të jetë e përzjerë me shpirtin arkaik tipik shqiptar. Siguroj se vetem kështu Shqiperia do të ecë më perpara se shtetet në krah saj dhe ne do të gjejmë të gjithë vendin në rrjeshtin e demokracisë evropiane.

*Ne jemi të gjithë nga një vend me pasuri të pashtershme natyrore,  minerare e ujore të pafundme. Kemi lindur dhe rritemi në këtë toke me bukuri të rralla malore, bregdetare, fushore dhe detare. Kemi të kaluar të bukur, kemi heronj frymëzimi, kemi monumente kulture qe vijnë prej lashtesisë, kemi potenciale njerëzore që do t’i kishte zili edhe vendet e zhvilluara të botës. …por, kemi patur dhe kemi fatin më të keq, nuk kemi ditur të zgjedhim administratorët si dje dhe sot, ata janë bastard ….le të shpresojmë për një mënyrë ndryshe dhe ndryshimi fillon nga – Pena.

E  Mora kudo me vete kete mesim te Victor Hugos: “Të jesh i mirë është e lehtë, vështirë është të jesh i drejtë..!

Politikanet tane kane mesuar shume bukur : Après moi le déluge –

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: çmendurira pafund!, Globalizmi dhe pasojat e tij, një lojë pa rregulla me, Zaim Kuci

Fluturimi është “atdheu“i çudirave…!

April 23, 2016 by dgreca

Fluturimi-nëse  fjala guxim do ta kishte një kulm, ky është kulmi i guximit!/

 Nga Zaim Kuçi/

 Thuhet shpesh se hapësira ajrore është e pafund dhe nuk ka pengesa. Në ajër nuk ka njerëz që të ngatërrojnë rrugën edhe pa trotuare, as semaforë e kufizues të tjerë, e, për rrjedhojë mund të lëvizësh si e nga të duash. Por realisht nuk është kështu, ajri ka barriera më të forta për t’u zbatuar, aty aplikohen ligjet më të ashpra, më moderne, më të rrezikshme; aty vlerësohet sekondi dhe minuti nuk ka vlerë. Aty rreziku është pasagjeri më i frekuentuar, i ulur fare pranë sediljes të fluturimit, të pranuar dhe miratuar nga vet ti, për më tepër t’i e bën rrezikun me shumë pasion – profesion të jetës.Të fluturuarit nuk është një fushë e gjërë e aplikueshme nga të gjithë. Ai kërkon të tjera sjellje, ndryshe kthehet në një rrezik për atë që e bën dhe për të tjerët që ndodhen në rrezen e veprimit të tij. Fluturimi është një mori sjelljesh të kujdesshme ku përqëndrimi dhe shpërndarja e vëmendjes janë së bashku. Ai është një enigmë dhe kapriçioz si i tillë ai nuk mund të jetë objekt njohje i të gjithëve, aq më keq të trajtohet dhe të sillet i zgjidhur nga të gjithë. Ai i përket specialistëve dhe vetëm atyre. Mbi këto të fshehta që të afron fluturimi, me/pa dashje ne gabojme duke nxituar. Aq më e papranueshme eshte kur kërkohen situata për përftime interesi apo politike. Ndaj shpesh në raste aksidenti kur nuk njihet “Fenomeni” shpesh sillet për të vlerësuar “Misteri”, kjo është e dëmshme për të shkuar tek ndodhia.

Specialistët e ajrit vlerësojnë se, çdo ngritje per Fluturim është fillimi i një beteje, që konsiderohet “Luftë” …ndaj kërkesat për një fluturues janë përtej çdo profesioni, qoftë ai në fushën ushtarake apo shkencore. Për pilotin dhe teknikun aftësia për të fluturuar dhe përballuar problemet që vijnë nga teknologjia moderne janë evidente. Asnjeherë nuk mund të themi se teknologjia e mjeteve për fluturim,  edhe pse është zhvilluar me ritme të mëdha,  mund të sigurojë garanci absolute të mjetit fluturues. Duhet të pranojmë se, së bashku me perfeksionin teknologjik  lindin dhe fenomene që çballancojnë punën normale të pilotit në ajër duke sjell të papritura në mjetin ajror. Zotësia për të përballuar këtë teknologji varet nga një mori faktorësh, kështu nuk mendohet se rrisku në fluturim është “O” sidomos ne avionet luftarake. Teknologjia moderne kerkon sherbime speciale në tokë dhe perdorim në ajër perfekt, në të kundert ajo kthehet  prag aksidenti.

Fluturimi kryhet në trusni gjithformash, ndaj është vlerësuar, “fluturim = ndreqje gabimesh”. Misioni për forcat ajrore është kryerja e fluturimeve në terrene të vështira dhe në lartësi të vogla, kjo është detyrë e kohës, piloti përgatitet për luftë. Ngritja nga toka dhe kthimi drejt saj, sado rutinë qoftë, mbetet një detyrë për ta konsideruar të vështirë. Avionin në fluturim konsiderojeni si një fëmijë i sapo lindur, thuhej shpesh nga instruktori P. Naze; kohë kur ne filluam të merrnim rrugët e qiellit. në të kundërt ai është aksident. Duke anashkaluar përgatitjen e fluturuesit, të cilat janë procedura strike, rrisku vleresohet dhe parashikohet në çdo element të fluturimit. Piloti përgatitet për ta parandaluar atë por avioni ndodhet i ekspozuar në ajër dhe nga fenomene të krijuara të natyrës si, turbullenca, pështjellime dhe ndryshime të vrullshme të rrymave ajrore. Të pranueshme dhe rrezik janë në fluturim dhe rënia në iluzion e pilotit, fobia dhe vetmia që të krijon hapësira ajrore. Kështu, fluturimi është një lojë ku përzihen të gjitha këto, një fushëbeteje në hapësirën e pafund qiellore; një dyel me lojtarë: rreziku dhe jeta! Në botën e fluturimit luftarak, në fluturime akrobatike, natën, në re, në lartësi të vogla dhe terrene të vështira ka patur shume aksidente të shkaktuar nga gjendja e pilotit, teknologjia dhe faktorë të tjerë, ai nuk u beson instrumentave të pilotimit, fenomen i pranuar si “pjesë “ e profesionit.

Vendimtare për të siguruar fluturimin është përgatitja  e teknikës per fluturim. Mjeti fluturues, sa më i sofistikuar qoftë ai, po aq kapriçios bëhet për mirëmbajtje dhe shërbime. Mjeti fluturues kërkon një respektim  dhe regjim të fort në furnizimin me karburant, vajra etj. Neglizhimi dhe abuzimi mbi to për afatet dhe parametrat limit të tyre, përbën aksident ajror. Avioni (reaktive/supersonik) aq sa i zhurmëshëm dhe përbindësh  duket po dhe aq delikat është. Piloti sillet me kulturë dhe delikatesë me të; do të thoja si një pianist në kërkim të melodisë së tij, ai luan po aq lehtësisht me gishtat e tij në tastierën e kabinës së instrumentave, të zbukuruar me butona të kuq me nënshkrimin “rrezik”.

