• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Amerika i akordon Kosovës mbi 33 milionë dollarë

November 18, 2020 by dgreca

Presidentja ne detyre Dr. Vjosa Osmani nenshkruan Marreveshjen.

-U.d. e Presidentes dr.Vjosa Osmani nënshkruan marrëveshje me USAID-in, falënderon popullin Amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës/

-Grant 33 milionë dollarësh për Kosovën nga  Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës/

PRISHTINË, 18 Nëntor 2020- Gazeta DIELLI/ Ushtruesja e detyrës e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka nënshkruar sot Marrëveshjen e Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Republika e Kosovës përfiton mbi 33 milionë dollarë nga USAID-i.

Kjo Marrëveshje ndërlidhet me Objektivat Zhvillimore të USAID-it për pesë vitet e ardhshme. Më të synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet  llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike.

Objektivi i parë zhvillimor përqendrohet në mbikëqyrjen e institucioneve nga ana e qytetarëve dhe shoqërisë civile, ndërsa i dyti adopton një qasje më të gjerë ndaj pjesëmarrjes demokratike. Me të synohet përmirësimi dhe bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile, bizneseve dhe sektorit publik në mënyrë që komunitetet lokale të kenë pozicion më të favorshëm për t`i adresuar sfidat zhvillimore të Kosovës.

U.d. e Presidentes Osmani ka falënderuar popullin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Investimi i vazhdueshëm i ShBA-ve përmes projekteve të ndryshme është konfirmim i përkushtimit të përhershëm të Qeverisë dhe popullit amerikan kundrejt rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të përgjithshëm social e ekonomik të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka theksuar u.d. Presidentja Osmani. Ajo ka vlerësuar lart punën e USAID-it, ka potencuar se kjo ndihmë përqendrohet në rritjen e llogaridhënies së vendimmarrësve dhe institucioneve, si dhe në gjenerimin e mundësive demokratike dhe ekonomike për të gjithë qytetarët.

Filed Under: Politike Tagged With: 33 milione dollare, Dr.Vjosa Osmani, per Kosoven

