Imzot Rrok Mirdita dhe Kryepeshkopi Anastas Janullatos,nëpërmjet mesazheve i kanë uruar besimtarët katolikë dhe ata ortodoks të festojnë në paqe e harmoni Pashkët kristiane. Në ditën e rinjgjalljes së Krishtit ata i kanë uruar besimtarëve të udhëhiqen nga drita, të kenë paqe dhe më shumë mirëkuptim në mes tyre. Të festojnë fitoren e Zotit dhe ditën që duhet të na fuqizojë besimin reciprok. Duke i ftuar të besojnë tek Ngjallja e Krishtit, Imzot Rrok Mirdita, Primati i kishës katolike shqiptare, adresoi mesazhin: “Në shoqëritë tona nuk mungojnë dhimbjet, vuajtja e të pafajshmëve, por kujtohuni se i rinjgjalluri thotë sot mos kini frikë.
Festojmë sot fitoren e Zotit. I themi çdo burri dhe çdo gruaje mos kini frikë! Krishti i Ringjallur i mbushtë me shpresë jetët e gjithësecilit”.
Ndërkohë qëKryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos lëshoi këtë mesazh urimi:
” Krishti tha:”Kështu le të ndrisë drita juaj para njerëzve që të shikojnë veprat tuaja të mira dhe të falënderojnë Atin tuaj në qiell.Kjo dritë paskale e tërëbardhë, me të gjitha ngjyrimet e saj, le të na zgjojë gjatë gjithë periudhës së sivjetshme paskale dhe le të udhëheqë, besimtarë dhe besëpakë, në një përpjekje të re, për më shumë mirëkuptim të ndërsjellë, pajtim, vëllazërim dhe ecuri krijuese…!”
aferdita says
anullato shko ne shtepin tende.
stefania says
5 mijë trakte kundër “tradhtarit Janullatos”
Publikuar
Mbajtja e meshës gjatë natës së Pashkëve ne gjuhën greke nga kryepeshkopi, Anastas Janullatos, nuk është pritur mirë nga besimtarët ortodoksë në vend.
Pjestarë të këtij komuniteti në qytetin e Fierit gjatë natës kanë shpërndarë trakte kundër kryepeshkopit Janullatos, në pjesë të ndryshmë të qytetit.
Traktet me mbishkrimin “Janullatos kryepeshkop Tradhëtar, At Nikolla kryepshkop Atdhetar” janë shpërndarë pranë isntitucioneve fetare, shtetërore dhe rrugët e qytetit të Fierit, ndërsa shpërndarjen tyre e ka marrë përsipër një shoqatë patriotike.
5 mijë ka qënë numri i trakteve të shpërndara në qytetin e Fierit kundër kryepeshkopit Janullatos.
te shporet nga shqiperia ky armik sa ma par.

te shporet nga shqiperia ky armik sa ma par2.