Rrisku i kryerjes së fluturimeve konsiderohet maksimal, ndaj normat ndërkombëtare të fluturimit kërkojnë trajtimin e fluturuesve duke u bazuar në standardin “ Dëmshmëri të Shëndetit”, « Risk i Menjehershem », Rrezik maksimal i pranuar. Ky standard aplikohet në vendet anëtare të Nato-s. Aksidentet ajrore në avionët e forcave të armatosura janë prezente gjatë stërvitjeve, qofshin dhe ata më moderne të kohës, të pilotuar nga pilotat « as » të botës.  Informacioni si më lartë është shkolloresk (fluturimi në avionët luftarak) dhe nuk sjell diçka të re për ata që i sherbejnë mjetit fluturues por nisur nga interprentimet mediatike të gabuara e solla si një kujtesë për fluturuesit, por dhe për të treguar se sa gabojmë kur marrrim rolin e specialistit.

Fluturimi ka të papriturat e tij, aq sa shkenca moderne duket si e pafuqishme.  Në gjadër, mars 1982 u vra në ngritje nga një pulë bardhë, me mig 21 piloti më i talentuar i regjimentit. Shume fikje motorrash ka ndodhur në botë nga ky fenomen. Në një aerodrom në Angli u rrëzuan disa avionë që detyruan anglezët që të mbyllnin aerodromin. Nuk mund të besohet që hunda e këtij avioni të kompanisë Turkish Airlines është deformuar nga një grup zogjësh, pa le si do të shkruante media jonë…

Atij i shtohet si fenomen dhe disiplina e pilotit në ajër. Adrenalina që të afron fluturimi shpesh ka sjellë aksident ajror, rastet nuk kanë munguar. Edhe njeriu “gjigand” i viteve 60-te i botes, Y. Gagarin, ka qene pilot ne avionin Mig-15.  Edhe pse ai çuditi boten me fluturimin e tij jashte planetit toke, ai u kthye pas ketij misioni per te fluturuar me avionin reaktiv Mig 15. Do te ishte ky avion që i mori jetën atij qe kaloi tro/stratosferen mars 1968 në një fluturim rutine per forcat ajrore Ruse. Gjatë pilotimit avioni ra ne tyrjele vertikale dhe mori flake. Avioni u doq dhe piloti nuk mundi te shpetonte edhe pse pilotohej nga ai, kozmanauti qe perloti boten me suksesin e tij. Sjell si kuriozitet se për t’u diplomuar pilotë, studentët shqiptarë kanë bërë më shumë se 500 fluturime po në këtë tip avioni Mig 15 duke bërë akrobaci ajrore nga më të vështira por aksidente ajrore me marrje jete nuk kemi patur….

Historisë së aviacionit nuk i kanë munguar dhe raste krenarie të bujshme si kalimi ne harkun e monumentit «Arc de Triomphe» qe ndodhet ne Champs Elysées të Parisit me date 7 Gusht 1919. Ishte ora 7-30 kur piloti francez Charles Godefroy do të bënte aventurën më të papritur të kohës duke pilotuar avionin «Nieuport» në brendësi të monumentit. Kalimi i avionit ishte një shënjë pakënaqësie duke protestuar për mos marrjen pjesë te aviacionit në paradën e festës Kombëtare të Francës që u zhvillua më 14 Korrik 1919. Ky fluturim spektakolare i këtij piloti u fotografua dhe u filmua nga ata që e organizuan këtë fluturim, ose dhe nga ata që u ndodhen në këtë shesh, por fotot dhe vidio u ndaluan të shikohen për shumë vite. Ndodh dhe kështu, si ulja ne “sheshin e kuq” Moske, e shumë të tjera si kjo aventurë të sajuar a të stiruar. Ato bëhen pjesë të profesionit për një situate të sjelle…..enigmë!

Edhe terroristët kanë gjetur mjetin më efikas “fluturimin” si target sulmi për të terrorizuar botën, si show për të treguar forcën dhe për të mbjellë panik. Ata detyruan njerëzimin që para se te ngrihen në ajër të “falen” para portave të kontrollit si kujtesë, ne jemi pranë jush në fluturim. “Zoqtë e ajrit” goditën fortesën e sigurisë, Pentagonin dhe bënë të shkërmoqen kullat Binjake të mbrojtura nga flota ajrore më e fuqishme e botës. Ngjarje shkaktoi jo aq në ushtri, sesa në politikën e sigurisë të vendit dhe rajonale një «avion Piper» në Divjakë apo një «drone» në Beograd. Moria e problemeve që lindin nga “fluturimi” tregojnë se sa shumë liberal dhe i ndërlikuar është sistemi i rregullave të fluturimeve. Ndaj sjell informacionin tashmë i përforcuar në të gjitha rrethet e instituteve “think tank” se e ardhmja e zhvillimeve, qofshin këto krize (emergjence) apo luftarake, parashikon angazhimin rreth 80% me mjete fluturuese dhe vetëm 20 % me mjete tokësore e  detare.

Përtej çfarë analizuam si të mundshme dhe ndodhi, të bujshme në fluturim, nevoja për mjetin fluturues për njerëzimin është madhore. Ashtu siç pranojmë që fluturimi është “atdheu“i çudirave, statistikisht fluturimi është “atdheu” i sigurisë. Propabiliteti i sigurisë në ajër (avionët pasagjerë) është disa herë më i madh se ai tokësore. Aksidentet ajrore kanë gjerësi të bujshme mediatike, ndaj, në dukje ato sjellin panik për fluturimin.

* Përsa i përket Helikopterit EC 145 është një nga më modern helikopter të kohës. Kompania eurocopter me kooperim shumë shtetesh si Franca, Gjermania, Anglia etj. ka prodhuar mjete fluturuese konkuruese, luftarak dhe civil të besueshme për pilotim. Testet në ajër kryhen nga instruktorët pilotë kolauditor të uzinës. Në rastin tone ka vijuar përgatitja e pilotave në territorin tonë po me instruktore francezë. Ajo qe duhet patur ne vemendje eshte fakti se ky helikopter modern kerkon mirembajtje dhe teknike pilotimi –perfekt, preçis.  Ne i kemi kapacitetet për ta pilotuar dhe mirëmbajtur atë.

Duke mos marrë përsipër të analizojë se çfarë është thënë në lidhje me aksidentin, pasi asgjë nuk mund të thuhet kur nuk ka prova dhe fakte për të, do doja thjesht të komentoja debatin mbi aftësinë e pilotave, trajnimin e tyre për t’u përshtatur me teknikën e re dhe fluturimi në hapësirën ujore (liqen). Sipas meje, çdo pilot që çertifikohet si i tillë, lehtësisht ambientohet me tabelën e instrumentave. Piloti është një nxënës i përhershëm. Të ambjentohesh me kabinën e avionit dhe të fluturosh mbi liqen, këto janë elementë fillestare, pa vlerë diskutimi. Zbatimi rigoroz i instruksionit te fluturimit mbetet madhor. Pilotët nuk veçohen i mirë apo jo i mirë siç ndodh me profesionet e tjera, të gjithë ata që janë lidhur në sediljen e avionit me rrypat e parashutës ata janë të barabartë dhe të gjithë janë heronj në raste aksidentesh. Pilotët shqiptare kane fluturuar ne avione supersonik te pergatitur nga pilotët shqiptare me 10-20 ore fluturimi ne vit duke kryer detyra shume here me te veshtira se sa misione ne avionët civile dhe  helikoptere. Nuk kemi patur fatin te trajnohemi as me instruktore amerikane, franceze dhe gjermane por me ata shqiptarë. Ne kemi instruktorë të mirë pilot, ata janë konkurues edhe me homologët e tyre.

