Nga Lluka QAFOKU/Këtu vështirësia e madhe qëndron tek përkufizimi (définition) i kombit(nation).Si “aftësi shtetformuese” (capacité de bâtir un État), kjo cilësi ka mbetur e pazhvilluar tek shqiptarët, me shtete te dobta ose tepër të keqadministruara. Shkaku eshte historia: kur Shqiperia, e coptuar dhe nga një e drejtë zakonore fisnore tepër e forte e trashëguar,për shkak të rrezikut real të zhdukjes nga Perandoria Osmane(kjo përkujtohet me shqipen e zezë të flamurit)) imitoi popujt e vjeter indoevropianë (me inskenimin historik në shek.XV të historisë legjendare të mbretit Artur në mitin modern të Skënderbeut Gjergj Kastriotit në Lidhjen e Lezhës) në një përpjekje tepër të pabarabartë si shkak për kombformim, kjo përpjekje u shtyp dhe u coptua pa mëshirë,dhe shkaktoi një eksod dhe denatyrim për këtë popull të vogël të ngjashëm me atë izraelitin të pas Bar Kokhav-it dhe pushtimit të Jerusalemit nga Titi.Pra nëse kombin unë po e përkufizoj si “potencialitet për shtetformim” (apo “nevojë për shtetformim” e barabartë me të)(potentialité de bâtir un État), kjo është e madhe tek shqiptarët, në dallim pra nga “aftësia shtetformuese” që është tepër e pazhvilluar tek shqiptarët, për shkak të mungesës së hapësirës historike të zhvillimit,si dhe të drejtës zakonore të rrënjosur kuazi biologjikisht në një moral kolektiv tepër serioz e të mirëruajtur në shekuj me prirje intrinseke dhe të natyrshme anarkike (të ngjashme me popujt e tjerë “barbarë” indoevropianë të antikitetit –keltët, galët, britët).Kjo anarki në shtetin tepër të dobët deri karikaturik shqiptar të shek. XX ka degjeneruar dhe në trajta të përshkruara nga At Theofan Noli, Ati i kombit të ri shqiptar të shek.XX, në esenë e tij politike lapidare “Të pesë anarqitë”. Ky “potencialitet për shtetformim” për mua ka pjesën e vet në suksesin e pavarësimit të Kosovës.
Tani për identitetin si ndjenjë: në gjuhën tonë fjala Komb, me kuptimin “lidhje, nyje” është identike me fjalën Komb, në kuptimin “popull i besëlidhur”,siç është përafërsisht dhe në frëngjisht (nga lat.) fjalët nœd dhe nation).Po kështu dhe fjala “shqip”=gjuha është identike me fjalën “shqip”= sinqerisht, ndershmërisht,troç, siç është sërish përafërsisht në frëngjisht fjala français me fjalën franc, franchement. Kjo për mendimin tim pasqyron egzagjerimin e ndjenjës së “besëlidhjes” dhe të “fjalës së dhënë” që ka qenë tradicionalisht po aq e fortë ndër shqiptarët sa “omertá” për jugitalianët..Shqiptarët janë tradicionalisht, origjinalisht një popull pa qytete dhe pa femra (të dyja këto kanë qenë në vendin e tyre historikisht dhe kanunisht të huaja) si pararomakët e lashtë. Shqiptarët tradicionalë urrejnë shtirjen (hipokrizinë) deri në ekzagjerimin e distancimit nga arti che zhvillimi shoqëror formal qytetar. Ky lloj morali tepër serioz, krenar che i pazhvillueshëm, i lidhur me kultin e vetëmbrojtjes madje dhe armës, ka bashkëjetuar me monoteizmin në trajtat e tij të ndryshme, madje dhe ka luajtur rol në zhvillimin etij, por nuk është as asimiluar e as zbutur prej tij.Poeti ynë kombëtar, At Gjergj Fishta, ishte ai françeskan që i këndoi trimërisë shqiptare në lartësi homerike(?!!), dhe kryediplomati shqiptar , Faik bej Konica, e fillon “lutjen” e tij të famshme me virtutin sublim shqiptar “O Zot , më ndih të mbyll gojën kur s’kam gjë për të thënë…”.