-Ceremonia e edicionit të 70-të të BAFTA u mbajt në Royal Albert Hall në Londër/
-Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST nga Prizreni ka dërguar njoftimin/ PRIZREN, 13 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Filmi i shkurtër ‘Home’ është produksioni i parë kosovar që fiton çmimin prestigjioz BAFTA në kategorinë e filmave të shkurtë. Ceremonia e edicionit të 70-të të BAFTA u mbajt në Royal Albert Hall në Londër ndërsa të pranishëm ishin regjisori dhe skenaristi i ‘Home’ Daniel Mulloy, producentët Shpat Deda, Shpend Qamili, Scott O’Donnell, Afolabi Kuti, Chriss Wattling dhe producentët ekzekutiv Arta Dobroshi, Nora Sahatçiu, Tim Nash dhe Anthony Austin.“Kosova ishte prapa produksionit në çdo mënyrë. Talenti i ekipës së re e bënë ‘Home’ atë që është. Lidhja e thellë mes mesazhit të filmit dhe humanitetit dhe fuqisë së popullit Kosovar janë të thurrura në secilin kuadër të filmit.” tha regjisori Daniel Mulloy. Filmat e Mulloy kanë fituar me qindra çmime në festivale ndërkombëtare përfshirë Bafra, Bifa si dhe dy nominime për Akademinë Evropiane të Filmit. Daniel e shkroi skenarin e ‘Home’ në Kosovë dhe ai deshi që filmi të jetë një bashkë-produksion mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe. Duke qenë se Daniel ka kaluar shumë kohë në Kosovë dhe për shkak të dashurisë së tij për këtë vend, ai e kupton potencialin që ka Kosova në aspektin artistik, në kulturë dhe në tregimin e storjeve.‘Home’ është bashkë-produksion i DokuFest, Somesuch dhe Black Sheep Studios me aktorë Jack O’Connel dhe Holliday Grainger në rolet kryesore. Filmi 20 minutësh është xhiruar në Kosovë dhe Britani të Madhe dhe e thekson gjendjen e refugjatëve dhe dhunës me të cilën përballen qindra mijëra njerëz në të gjithë globin.”Vlerësimi që HOME e morri në BAFTA është një nder i hatashëm dhe dëshmi e asaj që mund të arrihet kur njerëzit bëhen bashkë për një kauzë humane, në këtë rast për refugjatët. Mbi të gjitha, suksesi i filmit HOME i jep frymë të re mesazhit të bashkndjesisë që ne synojmë ta ndezim tek njerëzit dhe na e mundëson të arrijmë tek një audiencë edhe më e gjerë botërore, gjë që ishte qëllimi ynë që nga fillimi. Une ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar që pata rastin të punoj me një grup njerëzish kaq inspirues gjatë realizimit të këtij filmi.”, tha producenti i filmit Shpat Deda.“Ky është moment historik për industrinë e filmit të Kosovës. Ne në DokuFest jemi jashtëzakonisht krenarë që kemi qenë pjesë e këtij projekti të udhëhequr nga filmëbërësi jashtëzakonisht i talentuar dhe bashkëpunëtori i DokuFest, Daniel Mulloy. Shpresojmë që filmi ynë do të rezonojë me politikëbërësit në marrjen e veprimeve si dhe në ndjenjën e empatisë me gjendjen e miliona refugjatëve në të gjithë botën.” tha producenti ekzekutiv i ‘Home’ dhe Drejtori Ekzekutiv i DokuFest, Eroll Bilibani.Ekipi i filmit ‘Home’ u përgëzua edhe nga kreu i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, të cilët ishin mbështetësit kryesor të filmit. ‘Home është për shumë gjëra. Për Kombet e Bashkuara në Kosovë filmi përfaqëson përkushtimin e kosovarëve për t’u angazhuar në dialogun global për migrim dhe refugjatë , dhe tregon se Kosova mund të bëhet shtëpi e klasit botëror të filmave.” tha Andrew Russel.Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Greiçevci, poashtu uroj ekipën e filmit me një deklaratë: “Jam me të vërtetë i gëzuar që bashkëproduksioni mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës ‘Home’ u shpërblye me Bafta sot. Uroj regjisorin Daniel Mulloy si dhe ekipën e tij të shkëlqyer të producentëve dhe aktorëve që e arritën këtë sukses të jashtëzakonshëm. Ata janë frymëzim për filmëbërësit dhe aktorët e ri të Kosovës që të ndjekin ëndrrat dhe aspiratat e tyre. Ata e meritojnë gjithë admirimin dhe mbështetjen tonë.”