Zgjidhje deri diku e sukseshme për botën aeronautike, në konfuzitetin që të sjell fluturimi,  është kutia e zeze si një “spiune” për punën e motorrit, pozicionin e mjetit ajror ne ajer (komandat drejtuese per pilotim) dhe komunikiminn pilot-pilot dhe pilot- toke. Kamera vezhguese ne kabinen e helikopterit nuk mund të zëvendësojë kutine e zezë.

Për aksidentin në proçes vlerësimi, le të presim fjalën e ekspertizës,  media dhe politika u nxituan. Në se do të ishin në bordin e helikopterit oficerë: nga  nentoger deri në general këmbësor/marinar si dhe fizikantë, matematicienë apo inxhinierë, as njeri prej tyre nuk mund të jap informacionin e duhur se çfarë ka ndodhur realisht por një informacion rutinë. Ndaj shpesh thuhet : në aksidentet ajrore, edhe në shtetet me aviacion  elitare ku pilotët kanë humbur jetën, ka vlerësime apo konkluzione edhe relative, “gabim njerëzor”. Shpresoj që ekspertiza të nxjerrë të vërtetën.

Në këtë përvjetor të aviacionit, përshëndes shokët e mi, ata të cilët morën rrugën drejt qiellit, të detyruar nga varfëria e asaj kohe, të kryenin  detyrat po në atë standard me homologët e botës së “F-ve, dhe Mirage-ve”  me 10-20 orë fluturimi në vit. Të huajt janë befasuar me përkushtimin e pilotave tanë duke i vlerësuar këto fluturime “fluturim- arkivol”.  Ky është fluturimi… mall dhe respekt për ju të ajrit, për thinjat tuaja të arta.      

 Zaim Kuçi,   Ish pilot /

 

 

 

 

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: “atdheu“i çudirave, është, fluturimi, Zaim Kuci

