“Ish të përndjekurit”te jenë palë në proçesin e ‘hapjes së dosjeve’/
SHKRUAN:FILIP GURAZIU*/
Shoqata e ish të përndjekurve politikë Shkodër, e ndjeshme ndaj zhvillimeve të politikës shqiptare, duke dashur që të kontribuojë sa më tepër në krijimin e një klime të mirëkuptimit social, si premisë e nevojshme dhe e domosdoshme për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri, me anën e këtij shkrimi paraqet publikisht shqetësimin në lidhje me ‘proçesin e hapjes së dosjeve dhe ligjit të lustracionit’. Gjejmë rastin të sqarojmë opinionin publik, se ne ( Ish të Përndjekurit Politikë Shkodër) kemi qenë , jemi dhe do të jemi PRO ‘proçesit të hapjesë së dosjeve dhe ligjit të lustracionit’ dhe se në gjykimin tonë, kurrë nuk mund të kemi mirëkuptim social dhe unitet kombëtar në qoftë se ‘ E VERTETA’ fshehet dhe i mohohet masës së gjërë. ‘ E verteta ’ sado e hidhur që të jëtë është pambarimisht më e mirë se ‘gënjeshtra’, pasi ‘ e verteta ‘ qetëson shpirtrat, shëron plagët dhe rindërton të ardhmen kurse ‘gënjeshtra’ bën të kundërtën; vetëm armiqëson, dhe shkatërron !
‘Proçesi i hapjes së dosjeve dhe ligji i lustracionit’ pasojë e së shkuarës rënqethëse të periudhës së diktaturës komuniste dhe veprës së sajë më të fëlliqur , ‘luftës së klasave’ pati dy grupe protagonistësh; shtypsin dhe të shtypurin. Shtypësi ishte “fitimtari”, komunisti Enverist që për të fituar dhe mbajtur pushtetin ( sipas metodës Staliniste-Enveriste ) duhej të zhdukte dhe të neutralizonte çdo person që mendonte ose mund të mendonte ndryshe, kurse ‘të shtypurit’ ishin “ humbësit” , d.m.th. ato të mjerë që mbartnin vetëm një “faj të pafalshëm” : nuk pajtoheshin me krimin komunist. Natyrisht konflikt nuk ishte kaq i thjeshtuar, pasi në kompleksitetin e tij përfshinte veset më të ndyra të shoqërisë njerëzore…
Mekanizmi i shtypjes, për të kontrolluar situatën dhe për të justifikuar dënimet para masës së gjërë, kërkonte spijunë dhe dëshmitarë që shërbenin në proçese gjyqësore të montuara. Njerëzit më të preferuar për këtë qëllim gjindeshin në gjirin e ‘klasave të përmbysura’. Rekrutimi bëhej me metodën e dhunës së diktaturës, kundërshtimi për të “bashkëpunuar” kishte për pasojë dënimet nga më të lehtat, siç konsideroheshin pushimi nga puna e deri ne internim dhe burgosje… Duhet të pranojmë se fatkeqësisht, spijunë me dosje dhe dëshmitarë të “instruktuar” pati me bollek, por kjo nuk i “turpëron” shqiptarët, në se kujtojmë se ne Gjermaninë Lindore, mekanizmi i diktaturës prodhoi 800.000 spijunë me dosje !
‘Shkaku’ i kësaj situate tragjike ishte dhuna Enveriste e vënë në zbatim nga Komitetet e Partisë, Sigurimi i Shtetit, Hetusija, Prokurorija dhe Gjykatat me ‘Pasojë’ degjenerimin moral të një pjese të popullsisë shqiptare si dhe përndjekjen politike të një pjese tjetër. Natyrisht, shoqëria post komuniste, duhet të mbajë qëndrim ndaj ‘shkakut’ dhe ‘pasojës’ dhe kjo është e pasqyruar në proçesin në fjalë, por duke u nisur sipas eksperiencës juridike botërore dhe sipas traditës kanunore shqiptare bëjmë thirrje që më i ashpër të jetë qëndrimi ndaj ‘shkakut’ se sa ndaj ‘pasojës; “ ma zi gërgasi se sa vrasësi”.
Duke konsideruar se ‘proçesi i hapjes së dosjeve dhe i ligjit të lustracionit’ përbën një dukuri me ndikim të gjërë dhe të mprehtë në gjirin e shoqërisë shqiptare, shumë e ndjeshme ndaj kësaj teme, si dhe dëshirën tonë për një zhvillim të suksesshëm , apelojmë para organeve egzekutive dhe ligjvënese për një zhvillim transparent të proçesit, gjë që nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen e të gjithë palëve të interesuara. Me qenë se pala me e prekur dhe si rrjedhim më e interesuara për një proçes të drejtë, gjithëpërfshirës dhe transparent është ajo e ish të përndjekurve politikë, Shoqata apelon me forcë për të drejtën e kësaj shtrese që të bëhet palë në process, vetëm kështu proçesi do të mund të bëhet i besueshëm, pra i suksesshëm.
*Për Shoqatën e Ish të Përndjekurve Politikë Shkodër
lek mirakaj says
Kërkesë ma tepër se e drejtë.Vetëm kështu proçesi do jetë i vërtetë dhe i besushem
sami repishti, USA says
Mosperfshimja e ish te persekuuemeve ne procesin e hapjes se dosjeve dhe lustracionit ashte nji absurditet qe ofendon edhe ma shume ndergjegjen dhe kujtimet e viktimave. Keto viktima jane brumi i se keqes se madhe qe mbuloi vendin tone per ma shume se 45 vjet. C’fare “buke” do te dale nga ky proces qe bahet pa “brumin” e saj? Ju lutem mendoni!
Mark Gjonaj says
Kam nje pyetje zotri per ju: Nese dalin informatoret gjysme per gjysme(gjysma me dosje perpunimi dhe gjysma per te perpunuar keto persona me dosje), a do t’u hiqet demshperblimi dhe te thirren si spiun e bashkpunetore te sigurimit te shtetit? Edhe keta jane te persekutuar se nje pjese e kane bere denimin dite me dite; po, a do te kene masa pengimi per te mos u marre me me politike dhe ne funksione te larta shtetrore dhe qeveritare. Ish nje prift i Shkodres Mandeles se ketij qyteti i thoshte miu i birucave dhe me kishte bere pershtypje, por une nuk e njihja kete te denuar nga jeta e zakonshme, por si ushtarak, kur kam lexuar nje liber perkthimi policesk qe e kishte perkthyer Pjeter Arbnori ne burg, (kill or get killed), ta vrasish, ose te vritesh mund te pershtatet ne gjuhen tone, kur del nga burgu dhe behet dhe kryetare Kuvendi, thashe ku e kam degjuar kete emer…! Jane vete te burgosurit dhe si zakon qe e kemi ne shqiptare me u marre me punet e huja, qe i kane hapur dosjet njeri me tjetrin, biles po t’i keni ndjekur me vemendje nuk kane folur dhe pranuar te intervistoheshin qe ne fillim, por mbasi folen te tere, ata filluan si bashkpunetore te hapin gojen dhe te shkruajne ne shtyp!