“Historia jonë e përmbysur , e përvetsuar dhe e mëshefur qëndron ende krenare nën dhe e mbi dhe. Vetëm prej nesh duhet që ta duam dhe ta kërkojmë, Ajo është aty dhe këtu ,por asaj duhet t`ia japim gjuhën që të flet shqip.” (F.Xh.)/
SHKRUAN FAHRI XHARRA/GJAKOVE/
“Grekët mbas vitit1912 e shkatruan komplet Selanikun ,ndertesat dhe trashegimninë e shekullit 17 -18,ne bashkpunim me te huajt ,,per te ndertuar nje Selanik te ri me kishat dhe objektet qe ju interesonin ,,,keta pra ishin dhe vazhdojne te jenë ,”,,,nga Mark Mazower (prof in Columbia University) ne librin Salonica City of Ghosts”. Pse? Ata janë shumë të ndjeshëm në të” vërtetën” e tyre. Çdo gjë duhet të jetë sipas tyre.Po ,nëse nuk është atëherë duhet shkatërruar ,humbur gjurmët dhe shkruar e ndërtuar sipas shijës dhe të”vërtetës “ së tyre.Dhe bota fillonte gjithmonë me ata.Të pamëshirëshëm në zhbërjen fakteve dhe të pamëshirëshëm në “ puzell-in” e tyre të sajimeve , të shtrembërimeve dhe të përvetësimeve .
Johan Tunman, (1774, Leipzig) shkruante: ” Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. E megjithatë, ata janë popull kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës. Por… ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë. Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë fati. “ (Johan Tunman, 1774, Leipzig, “Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”.)
“Kur një popull nuk i mbronë më lirinë dhe drejtat e tij ai bëhet i pjekur për riskallavërim”,thuhej këto ditë në një shoqatë të rinjsh në Francë. E na sot , a po e çmojmë dha a po e ruajmë lirinë tonë? a po lejojmë që të na ndërhyhet në rrjedhat tona? Nëse i huaji na shkruan historinë ,sado pak që e ndërron . dhe sa do pak na e futë vetëm majën ; a pat suvereniteti arsimor . Të tjerat vijnë më vonë, heshtas dhe sigurtë.“Sikur druri që i ka rrënjët në tokë, e njëjtë është edhe me shpirtin e njeriut. Rrënjët e forta na mbajnë për tokë kurse njohuria për origjinën tonë na jep një mbështetje të forte, nëpërmjet së cilës ne mund të shkojmë shumë larg në jetë tonë të kaluar dhe përgatitjen tonë për të ardhmën.Profesori Pott-i mendon se shqiptarët janë ilirët, dhe se kjo është përgjigjja më e mirë për emrin e Pellazg. Ai thotë se ilirët nuk ishin as gotikë, as sllavë, finik apo turq, e asgjë tjetër, në fakt, veçse autoktonë.
Ku ishim te Selaniku i vitit 1912, ajo ishte vetëm një vazhdimësi greke e asaj që e kanë bëre jo me vite por me shekuj e mileniume.Pausanias (Παυσανίας ) ishte një udhëpërshkrues dhe gjeograf “grek” i shek.të II-të prK , që ishte bashkëkohanik i Hadrianit , Antonius Pius-it dhe Marcus Aurelius-it. Mbeti historikisht i pavdekshëm me “Përshkrimin e Greqisë (Ἑλλάδος περιήγησις) një punë e mirë që mbeti kruciale bë mes të literatures klasike dhe arkelogjisë moderne.( (Akujärvi, Johanna 2005, Researcher, Traveller, Narrator: Studies in Pausanias’ Periegesis Stockholm). Pausanias shkruante: “Burri i parë që ka lindur në botë ka qënë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qënë filluesi i gjenit të vdekshëm”. (Pausania lib.VIII. 1.4). Sa kohë na është mëshefur kjo? Sa kohë nuk kemi guxuar ta themi këte?
Historia jonë e përmbysur , e përvetsuar dhe e mëshefur qëndron ende krenare nën dhe e mbi dhe. Vetëm prej nesh duhet që ta duam dhe ta kërkojmë, Ajo është aty dhe këtu ,por asaj duhet t`ia japim gjuhën që të flet shqip.; “…Si një dhuratë të bukur, toka krijoi së pari njeriun, dhe Arkadia krijoi “ Pellasgët Hyjnorë ”, shumë ma përpara se të krijohej Hana.” Pindari, “Carmina Selecta”. E tepruar . Jo aspak edhe shumë e vërtetë. Por, historisë duhet dhënë gjuhën që ajo të flet shqip.