Përgjakja në Paris, sprovë për sigurinë globale. Bota është në luftë

November 15, 2015 by dgreca

Nga Zaim Kuçi, ish-Atashe i Mbrojtjes në Paris/
Në Paris u zhvillua një luftë dhe jo një akt terrorist, këtu duhet të fillojë analiza e atyre “të mëdhenjëve” që sigurojnë botën për një kundërmësymje jo të vonuar, frontale dhe përcaktuese. Për këto tragjedi në Francë normalisht shtrohet pyetja përse terroristët zgjodhën përsëri Parisin? Në një kënd më të gjërë shikimi, ky akt terrorist ka gjerësinë dhe thellësinë e veprimit të dukshme, tashmë të realizuara, por dhe të padukshme (të mbartura) e të paralajmëruara haptazi në hapësirë dhe kohë të shkuar, pra nuk është një situatë e re për sigurinë globale, e afruar dhe e nxitur nga gjeopolitika e vet shteteve të keqmenaxhuar të viteve të fundit.)
Le të analizojmë disa nga shtysat përse Franca u bë target sulmi i terroristëve. A është Franca vërtet e kërcënuar? Po, në vlerësimin tim, në një përgjigje të shkurtër do të thosha se Parisi gjendet për terroristët si një vend i menduar, i duhur për një Show botëror për të demonstruar terrorin, panikun dhe forcën që ata mendojnë se e kanë kundër perëndimit. Në këtë përballje, tashmë të ardhur me urgjencë për zgjidhje, padyshim, vlerat njerëzore botërore do të zgjedhin po Parisin si fundi i tyre.
Çfarë ka ndodhur për francezët? Nuk janë kushtet ekonomike të këtij kontigjenti vrasës, as dhe zëmërimi i tyre nga pjesëmarrja ushtarake franceze e kudo ndodhur në vatrat ku ka luftë, që kanë filluar betejën kundër Parisit, por diversiteti i vlerave. Francezët janë vlerë por edhe i vlerësojnë ato. Vlera dhe antivlera pjellin gjithmonë konfliktualitet, kështu Franca them se vuan nga diferencat në kulturë me botën tjetër. Në vlerësim për sa më lart, situata e krijuar në Paris nuk është problem i brendshëm i francezëve francezë dhe atyre me origjinë myslimane (magrebine), ajo vjen jashtë dhe larg kufijve të Francës që kupton edhe vendet e Evropës dhe më gjerë janë të kërcënuar si dhe Parisi.Sot a nesër: kjo është për t’u vlerësuar. Terroristët kamikazë nuk janë të përzgjedhurit e botës së varfër islamike, ata janë më shumë banorë europian.
Cila forcë njerëzore përgatit qënien – kamikaze. Terroristët islamistë pretendojnë se luftojnë mbi baza teologjike duke vënë në divizën e tyre vargje nga Kurani dhe referime nga bëmat e Profetit, duke kryer operacione vrasëse me vulë islamike. Ne emër të traditës, etnicitetit, përplasjeve historike ata kanë ngritur në ideologji luftën ndaj “armiqve të islamit”, “të pafeve”, “ithtarëve” “tokës së shenjtë” etj. Çdo organizatë terroriste prodhon një mitologji të vetën legjitimizuese, duke stimuluar ndjenjën e krenarisë së të qenit pjesë e kësaj aristokracie dhe te bashkëndarjes së këtij kodi nderi. Ndaj është ky kod nderi që helmon përditë këta njerëz duke prodhuar shumë vetvrasës në emër…. të askujt.
Përballja e perëndimit. Mbetem në gjykimin se kuadri gjeopolitik na thotë se bota është në konfliktualitet të një natyre krejt ndryshe me çfarë ne jemi përgatitur deri më sot. Këtu duhet të ndalet e ardhmja për të parandaluar terrorin. Pas luftës së ftohtë strategjitë ushtarake hoqën dorë nga lufta frontale dhe u duk sikur njerëzimi nuk do të kishte më luftë. Por, 11 shtatori 2001 do të sillte një tjetër formë të bërjes së luftës duke ndërtuar një strategji për të përballuar një luftë asimetrike dhe shtetet luajtën me elementë asimetrikë, më pas invazioni ushtarak u zëvendësua me subversionin ushtarak dhe ndërkohë në sigurinë globale po individualizohen aktorë me peshë gjeopolitikë deri në rrezikun e një lufte botërore. Përdorimi i instrumenteve të subversionit kundër vlerave humane, shtrembërimi i misioneve fetare për interesa gjeostrategjike apo përdorimi i tyre për motive lufte është një kërcënim real dhe i komplikuar. Krizat, rreziqet dhe kërcënimet me karakter ekonomik në këtë pesëvjeçar janë burimi i zhvillimit të tyre. Papunësia në rritje, sidomos tek të rinjtë që janë « të lirë për rekrutim » për akt terrorist, pikërisht edhe këtu duhet të kërkohet zgjidhja e problemit.
Do të ishte viti 2014 ku turma a grupe islamikë, me mijëra luftëtarë, pretendojnë të kenë formëzuar një ekstrashtet (ISIS) me synim për të kapur pushtet politik dhe të bashkojë territore me popullsi myslimane. Në këtë situatë të krijuar bota realisht është e rrezikuar, aktet janë barbare, monstruoze; ato janë të pa fe, më shumë janë një mbeshtetje për një ideollogji. Duket se po kërkohet një 11 shtator tjetër. Për ngjarjet në fjalë, do të ishte çnjerëzore të shfajqësosh këtë akt barbar në emër të besimit fetar: Të vrasësh njerëz të pafajshëm në emër të Allahut është më tepër se akt terrorist, janë pushkatime me listë në dorë të qënieve njerëzore me diversitet besimesh dhe profesionesh, në qendra kulturore si në « Bataclan », në zyra letrash dhe me penë në dorë si« Charlie Hebdo » -…në emër të kujt? Vrasësit vranë në emër të islamit, por islami nuk predikon dhunën dhe aq më pak vrasjen.
A është feja një burim lufte ? Parimisht, jo, por historikisht botën e udhëheqin ideologjitë që padyshim sjellin diktatura, të cilat drejtojnë popujt drejt një lufte. Në interes të kësaj ideologjie « islame » dyshimet shkojnë për një lidhje rrjeti me grupet terroriste, të drejtuar në një shkallë hierkike apo dhe grupe të shkëputura, që luftojnë më shumë në interes të një situate të krijuar. Ankthi është prezent edhe për faktin e vijimit të akteve, më keq se kaq, ata sapo u përgëzuan në rrjetet sociale të ISIS. Pra në këtë kontekst, llogjikisht shoqëria franceze nuk është një shoqëri në luftë, pra Franca nuk duhet të jetë target apo bazë nisjeje për fillimin e një lufte, tashmë të hapur (të pjesës që ka dale në duel),të botës islamike për Europën dhe botën edhe pse Franca është prezente me trupa në gjitha vatrat e nxehta të luftës.
Franca përballë emigracionit. Për një analizë më të zgjeruar, Franca me kohë është një vend mikpritës për emigrantët, më shumë magrebine dhe ka shumë njerëz të besimit islam. Ajo ka pasur shumë koloni në vendet e kontinentit afrikan me besim islam, kohë kur Franca dhe Europa kishin uri për krahë pune. Ata jetojnë sigurisht në periferi të Parisit por do të thoja se infrastruktura në këto lagje ështe (të jetuar gjatë misionit) vërtet e plotësuar dhe në se e krahasojmë me vendet e origjinës të tyre eshtë krejt ndryshe, por dhe dukshëm me qytetet e tjera të Evropës.
Kultura franceze shkon edhe më tej. Francezet janë për një familje të hapur, pa paragjykime, ku myslimanët me shtetësi franceze janë të integruar plotësisht, ndaj ata sot janë ngritur fuqishëm kundër këtij akti edhe më shumë se të tjerët. Atyre nuk iu intereson kjo situatë e re destabilizuese e krijuar qoftë dhe si opinion për bashkëjetesë me francezët. Në Francë, janë tashmë qytetarë francezë në rreth 6 milion myslimane. Shtrohet pyetja, ky komunitet i fortë mysliman, sidomos i përqëndruar në Paris, në këtë situatë të re ekonomike globale, a përbën një problem për sigurinë e francezëve?
