Qendra Kulturore Islame Shqiptare në ishullin Steten Island, shtroi një Iftar ndërfetar me rastin e muajit të Ramazanit/
Dekadën e fundit për çdo vit, udhëheqësit fetar nga sinagogat, kishat, tempujt dhe xhamitë, në ishullin e Staten Island në Nju Jork, në bashkëpunim me zyrtarët e lart të qytetit, ata të policisë (NYPD), dhe, udhëheqës të tjerë të komunitetit kanë ardhur duke e rritur bashkëpunimin e tyre ndërfetar, dhe punuar së bashku me komunitetin në aktivitete të ndryshme/
Nga Beqir SINA – Staten Island – New York /
STATEN ISLAND, NY – Lider nga Departamenti i Policisë në Nju Jork, udhëheqës të ndryshm fetarë dhe të komuniteteve në Staten Island – u mblodhën së bashku për një darkë ndërfetare, në natën e 19-të të Agjërimit të muajit të shejtë Ramazanit të hënën, një nga mënyrat më të mira për të i shërbyer qytetarve të bashkuar, pa dallime fetare nacionale, e raciale ne qytet.
Darka e Iftarit, u mbajtë nga Qendra Kulturore Islame Shqiptare në ishullin Steten Island, në një nga ditët të Agjërimit të muajit të Ramazanit, i cili është muaji i Nëntë i Vitit musliman, i cili, filloi më 18 qershor të këtij muaji dhe përfundon në mbrëmjen e 17 Korrikut.
Iftari – është vakti pas perëndimit të diellit që përfundon ditën e agjërimit gjatë muajit të Ramazanit, një kohë për t’u lutur dhe për të reflektuar, për të kujtuar se të gjithë besmitarët janë të barabartë ndër njerëzimin, dhe për të riafirmuar angazhimet për të ndihmuar , e sakrifikuar, duke përfshirë edhe atë për të luftuar nga vështirësitë ekonomike dhe pabarazia.
Dekadën e fundit për çdo vit, udhëheqësit fetar nga sinagogat, kishat, tempujt dhe xhamitë, në ishullin e Staten Island në Nju Jork, në bashkëpunim me zyrtarët e lart të qytetit, ata të policisë (NYPD), dhe, udhëheqës të tjerë të komunitetit kanë ardhur duke e rritur bashkëpunimin e tyre ndërfetar, dhe punuar së bashku me komunitetin në aktivitete të ndryshme, të tilla të organizuara : si forumet për edukatën shëndetësore, aksionet për dhurimin e gjakut, pastrimin e lagjeve të qytetit. Aktivitete të përbashkta, duke vizituar të sëmurët në spitale dhe qendrat e të moshuarve, grumbulluar dhe dhuruar pako me veshje, dhe ushqime falas, si dhe aktivitete të përbashkëta kulturore dhe sportive.
Këto festime ndërfetare, dikur nuk kan qenë as të imagjinuara në formën sikur ato organizohen tani në Staten Island, por fal lidershipit fetarë në Staten Island – kjo gjë është arrirë dhe është për t’u marrë shembull në të gjithë Nju Jorkun, u tha në këtë tubim. Duke cekur faktin se në këtë drejtim janë dalluar dhe Imamët shqiptarë, të kësaj qëndre cilët janë edhe lidershipi i qëndrës Islamike – AICC , Imam Dr. Zurkani Vardar, Imam Ferid Bedrolli dhe dr. Tahir Kukaj, të cilët kan kontribuar në afrimin e komuniteteve të ndryshme ndërfetare.
Në mesin e të ftuarve në këtë Iftar – ishin disa përfaqësues të departamentit të policisë së qytetit, nga NYPD, zyrtarë të administratës lokale, në Ishullin Staten Island , udhëheqës të ndryshëm fetarë dhe të komuniteteve në Staten Island si dhe disa veprimtar të komunitetit : Chief Joanne Jaffe – Chief Community Affairs Bureau NYPD, Chief Edward Delatorre – Staten Island Borough Commanding Officer, Lt. Raffet Awad – Community Outreach Staten Island, Lt. Adeel Rana – President of Muslim Officers Society, Det. Ahmed Nasser – One police Plaza Muslim Liaison Officer, Det. Q. Rios – 120 Precinct Staten Island, Rabbi Stephen Stern, -Arden Hights Boulevard Jewsh Center Staten Island, Rabbi Michael Howald – Temple Israel, Staten Island, Rabbi Dr. Judah Newberger – Congregation Bnai Israel of Staten Island, Reverend Terry Troia – Project Hospitality Staten Island.