E KISH LINDUR NËNA PËR KOSOVËN

June 16, 2020 by dgreca

Shkruan:  Ndue LAZRI, Itali/

 -Portret për djaloshin kosovar Arif Gashi, martir për lirinë e Kosovës-/

Arif Gashi/

 Pushkët kërcisnin në të katër anët…Shtëpitë e fshatit mbuloheshin nga tymi dhe një erë e athtë djegieje vinte prej shtëpive që u ishte vënë flaka nga serbët. Plumbat vërshëllenin ngado dhe mund të merrnin në çdo çast jetë të tjera njerëzish. Një kortezh i vogël mortor, që lëvizte me nxitim rrugëve të fshatit Qupev drejt varrezave, e bënte më të zymtë këtë atmosferë zie që kishte pllakosur. Varrosej një djalosh 29-vjeçar, i cili kishte vdekur në spital pas një sëmundjeje të gjatë shkaktuar prej torturave të rënda e të vazhdueshme në burg. Ky i ri ishte Arif Gashi nga fshati Kijevë i komunës së Malishevës. Lindur në një familje të madhe atdhetare, ku ishin 3 vëllezër e 5 motra, Arifi kishte mbaruar shkollën fillore dhe të mesme në fshatin e lindjes. Babai i tij, Hajredin Gashi, i rriste e edukonte fëmijët me ndjenja atdhetare, me dashurinë për Kosovën, për Shqipërinë, për flamurin kombëtar. Djemtë e vajzat e tij u bënë njerëz me shkollë dhe punojnë në arsim e në sektorë të tjerë. Ndër fëmijët, Arifi dhe vëllai tjetër Lulëzimi ishin si më aktivë e si më të prirë drejt ideve të tilla si Kosova Republikë, Shqipëria Etnike, Bashkimi Kombëtar etj. Këto ide quheshin irredentiste dhe shkaktonin një reagim të egër e represiv tek autoritetet serbe. Arifin e tërhiqte ajo atmosferë e zjarrtë që krijohej kur vinin ansamble artistike nga Shqipëria, me këngë që transmetonin motive patriotike me mesazhe të thella që ndiznin zemrat e të rinjve kosovarë, që e përjetonin dramën e ndarjes së Kosovës nga shteti amë, padrejtësi e ardhur si rezultat i politikës së fuqive të mëdha europiane. Këngë të tilla si “Ushton gryka e Kaçanikut” e shumë të tjera tingëllonin si himne të shpirtit luftarak shqiptar për mbrojtjen e trojeve të bashkuara dhe ndiznin zjarr zemrat e shumë të rinjve e të rejave. Xhaxhai i Arifit, Riza Gashi, mësues e drejtor shkolle, që nga viti 1972 kishte udhëtuar disa herë në Shqipëri. Ai kishte qenë edhe në fshatin Labinot të Elbasanit, ku ishte krijuar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare. Dhe emrin e këtij fshati Rizai ia kishte vënë njërit nga nipat e tij,pikërisht vëllait më të vogël të Arifit. Ishin gjeste simbolike e domethënëse që shprehnin se lidhjet me atdheun mëmë ishin në gjakun e kosovarëve. Labinoti sot është një njeri i përgatitur nëpër shkolla e universitete dhe është magjistër e mësues, një intelektual i vërtetë. Atmosfera nga fundi i viteve shtatëdhjetë e në vitet tetëdhjetë po bëhej gjithnjë e më e ndezur. Lëvizja e quajtur irredentiste po merrte gjithnjë e më tepër përmasa më të mëdha dhe një fornë organizative që alarmonte qarqet serbe jo vetëm në Prishtinë, por deri në Beograd. Protestat shpërthenin aty ku nuk e prisje. Një nga ato u bë në vitin 1989 edhe në fshatin Doberdol. Kishte një pjesëmarrje të gjerë, me mbi dymijë vetë, jo vetëm nga banorët e fshatit, por të ardhur edhe nga fshatra të tjera. Vëllezërit Arif e Lulëzim Gashi kishin ardhur nga fshati Kijevë. Policia u alarmua dhe u vu në lëvizje të menjëhershme. Demonstruesit u rrethuan nga tre rrathë policësh të armatosur dhe të egërsuar, të gatshëm për të goditur me urdhrin më të parë që do u jepej nga lart. Arif Gashi mbante lart e shpaloste flamurin kombëtar. I vëllai, Lulëzimi dhe të tjerë rreth tij hidhnin parulla të hapura me zë të lartë e i mbanin edhe në pankarta të shkruara “Kosova e pavarur”, “Shqipëri Etnike”, “Bashkim Kombëtar”, parulla kundër represionit serb e të tjera. Në një moment të caktuar policët morën urdhër dhe iu vërsulën demonstruesve per t’i shpërndarë ata. Ndër ta kishte edhe policë shqiptarë që ishin në shërbim të politikës serbe. Ashtu siç kishte edhe milicë shqiptarë që e shikonin me simpati lëvizjen dhe nuk ushtronin dhunë mbi demonstruesit. Një grup i madh agjentësh rrethuan ata që ishin pranë flamurit shqiptar. 