Franca vërtet është shtet social që mbledh taksat dhe rishpërndan pasurinë sidomos mes të varfërve nëpërmjet ndihmave sociale. Por këto ndihma janë edhe të pamjaftueshme. Për këtë gategori kërkohen vende pune, që aktualisht tregu i punës edhe në mbarë europën është në vështirësi.
A ka islamofobi në Francë ? Sipas meje nuk është një fenomen i dukshëm i shoqërisë franceze, por ndjeshmëria vjen si rezultat i situatave krizë që krijohen herë pas here në Francë. Francezët e ruajnë si të shënjtë slloganin e tyre të famshëm: -Barazi, Vëllazëri, Liri – kohë që për pjesën tjetër të botës ishte një ëndërr. Kështu, për francezët nuk është mbyllja e kufijve por kontrolli i rrepte I tyre. Franca përfaqëson dhe mbështet vlerat më demokratike të botës.Parisi është vendi i letrave dhe luan me to. Në Francë, sipas meje ka shumë kulte fetare, për vet natyrën e veçantë të praktikës, të riteve të tyre « dukej » sikur Parisi dominohej nga myslimanët… të jetosh në Francë është një shans i arritur. M’u dha rasti ta njoh këtë vend si student dhe diplomat, them se Franca është një perle e lirisë së mendimit, e të shprehurit, e tolerancës e mënyrës së jetesës. I ardhur nga një regjim ndryshe, sipas meje në Francë ka me bollëk liri, gjë e cila në globalizmin e sotëm keqpërdoret …
Por ka një problem, Franca eshte shtet laik që nuk lejon shfaqjen e simboleve fetare ne vende publike. Per shembull, percja eshte e ndaluar ne vende publike ( ne shkolle) ne France prej disa vitesh. Në momentin kur ligji kunder perçes doli ne France (ligj i cili nuk ekziston psh ne Angli, Gjermani apo ne SHBA) Franca u kritikua shume nga bota myslimane. Ajo ligjerisht nuk njeh influencen e feve ne jeten publike, por kjo është e drejta e zgjedhjes të popullit francez.
Në vije të parë për ngjarjet në Paris janë forcat e zbulimit dhe inteligjencia franceze. Normalisht shtrohet pyetja : në këtë situatë tronditëse, a ishin të papërgatitura këto forca? Pas çdo akti terrorist gjithmonë fillohet me vlerësimin për nivelin e zbulimit dhe inteligjenciës, si kanë funksionuar ato dhe, mirë apo keq, dyshimet fillojnë aty. Në këtë rast zbulimi, inteligjencia franceze, FBI dhe sistemi i rrjetëzuar rajonal, europianë dhe ai botëror nuk ishin në gjendje të zbulonin këto akte vrasëse. Fatkeqësisht, në historikun e akteve terroriste të bujshme, të kudo ndodhura në botë në dhjetëvjeçarët e fundit, edhe në shtete me forca e mjete të sofistikuara si në SHBA, Londër, Berlin, Moskë, Finlandë, Japoni e tjerë nuk është mundur të parashikohen këto veprime terroriste edhe pse në përmasa katastrofike, pasi ato zhvillohen ne gjirin e popullates dhe si të tilla mbeten misione teper të veshtira për organet e sigurise kombetare. Teorikisht, analistët vlerësojnë se krimi është gjithmonë kohë më parë zhvillimi se mjetet parandaluese kundër tij. Në analizën time, do të ishte mrekulli të parandalohej kjo tragjedi, përtej kritikës për aftësinë zbuluese të tyre. Gjithsesi nuk kemi të bëjmë me paaftësi zbuluese, por, tashmë ndodhemi në një mjedis të ri gjeostrategjik. Bota është në krizë dhe burimi i kësaj tragjedie kërkohet në formatin ndryshe, duhet një tjetër analizë dhe reflektim për t’u zhvilluar. Shumë konflikte të nisur në lindjen e mesme nuk u mbyllën. Ato mbetën gjatë plagë të hapura. Kështu ato prodhuan « armë helmuese » për perëndimin.
Përveç përdorimit të forcës, me të drejtë koha e ardhur shtron pyetje : a mund të ketë zgjidhje më të moderuar? Sipas meje këtu duhet kërkuar analiza për t’u riparë. Sigurisht, bota po sillet në një situatë të re të gjeopolitikës të saj që, arma më e fuqishme është gjuha e diplomacisë edhe pse kemi një armik të padukshëm, jo frontal. Edhe në një fushë betejë të përgjakshme, palët ndërluftuese kërkojnë « armë-pushim»; në rastin në fjalë armët më të forta mund të jenë –të negociuarit, kompromisi, tërheqja edhe për ato të besimit fetar. Qofshin “Rafalët”, « Mig-ët » dhe “F-të”, tanket dhe nëndetëset nukleare, nuk janë zgjidhje për terroristët, kërkohen armë të tjera më praktike dhe më efikase. Kështu shtetet me fuqi ushtarake të fuqishme duhet avash avash të heqin dorë nga armatimet marramendëse me avione, tanke dhe nendetëse nukleare, por të zhvillojnë kapacitete ushtarake paralizuese për të vepruar lehtësisht në të tilla akte terroriste : pra të parashikojnë situatën per ta parandaluar veprimin, që nënkupton rritjen e kapaciteteve të zbulimit kombëtar, rajonal dhe botëror, kjo duhet të bërë; këtu duhet përqëndruar dhe harxhuar.
Duket sikur bota sot përgatitet për të bërë luftën dhe jo për ta parandaluar atë. Në një shikim të përgjithshëm vlerësohet se, shumë e më shumë është investuar për bërjen e saj duke bërë harxhime marramendëse (ne rreth 1000 Mld $ në vit) për pajisje ushtarake të sofistikuara. Ajo që duhet ndryshuar në botën e sotme është kalimi nga përgatitja për bërjen e luftës në parandalimin e saj.
A ndjehet e kërcënuar RSH? Sigurisht që po. I cilësuar si vend islamik (të paktën kështu na trajton bota islamike) terreni shqiptar për ta lakmohet dhe favorizon zhvillimin e akteve të tilla: për më tepër jemi një vend që akoma kemi nevojë për konsolidimin e strukturave të shtetit. Ndoshta, përse jo dhe një rishikim të kulteve, të shoqatave me misione humanitare paqësore që hyjnë në vendin tonë. Ajo që mbetet siguri për vendin tonë është fakti që ne jemi vend i vogël dhe shumë shpejt, lehtësisht mund t’i paraprijmë këtyre akteve, që në origjinë të lindjes së tyre.
Kohes së terroristeve, botës i duhet nje tjetër doktrinë, ajo e konsolidimit të sistemit të shërbimit të inteligjencias ku rekrutimi i personelit duhet të jetë plotësisht me formim shtetformues dhe thellësisht profesionist ku të bëhen bashkë fushat që plotësojnë panoramën për sigurinë kombëtare. Përmirësimi i këtij sistemi ndoshta do të kërkojë dhe cënimin e privacisë të individit, kjo duhet të sakrifikohet. Këtij shërbimi i shtohet edhe modernizimi i forcave speciale më tepër se modernizimi i armëve nukleare. Për demostrim force, ata kanë edhe si objektiv goditjen e objekteve të mirësurvejuara/mbrojtura, të klasifikuara të rëndësisë së veçantë. Në këtë mjedis lufte, erdhi koha që çdo shtet veças në hapësirën territoriale të tij dhe në bashkërendim/bashkëveprim me fqinjët, të planëzoje forca dhe mjete për veprime më efektive parashikuese për të parandaluar dhe asgjesuar në origjinë të krijimit të tyre.
Aktorët e sigurisë botërore/kombëtare duhet t’i kushtojnë rëndësinë e duhur kësaj lufte: ndryshe terroristët do të jenë të parezistueshëm në përshkallëzimin e tyre planetar, duke krijuar dhe vepruar me forma dhe metoda nga më çnjerëzore; nesër, më të sofistikuar se sot…!
*Së fundmi, përballë kësaj llahtarie vrasëse, ndjej dhimbje për atë që ndodhi në Paris, shpreh solidaritetin tim dhe u shpreh miqve të mi francezë ngushëllimet për familjarët duke qenë shpirtërisht pranë tyre. Je ressens une grande douleur pour ce qui s’est passé en France. En ces moments, je suis, plus que jamais, à coté de mes amis français en leur exprimant mes profondes condoléances !

