Nga Elida BUÇPAPAJ/
Nuk kishte ngelur as mace dhe as qen pa shkuar në dasmën e Erion Veliajt. Që do të thotë, kishin shkuar të gjithë, përveç opozitës. Sa pështirë që ishte. Kur i shikoje politikanët e Tiranës, botuesit, e me rradhë të cilët krenoheshin përpara kamerave se ia kishin kaluar mirë tek dasma e Erion Veliajt.
Nuk kishte ngelur as mace dhe as qen pa shkuar në dasmën e Erion Veliajt. Por nuk kishte shkuar as kryeministri, megjithëse kishte dërguar djalin e madh, ndërsa ai kishte preferuar të rrinte me të voglin.
Nuk ka gjë më të bukur se të kalosh kohën me fëmijët e tu dhe gjë më të pështirë se të ishe në dasmën e Erion Veliajt. E cila në vetvete nuk përbën asnjë lloj lajmi.
Punë e madhe fort se është martuar Erion Veliaj. Kush është ky Erion Veliaj? Shkrimtar i madh, shkencëtar, një lloj Bill Gates i rilindur, Mark Zuckerberg apo Steve Jobs; sportist që ka thyer rekorde dhe i ka sjellë vendit medalje të arta; artist që ka interpretuar magjikshëm, një i ri që ka dhënë kontribute për vendin e vet, një shqiptar i ndershëm që ka sakrifikuar pasurinë e vet në të mirë të shoqërisë shqiptare, për të zbutur plagët e varfërisë dhe shtresave vulnerabile dhe në nevojë. Jo, nuk është asnjëri nga ato që përmenda më sipër. Nuk është askushi Erion Veliaj.
Qenka ministër? Punë e madhe fort. Në Shqipëri mjafton ta kesh mirë me kryetarin e partisë dhe bëhesh ministër. Mjafton që të jesh kotna si koti dhe je ministër. Je çfarë të duash. Por me kusht që të jesh kotna si koti.
Le të na e tregojë Erion Veliaj CV-në e tij. Ku ka punuar deri tani që i ka lejuar vetes një dasëm të tillë? Në cilat firma? Sepse ai një kohë e ka kaluar me studime.Ne si publik dimë se ai është marrë vetëm me shoqërinë civile. Po shoqatat e shoqërisë civile janë joqeveritare dhe jo profitabël. Ku i bëri paret Erion Veliaj për një dasëm të tillë?
Ai ka vetëm një vit që është ministër i mbështetjes sociale. Me një rrogë të mirë, por që nuk i lejon një lluks të tillë, me thërrit në dasëm me qen e me mace. Në një dasëm që festohet në të njëjtën ditë me arrestimin e Fullanit! Fullani të paktën e ka patur rrogën 10 herë më të madhe se të Erion Veliajt, dhe ka një karrierë pune gati 40 vjeçare.
Me çfarë logjike e justifikon këtë harbim grotesk Erion Veliaj, kur qeveritë shqiptare deri më tani janë akuzuar për korrupsion dhe Edi Rama ka premtuar se do të bëjë një qeveri ndryshe. Por dasma e Erion Veliajt dëshmon se historia vazhdon.
Sepse një harbim i tillë ishte i denjë vetëm për një kronikë në faqet e kronikës rozë. Kaq dhe asgjë më tepër. U martua ai dhe ajo. Sepse të jesh Ministër i mirëqenies kur mirëqënie kanë vetëm ministrat, do të thotë të jesh zero. Sepse nuk është VIP Erion Veliaj. Very Important Person. Nuk është aspak i rëndësishëm, sepse nuk ka bërë asgjë që të ketë rëndësi, veç këtë dasmëm të çmendur, të denjë për republikat e bananeve, të denjë për njerëz të rëndomtë.
Mund të bënte një dasëm normale dhe të denjë Erion Veliaj, që të mos i kishte ftuar qentë dhe macet, sepse nuk i ka miq ata që ka ftuar. Pasi në dasëm njeriu fton njerëzit më të afërt, miqtë më të afërt pasi është diçka shumë personale, jo Pazar i Gabit.
Edhe duke iu referuar realitetit. Të ardhurat që merr Erion Veliajt nuk ia lejojnë atë harbim. Por edhe sikur të ishte i pasur, harbimi i tij nuk përbën lajm për opinionin publik.
Përbën lajm vetëm në sens tjetër, që populli t’i kërkojë llogari se ku i ka gjetur të hollat për të bërë shpenzime të tilla, i xhiruar live, si të ishte dasma e trashëgimtarit të Anglisë apo atij të Monte Karlos, si të ishte dasma e princit William, apo e Albertit II Grimaldi të Monakosë, të dy trashëgimtarë froni me pasuri të trashëguar nga familja mbretërore dhe Principata e Monakosë. Po Erion Veliaj nuk është trashëgimtar froni. Nëna e tij merr si pension 100 Euro. Dhe pensioni i së jëmës duhet ta bënte Erion Valiajn të ecte me këmbë në tokë dhe t’i vinte gishtin kokës!
Po dasma e Veliajt përbën lajm, për t’i hapur sytë edhe kryeministrit të Shqipërisë. Sepse për Guvernatorin Fullani, Edi Rama nuk kishte kompetenca, por për Erion Veliajn i ka, dhe i ka të plota.
EMIGRATI USA. says
Zonja Bucpapaj, me kete shkrim deshmon se ke humbur sensin e nje gazetare dhe je kethyer ne nje kritizerete semure. Ajo qe na ben te neveritshme leximin e shkrimit tauj esht shprehja per dy here rradhazi se ne ate dasme ishin ftar dhe mernin pjes qen dhe mace. Te krahasosh pjesmarsit me qen dhe mace, jo vetem qe te mungon etika, por ju fyeni sikur te ishit nje rrugace dhe jo nje gazetare qe shkruani ne nje gazet qe e lexojme me hendje. Mire qe ska nonje padi per kete fyerje publike, SHPRESOJ TE REFLEKTONI DUKE KERKUAR FALJE PER KETE OFESE.
Mark says
Që do të thotë, kishin shkuar të gjithë, përveç opozitës.
Te lutem mos hap propaganda ne dasmen e Erjonit ka pas edhe nga opozita Eduard Selami dhe disa te tjer si nuk te vjen tyrp Eduard Selimin qen