8 policë u turrën mbi trupin e Arifit dhe e shtrinë përdhe. Me përdhunë e lidhën dhe e arrestuan bashkë me 12 të tjerë. Ndërsa Lulzimi dhe tre të tjerë arritën të çajnë rrethimin e policëve dhe u larguan nëpërmjet një përroi aty afër. I mbajtën natën të tërë në burg, nën pyetje e tortura dhe para mëngjersit 12 i lëshuan, kurse Arifin e mbyllën në qeli. Qenë arrestuar edhe disa nga ata milicë shqiptarë që nuk ushtronin dhunë. Prej aty e çuan në burgun e Prizrenit për 60 ditë. Aty takoi shokët e tij të idealit, heroin Beqir S. Gashi dhe Selim Krasniqin. Edhe ata mbaheshin nën tortura për idetë e tyre. Filloi një periudhë torturash të rënda e çnjerëzore ndaj Arifit. I kërkonin të hiqte dorë nga idetë e tij, të tregonte emra të shokëve të tij organizatorë të demostratave dhe të tjerë që kishin ndikuar në formimin e ideve të tij. Por ai nuk jepej. Ishte vetëm 20 vjeç, por qëndrueshmëria e tij ia kalonte edhe një burri të pjekur. Qëllonte që gjatë torturave i humbte ndjenjat nga dhimbjet. Por asnjëherë nuk u jepej torturuesve të tij, që bëheshin çdo ditë e më të egër. E këto tortura vazhduan për dy muaj me radhë. Arifi u sëmur rëndë. E dërguan në spital, gjithnjë nën vëzhgimin e rojeve të policisë. Sa e merrte ca veten e çonin sërish në burg. Gjendja e tij shëndetësore rëndohej gjithnjë e më shumë. Personeli i spitalit e shikonte me dhimbje këtë djalosh të hekurt e zemërluan, që po tretej çdo ditë e më tepër dhe ndonëse bënin çmos ta kuronin, dhimbjet e torturave fitonin mbi çdo kurë. Ata u ruheshin syve të policëve që e shoqëronin djaloshin e paepur. Rënia e sistemit komunist dhe shpërbërja e federatës jugosllave ngjallën shpresa e ëndrra të reja tek djaloshi. Por politika serbe ishte gjithnjë për vrasjen e këtyre ëndrrave. Ata ishin gati ta digjnin e ta zduknin popullsinë shqiptare të Kosovës, por të mos e linin atë të pavarur e të shkëputej nga Serbia. Por ëndrra e shqiptarëve për Kosovën e pavarur e republikë po merrte gjithnjë e më shumë flatra. Lëvizja bëhej gjithnjë e më e organizuar, gjersa filloi ajo luftë e vendosur nga UÇK e nga populli mbarë për ta bërë realitet ëndrrën. Arifi dëshironte të ishte në radhët e ushtrisë çlirimtare e të luftonte me pushkë në dorë kundër serbëve që po masakronin popullsinë shqiptare, po bënin një shfarosje etnike e djegie shtëpish e fshatrash në masë. Por ishte nën kontrollin e policisë dhe forcat e tij shëndetësore po e linin çdo ditë e më tepër. Vdiq në spital më 4 shtator të vitit 1998, kur lufta gjëmonte në tërë Kosovën. Edhe në Kijevën e tij serbët bënë raprezalje dhe në qershor 1999 dogjën mbi 60 për qind të shtëpive të fshatit. U dogj edhe shtëpia e tij. Çdo gjë u bë shkrumb, aq sa sot të afërmit e tij nuk arrijnë të gjejnë as një fotografi të këtij djaloshi, që vdiq me ëndrrën e lirisë në sy. Veç një fotografi e vjetër e plasaritur nga që mbahej e fshehur, ka arritur deri sot, e me këtë foto po ilustrojmë edhe këtë shkrim. Arifin e kishte lindur nëna për Kosovën e Kosovës ai i fali rininë e vet, ëndrrat më të bukura, gjënë më të shtrenjtë, jetën. U varros përmes krismash në një fshat që nuk ishte i tij. Por ishte tokë e Kosovës nënë. Vetëm pas luftës, në vitin 2001, trupi i tij u zhvarros dhe i çuan eshtrat të pushojnë në fshatin e lindjes, në Kijevë. Nuk ishte i rastit ky qëndrim i pamposhtur i këtij djaloshi të ri kosovar. Ai vinte nga një familje me tradita të hershme atdhetare. Të parët e kësaj familjeje ishin shpërngulur më shumë se 100 vjet më parë nga Toplana e Dukagjinit dhe vendosur në këto anë. Një nga të parët e kësaj familjeje ishte burri e patrioti i mençur Ramadan Shabani, babai i të cilit kishte marrë pjesë në luftën e Dibrës kundër Hajredin Pashës. Ai ishte takuar e kishte bashkëpunuar edhe me figura të tilla kombëtare si Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Hoxhë Kadri Prishtina, Luigj Gurakuqi, Avni Rustemi etj. Këshilltar dhe bashkëpunëtor i Azem Galicës edhe në momentet më të vështira e betejat më të ashpra, si ajo në Kijevë dhe në fshatrat përreth. Ramadan Shabani shquhej për urtësinë e tij e për këtë për shumë e shumë vite ishte marrë me pleqni e pajtime dhe mbahet mend nga të gjithë për drejtësinë e tij, sepse ndante pleqni pa interes dhe dinte të mbante qëndrim konsekuent e të paanshëm si për të madhin, ashtu edhe për të voglin, si për të pasurin ashtu edhe për të varfërin. Për veprimtarinë e tij patriotike ai është dekoruar nga ish presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, me Urdhrin e Lirisë të Klasit të parë. Nga një familje e tillë e kishte prejardhjen Arif Gashi, ndaj edhe ai u fut në radhën e atyre martirëve që vunë jetën e tyre në themelet e Pavarësisë së Kosovës dhe të shtetit më të ri, Republika e Kosovës.

