Nga Gëzim Llojdia/
Duke filluar këtë hulumtim për epokën e Skënderbeut në 500 vjetorin e ti,j diku nga viti 68, Qemal Haxhihasani, shkruante te gazeta gazeta’’ Drita” e diel, 14 janar 1968:” Lavdia e luftërave te mëdha popullore te kohës se Skënderbeut u ruajt jo vetëm në burimet historike, por edhe në zërin e gjallë të traditës. Populli diti të na sjelle jehonën e ngjarjeve të asaj kohe të shkëlqyer, të historisë sonë, kur Shqipëria u bë e vetmja barrikadë e rëndësishme e vërshimit osman nëpër botë, me tregimet e tij tëmrekullueshme. Shekujt e rëndë të robërisë nuk munden t’i vrasin me hanxharët e tyre të përgjakur këto tregime. Ato ishin strukur thellë në zemrën e popullit tonë, rronin në shpirtin dhe gjakun e tij. Pleqtë në mbrëmje rreth vatrave i tregonin ato. me dashuri. Të rriturit, kur kalonin nëpër trojet ku ishin zhvilluar skenat e betejave legjendare a nëpër shkëmbinj të nga lëshoheshin shigjetat vdekjeprurëse të shqiptarëve që shponin, sipas vete kronistëve osmane, edhe gurin, u flitnin bijve dhe nipërve për lavdinë që pushonte në këto vise. Dhe të rinjve u ndritnin sytë, u qeshte zemra nga këto gjeste heroike të të parëve, që rritnin krenarinë e tyre kombëtare,dashurinë për atdhe e liri.Duke vijuar më tej Haxhihasani thotë:Fantazia popullore, e frymëzuar nga gjestet luftarake të kryetrimit, e idealizoi me përpjesëtime gjigante forcën e krahut dhe të shpatës së tij. «Kur del ven’ e rakeja (ylberi) në qiell», pleqtë e Matit thonë se «ka dale shpata e Skenderbegjut, me kta luftonte Skanderbegju. Forca e mrekullueshme e shpatës se heroit shprehet me legjendat e prerjes së shkëmbit të Varoshit, me hapjen e Shkalles së Rrajcës në Librazhd, me shpërthimin e ujërave të kroit të Altarit në Milot, të Gurrës së Trodhmes në malin e Bajzës etj. Tradita gojore për Skënderbenë ka në shtratin e saj ngjarjet e kohës, të cilat i ka pasqyruar sipas mënyrës ‘ tradicionale te konceptimit artistik popullor. Kështu të dhënat e traditës kanë një interes të veçantë. Krahas dokumenteve historike ato përbejnë një tjetër burim shumë të rëndësishëm, që ndihmon në mënyrën e tij, për të nxjerrë në pah madhështitë e kësaj periudhe epike të historisë sonë dhe për të hedhur dritë në,problemet e ndryshme të saj. Ato i jetuan nëpër shekuj si një cfaqje e gjallë e shpirtit epik të masave tona popullore, e vullnetit të tyre për liri, si një flamur i madh lavdie qe frymëzonte për beteja te vazhdueshme çlirimtare.
1.
Skanderbegju ka ba luftë të madhe në Varosh. Atje e patën rretheku e kan e kan turqit e s’kish ka i vinte buka kurrkun. Po e nimoi Lura. Kta ç’batën? Kualt e parë i mushën me brame farke e çakiga; kualt tjerë me drithë e ushqime. Asqeri i Turkut, kur panë bramen e farkes thanë:
-Mo i gani kta se qankan xhip, farkaxhij.Edhe i lanë të hishin ne Varosh. Skanderbegju u gzu shume nga nima e lurasve ene tha:
-Ju jeni besnikt e mij, ku rafshi ne lufte, ju fitofshi.
Per çekta lurasit kurdohere çi kane ra në lufte, kanë fitue.
Fushëlurë-Dibër
2.
Skanderbegu ka pete Koke Malcin:
-Kur zehet ma kollaj asqeri i Turkise?
Koka i tha:
-N’zhek, n’mesdite, kur t’dalin me u la n’uje.
N’zhek asqeri po lahesh n’Mat e kishte lane armet turra-turra. I ra Skanderbegu e fitoi luften.
Pllane-Lezhe
3.
Kur ra Kruja nanedheteë goca dulën në Grykë të Vajes dhe u gremisen dorë me dorë ne Dro, për mos me ranë në dorë teë turqve. Edhe sot ky vend quhet Gryka e Vajes.
Krujë.
4.
Skanderbegju shpatën prej alltani, fren’e kalit prej alltani, shalën e kalit prej alltani e rrobët prej alltani, yëft të xhitha, i ka lanë në Cafe te Buellit, ma nja shpelle, që merr trama-trama, manej teposhte-teposhte, apet trama-trama njer m’ate shpellen e mrame. Po s’u’n vej kush me i marre se Skanderbegju ja ka ba amanet tokës.
I tha Skanderbegju tokes:
-Ta kam dhane amanet ket xha me ja dhane xhinsit, tem.
E.s’un e ka marre kush athere.
Urxalle-Mat
5.
Ky Murani i pare ne Kruve, n’Fushe te Kosoves fjale ka çue:
-Sulltan Murati rn’u ka afrue, nat’e dite jam tu liftue!
Skanderbegu, sa mur xhevapin, menihere c’e njeshi shpaten; ushtrise vet s’i ka kallxuve, si rrufeja ka mrri n’Kruve, bashkë me Uranin u ka bashkuve.
Skanderbegu me ushtrin e vete ka dale malit kep me kepe; kep me kep e prru me prruve, të gjithe Krasten c’e ka rrethuve, me Sulltan Muratin u ka takuve; na janë vra, na janë dermave. Sulltan Murati paska qaje:
-Gjithë ushtrija qenka vraje. Qenka vra, u ka maruve,ka dhane urdhnin me dredhuve, për Stamboll-o për me shkuve:
-S’asht e mundun me hy n’Kruve! E mor po, mor jo!
Krujë.
6.
Sontenith, me dy ore nat’e,
atje lart, nga Muskovate,
ndihej gjemë’ e topave.
Nga kjo gjemë ‘e topave gjithë
bota me gjëmonte;
nga tym i dyfeqeve
gjithë malet mjegullonin;
nga shkëlqimi i shpatave
gjithë fushat me shkëlqenin;
nga gjaku ushtareve
nkuqesh ujët e lumenjve;
nga copat e shtizave
ura bëheshin mbi ujë!
Arbëreshet e Italisë
7.
Kam pase t’parin shpate mizore, amanet aj na ka lanë:
«Armet e mushme mos me i dhane!»
e m’qillue për nget martina, kje tu bine Shkodra e letina.
Por thuej Pashes e Allaj Begut: S’lidhen t’bijt e Skënderbegut!»
Kërset pushka, Saraji dridhet, qaj Gjin Leka nuk po lidhet!…
Gomsiqe-Mirdite