Imzot Rrok Mirdita, me një histori të gjatë me Nju Jorkun, ka qenë simbol i unifikimit të katolikëve të Treshtetshit – New York-New Jersey-Connecticut/
Nga Beqir Sina-New York/
HARTSDALE – NEW YORK: Si pasojë e një hemoragjie cerebrale, mesditën e sotme ka ndëruar jetë imzot Rrok Mirdita. Pavarësisht ndërhyrjes që ka kryer ditë më parë, ai nuk ia ka dalë dot mbanë.”Arkidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës, me shumë dhimbje njofton se sot, më datë 7 dhjetor 2015, rreth orës 14:30, në Qëndrën Spitalore “Nënë Tereza”, si pasojë e një hemoragjie cerebrale, ka kaluar në shtëpinë e Atit, Bariu i saj, Shkëlqesia i tij Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metropolit i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë- Durrës.Qysh me datë 4 dhjetor 2015, Imzot Mirdita ka pësuar një insult cerebral. Menjëherë i është nënshtruar atë ditë një ndërhyrje kirurgjikale dhe është ndjekur në repartin e terapisë intensive të Neurokirurgjisë, ku ka vazhduar në gjëndje kome.Pavarësisht të gjitha përkujdesjeve dhe përpjekjeve nga ana e stafit të Neurokirurgjisë, gjëndja e tij ka ardhur duke u përkeqësuar derisa sot ka ndërruar jetë”.Kisha Katolike shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës” e cila ndodhet në një mjedis të bukur natyror, periferinë Harsdale – në kantonin Ynokers(NY), për çdo vitë, ka pasur një aktivitet të dendur fetar e shoqëror dhe kombëtar, ku një kontribut të veçnatë ka lënë edhe Imzot Rrok Mirdita.
Dom Pjeter Popaj prezanton kandidatet per krezmin
Ardhja e Imz. Rrok Mirdita gjithmonë ka qenë ngjarje e veçantë për kishën e besimtarët – në Kishën katolike shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës” në Harstdale – New York.Më 2006 në Kishën katolike shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës” në Harstdale – New York, u zhvillua një aktivitet i rëndësishëm fetar. Aktivitet, në cilin mori pjesë edhe i përndershmi Imz. Rrok Mirdita, Arqipeshkev Metropolitan i Tiranë – Durrës.I përndershmi Imz. Rrok Mirdita dha Sakramentin e krezmimit (perforcimit) 48 kandidatëve në New York.Në ceremoninë e rastit atë bashkëmeshuan, me Imz. Mirditën, famullitari Dom Pjetër Popaj, zv/Famullitari Nikolin Pergjini dhe sekretari personal i Imz. Mirditës Dom Marjan Paloka. Ishin present dhe rreth 450 vetë, besimtarë e besimtare. Çdokush i pagëzuar katolik ka me borxh të krezmohet, ashtu edhe këta të rinj, që u përgatiten për 9 muaj në katekizëm, u krezmuan ata.
Sakramentin e krezmimit (perforcimit) 48 kandidatëve me Imzot Rrok Miriditën
Gjate meshës të orës 1:30 pas dite, ceremonia e krezmimit filloi me prezantimin e kandiatëve nga Dom Pjetër Popaj. Mandej, Imz. Mirdita, në predikimin përkatës, u foli të rinjëve për domethënien e Sakramentit të Krezmimint duke e krahasuar atë me ardhjen e Shpirtit Shënjt mbi apostuj. Për ata që nuk janë të njohur me Kishën Katolike, ajo përcakton shtatë sakramente: Pagëzimi (përmes të cilit bëhemi të krishterë), Rrëfimi (përmes të cilit pajtohemi me Zotin duke i rrëfyer mekatet e bëra dhe duke u penduar për to), Kungimi (përmes të cilit marrim shujten shpirtërore, duke u ushqyer, në formë buke, me Mishin dhe Gjakun e Krishtit), Krezmimi (përmes të cilit përforcohemi në fe), Vojimi (që jepet kur jemi duke vdekur), Urdhëri Shënjt (shugurimi meshter), Kurora e Martesës (përmes së cilës sancionohet bashkimi në kurorë). Mbas predikimit, Imz. Mirdita, duke i lyer kandidatët në ball me vajin e krezhmit dhe duke përsëritë formulën e krezmimit, “Prano vulën e dhuratës së Shpirtit Shenjt”, i shpalli ata të krezmuar.Më në fund, në shenjë dashuri dhe respekti Imz. Mirdita u pa të pozoi me çdonjerin, e të porsa krezmuarve për fotografi përkujtimore, si dhe për fotografi në grup dhe me besimtarët, ku shumicën e tyre i njihte prej shërbesave fetare në New York.