Filed Under: ESSE Tagged With: Arif Gashi, Ndue Lazri, per Kosoven

Para 20 viteve, Konferenca e Rambujesë për Kosovën

February 6, 2019 by dgreca

1 a Rambuje.jpg

-Kalendar, Gazeta DIELLI/

PRISHTINË, 6 Shkurt 2019/ Para 20 viteve, pas intensifikimit të përgatitjeve për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, në Kështjellën e Rambujesë, afër Parisit, në 6 shkurt 1999 nisi Konferenca e Rambujesë. Kosova përfaqësohej nga i gjithë spektri politik e ushtarak.

Konferenca u ndërpre në 23 shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 mars në Paris. Në mes të marsit përfaqësuesit e Kosovs nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën.  Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë. Ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për Kosovën.

Periudha në mes të dy takimeve të Rambujesë dhe Parisit u shfrytëzua nga regjimi i Beogradit për të dërguar në Kosovë trupa dhe pajisje të mëdha ushtarake shtesë. Numri i forcave serbe, në kulmin e luftës, sipas vlerësimeve të kohës, mund të ketë arritur në 130.000.
Në 24 mars filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mengjesi i 12 qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë, në vendin që në 2019-tën feston 20 vjetorin e lirisë e 11 vjetorin e pavarësisë së shpallur në 17 shkurtin historik 2008. /b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Konferenca e Rambujese, para 20 viteve, per Kosoven

A po bëhën skenare të rrezikshme për Kosovën?

March 28, 2018 by dgreca

Nga Skënder MULLIQI/A po thurën  skenare  për dhe rreth Kosovës, të cilat janë  bërë të rrezikshme për  shtetin  më të ri në Evropë,  dhe janë bërë  të rrezikshme  në përgjithësi  për çështjën nacionale ? Kosova duket tashmë ashiqare së pas vdekjës së presidentit ,  Ibrahim Rugova ka mbetur pa lidership, ka mbetur në duar të një klase politike e cila haptazi i ka qitë interesat e veta para interesit të përgjthshem.Disa figura politike janë ngritur mbi shtetin dhe mbi ligjet e Kosovës.Këtu vlen për ta vequar  presidentin e vendit ,Hashim Thaçin një figurë kontraverse politike, i cili i ka marrë të gjitha kompetencat që nga viti 2007 kur PDK-ja mori primatin e partisë së parë në Kosovë, dhe partisë e cila e drejtoi  shtetin për dy mandate më koalicione .Gjatë kësaj kohe Thaçi u bë alfa dhe omega e politikës kosovare. Ai diktoi politikën sipas kutit dhe interesit të tij në mënyre  mjeshtërore, duke e margjinizuar  shumë  kuvendin si institucionin më të lartë të shtetit.Udhëhoqi bisedimet më palën serbe dhe mori  vendime   jo sa duhet transparente të cilat rezultuan më shumë në dëm të Kosovës së sa në dobi të saj .Nënshkroi marrveshje të cilët ishte dashur të bëhën më koncensenzus nacional  e nuk i bëri , si marrveshja e Demarkacionit më Mal të Zi dhe” Zajednica”.Këto marrveshje e afruan ndjeshem Serbinë kah BE-ja , kurse Kosova mbeti po thuaj  duar thatë.Lojëra e fundit politike   e Thaçit  ishte për mua  skenari  i tij më Vuqiqin për ta bërë punë të kryer  Asociacionin e Komunave më Shumicë  serbe në veri, më  kompetenca vendimarrëse, dhe për ta qitur në plan të dytë ratifikimin e Demarkacionit  ku Kosova humbi 8200 hektarë tokë me Mal te Zi.Fill pas takimit të presidentit Thaçi më Vuqiqin në Bruksel dhe takimet e tij tinzare ne Amerikë siq flitët në koluare për ndarje të Kosovës, erdhi arrestimi i Marko Gjuriqit në veri të Mitrovicës, i cili hyri ilegalisht në Kosovë.Sikur ky arrestim të ishte bërë në një kohë dhe rrethanë tjetër politike  , ka qenë gjithqka në rregull, apo do të ishte në rregull që Gjuriq më të arrestuar në veri ,të kthehet për Serbi, e jo të bëhën spektakle duke e sjelluar atë në Prishtinë, e pastaj të ekstradohet për Serbi shumë shpejt. Thaçi duket ashiqare së është bërë më shumë agresiv pas raportit  të Dick Martit, i cili raport  ngre akuza  karshi tij për krime lufte. Nga ky raport edhe u formua Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë  më seli  në Hagë .Përsonat të cilët u përfolën në opinion së janë kandidatë  për tu paraqitur si të dyshuar para kësaj gjykate gjatë këtij viti, tentuan që  ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale më një vendim të ri të kuvendit , pasi që vet e kishin pranuar punën  e gjykatës  në vitin 2015. Kjo solli një gjendje të tendosur më miqët tanë ndërkombëtar të cilët dërguan mesazhe të qarta së nuk  do  të luhet lehtë  më Marrveshje Ndërkombëtare .Presidenti i zgjedhur më vota të LDK-se, Hashim Thaçi ishte promotori i nismës për shfuqizimin e gjykatës për ta shpëtuar lekurën e vet. Ai është  ngritë mbi institucionet duke i marre kompetancat sikur të ishim shtet presidencial e jo që jemi përcaktuar për shtet parlamentar.

