
-Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e patriotit Hasan Prishtina në Vushtrri, bashkë me Kryetarin e Komunës, Xhafer Tahiri/
VUSHTRRI, 19 Qershor 2019-Gazeta DIELLI/
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka bërë homazhe te shtatorja e patriotit shqiptar Hasan Prishtina, në qytetin e Vushtrrisë. Shtatorja është përuruar në Sheshin Hasan Prishtina në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Komunës së Vushtrrisë.
Duke vlerësuar lartë figurën e veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare, Hasan Prishtina, kryeministri Haradinaj tha se nderojnë njërin nga themeluesit e shtetit shqiptar, i cili jetën, pasurinë dhe intelektin e vet e shkriu për lirinë e popullit shqiptar.“Hasan Prishtina është shembulli që duhet ndjekur nga të gjithë se si duhet ta duam dhe ndërtojmë vendin tonë. Përherë falënderues për rolin historik të themeluesit të shtetit shqiptar”, tha kryeministri Haradinaj gjatë homazheve, që bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, bëri te shtatorja e Hasan Prishtinës./b.j/