I përndershmi Imz. Rrok Mirdita, Arqipeshkev Metropolitan i Tiranë – Durrës
Imzot Mirdita, i tha zoti Mark Shkreli gazetës sonë, kishte ardhë enkas për krezmimin e fëmijve. Ky sakrament, si rregull, jepet vetëm nga ipeshkvinjt, megjithse, nga njëherë, edhe priftërinjt mund t’a bëjnë. Ai tha se, Imz. Mirditën e kishte ftuar famullitari Dom Pjeter Popaj, në shenjë respekti për shërbimin e tij 20-vjeçarë në këtë famulli, që nga viti 1973 deri më 1993, kur Papa Gjon Pali II e ka emëruar arqipeshkev të arqipeshkvisë Durrës – Tiranë. Ai, me kënaqësi, e pranojë këtë ftesë, dhe çdo vjet vjen enkas për këtë.Burime nga kisha thanë atëhere se i Përndershmi Imzot. Mirdita, udhëtonte për në Itali ku, ai do të celebronte një meshë në kishën Zoja e Shkodrës, në zonën Genazzano, ku gjendet afreskoja e njohur, e cila, sipas legjendës, me 1467, në mënyrë të mrekullueshme, është shkëputë nga muri i kishës së Zojës, në rrënzë kalasë së Rozafatit në Shkodër dhe, e bartur nga engjejt, ka fluturuar përtej Adriatikut dhe ka zënë vend në Genazzano, ku ishte në ndërtim një kishe e re. Dy shkodranë iu vunë mbas dhe kaluan detin – këmbë. Shumë papë, duke përfshir edhe papën shqiptar Klementin XI, e kanë vizituar ketë shenjtore në Genazzano. Kisha Katolike shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës”, ka organizuar disa shtegtari në provincën e Genazzanos, dy të fundit më 2000 dhe 2003.Ne mes Imz. Mirdita (ne mes), Dom Pjeter Popaj (ne te majten e Mirdites), Dom Nikolin Pergjini (ne te djathten e Mirdites) me te rinjte e sapo krezmuar
Rrok Mirdita, ka një histori të gjatë me Nju Jorkun
Ai ka ardhur në New York, nga arqipeshkvia e Tivarit me 1973 dhe ka shërbyer si ndihmës i Mons. Oroshit, i cili ishte administrator i Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” në Bronx, deri më 1986, kur Oroshi, pensionohet dhe Mirdita bëhet administrator. Menjëherë ai mori hapa për unifikimin e katolikëve të Treshtetshit, New York-New Jersey-Connecticut. Më 1987 u nënshkrua deklarata për unifikimin, kurse me 26 shtator 1989 u nënshkrua kontrata për blerjen e trollit ku sot gjendet kisha e bukur e Zojes së Shkodrës në Hartsdale. Dy ditë më vonë se të ndodhte kjo, Arqipeshkvi i New Yorkut, kardinali O’Connor, e shpalli famulli dhe emëroi Dom Rrok Mirditën famullitar të parë.Me propozimin e Mark Shkrelit, njeri shumë i afërt me kishë, dhe përkrahjen e këshillit, kisha u emerua Zoja e Shkodrës. Punët filluan me zell, por Mirdita, nuk arriti t’i futë themelet kishës së re sepse Papa Gjon Pali II, në dhejtor 1992, e emëroi arqipeshkev të Durrës-Tiranës, gjë që e detyroi shpërnguljen e tij nga New Yorku.
Imz. Mirdita, që erdhi në New York, për këtë rast, dhe më pas do të udhtonte për në Itali, për të të celebruar një meshë në shenjtoren e Zojës së Shkodrës në qytetzën Genazzano, nja 45 km në verilindje të Romës.
