*ME NE FUND DEMOKRACIA NIS TE FUNKSIONOJE: HIQEN MANDATET/
*KQZ heq mandatin e Elvis Roshit dhe dy deputetëve Selami dhe Tahiri/
* Ambasada Amerikane: Vendimi i sotëm është një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët/
Më në fund demokracia ka nisë të lëvizë dhe Reforma në Drejtësi po jep shenjat se nuk ka kthim pas. Shqipëria e lodhur nga klasa politike me tranzicionin e tejzgjatur 25 vjecar, kërkon që të ndahet nga krimi, që I vshtë bashkëngjitë politikës.
KQZ-ja ka vendosur sot shpalljen të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi si dhe të dy deputetëve: Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri. Ajo që ra ne sy ishte fakti se anetaret pranë PD në KQZ nuk votuan pro heqjes së Dashamir Tahirit, ndërsa për dy të tjerët rrezultati qe 7 me 0. Tre vendimet hyjnë në fuqi menjëherë sapo publikohen në Fletoren Zyrtare.
Vendimet janë lexuar para medias nga kryetari i KQZ-së, Denar Biba, pasi komisioni ishte tërhequr për të votua dhe pas shqyrtimit dhe argumentimit ligjor që i bënë secilit rast publikisht, anëtarët e KQZ-së.
Tani, vendimet e KQZ-së do t’i dërgohen Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit për të nisur procedurat për zëvendësimin e tyre.
Rama shkarkon Elvis Roshin pas heqjes së mandatit nga KQZ-ja
Qeveria ka shkarkuar diten e sotme Elvis Roshin nga kreu i Bashkise se Kavajes, pas heqjes se mandatit te tij nga KQZ-ja, pasi e kapte ligji i Dekriminalizimit.Mesohet se Qeveria e ka shkarkuar me vendim qarkullues kreun e Bashkise se Kavajes.
Megjithate, edhe pas shkarkimit Roshi mbetet ne detyre. Keshtu, ai ka te drejte ta ankimoje ne Kushtetuese shkarkimin e tij, njesoj sikurse beri Shukri Xhelili.Deri sa te shprehet Kushtetuesja, Roshi mbetet ne detyre si kryetar i Bashkise se Kavajes.Vetem pasi te shprehet Kushtetuesja kunder Roshit, atehere edhe Presidentit i lind e drejta per te dekretuar zgjedhjet e pjesshme.Sakaq, Rama ka edhe një kërkesë tjetër mbi tryezë për shkarkimin e kreut te Bashkise se Durresit Vangjush Dakos, per akuzat qe opozita ka hedhur ndaj tij ne lidhje me lirimin e Lul Berishes se do punesohej ne Bashki.
Deklaratë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
mbasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për t’i hequr mandatet tre politikanëve, Elvis Rroshit, Shkëlqim Selamit, dhe Dashamir Tahirit, nën ligjin e dekriminalizimit. Vendimi i sotëm është një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët që po mendojnë a të jenë kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Zyrtarët e zgjedhur apo të emëruar që plotësojnë deklarata false duhet të ndëshkohen më gjithë forcën e ligjit. Personat me dosje penale nuk mund të kenë vend në përfaqësimin e shqiptarëve.
Jakov says
I kini brenda ne Parlament horrat ,prandaj me cdo kusht e pusht duhet ti flakni perjashta keta mbetje teknollogjike .Nuk e kuptoje se cdo te thote per Elvisin —-ME VENDIM PER TA QARKULLUAR–PO e kuptoje keshtu –qe pushtit xhuxhmaxhuxh qe e ka gojen lopate xhenjere do ti gjej Rama nje detyre tjeter dhe nuk besoj se do ta perjashtoje nga administrata publike .Ky eshte qendrim dyfytyresh dhe do te jete turp qe ai Xhuxhi i dreqit te mbetet akoma ne ndonje detyre e te tundet si bisht dhelpre ..Por Koqet metalike e KQZ ,akoma nuk jane vene ne funksionim .Pastrimi duhet RRadikal e jo i pjeseshem .Kjo eshte nje mase gjysmake -ka antare qeverie qe duhen pastruar nga terreni .O burra sa nuk eshte vone –s’ka me prit .BEJENI .