Nga Astrit Lulushi/
“Kur, o Katilinë, do të pushosh të keqpërdorësh durimin tonë? Sa kohë do të vazhdosh me këtë çmenduri? Kur do t’i vijë fundi kapardisjes tënde si kjo tani? – kështu tha Ciceroni më shumë se 2000 vjet më parë, duke denoncuar një komplot në Senatin romak. Dhe ata e ndërprenë, apo vërtet e prenë, fizikisht.
Por ky shkrim ka të bëjë me daljen e njeriut në pension; ngjarje e dhimbshme dhe e lumtur – si dita e lindjes – tejkaluar vetëm nga vdekja.
Në demokraci ju keni një zgjedhje, duke votuar çdo 4 vjet – kur nuk jeni i kënaqur me udhëheqësin, ju votoni për një tjetër që garanton trajtim më të mirë – dhe ngadalë por me siguri, jeta juaj përmirësohet. Në regjim autoritar gjithashtu keni zgjedhje: votoni për tiranin; ikni, arratisuni; ose shkoni në burg. Disa njerëz guxojnë të dytë, dhe jeta e tyre merr për më mirë.
Por, “gjithcka që ju duhet në këtë jetë është injoranca dhe besimi, dhe pastaj suksesi është i sigurt”, thoshte Mark Twain me sarkazëm. Sepse të kujdesesh për për dije, apo cdo gjë tjetër, është akt pjekurie e cila fitohet me përvojë a moshë.
Ju urreni një punë që është nën kontroll të plotë të një njeriu i cili i bën lajka bosit, ndërsa shtyp të tjerët për t’i bërë ata të ndjehen të pafuqishëm dhe të krejtësisht të varur. Ju e kuptoni se ju kanë uzurpuar kur zemra shtrengohet, ajri që thithni duket borxh, dielli shkëlqen nga bujaria e tjetrit, i cili – si krimb është fshehur brenda sistemit – nga qëndrimi i tij arrogant patronizues bën të mendoni se pa ‘të ju jeni asgjë; trupi bëhet pajetë, lejohet të lëvizë vetëm kur ai zgjedh. Kjo e bën atë snob, dhe ty të armiqsuar.
Njerëzit janë të frikësuar. “Unë kam qenë këtu për një kohë të gjatë. Nëse flas, humbas vendin e punës”, thonë ata dhe tërhiqen. Njerëzit të tillë janë të prapambetur, mendërisht jetojnë në të kaluarën, zakonet e tyre të këqija janë bërë tashmë traditë a normë e sjelljes së tyre. Ata përdorin çdo mashtrim e komplot për të abuzuar tjetrin, për ta shtypur a hequr nga rruga.
“O Tempora o mores”, Ciceroni bërtiti me zë të lartë – “Oh çfarë kohësh! Oh çfarë dokesh!” Të gjithë kundër të gjithëve, dhe në këtë gjendje natyrore, Hobbes shkroi shkëlqyeshëm, frika dominon çdo aspekt të jetës; bota i thyen të gjithë, pastaj disa bëhen të fortë në vendet e thyera, pranon Hemingway në fund të romanit ‘Lamtumirë Armë’.
Dikush diku dikur ka thënë se përpjekja për t’ia mbyllur gojën tjetrit është nderi më i madh që i atij i bëhet, që do të thotë se superioriteti i tij ndaj teje është i padiskutueshëm.
JAKOVi says
E bukur .Por me nje vrejtje –Nuk ka emra konkret dhe ti zotni i nderuar qe ke bere kete shkrim ,pa dashje bie ne pozitat e personazheve qe trajton qe i ka mundur frika nga “I madhi “ose i gjati .Pse s’u ve emra gjerave ?Do te ishte me bukur edhe pse kuptohet se kujt i drejtohesh e per cilin behet fjale .Une do tja shkruaj ate emer te cilin ju nuk guxuat KLika RamadanSajmir GramozBalla Bushati–pa haruar Meta jagon qe hidhet si pehlivan nga nje litar ne tjetrin .Per sa u perket atyre qe nga frika se mos humbasin vendin e punes -i vene dryn celiku gojes -do te thoshja se ky eshte karakter tipik shqiptar ,qe nga frika deri ne kocka behet oportunist ,tradhetar ,drogaxhi e kompromisaxhi ,kriminel e hajdut sic i pershkruan ata gazeta angleze qe ka shume vrejtje per shqiptaret e atjeshem qe jane bere furnitoret kryesor ne Europe e Bote te narko biznesit .Duam a po nuk duam ,jemi keta qe jemi e do te jemi dhe ne te ardhmen sepse karakteri nuk korrigjohet lehtesisht –kokeulur e te dhuneshem ne krahun tjeter qe mund te nxjerrin ne treg per interesa personale ,edhe babane e nenen ,mbasi ata jane zevendesuar me zotin $ dhe Euro .Kaq