Tonin Mirakaj, aktivisti i palodhur i komunitetit shqiptaro-amerikanë, vatranë i hershëm dhe publicist, ish Kryetari i Këshillit të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Kshillit t’Mir” (sot “Zoja e Shkodrës”, Hartsdale, New York), kujton mikun e tij – Imzot Rrok Mirditën, në një shkrim të tij, kur ai erdhi në krye të Kishës Katolike Shqiptare në New York duke thënë :”Më 1986, themeluesi i qendrës, tashti Msgr. Zef Oroshi, për arsye shëndetsore, del në pension dhe Dom Rrok Mirdita, caktohet Administrator i qendrës, duke u vendosur në krye të të Kishës Katolike Shqiptare në zonën e Tri-Shtetshit”.Pra, qysh këtu nisi udha e bariut të Zotit, në Nju Jork e Imzot Rrok Miridtës
Publicisti dhe shkrimtari Klajd Kapinova, ka shkruar se I Përndershmi Dom Rrok Mirdita, ka qenë i angazhuar maksimalisht edhe në Simposiunin për Pjetër Bogdanin në Nju Jork .Ku si shkruan Kapinova :” Sot me të drejtë në shtypin e ditës përkujtohet 25-vjetori i vizitës së parë të linderit paqësor të demokracisë dhe lirisë së Dardanisë martire Dr. Ibrahim Rugovës, një vlerësim mëse i merituar edhe në të adhmen duke përkujtuar edhe personalitetet të tjera, që morën pjesë në Simpoziumin historik dhe kulturorë, për Bogdanin në New York.Ai në këtë shkrim nuk ka lënë pa permendur edhe Imzot Rrok Mirditën, të cilin ne po e kujtojmë sot në këtë shkrim ditën e amshimit.Kapinova thotë se; “Në lajmërimin e hartuar nga komisioni përgatitës, që mban datën 3 korrik 1989, ndër të tjera lexojmë: “Këshilli i kishës katolike shqiptare në New York, adminstratorit I Përndershmi Dom Rrok Mirdita dhe ndihmësi i tij Dom Pjetër Popaj, lajmërojnë të gjithë bashkësinë shqiptare, se me datën 7 tetor 1989, do të mbahet një “Seminar Përkujtimor”, me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së Ipeshkvit të kishës katolike, teologut, shkrimtarit, themeluesit të letërsisë shqipe dhe patriotit të madh shqiptar Imzot Pjetër Bogdanit…Kurse, Fran G. Shkreli, (i cili ka punuar për Zërin e Amerikës për një periudhë 30-vjeçare në detyra të ndryshme, përshirë shef i Shërbimit shqip dhe shef i Drejtorisë së Euro-Azisë), ka thënë për këtë aktivitet se :”Është me vend që të përmenden disa prej tyre –më të rëndë-sishmet — siç ishte akademia e mbajtur me rastin e 300-vjetorit të Imzot Pjetër Bogdanit, kur u ftua Dr. Ibrahim Rugova për të mbajtur ligjëratë. Kjo ishte vizita e parë e Ibrahim Rugovës në Amerikë dhe mund të thuhet lirisht se Kisha Zoja e Keshillit të Mirë mund të marrë kredinë se me këtë ftesë, konsiderohet që ai të ketë filluar karjerën e tij politike, që pak më vonë e konsolidoi atë si udhëheqsin e Kosovës që e njihte e gjithë bota, si udhëheqës i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe më vonë si President i atij vendi.”
Edhe publicisti, kritiku letrar, shkrimtari i disa librave, autori Tomë Mrijaj, Sekretar i Përgjithshëm i “Lidhjes së Tretë të Prizrenit” në librin e tij me titull : “Monsinjor Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe” e përmend Imzot Rrok Mirditën për kontributin e tij fetar dhe kombëtar në Kishën Katolike Shqiptare në Nju Jork
Kisha Katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” dhe Qendra kulturore Nëna Terezë kan promovuar veprën në 3 vëllime “Për një Shqipëri me Zotin” e Imzot Rrok Mirditë.
Vepra tri vëllimshe me titullin “Për një Shqipëri me Zotin..” që mbledh predikimet, fjalimet e shkrimet e kryeipeshkvit të Tiranë-Durrësit, imzot Rrok Mirditës gjatë misionit të tij ipeshkvnor në udhëheqjen shpirtërore të Kishës dioqezane Tiranë-Durrës, u promovua në Nju Jork .
