Që nga viti 1946 “shëtiti, familiarisht të gjitha kampet e internimit nga ai i Beratit, fabrikes tullave (Tiranë), Valiasit, Turanit, Tepelenës dhe së fundi Savrës, Gjazës edhe Grabianit. Në këto kampe provoi punën e rëndë e poshtëruese që në moshë të njomë./
NGA DINE DINE-/
Me 15 Janar u largua nga kio jetë një prej atyre grave qe, per ata qe e njohën nga afër e jetuan me të, la nje brengë e nje trishtim qe vetem koha mund ta shlyej sadopak. Lindur ne Maqellareë të Dibrës ne nje familje te njohur patriotike që tërë jetën ia kushtuan kombit, ajo do të vuante pasojat duke i paguar një harac të rëndë. Gjyshi i saj Dine bej Maqellara luftoj heroikisht kundër Sërbëve, Bullgarëve, Malazezëve, Maqedonasve me një përkushtim atdhetar që e përjetësoi në histori. Edhe populli që është dëshmitari më i pagabueshëm, i këndoi këngë nga më të ndryshmet për mos ta lënë që emrin e tij ta mbulonte pluhuri i harresës.
Po citoj vetëm dy vargje, që për mungesë njohurish nuk janë përmendur në librat për familjen Dine.
Dine beg Maqellara
Kush i del përpara
Bakllava me arra……..
Babai i saj Fiqri Dine, vazhdoi bashkë me të vëllezërit Dilaver, Hasan, Esat e Fuat Dine, denjësisht rrugën e të atit. Kjo ishte edhe arsyeja që shtëpia e Dineve në Maqellarë u bë shkrumb e hi tre herë rradhazi nga Sërbët, Bullgarët dhe së fundi Italianët ( gjenerali Diaz) të cilët i propozuan t’ia paguanin shtëpinë tre fish me flori, vetëm e vetëm që të bënte një farë kompromisi, gjë që u rrefuzua kategorikisht.
Shkurtimisht, bija e ish Kryeministit që iu kundërvu edhe regimit komunist, me të gjitha fuqitë, sigurisht që do të vuante pasojat. Pasoja që do të shkaktonin plagë që as melhemi kohë s’do t’i shëronte plotësisht. Në Vlashuk, në lulen e rinisë ,në moshën 24 vjec , një sasi e madhe dheu bie mbi trupin e djaloshit Skënder Dine, vellait të Hanes,duke e lënë pa jetë. Pas kësaj fatkeqësie një atak ne zemër i merr jetën të ëmës, Rukies që s’mundi ta durojë dhimbjen e “lofkës së nanës”. Më pas i ati në emigracion. Pas tij vëllai tjetër Mithati po në emigracion. Para dy muajsh, gjithashtu mbylli sytë vëllai tjetër Xhelali, gjë kjo që e dërrmoi plotësisht edhe u bë shkak edhe për vdekjen e saj të parakohëshme .
Që nga viti 1946 “shëtiti, familiarisht të gjitha kampet e internimit nga ai i Beratit, fabrikes tullave (Tiranë), Valiasit, Turanit, Tepelenës dhe së fundi Savrës, Gjazës edhe Grabianit. Në këto kampe provoi punën e rëndë e poshtëruese që në moshë të njomë.
Në internim martohet me të birin e patriotit e nacionalistit të njohur Muharem Bajraktari, Gencin, me të cilin pati dy djem e një vajze. Edhe Genci familjarisht përjetoj si rrallëkush në Shqipëri, kampet e punës dhe burgjet nën regjimin komunist.
Ashtu si pak njerës, Genci e Hana të dy burrë e grua qëndruan me dinjitet e stoicizëm deri në këto momente që shkruajmë këto pak rreshta në kujtim të tyre.
Nuk qenë të pakët burrat e gratë që u sakrifikuan nën sundimin shovinist Sërbo-Sllav të Enver Hoxhës, por gratë, vecanërisht paguan një harac të jashtëzakonshëm.
Të detyruara me punë cnjerëzore, e në këto kushte të përkushtuara të rrisin e të edukojnë fëmijë me dinjitet në rrethana anormale, ato janë heroina të vërteta.
Nga vetë natyra, Hana ishte një altruiste e rrallë. Ata që jetuan pranë saj e në të njejtat kushte e që e njohën nga afër në derte e halle, në vështirësi e në ato gëzimet e pakta, s’mund të harrojnë lehtë devotshmërinë e saj ndaj të afërmit, shokëve e miqve kudo që ndodheshin e kudo që e kerkonte nevoja.