KUSH E BËRI FILMIN?
Në rolet kryesore të filmit luajë Jack O’Connell, Holliday Grainger, Thaliya Lowles dhe Zaki Ramadani.
Ky film u mbështet bujarisht financiarisht dhe me logjistikë nga United Nations Kosovo Team: Zyra e koordinatorit për zhvillim (UNDCO), the United Nations Development Programme (UNDP), the Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), the Agjencia për Refugjatë (UNHCR), the Fondi i OKB-së për Aktivitete të Popullatës (UNFPA), UN Women, the Volluntaret e OKB-së (UNV) dhe zyra e OKB-së për shërbime të projekteve (UNOPS). Shumë partnerë të dedikuar kanë qenë të gatshëm ta mbështesin temën e refugjatëve dhe të migrimit të shtjelluar në film përfshirë UNKT, USAID, Fondacionet për Shoqëri të Hapur nga MB, dhe përfshin kontributin e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Freud Communications, Forcat e Sigurisë së Kosovës, Bartle Bogle Hegarty, DCM, Policia e Kosovës, Kodak, Kryqi i Kuq Kosovë, Kubestudios dhe shumë përkrahësëve të tjerë.‘Home’ përfshiu bashkëpuntorë muzikor si ColdPlay, Dizzy Rascal dhe Wiley të cilët e dhuruan muzikën e tyre për filmin.’Home’ është një bashkëproduksion mes DokuFest, Somesuch dhe Black Sheep Studios.Producentët e ‘Home’ janë Shpat Deda, Afolabi Kuti, Tim Nash, Chris Watling dhe Scott O’Donnell.Producentët Ekzekutiv të ‘Home’ janë Arta Dobroshi, Eroll Bilibani, Anthony Austin, Sally Campbell, Andre Des Rochers dhe Davud Karbassioun.Ekipi i ‘Home’ në Kosovë përfshin Nita Deda, Renea Behluli, Mrine Godanca, Elmedine Morina, Blerta Ismaili, Blerta Basholli, Valter Lucaj, Gezim Ramizi, Ardi Mehmeti, Lorik Kocani, Drilon Potera, Besnik Selimi, Elsen Hasani, Bilbil Shabani, Armend Nimani, Leart Shehu,Fatlum Idrizi, Besart Mehmetii, Enver Konushevci, Dardan Menxhiqi, Gazmend Bajri, Legjenda Banushi, Leonora Mehmeti, Vita Beqiri, Andra Dauti, Agan Asllani dhe Visar Bikliqi.Ekipi i aktorëve të ‘Home’ nga Kosova përfshinë Zaki Ramadani, Mevlyd Osmani, Adriana Matoshi, Andi Bajgora, Shkelqim Islami, Armend Ismajli, Rebeka Qena, Afrim Mucaj, Fatmire Sahiti, Edison Dabiqaj, Rifat Smani, Armend Zeqiri, Arianit Hoti, Kreshnik Malushai, Leonit Maloku, Allmir Suhodolli, Alban Rexhaj, Fatlum Berisha, Granit Uka, Agnes Nokshiqi, Jan Nokshiqi, Mejreme Berisha, Kreshnik Berisha, Fatlum Hasani, Ermal Sadiku, Mentor Morina, Melihate Qena, Bujar Ahmeti dhe Leon Bicaku.