Promovimi i këtij libri, u bë nga Kisha Katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës”, Qëndra e saj kulturore Nëna Terese, nën përkujdesjen e Dom Pjetër Popoj, famullitari dhe meshtari i kësaj kishe. Libri “Për një Shqipëri me Zotin”, përsiatjet e një bariu shpirtëror, të Imzot Rrok Mirditës, është i përgatitur nën kujdesin e dom Marjan Palokës, Marjan Lumçit dhe Gjergj Metës.
Të pranishëm në promovimin e veprës, në Biblotekën e Qendrës Kulturore Nëna Terese, ishin edhe përfaqësues të besimit katolik, mysliman e ortodoks dhe vetë autori, arqipeshkvi Mirdita, i cili për disa vjet ka shërbyer në këtë kishë.
Ceremonia e promovimit te librit u zhvillua me pjesëmarrjen e konsiderueshme të një numri të madh lexuesish, shkrimtarë këta dhe poetë shqiptarë në SHBA-ës.
Në këtë promovim morën pjesë; edhe disa lider të komunitetit, studentë, e personalitete të njohura nga trojet etnike shqiptare, që jetojnë e punojnë këtu në SHBA-ës. “Dhe, kjo nuk është aspak diçka e rastësishme, si për pjesëmarrjen kaq masive, por edhe për vendin e vyer, ku u zhvilliua aktiviteti, që i jep një rëndësi të posaçme librit të Imzot Rrok Mirditës, pjesë e këtij komuniteti, është edhe ai vetë”, tha Dom Pjetër Popaj.
Njëri prej përpiluesve, të këtij libri dom Marjan Paloka, i cili, mori pjesë vetë në këtë promovim, në Biblotekën e Qendres Kluturore Nëna Terese .
Prof. Sami Repishti, shkrimtar, humanist dhe historian shqiptarë, dekoruar disa herë nga qeveritë shqiptare dhe amerikane për veprimtari patriotike e akademike, ish professor në Universitetin Adelphi në New York, dhe autor i një numri studimesh dhe librash për Shqipërinë, ish i burgosur politik (1946-56) aktivist per te drejtat e njeriut, në kumtesën e tij foli për temat më të rëndësishme të librit, dhe nënvizoi vështirësitë që Imzot Rrok Mirdita dhe të tjerë, si At Zef Pllumi dhe At Zef Luli, kanë kaluar gjatë regjimit komunist, pasi ai dhe vetë ka kaluar më shumë se 10 vjet në burgjet e egra të diktaturës së Enver Hoxhës.
“Megjithatë tha profesor Repishti, libri i Imzot Rrok Mirditës “Për një Shqipëri me Zotin”, qysh në titullin e zgjedhur bukur, ka gjetur mirë vlerat didaktike, historike dhe shpirtërore të veprës dhe përvojës 17-vjeçare që arqipeshkvi Mirdita, pati në Kishat Katolike të Durrësit dhe Tiranës, dhe kudo që ai shërbeu e shërben ende me aq devotshmëri”.
Në këtë promovim veç përshëndetjeve dhe fjalës kryesore së mbajtur nga Dom Pjetër Popaj me ligjerata u paraqitën tre ligjerues, Dom Marijan Paloka, studiuesi Bardhyl Ukcama dhe professor Sami Repishti.
Promovimin e librit “Për një Shqipëri me Zotin”, me autor Imzot Rrok Mirditës, e drejtojë Lekë Përlleshi.
Ndërsa përshëndeten miku i Imzot Rrok Mirditës, Tonin Mirakaj, si dhe dr Gjon Buçaj, Adnan Mehmeti, drejtori i Qëndrës Kulturore Nëna Terese, zoti Mark Shkreli.
Në mesin e qindra pjesëmarrësve ishin edhe Presidenti i Shoqatës së Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikanë, Adnan Mehmeti, nga Letovica e Preshevës, i cili krijon dhe jeton prej vitesh në Amerikë, poetja nga Kosova Rita Salihu – veprimtare e komunitetit nga Rhod Island, me bashkëshortin e saj, Inxh. Adem Salihu, Kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, dr Gjon Buçaj, gazetari dhe publicisti i njohur Frank G. Shkreli, gazetari dhe redaktori i disa gazetave në Shqipëri dhe SHBA-ës, Dalip Greca, editor i gazetës Dielli etj.