 Nuk është hera e parë që zyrtarët më të lartë   të Serbisë  të futën në Kosovë pa lejën e organeve tona .Disa herë kan hy pas luftës presidentet e shtetit serb, kryepopet dhe zyrtarë tjerë të cilët edhe kan marrë guximin të përdorin fjalor luftënxites e destabilizues karshi Kosovës. Provokimet e fundit të kreut shovenist serb ishin treni më ikonografi fashiste i cili u ndalua të hyn në Kosovë më shumë nga Amerika ,së në pyetje ishte  reputacioni i saj në arenën ndërkombetare .Provokimet Serbia nuk i ndali kurrë në veri.Më këto provokime  të inicuara nga Beogradi zyrtar edhe arriti që Kosova mos ta këtë kontrollin mbi këtë pjesë të vendit.Serbët vunë barrikada mbi lumin Iber sa herë që deshtën dhe ju hyri në funksion ajo punë .Këta kriminelë janë duke bërë që shumë kohë   rendin dhe ligjin në veri të Mitrovicës, më qëllim të ndarjës mbi baza etnike ,më bekimin deri diku edhe të Evropës. Atë që nuk arriti Millosheviqi më luftë , po i arrijnë gradualisht këto objektiva serbët  grabitqare ti realizojnë në kushte të paqës , që është  dëmi më i madh që po i bëhët Kosovës. Duhet të jemi të vetëdijshem së miqët tanë të cilët na ndihmuan ta kemi shtetin tonë pas 90 vitesh të okupimit, i kan interesat e veta strategjike edhe më shtetet tjera në rajon .Kjo gjë nuk  po kuptohet apo nuk po dëshirohet të kuptohet nga kjo elitë politike.