Iamam, Dr. Tahir Kukaj, profesor dhe një ndër Imamët kryesorë të kësaj qëndre islamike shqiptare në Saten Island, i cili udhëhoqi ketë takim ndërfetar me shtrimin e Iftarit, tha se :” Qëllimi, ynë në shtirmin e këtij Iftari duke ftuar dhe udhëheqës të ndryshm fetarë dhe të komuniteteve në Staten Island , është në kuadrin e aktiviteteve të bashkëpunimit dhe bashkëjetes ndërfetare e shkëlqyer në qytetin dhe komunitetin tonë.
Ai tha se : “Ku , xhamia jonë është bërë një prej qëndrave fetare dhe kulturore, prijatare në fushat të ndryshme të jetës fetare, sociale e shoqerore në qytetin e New Yorkut. AICC, ceku ai është themeluese e dy organizatave ndërfetare në Staten Island në parteneritet me qendrat tjera në këtë qytet, ku bashkërisht ne shërbejmë, afro një dekadë në ishullin Staten Island dhe New York”.
Më tej imam Kukaj, duke faleminderuar secilin prej të ftuarve për pjesmarrjen e tyre në këtë Iftar, ndërfetar, ka folur për rëndësinë , vlerat dhe kuptimin e muajit të Agjerimit Ramazanit, tek të gjithë besimtarët mysliman.
Duke veçuar me këtë rast , atë se shqiptarët mysliman janë simbol i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, kudo në botë
“ Muslimanët, janë besnik dhe duan këtë vend, e në mënyre të veçant ne shqiptarët, tha Dr. Kukaj, ne i jemi shumë mirënjohës popullit Amerikan dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për atë që e kan ndihmuar në kohët më të vështira popullin shqiptar , ishin ata që ndihmuan popullin shqiptarë më shumë se kushdo nga e gjithë bota, sidomos në momentet më të vështira të kombit shqiptar, prej shpalljes së pavarësisë, dhe, sidomos në rastin e luftës së Kosovës, si dhe me rastin e formimit të shtetit të Kosovës, pavarësinë e saj ndihma e SHBA ka qenë jashtëzakonishte madhe” tha ai duke falimenderuar këtë vend.
Më pasë liderit nga Departamenti i Policisë në Nju Jork, udhëheqësit e ndryshëm fetarë dhe të komuniteteve në Staten Island – folën për bashkëjetesen fetare, rolin dhe kontributin e tyre në këtë qytet, i cili ka treguar me aktivitetet e tij se duhet marrë si shembull për të gjitha komunitetet, thanë ata në bashkëjetesen fetare.
Gjatë fjalës së tij, shefi i policisë së Ishullit Staten Island -Edward Delatorre – Staten Island Borough Commanding Officer, falënderoi komunitetin mysliman në këtë qytet, dhe në veçanti Qendrën Kulturore Islmae Shqiptare në ishullin Staten Island, liderit e saj, për kontributet, që ata kanë bërë për të pasur një komunitetet sa më të lidhur me njëri tjetrin, pa marrë parasysh se çfarë besimi i përkasin, kombësie, race apo gjinie, duke qenë të gjithë të barabartë ndaj njerëzimit.
“Në këtë Iftar, tha Delatorre, ne së bashku riafirmojmë një të vërtetë, themelore, edhe për karakterin e vendit tonë- SHBA, e cila është liria jonë e fesë – e drejta për të praktikuar besimin tonë fetar – pa marrë parasysh se çfarë feje kemi, ne besojmë, ose të lutemi, duke besuar në bashkëjetesën fetare.Ne, të gjithë kemi një detyrim – për të bërë pjesën tonë – për të ndihmuar e punuar me çdo komunitet, kapërcyer pengesat, thyer padrejtësinë e pabarazisë, për të qendruar sa më afër me hallet e problemet me qytetarët tanë, në jetën e tyre të përditëshme, dhe, për t’i i larguar ata nga veset e këqija, droga, dhuna, vjedhjet e të tjera”.