Gjykata sllovene po vërteton flet-arrestin e Serbisë për Haradinajn/
Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili u arrestua në Lubjanë, në një deklaratë për TV N1 të Beogradit, tha se nuk i frikësohet ekstradimit në Serbi dhe akuzoi autoritetet e Sllovenisë për “sjellje të turpshme”.
“Unë ndodhem në Lubjanë dhe pres vendimin për të ma kthyer pasaportën në mënyrë që të udhëtoj për në Prishtinë. Për mua kjo situatë është e papranueshme se si Sllovenia nuk e ka pastruar këtë gjë. Nëse nuk është gabim i tyre, nëse sistemi nuk është gabim, atëherë është një qëllim i keq i autoriteteve këtu. Nuk brengosem për Serbinë , une jam qytetar i Kosovës”, i tha Haradinaj N1, bën të ditur Koha.net.
N1 pohon se është në dijeni se organet e drejtësisë sllovene po verifikojnë fletarrestin serb dhe po presin kërkesën eventuale të Serbisë për ekstradim.
Haradinaj u arrestua dje në Aeroportin e Lubjanës në bazë të një urdhërarresti të Interpolit serb nga 8 tetori i vitit 2004.
Gjykata sllovene po vërteton flet-arrestin e Serbisë për Haradinajn/
Gjykata e qarkut në Kranj do të vërtetojë nëse në Serbi ekziston aktakuza kundër Ramush Haradinajt, i cili të mërkurën u ndalua në aeroportin Brnik të Lubjanës, transmetojnë mediat sllovene
Gjykata gjithashtu do të kontrollojë nëse Haradinaj, për veprat të cilat e akuzon Serbia është gjykuar në gjykatën për krime lufte në Hagë.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se ekzistimi i urdhër arrestit serb që nga viti 2006 në bazë të së cilit edhe u arrestua Haradinaj është vërtetuar nga policia.
Me këtë rast gjykata ka përsëritur se shtetasi i Kosovës pa e bërë emrin publik do të gjendet në territorin slloven aq kohë derisa çështjet e mësipërme nuk zgjidhen./Kosovapress