Dëshira e saj për t’u sakrifikuar e për të bëre vetëm të mira ishte një ndjenjë e lindur. Një shëmbull vetëm sa për ilustrim: disa muaj pasi hyra në burg më vdiq nëna. Duke e ndjerë thellë humbjen e nënës, ajo m’u bë një nënë e dytë. Si rrallëkush më ndoqi hap pas hapi në burgjet e Spacit, Torovicës, Qafë Barit e së fundi në atë të Tiranës. Tani që ajo s’gjëndet midis nesh, ndjej një dhimbje e kam një plagë në shpirt që s’më le të qetë edhe për një cast, që asnjëhere s’munda që mirësinë e saj t’ia shpërbleja me një farë përkushtimi që e meritonte si askush tjetër.
Kjo pra ishte Hana, vajza e xhaxhait, ose me mirë të them motra ime ,që tërë jetën u sakrifikua pa u ankuar një herë. Në heshtje ajo tërë kohën gëlltiste fatkëqesitë, mungesat, varfërinë, privimet që jeta ia kish sjellë me bollëk. Pa ekzagjerim, jeta e saj mund të krahasohet me një simfoni plot ngjyra e nuanca të trishta që zgjati jo pak, por plot 45 vjet. Jeta e saj dhe e të tjerëve që pershkuan të njejtin kalvar, qe një dramë makabre, që ua kalon edhe tragjedive të famëshme të antikitetit. Një jetë e mbushur me trishtim e dhimbje. Një jetë që e detyroi të përballontë me dinjitet e krenari verfërinë e tejskajëshme padrejtësinë më elementare, përbuzjen e thellë, dhimbjet e padurueshme, humbjet e njëpasnjëshme, por që gjithsesi, qëndruan në këmbë pa u lëkundur.
Gjithmonë në heshtje e me burrëri ajo sfidoi të keqen e privimet. Ajo do të jetë shëmbull i nënave, motrave, shoqeve që jetuan një jetë që u dhuroi vetëm fatkeqsi e dhimbje, por që e sfiduan krenarisht. Kështu e dhimsur e njëkohësisht burrërore, me një sens humori që shpesh shfaqej e ndriconte edhe në errësirën e plotë, tepër e ndjeshme, nganjëherë si fëmi, e dashur, e ndershme, e papërtuar, e dhënë pas të gjithve: kështu do të kujtohet edhe nga vëllezërit Tomor e Sazan e kështu do të mbahet mend ajo edhe nga bashkëshorti e famijët e saj, dhimbjen e të cilëve nuk jam në gjëndje ta shpreh në këtë shkrim.
Ndonëse me shumë vonesë, me këtë rast dua të falenderoj me shpirt zonjën Fatbardha Mulleti ( Saraci) për dedikimin që u ka bërë këtyre martireve me librat e suksesshëm që ajo i titullon “DHIMBJE”.
Hana Dine u nda nga kio botë per të gjetur qetësinë e amshuar në paqe. E rrethuar nga miq, shokë, e dashamirës që ishin të panumërt , e respektuar dhe e nderuar nga të gjithë. Lutemi me gjthë zemër që shpirti i saj të gjejë paqen, që aq shumë iu nevoit në ketë jetë.
Eugjen Merlika says
I bashkohemi me gjithe zemer lutjes se mikut tim, Dines, per shpirtin e Hanes sone te dashun, edhe se mendoj se ajo ka shkue drejt e ne Parajse, mbasi Purgatorin e Ferrin i kaloi ne kete bote, te cilen e perballoi me dinjitetin e mbiemnave qe mbante si bije e si nuse, mbiemna te cileve ajo, me sjelljen, seriozitetin, ndershmenine, perkushtimin familjar, fisnikerine e ndjenjave i u shtoi prestigjin dhe vleren.
Ngushullimet tona ma te perzemerta Gencit e Zones, Rremit e Turit me nuset e tyne, Tomorrit e Sazanit me familjet e tyne, vete autorit te shkrimit e familjes se tij, por edhe gjithe atyne miqve e shokeve, kryesisht shoqeve te se ndjeres qe jetojne ende, per te cilat e te cilet humbja e saj, ashtu sikurse e secilit a seciles prej nesh qe na bashkoi kalvari i perbashket i nje jete te gjymtueme nga diktatura, asht humbje e te gjitheve.
Le te mblidhemi perseri idealisht, megjithese te shperndame ne te gjitha anet e globit, ne kazermat apo fushat e kampeve t’internimit e te ngushullojme njani tjetrin per humbjen e motres sone te shtrenjte, si dikur, me bindjen e deshiren, per te ruejte deri ne fund te diteve tona, dashamiresine e respektin per njani tjetrin, ndjenja te linduna ne nje kohe te veshtire qe , fatkeqesisht, percaktoi fatin tone.
Eugjeni e familja