Vdekja e Andrea Stefanit që solli hidhërim dhe gëzim ndër lexuesit shqiptarë…/
Nga Keze Kozeta Zylo/
Ç’mjerim të lumturohesh për vdekjen!…/
“Pashë jetën tënde, t’lëshoj bè e t’lutem/ pashë këta gjunjë e prindët që të linden/ mos ma lër trupin pranë galeve akeje/ ta coptojnë larot, por prano shpërblesat”… Nga lutja e Hektorit ne Iliadë…
Do të desha i ndjeri Andrea të kishte bërë të njejtën gjë me lexuesit e tij të shumtë para se të jepte shpirt…
Këto ditë ndërroi jetë Andrea Stefani një gazetar analist i lexuar në Shqipëri dhe kudo ka shqiptarë. Vdekja e tij e parakohshme pothuajse gjysmën e shqiptarëve e hidhëroi dhe gjysmën e “gëzoi” mos e dhëntë Zoti këtë lloj “gëzimi” për vdekjen e një gazetari apo qoftë dhe të një njeriu çfarëdo…
Ajo qe me tronditi pamasë ishte ngazëllimi dhe shfryrja e urrejtjes karshi kufomës, kur akoma nuk i ishte bërë varrimi. Mos bre njerëz me kufomën, kini durim, respektoni kodet!
Qysh në kohët e lashta kufomat nuk përdhoseshin… Në Iliadë në luftën e tmerrshme vdekjeprurëse midis dy luftëtarëve Hektorit dhe Akilit, është shumë prekës lutja e Hektorit kur vritet nga Akili… dhe po më prekëse është lutja e të atit të Hektorit, Priami kur i lutet Akilit që të mos ia përdhosë kufomën e të birit rrugëve…
Por vetë Hektori në momentet e fundit të jetës i lutet Akilit për t’ia kthyer trupin babait të tij dhe nënës dhe ja se si:
Duke dhënë shpirt Hektor kreshniku i foli:
“Pashë jetën tënde, t’lëshoj bè e t’lutem,
pashë këta gjunjë e prindët që të linden,
mos ma lër trupin pranë galeve akeje,
ta coptojnë larot, por prano shpërblesat”!…
Do të desha i ndjeri Andrea të kishte bërë të njejtën gjë me lexuesit e tij të shumtë para se të jepte shpirt…
Të vdekurit duhet t’i bëhen të gjitha nderimet që i takojnë një qenieje njerëzore. Më vonë pas varrimit për bëmat e tij apo të saj, për veprimtarinë patriotike apo kriminale, për analizat e drejta apo të shtrembëra, për qëndrimet e tij djallëzore apo ëngjëllore në publik kemi mundësinë të shprehim lirshëm çfarë ndjejmë…
Nga të gjithë statuset dhe shkrimet që kam lexuar rreth të ndjerit Andrea më preku thellë dhe më tërhoqi vëmendjen ku dhe kam se çfarë të mësojë qëndrimi i ish të përndjekurit politik i cili qysh në moshen 16 vjeç ka qene i burgosur, ndërsa familja e tij ka bërë plot 104 vjet burg, është fjala për shkrimtarin Viktor Martini, i cili është dhe Heroi im.
Ju ftoj ta lexoni qëndrimin e VIKTOR MARTINIT
Sikur më befasoi lajmi i vdekjes së Andrea Stefanit. Megjithëse nga pikëpamjet politike ishim të kundërt, ai me kurajon civile më ngjallte respekt. Ishte i mprehët, kurajoz e i saktë. Gjallnija e tij në medje ka me mungu. Një gjeneral që po vizitonte vorrezat e një vendi që kishte pushtue, u ndodh para vorrit të një gjenerali kundërshtar. Gjenerali mori qëndrim ushtarak, duke hjekun kapelen. Mbasi kreu qëndrimin ndaj kufomës, shoku i tij i drejtohet: “Si spjegohet kjo sjellje ndaj kundërshtarit tuej ndër ma të mëdhej”? -Gjenerali përgjigjet: Urrejtja njerëzore nuk duhet të shkapërcej rrasën e vorrit. I përcjelli familjarëve dhe medies shqyptare ngushëllimet e mia të cilët do e ndiejnë gjatë mungesën e Andreas.
6 dhjetor, 2016
Staten Island, New York
Denokrimetekomunizmit says
104 vjet burg, është fjala për shkrimtarin Viktor Martini, i cili është dhe Heroi im………a eshte kjo Kezja ne ke orbit apo jo kur na ben te gjithe bashkefajtor dhe te gjithe bashkevuajtes ………cfare presekutimi ka pasur Qemali me Kezen qe na paska heronje te till ….grupi I femijeve te Keze Zylos nga shkolla e Zylove ne diten e Flamurit 28 Nentorit kishte ardhur te festonte 29 Nentorin ……
Denokrimetekomunizmit says
lindjen dhe vdekjen cdo njeri ia ka borxh Perendise dhe Kezja kur te kopjoje shkrimet e saj te jet pak korrekt me ato cfare kan shkruajtur te tjeret sespse nuk ka pasur ndonje gezim per vdekjen se nuk eshte as ne traditen e shqiptarit por ka pasur kritika passionate mbasi I ndjeri kishte nje urrejtje patalogjike per Berishen vend e pa vend shante dhe urrente edhe ne si na quante ai Malok qe erdhem ne Tirane……..