***
Nous sommes de tout notre cœur avec vous, la France!

Filed Under: Analiza Tagged With: pergjakja e Parisit, Zaim Kuci

Rruga e vështirë drejt ligjit

January 4, 2015 by dgreca

Nga Zaim Kuçi/
Kohët e fundit përflitet fjala “burg”, si një thënie e shpeshtuar e kryeministrit për të vendosur raportin e drejtë të tij me ligjin edhe pse Ai e di mirë se burgu nuk është zgjidhja por aktualisht është formë e zgjidhjes.
Përgjatë dy dekadash demokracie deformuam qeverisjen e vendit sa shqiptarët të zhytur në pesimizëm ndjehen të huaj në vendin e tyre. Këtë gjendje e tregoi kohët e fundit, përtej të shumëthënat, edhe lajmi thashethem, i cili shkuli me qindra qytetarë t’i drejtohen “parajsës” gjermane. Ishte një dramë që pak u komentua dhe pak u analizua, ata ishin shumë, për më keq vendi ynë nuk ishte në gjendje lufte për të kërkuar këtë eksod kaq masiv. Po kush e ka fajin? Sipas disave e ka fajin “ai -ishi” i cili krijoi dhe zhvilloi një shtet të pakuptimtë, e disa tek ritmi i ngadaltë i qeverisë së ardhur për ndryshim deri tek sorollatjet për fjalorin e rreptë të kryeministrit për reformat e nisura, e kështu përplasemi pa drejtim e pa kuptim kundër të gjithëve duke mbjelle kotësira, retorikë dhe marrëdhënie të debatueshme edhe për hiç gjë.
Në termin siguri kombëtare fjala “burg” është respektim pa kompromis të ligjit (në se zbatuesit e tij janë të vërtetët e munguar), e cila paralajmëron qytetarët për ta respektuar atë, në këtë rast ajo mbyll derën e burgut duke prodhuar siguri për të gjithë. Analiza dhe shqetësimi ynë duhet të jetë, a janë larguar shqiptarët nga respektimi i ligjit dhe a ka qënë e cënuar siguria e RSH nga keqqeverisja në këto dekada demokracie? Cili është raporti i shqiptarëve me ligjin dhe demokracinë e re dhe si janë perceptuar ato? A ka patur ligje dhe si janë zbatuar ato dhe se, a janë bërë dhe si reformat në sistemin e ndërtimit të shtetit?
Në situata të krisura politike gjithnjë gjendet një ngjarje, një moment për të bërë lojën e radhës për mosbashkëpunim. Të gjithë e dinë mirë që ligjet ishin dhe janë aty dhe se, institucionet e shtetit janë lodhur nga reformat e shpeshta partiake duke bërë e ç’bërë struktura, por ajo që i ka munguar këtij vendi është modeli i duhur në qeverisje.
Realisht RSH është akoma në koma, në emergjencë dhe si e tillë plotëson kushtet për shpallje – situatë e jashtëzakonshme. Në këto situata normalisht ashpërsohet sjellja e organeve të ruatjes së shtetit me masa më ekstreme për të ndalur hemoragjinë e shkaktuar. As kryeministri dhe ministri nuk të çon në burg, por është mos/respektimi konform i ligjit nga vet qytetarët me/pa pushtet, kjo është e qartë.
Është paradoks që shqiptarët, të majtë dhe të djathtë, janë të ashpër për çka ndodh në vendin tonë, por ata nuk bëhen tok si pjesë aktive për të shkulur të keqen, por mbeten në llafe kafenesh. Në shoqërinë tonë duket se dominojnë interesa personale që nuk shkojnë përtej vehvetes, morali nuk ka duk, e ardhmja na mungon. Është detyrë e opozitës të sjellë si alternativë të ardhmen por fatkeqësisht ajo është në origjinë të kësaj keqqeverisje të sapo kaluar, asaj i duhet kohë për ripërtëritje dhe ndryshim.
Duke mos analizuar qeverisjen e saj të shkuar për një qasje tjetër, etja për ripushtet (të sapo lënë) nxitoi opozitën duke na sjellë alternativë rrugën e protestave, madje edhe kur ministrat nuk kishin marrë ende zyrat. Ata vijuan propagandën se qeveria në detyrë varfëron popullin edhe kur ata ishin akoma në pozicione drejtimi, kështu ata vijojnë ta rihumbin besimin tek populli duke mosafruar një tjetër vizion që t’u shkojë për shtat shqiptarëve. Matematikisht, sikur kryeministri të kishte shtypur butonin e varfërisë nuk mund të arrihej kjo gjendje ekonomike dhe varfëri shpirtërore që ne po kalojmë sot.
Sjellim si rast, në interes të problemit në fjalë, operacionin e kësaj qeverie kundër “drogës” ku ishte pranuar politikisht se në territorin e RSH kishte super prodhim të lëndëve narkotike, qartasi si burim jetese për të luftuar varfërinë. Kjo situatë jashtë kontrollit krijoi madje territore shqiptare “të kuqe” psh Lazaratin si një “zonë e ndaluar” nga struktura shtet. Por nuk rezultoi kështu, sot kemi jo vetëm një Lazarat pa drogë po një Shqipëri të tërë. Shtrohet pyetja, a duhej përdorur me forcë termi “burg” ?
Lajm i mirë dhe i pritshëm ishte për shqiptarët vendimi i qeverisë për mbylljen e atyre institucioneve arsimore fantazmë ku shoqëria shqiptare zhvilloi abuzimin më monstruoz në fushën e formimit duke prodhuar me mijra diploma falls dhe vlerësime fiktive nga universitete anonime. Fatkeqësisht edhe për këtë aksion kombëtar nuk mungoi zhurma dhe protesta ndaj vendimit kundër kioskave «të diturisë».
Diku Hygoi thotë se: ai që hap një derë shkolle mbyll një burg, a ka funksionuar tek ne kjo këshillë për gjatë këtyre dy dekadave, apo e kemi deformuar për përfitime? Sot, a duhet rifilluar kjo filozofi? Hierarkia e masave ndëshkimore, e “mësimit” përmes masave ndëshkimore, por edhe e mësimit të edukatës së ligjeve në shkolla a duhet të jenë një tjetër alternativë? A jemi të interesuar se ç’vend zë në shkollat tona edukata ligjore, juridike?