Ka zëra që kjo qeveri duhet të rrezohet pas largimit nga kuvendi të Listës Serbe  e dirigjuar nga Beogradi. Në këtë situatë politike duket së nuk do të ishte  dashur të ndodhë të shkojmë prap në zgjedhje shumë  të kushtueshme ,dhe të cilat nuk po sjellin ndonjë efekt pozitiv veq prodhimit të krizave  politike, ekonomike e institucionale . Ka shumë gjasa që grupin e rezervuar të Listës Serbe prej 10 deputeteve  nese nuk kthehen, e ka gjasa qe po, më kushte shtesë,ta zëvëndësojnë të ikurit nga LVV , ose ka paralajmërime së edhe LDK-e sipas deklaratave të disa  zyrtarëve të lartë të  saj , të bëhët pjesë e koalicionit qeverisës.Në zgjedhje të reja  nuk duhet të shkohet pa u bërë  edhe  reforma zgjedhore  shumë e nevojshme  për vendin , e të cilën reformë po e pengojnë strukturat në krye të  partive politike, së kjo gjë  po ju leverdisë për të mbetur sa më gjatë  në pushtet.  Ndoshta rënjën e qeverisë nga faktori politik shqiptarë e dëshiron vet partneri i koalicionit PDK-ja , e cila ka pësuar rënje të madhe në zgjedhjet  fundit nacionale e lokale , e po kërkon  mbijetesën   politike të saj   përmes  zgjedhjeve  të jashtëzakonshme të cilat  po ndodhë dy herë radhazi  të mbahen  …

Filed Under: Analiza Tagged With: per Kosoven, skenare te rrezikshem, Skender Mulliqi

Gjenevë, konferencë shtypi për Kosovën

March 6, 2018 by dgreca

Në Klubin e shtypit zviceran në Gjenevë (Club suisse de la Presse – Geneva Press Club) që drejtohet nga Guy Mettan, gazetar, artist dhe personalitet i politikës zvicerane në bashkëpunim me APES – Asosacionin e Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtejn (l’Association de la Presse Etrangère en Suisse et au Liechtenstein ) u mbajt të hënën një konferencë shtypi për Kosovën pas vizitës disa ditore të një grupi gazetarësh të huaj dhe shqiptaro-zviceranë.

Tema e konferencës ishte:Cila është e ardhmja që ka zgjedhur Kosova, dhjetë vjet pas pavarësisë ?

Dëshmitë e gazetarëve të mediave të huaja dhe ato shqiptare pas kthimit nga udhëtimi, me prani të:

Jean Musy, President i APES, dhe kryeredaktor i Radio Zones / France

Ravi Kant Devarakonda, Gazetar u të të përjavshmes Ekonomike të Politike/ Indi

Elida et Skënder Bucpapaj, gazetarë dhe shkrimtarë të Voice of Albanians, VOAL.CH dhe The Sun-Dielli / shba

Pierre Virot, Fotograf i Action Presse / Gjermani

Tema e Skënder Buçpapajt ishte: Është islamizmi i pranishëm në Kosovë?

Ndërsa tema e Elida Buçpapajt ishte: Cila është e ardhmja e rinisë të Kosovës?

Filed Under: Kronike Tagged With: Elida Buçpapaj, Gjenevë, konference Shtypi, per Kosoven

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Eposi i Kreshnikëve” dhe një përkujtim për Prof. Arshi Pipën e Prof. Stavro Skendin
  • “Columbia University Albanian Society,” organizon ekspozitën muzeale “Fëmijët e së Nesërmes”
  • VATRA VIZITOI “ZËRIN E AMERIKËS”
  • Mary Camaj: Celebrating Albanian Heritage through Dance and Advocacy
  • KRESHNIKË, LEGJENDA DHE MUZIKË…
  • TRAZIRA GJEOPOLITIKE ME TRYSNI BËRTHAMORE
  • VATRA U TAKUA ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË KOSOVËS
  • Natyra dhe ne
  • TE VATRA SONTE NE ORA 6.30 PM, PROF.DR. ZYMER NEZIRI MBAN LIGJËRATË RRETH EPOSIT TE KRESHNIKEVE
  • “Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997-1999”
  • Bektashizmi në Shqipëri dhe roli i tij në përhapjen e shkollave shqipe
  • Kryetari Glauk Konjufca në Samitin për Demokraci: Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm
  • Artisti shqiptar, Alfred Mirashi – Miloti, vendos në Piazza Mercato, Napoli, skulpturën monumentale “Çelësi i së sotmes”
  • VATRA FTON TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS NË PROMOVIMIN E LIBRIT: “FËMIJËT SHQIPTARË NË KOSOVË-VIKTIMA TË GJENOCIDIT SHTETËROR TË SERBISË”
  • Për herë të parë në Amerikë, ribotohet “Albumi” i Fan Nolit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT