Nga Arjan Th. Kallço/
Kur flitet për heronj gjithmonë mendja na shkon tek luftëtarët e shquar lirisë që dhanë edhe jetën për për këtë ideal të madh. Padyshim që janë njerëzit që një shoqëri duhet tiI respektoje dhe adhurojë, pasi jo çdo kohë ka shëmbëlltyra të tilla heronjsh. Janë pra heronj që kanë kryer nëj vepër apo akt sublim për atdheun. Lufta jonë nacionalçlirimitare është një prej këtoyre akte ve të lavdishme që nuk pati pak por mijëra të tillë. Por fjala hero merr edhe një kuptim tjetër edhe pse jo në kufijtë e bëmave, por përsëri prapë mbeten të tillë, edhe pse shpesh kalojnë para faqeve ndritura të atdheut të thjeshtë dhe modestë në jetë, por të mëdhenj në vepra. Këta janë heronjtë e kohëve moderne që në vend të pushkës kishin fjalën dhe punën.
Disa ditë më parë u bë promovimi i fjalorit të njërit prej këtyre heronjve të heshtur, me origjinë maqedonase i komunitetit të zonës së Prespës, Nikolla Berovskin, në bibliotekën e qytetit të Korçës. Në fakt me punën për ribotimin e këtij fjalori kishte kohë që isha në djeni, pasi me redaktorin e ribotimit, Foto Nikolla, i kishim shkëmbyer disa mendime për emrin dhe për mundësinë e promovimit në Korçë. Pasi libri doli nga shtypi autori më dha një kopje dhe më ftoi që të merrja pjesë në promovim dhe nëse kisha dëshirë edhe të flisja disa fjalë. Tek shfletoja me kënaqësi një vepër gjuhësore qëndrova në faqet e fundit që t’i hidhja një sy biografisë së Berovskit. Mbeta i shatngur nga jeta e tij, pasi kishte bërë një punë të madhe për gjuhën e vet amtare dhe po i rendis vetëm disa: Abetaren e parë në vitin 1952, tre vjet më vonë të dytën e më pas libra leximi, gramatika, lëndët e tjera që mësohen në shkollë. Më pas fjalorin e parë në dy gjuhë, përkthimet e ndryshme për tekstet shkollore, si dhe veprat e autorëve të njohur shqiptarë si Spase, Agolli, Kadare etj. Sikur të mos mjaftonte ky kontribut i madh në gjuhën e vet, vjen në korçë e më pas në Kamzë e Kavajë. Tirana ishte etapa e tij e fundit ku punoi në shkollat më me emër të kryeqytetit. Një rrugëtim për t’u marrë shëmbull sot, por më e madhërishmja qëndron në faktin se tekstet që përgatiti u përdorën për gati 50 vjet. Me pak fjalë kjo ishte puna e tij e madhe që detyrimisht e ngre lartë figurën e tij. Në promovim ishin angazhaur dy istitucione, Shoqata kulturore maëedonase dhe Bashkia Korçë. Do të kishte qënë vërtet një ofendim për Korçën dhe kulturën e saj, nëse bashkia do ta kishte anashkaluar këtë ngjarje të rëndësishme për pakicën maqedonase, por edhe për ne qytetarët e saj. Ja pra ky është heroi ynë më i ri që edhe nëse deri dje është harruar nga njerëzit, nuk e harron historia. Shumë veta i ndruhen fjalës histori, sepse herët a vonë të jep atë që meriton, vendin e duhur në panteonin e saj. Deri këtu them se një figurë e tillë e meriton edhe një titull që Korça duhet urgjentisht t’ia japë.
Fjalori me 10 mijë fjalë edhe i përpunuar sipas redaktorit, i pasuruar me fjalë të tjera është vepra më e mirë që ai ka lënë, është libri që u shërbeu dhe do u shërbejë brezave. Është testamenti më i mirë që autori na la për kulturën e pakicës kombëtare, por edhe të kulturës sonë kombëtare. Është një hap i madh i intergrimit të tyre në kulturën tonë dhe së bashku drejt integrimit europian. Mua më vjen mirë që vepra e tij u pasurua nga Foto Nikolla, pasi jam shumë i prirur drejt idesë së vazhdimësisë dhe redaktori me këtë ribotim e jep fuqishëm këtë mesazh të vazhdimësisë. Por në momentin që po përgatitesha të flisja m’u kujtua një ndodhi e disa ditëve më parë në Itali, ku turma ekrtemiste hynë në një librari dhe thërrisnin që t’i grisnin librat. A mund të griset një libër i tillë? A mund të griset dhe të digjen në zjarr veprat e kulturës kombëtare? Ky fakt duhet të na mësojë shumë gjëra që librat përkundrazui duhen lexuar dhe kuptuar, mësuar dhe transmetuar tek brezat. Kaosi ideologjik i sotëm është pasqyra më e qartë e furisë antikulturore që po e përfshin botën. E pse duhet të shkojmë pas dhunës ndaj kulturës? A e kanë fajin librat apo shoqëria? Kujtimi më i mirë që mund t’i bëjmë një heroi të tillë si Berovski, është pikërisht vendosja e këtij fjalori në çdo shtëpi të komunitetit që me të ta mësojnë mirë edhe gjuhën shqipe. Në një shoqëri moderne në kuptimin e mirë të fjalës komunitetet i shkëmbejnë kulturat, traditat, vlerat mes tyre që të njihen dhe të respektohen reciprokisht. Libri e kreu më së miri misionin e vet, do ta kryejë më tej atë edhe tash që u pasurua dhe ribotua nga redaktori Foto Nikolla. Rrugëtim të mbarë dhe të dobishëm për të gjithë ata që do ta kenë gjithmonë ndër duar. Është detyrë e brezave që këtë trashëgimi të vyer ta çojën para dhe ta pasurojnë me heronj të rinj, shpesh edhe jo në dritat e skenës së madhe që padrejtësisht rrëmbehet nga politika dhe disa të vetëquajtur heronj, por që asgjë nuk kanë me heronjtë e mëdhenj të punës dhe mendjes. Sot tek shfletoja mesazhet në internet më bëri përshtypje një thënie tepër e mençur e një njeriu të tillë që diti ta vlerësojë punën e mendjes, kur thotë se është puna më e vështirë, por pak i futen asaj. Minoritet janë ura lidhëse mes vendeve të Ballkanit.