Është e turpshme të analizosh llumin e dalë nga operacioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike. U vërtetua para shqiptarëve vjedhja makabre e energjisë nga pushtetarë, faturistë mediokër (si hajdut “xhepash”), pronarë vilash dhe bisnesesh, nga ana tjetër pamë sjelljen e pensionistëve që vraponin me frikë për t’i paguar edhe pse ata janë të varfër.
Për të kuptuar mosfunksionimin e shtetit, le të ndalemi edhe tek një tregues, siguria mjedisore, e cila gjatë tranzicionit nga strukturat e dobëta shtetërore, humbi kontrollin mbi territorin si një nga elementët bazë të tij duke sjellë dëm të madh në këtë fushë.
Maskarada vazhdon me kompanitë e ndërtimit siç psh po zhvillohet aktualisht beteja në drejtësi e 50 (familje) apartamente të cilët janë kaluar kolateral banke (NBG Bank) nga kompania “2-AL” e udhëhequr nga një president firme anonim. Zoti kryeministër banorët viktimë të kësaj kompanie dhe të tjera si kjo kërkojnë më tepër se “burg”…
Përgjatë tranzicionit shqiptarët u ngopën me gënjeshtra groteske, retorikë mashtruese duke mbjellë dëshpërim dhe zhgënjim edhe pse RSH ishte zhytur me kohë në recession. Po shëmbëllzojë bumin ekonomik shqiptar të pak viteve më parë me shqetësimin e presidentit francez se, vendi i tij ishte i varfër dhe duhej nxjerrë nga varfëria, shteti elitarë i ekonomisë evropiane, ndërsa nga ana tjetër ish-kryeministri ynë kudo e rendiste Shqipërinë të dytën.
Këto e shumë “bëma a bume ekonomike” të tjera janë argumente të keq qeverisjes, të cilat të afrojnë gjykimin se për të ndalur ortekun e shkatërrimit të vendit është normale shpeshtimi i fjalës “burg” (në termin ushtarak-“dissuader”) apo si nevojë reabilitimi dhe në vijim të kësaj analize shtroj pyetjen në se këto do të ndodhnin në Francë a Gjermani; si do të sillej një francez apo gjerman përballë këtyre maskaradave ndaj popullit të tyre? Siguroj, ata do të protestonin përtej fjalës “burg” duke shkuar më tej ndoshta dhe për “gijotinë” edhe pse i përket shekullit të kaluar.
Duhet të kuptojmë se problemi i sigurise ekonomike është më kritik, problematika e të cilit përfshin dhe shtetet e zhvilluara. Duhet të mirë përcaktohet niveli i minimumit jetik, pagën bazë per të mbijetuar individët duke afruar strategji për papunësinë si një faktor destabilizues që krijojnë terrorizmin, tensione politike, rrisin frymën nacionaliste dhe atë etnike; Shqipëria nuk meriton më lojën partiake të politikanëve që përgatiten për fushata elektorale, ajo është e varfër.
Zhvillimi i vendit bëhet në terma afatgjatë që fatkeqësisht gjatë trazicionit kaluan në zgjidhje afatshkurtër, duke shkatërruar gjithçka të ndërtuar, lëvizja demografike pa një plan sistemimi, ndërtime pa leje, shkatërrime masive të pyjeve, shkatërrime të pasurisë kombëtare të cilat dhanë efekte të menjëhershme dhe kërcënuan sigurinë ekonomike e sociale të individit, nëpërmjet nevojës emergjente për të mbivijetuar, një strehë e punë të përkohshme duke e kthyer shtetin “një fis”. Shtetformuesit tanë për interesa të ngushta apo nga mosnjohje të termit “siguria njerëzore” për gjatë dy dekadave është kaluar në ekstremitetin më të paskrupull mes zgjidhjeve të llojit “siguria për individin nga vet individi”, që kupton përjashtimin e zgjidhjes të sigurisë nga shteti.
Shqiptarët kërkojnë qeverisje, sepse kemi ndërtuar në të gjitha fushat në modelin « keq », ku janë përfshirë në një system hierkik mashtruesit të favorizuar nga ata që privatizojnë ligjet për të përfituar. Ata janë me status: gjyqtar apo prokuror, mjek apo profesor, bankier apo doganier, pronar kompanie ndërtimore dhe përmbarues vandalë, gjakmarrës a kriminel, mbjellës droge apo prostitucioni, me pushtet dhe pa pushtet, ndodhemi të kërcënuar në një fushë të hapur. Në këtë vorbull pasigurie ndoshta ne shqiptarët kemi kuptuar se duhet të ndryshojmë, le të gjithpërfshihemi për të çpistosur të ligën nga harta e Shqipërisë.
Së fundmi le t’i referohemi thënies të shkrimtarit Victor Hugo që i shkon realitetit tonë se si ne ndërtojmë shtetin: “Të jesh i mirë është e lehtë, vështirë është të jesh i drejtë.. “! Unë mendoj se të sapolarguarit ndërtuan shtetin në opsionin “të mirë”, plotësuan interesat e rrjetit mbështetës të shkallëzuar në ato personale të fisit duke mbjellur amulli; ndërsa kryeministri në detyrë nisi një udhë të vështirë, aspak të lehtë, edhe pse prodhon pakënaqësi apo thellon varfërinë në një kohë afatshkurtër, por ai ka bindjen se në planin afatgjatë shqiptarët do të fitojnë, ai duhet t’i vazhdojë këto reforma pa kompromis edhe midis të vetit.
Por…shtetformuesit tanë, historikisht janë të përfolur për ndërtimin e shtetit ligjor, me argumentin se ata me vështirësi pranojnë idenë e shtetit, larg vlerave duke preferuar interesin personal…kështu ata realisht duhet të kenë frikë nga fjala “burg”…
Kush ka frikë nga « burgu » ?