Ne ishim të nënshtruar, ne ishim fatkeq ne ishim të pa fuqishëm ,dhe historianët ( serbët ,grekët e tani edhe turqit dhe dashamirët e tyre; dashamirët e falsifikimit të qëëllimshëm) shpesh ishin dhe ende po janë aq të padrejtë, sa terësia e jonë historike po copëtohet në copëza të pa përfillëshme. Po sot ,ku jemi sot? A i bindemi fakteve historike për ne ,apo prap i nënshtrohemi diktatit të të tjerëve për shkruerjen e historisë sonë ?
Është për t`u vajtuar guximi i pafytyrë i historiogarfisë së huaj në këmbëngulësinë e saj në një përvetësim të një historijeje të gjatë mijëra vjeqare; e vaji duhet të jetë edhe më i madh që historiografia shqiptare heshtë dhe nuk gjen mjete as materiale e as morale që me fakte e dhe dokumnete t‘i kundërvihet asaj. Bota i beson vetëm librit ; e ne atë nuk e kemi se jemi zhytur në thellësinë e një vetngulfatjeje nga e cila po e kemi vështirë të dalim. Është i pafytyrë guximi i ndërhyerjeve “estetike” dhe “etike” në historinë tonë.
Çështja shqiptare është një çështje kombëtare. Për ta shikuar në raport me të kaluarën, të tashmen dhe ardhmen duhet të mbledhësh të dhënat aktuale të shtrirjes së tij.
Nuk do mend se populli shqiptar është një nga popujt më të vjetër të botës dhe të ballkanit. Ne e njohim atë si pellazgë, si etruskë, si ilir dhe si shqiptarë. Bartësit e këtij substrati identifikohen shumë herët, me popullsinë parailire, që në burimet historike njihet me popullsinë pellazge . Rrënja e jonë e vjetër është pellazge.
Ne e kemi bërë shprehi ti konsiderojmë pellazgët si pjellë „të mbirë nga dheu, hyjnorë, pjellëbardhë, rrënjës në trevat e Mesdheut dhe më gjërë“. Pellazgët, në periudhat më të vjetra të historisë dhe të parahistorisë, si stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm. Edhe popullsia parahelene, autoktone e Greqisë, ishin pellazgët. Ku sundonte raca e bardhë pellazge, flitej pellazgishtja. „Studius të pellazgëve, mbështetur në shkrimet e autorëve të antikitetit, theksojnë, se emërtimi “pellazg”del nga fjala “pjellarg” domethënë “pjellë-bardhë”. Shqiptari ka plotësisht të drejtë të ndihet kryelartë që është trashëgimtar i denjë i genit dhe i gjuhës së pellazgëve pjellëbardhë, i stërgjyshërve të tij më të lashtë“. Ata janë stërnipërit më autentikë të pellazgëve, të dardanëve dhe ilirëve të vjetër. Pellazgët-iliro-shqiptarët e ruajtën me mija vjet të papërlyer gjenin e vet me bukuri të virtytshme.
“ Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme” thoshte George Fred Williams më 1914(“Shqiptarët”) A jemi të lehtë? Jemi në qendër të vrojtimit ; lëvizjet tona të mira apo të pamira shenohen dhe mbesin në bllokun e shënimeve të shënuesve ; shënime këto që shërbejnë për cilësimin e kombit tonë. Në sirtarët e kombeve e kemi vendin tonë;më e rëndësishme është se çka të tjerët mendojnë për ne dhe se ku ata na rendisin neve se sa që na i këndojmë hymne vetës pa e dijtur se ku jemi për të tjerët. Prap po e ceku që jemi në qendër të vrojtimit dhe se çdo heshtje e jona shkon në të mirë të trekëndëshit të njohur.Por edhe mohimi i vetvetës , mohimi i historisë ,kacafyetjet mohuese ,shtrembërimet që ia bëjmë vetës shkojnë shumë mirë dhe qetas palosen në “defteret” e trekëndëshit dhe pasojat janë tejet të rrezikshme për ne.
“Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, se grekët e kanë huazuar nga rapsodet Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë…Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Europian. …Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta.” –
Përderisa ne ia dham Romës ata që ia dhamë; përderisa Bizanti u udhëhoqë nga ne, e Turqia e sundoi kohën me ndihmën e njerzëve tanë; ne prap mbetëm “kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë që katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Europian”. Ne nuk jemi apatikë, koatikë ,difuzë;ne nuk jemi të zbritur nga drunjtë por botës i dhamë civilizimin më të herëshëm; ditëm të udhëheqim me Perandoritë e kohës, ditëm të udhëheqim me Papatin e kohës; ditëm të ndertojmë Taxh-Mahallin e kohës, ditëm të kemi Karl Gëgën , Gjon Gazullin , Mehmet Ali Pashën e Egjyptit, Hoxha Tahsinin; e shumë e shumë të tjerë të cilët rrezatuan për vendet e huaja e kurrsesi në vendin e tyre.Kjo më jep mundësinë të bëjë një lidhje të ngjajshmërisë natyrore me Luleshtrydhën( Dredhëzen) . E dini pse ? Luleshtrydhja është e vetmja pemë që farën e ka jashtë trupit të saj ,kurse na i vetmi komb që njerzit e vyejshëm i kemi pasur gjithmon jashtë trungut t` tonë kombëtar.
Derisa me shekuj kanë shkruar se ne jemi askushi ,barinj të zbritur nga malet e pa emëruara ; dhe se gjurmët tona arkeologjike janë të pagjetëshme posi ato të arinjve apo të ujqërve të ngordhur nëpër male;tani nuk guxohet të harrohet dhe të mohohet që na kemi qenë kërthinëza e civilizimit të herëshëm europian.. Librat shkruhen , ato lexohen ,letra i duron edhe rrenat më të pakuptimta që të shkruhet mbi te. Librat përkthehen në gjuhët e Europës dhe i lënë gjurmët e saja në kujtësën e Europianit ; ato e bëjnë historinë
Ajo çka është e jona ,le të mbetet e jona.
Janaq Shimplaku says
Eshte e vertete se kemi nje prejarhdje te lavdishme e pluhurosur keq dhe vazdhon te pluroset akoma.Ne shqiptaret nuk e kemi gjetur veten ne kete pike ,ne jemi te pa mbrojtur se nuk i mesojme brezave historine e vertete ilire .Ne themi se jemi pasardhes te ilireve por nuk kemi nje harte te saje ,dhe ne internet publikohet nje harte e remem qe me shume e demton ilirine sa e larteson .Faj kemi te gjithe pa perjashtim qe nuk jemi ne gjendje te bejme ate qe duhet.Nxensit shqiptare ne shkollat shqipe mesojne me shume histori greke ,turke dhe serbe sesa shqiptare .kaq shume eshte plurosur historia e ketij populli Ilir
Arbri says
Po ne jemi i vetmi komb ne bote qe mohojme historine dhe rrenjet tona. Bilese jemi aq agresiv sa kure dikush don te tregoje te vertetn( si autori ne fjale), ne duam t’ja nxjerrim syte.Sunduasi qe na kan mbajtur ne roberi me shekuj e shekuj na kan shkaktuar deme fizike dhe mentale.Sherimi eshte i gjate dhe i dhimbshem. Pjesen mentale e kemi shume veshtire ta riparojme, dhe pa e sheruar ate, edeh tjeters pjese i duhet te prese.Ka diçka qe quhet “Sindrma e Stokholmit”.
ilir says
si nje popullë ,me të gjitha vertytet e veta qe ka p0asur dhe do te kete edhe ne te ardhmen , eshte patjeter populli i shume lavderuar , pra populli i vjeter sa edhe vet historia e tyre , kurse ky eshte populli ilir ,mirpo me ardhjen e popullit sllav ngha karpatet , sikur na e humben historine tone , kurse sot e asaj dite mbeten ende te padokumentuara shume nga faktet te cilat i kishim ne sikur pasardhes te popullit te lashte ,por shume te paster ilir …
Vimax says
I’m writing to let you be aware of of the superb experience our girl experienced using your webblog. She realized some things, not to mention what it is like to possess an excellent teaching mindset to have a number of people completely learn about a variety of advanced issues. You really exceeded people’s desires. I appreciate you for imparting the informative, trustworthy, explanatory and in addition unique tips on that topic to Ethel.