Filed Under: Analiza Tagged With: drejt ligjit, Rruga e vështirë, Zaim Kuci

Balona me flamurë që tronditi serbët

October 17, 2014 by dgreca

Nga Zaim Kuçi/
U thanë dhe stërthanë, u karikaturizuan dhe u qeshëruan ato që ndodhën në stadiumin serb, por le të sjellim një tjetër kënd vështrimi se çfarë fshihej pas kësaj loje futbolli, a ishte rezultat trazire tifozash apo skenarë i mirëpërgatitur serb?
Sipas meje, ajo që ndodhi në këtë stadium dhe qëndrimi i mëpastajshëm zyrtar serb, tregoi se situata e krijuar ishte një fushë betejë me skenarë të përgatitur për t’u zhvilluar, para/gjatë dhe pas ndeshjes që, ushtarakët mbi këto skenarë ndërtojnë vlerësim situate. Në këto skenarë ndërrthureshin qendrime politike dhe diplomatike të një historie të shkuar që sa vjen dhe trazohet në hapsirën e gjeopolitikës konfliktuale serbe.
Ajo që u bë keq në këto skenarë ishte prezenca me forca në ekstremitet në të gjitha situatat; e cila tregoi më shumë paaftësinë e rendit serb për ta demostruar këtë force, më pas dhe për të menaxhuar një situatë të pritshme të mundshme. Ajo që ndodhi në Beograd erdhi nga mbimobilizimi, mjete dhe forca, gati në kufijtë e një situate të vlerësuar- Shtetrrethim. Stacionimi i kësaj force para fillimit të ndeshjes zbuloi atë që parashikohej të zhvillohej nga vet serbët në këtë lojë, ku dihej se tifozët shqiptarë ishin teje të limituar kohë më parë nga vet shteti serb. Në këtë lojë, sigurisht serbët e dinin se « kundërshtarë » kishin pjesëtarët e ekipit të futbollit, të medias dhe të ftuarit vip. U dhunuan futbollistët nga tifozët të ndihmuar nga ata që duhej t’i mbronin siç parashikojnë rregullat e zhvillimit të lojës. Ateherë, kujt i sherbeun, ato më shumë se katër mijë forca të rendit? Ushtarakisht, e pakuptimtë…planifikuan forca me kundërshtarë imagjinarë.
A ishte balona shkak për të filluar betejën kundër shqiptarëve? Terreni antishqipar tashmë u duk se kishte kohë që përgatitej. Duhet kuptuar se irritimi serb kishte filluar qekur ata u nisën për të ardhur në stadium, pra ishte një organizim. Është e turpshme të merret në konsideratë për t’u vlerësuar irrituese një ballonë si ato të fëmijëve ku varej një banderolë me simbole kombëtare. Dhuna e ushtruar mbi sportistët ishte barabare që zor bota e civilizuar do ta gëlltisë atë. Kemi parë irritime huligantësh në stadiume por ata janë të veçuar, të grupuar por kurrë nuk kemi parë një urrejtje në kor në një stadium të tërë me thirrjen “vdekje shqiptarëve”. Ata vepronin të orkestruar, të mirëdirigjuar, kjo është për të analizuar, kjo duhet t’i sherbejë Evropës si analizë për veprim. Sa herë u shkelën hapsirat ajrore të shteteve elitë nga avionët gjuajtës luftarakë rus, edhe pse ishin shumë larg kufirit të tyre, edhe pse Rusia ishte në gjendje lufte, dhe u mjaftua me notë proteste simbolike midis shtetesh- kjo në emër të ruajtjes së paqes.
Serbët nuk u trembën aq shumë as dhe nga avionët gjuajtës dhe bombardues më të sofistikuar të vendeve më elitare dhe demokratike të botës, të marsit -99 tës, se sa u trembën nga ballona lodër fëmijësh e cila nuk ishte as helikopter apo dron zbulimi.
Flamuri ishte një revoltë e një pakice tifozësh shqiptarësh që nuk mundën të hynin si qytetarë të ballkanit për të parë një loje futbolli. Teknologjitë kanë avancuar dhe banderola simbolike në këtë stadium sherri tregoi sa larg dhe sa e vjetëruar është sjellja serbe në sofrën ballkanike dhe europiane.
Serbët përfundimisht e kanë humbur Kosovën, histeria serbe e shumë mediatizuar në botë përforcoi edhe më shumë të padëshirueshmen, kthim mbrapa, duke rritur distancën Prishtinë-Beograd.
Postndeshja. Ajo që duhet të na shqetësoj ne shqiptarët është fakti se serbët janë ekspert manipulues të kontinentit tonë. Ata dinë të transformojnë lajmin, imazhin të cilin e kanë prodhuar me kujdes në laboratoret e sajimeve duke futur në lojë kartën e nacionalizmit shqiptar edhe me fqinjët tanë. Më keq se kaq, ata kanë organizma dhe shtete në Europë dhe më gjerë që i mirëlobojnë. Diplomacia e jonë është ende larg këtij lobingu të kërkuar edhe pse kemi çfarë të shesim për imazh, atë që ndodhi dhe të tjera sjellje modele shqiptare ndaj të huajve.
Realisht pamjet filmike e vendosin shtetin serb absolutisht në bazën e akuzës, kjo varet edhe nga sa të aftë jemi në vijimësinë e çuarjes deri në fund të kësaj situate që sipas meje diskreditoi serbinë dhe lartësoi krenarisht qëndrimin paqësor të atyre sportistë përballë një tifozerie rebele dhe një force të madhe sigurie por totalisht inegzistente. Asgje nuk nxiti dhe turp të analizosh veprimin paqësor të marrjes së simbolit kombëtar nga ana e sportistëve tanë dhe t’ia dorëzosh personit zyrtar te fushës së lojës, kjo është qytetare, më tepër patriotike. Qëndrimi zyrtar shqiptar ishte real, politikisht i qartë, kurajues, me vlera që distancuan të keqen e këtij shteti, më tepër është një qëndrim europian. Shqiptarët në Beograd fituan autoritet, më tepër kulturë, më tepër qytetari, më tepër jemi europian.
Vizita e pritshme e Kryeministrit shqiptar në Beograd.
Janë dy pamje per t’u vlerësuar, së pari pala serbe ende është larg për t’u afruar në sofrën e shtruar për diskutime ballkanike. Ata, mendoj se sajuan mediatikisht edhe këtë çorpë të prishur për të qënë larg këtij bashkëpunimi, më tepër se kaq udhëheqësit aktual serb thirrën në skenë kartën nacionaliste shqiptare për të dalë nga paaftësia e tyre ku ata janë vendosur dhe së dyti, ata kanë një aleat të vetëm strategjik, ajo është Rusia. Aktualisht, Serbia për Rusinë është një prioritet emergjence, ajo do të luajë të gjitha kartat e mundshme (me te ndjeshmen- ekonomike për të cilën serbia ka nevojë) për të forcuar interesat e saj.
Pa rivlerësuar tradicionalen serbe, urrejtjen ndaj nesh, duhen marrë në konsideratë edhe lëvizjet e fundit të suksshme të Kryeministrit shqiptar drejt Evropës sigurisht ato nuk janë sukses apo të vlerësohen të tilla për politikën serbe. Edhe në fushën e luftimit palët ndërluftuese organizojnë bisedime për kompromise apo dhe vijim lufte.
Guzhina propagandistike serbe nxitoi dhe prodhoi fabrikime të pallogjikshme madje edhe qesharake duke na dhënë pamje të dyshimta ndaj vizitës së pritshme të kryeministrit tonë, por kjo nuk duhet të jetë pengesë për palën shqiptare, koha ka ardhur që të kuptohet mirë se 7.5 miljon shqiptar, brenda dhe jashtë kufirit, tashmë janë faktor në rajonin e ballkanit.
Vizita në Beograd, në situatën e krijuar, nuk është e lehtë për t’u zhvilluar, por është e domosdoshme për t’u realizuar, ai shkon atje politikisht i qartë, me kufij tashmë të kthyer imagjinarë me shtetin kosovar, me aleatë të fuqishëm evropiane, me politika të konsoliduara integruese NATO-BE. Kryeministri Shqiptar i del për detyrë qe të zhvillojë vizitën në Beograd duke afruar modelin moderator shqiptar për një Ballkan me më shumë paqe, që do të jetë jo shumë vonë, vlerë dhe interes padyshim dhe për popullin serb.
Së fundmi, por kryesore, vizita e pritshme e Putinit….Ndeshja u zhvillua pak kohë më parë kur Beogradi përgatitej për paradën ushtarake për vizitën « buj » të Putinit, të sajuar apo e programuar sigurisht pas një triumfi të tij të rihapjes luftë në Ukrainë. I kundërshtuar tërësisht nga gjithë bota mbarë Putini si udhëheqës shpirtëror i serbëve gjen mbështetje tek shteti serb, i cili është e vetmja bazë apo burim ku mund të turbullohen ujrat në ballkan dhe më gjerë.
Ballkani vazhdon të hallakatet në të kaluarën e tij historike, herë herë e shikojmë larg atë dhe herë herë ajo është shumë pranë….kjo kërkon maturi dhe kthjelltësi diplomatike.

Filed Under: Opinion Tagged With: Balona, BEOGRADIN, qe tronditi, Zaim Kuci

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË YLL SHNDRITËS NË YLLËSINË E KOLOSËVE BOTËRORË…
  • VOTA E VJEDHUR E KTHYER NË ART…
  • Shkollimi i femrës shqiptare në vitet 1913–1939: përpjekje, pengesa dhe arritje
  • Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nga “Fronti Europian në Frontin Kombëtar”. Çfarë mund të fshihet pas këtijë slogani?
  • Martin Camaj: “Unë jam i jueji e ju jeni të mijt…”
  • 34 vjet nga vizita e Baker. 500 mijë në shesh, tapet të kuq, makinën e ngritën në krah dhe në miting asnjë flamur shqiptar
  • Thank you Congressman George Latimer…
  • “Tre dritare dhe një varje” shpallet filmi fitues i edicionit të dytë të Festivalit të Filmit Shqiptar “Fan S. Noli” në Boston!
  • Festivali Shqiptar në Michigan
  • VATRA Boston mikpret Luan Ramën në një takim për kulturën dhe çështjet kombëtare
  • VOTA E GJAKUT …
  • “Çekani i mesnatës”, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth mbi operacionin e SHBA në Iran
  • “Parada Shqiptare 2025” – Shqiptarët e Amerikës u mikpriten në “shtëpinë” e kryetarit të Bashkisë së New York-ut Eric Adams
  • Shqiptarët e Amerikës, krenari kombëtare
  • Presidenti Trump i flet kombit – SHBA-të godasin 3 baza iraniane të programit bërthamor

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT