SHTYLLË E PATHYESHME E FAMILJES DHE KOMBIT SHQIPTAR/
(Elemente biografike)/
Pas një sëmundjeve të shkurtër, pushoi së rrahuri më 27. dhe u varros në Prishtinë më 28.08.2013, zemra e madhe, zemra bujare, zemra fisnike, shpirti stoik, i paepur, i qetë, i urtë, i mençur, por edhe shumë i angazhuar, me aftësi të jashtëzakonshme profesionale dhe shoqërore, me frymë trashëguese familjare patriotike, zemra e të ndjerit Sulejman Ramadani.
Sulejman Ramadani lindi më 9 shtator 1943 në fshatin Kodrinë (ish-Greshnicë) të Kërçovës. Rrjedh nga një familje relativisht e pasur bujqësore, intelektuale, e emancipuar, bujare dhe patriotike deri në nivelin më të lartë kombëtar.
Shkollën fillore katërklasëshe e kreu në atë “Bashkimi” (tani Tetëvjeçarja“Faik Konica”) në fshatit e vendlindjes, atë të plotën në “Lulëzimi” (tani “Rexhë Rushit Zajazi”), të Zajazit, poashtu me sukses të shkëlqyeshëm, atë bujqësore në Prishtinë, duke shërbyer, për një kohë, si arsimtar i biologjisë, kimisë dhe fizikës në Zajaz dhe Garanë dhe pas diferencimit të njohur dhe largimit nga puna në vitin 1969, për një kohë edhe në rrethin e Shkupit, prej kah, i përndjekur nga pushteti antishqiptar, në janar të vitit 1970, komplet me pjesën e familjes së shkolluar, kaloi në Prishtinë, duke i ndjekur studimet universitare, fillimisht në Fakultetin e Bujqësisë në Shkup, më pas në Prishtinë, për të marrë edhe një diplomë të Universitetit prestigjioz të Zagrebit, në Shkollën Superiore të Edukatës Fizike dhe profesionalizuar si trainer i shejtarisë, duke e kryer këtë detyrë mbi tri dekada, në bashkëpunim të ngushtë me gjeneralët Et-hem Reçica dhe Fadil Quranolli etj., krahas detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Shejtarëve të Kosovës, duke marrë dhe fituar mirënjohje dhe dekorata të panumërta në Kosovë, në garat kombëtare dhe në ato ndërkombëtare, deri kur u suspenduan të gjitha institucionet e Kosovës në mënyrë të dhunëshme nga ana e okupatorit dhe armikut shekullor serbommadh në vitin 1988.
VEPRIMTARIA ARSIMORE-EDUKATIVE DHE AKTIVITEYTET E LIRA JASHTËSHKOLLORE
Sulejman Ramadani, qysh si nxënës i shkollës fillore dhe të mesme mori pjesë në aktivitete të shumta kulturore-artistike, si njëri ndër themeluesit e SHKA “Xha Rexha” të Kërçovës, më 29 janar 1963, të penguar dhe ndaluar për jetë të jetëve, në dramatizimin skenik të Bajram Currit, në logjistikë të themelimit të SHKA “Xixa” të Kodrinës në vitin 1988, një herë të regjistruar, me një program edhe në TV të Shkupit, por të çregjistruar ad hoc, si pasojë hakmarrëse pas ngjarjeve të demonstratave të mëdha të Kosovës të vitit 1981.
Në ushtrimin e deryrës së shenjtë edukativo-arsimore u dallua, sidomos, në vitin 1968, me program atraktiv dhe të guximshëm në 500-vjetorin jubiliar të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar dhe ndërkombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, si në Kërçovë, ashtu edhe në Shkup dhe rrethinë, duke vepruar parreshtur, me guxim dhe sypatrembur.
ANGAZHIMET PERMANENTE FAMILIARE
Duke i ndarë me shumë kreativitet dhe përgjegjësi etike detyrat me të vëllanë, i ndjeri duhej të kujdesej për mbarëvajtjen e familjes, duke u angazhuar në mënyrë të veçantë për kujdesin prindor dhe me plotë sukses për shkollimin e katër motrave, si intelektuale të para të rrethit të Kërçovës, që nga fillorja, shkollat e mesme dhe deri në shkollat e larta dhe Universiteti i Prishtinës.
LOGJISTIKË E FUQISHME E ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
Duke iu bashkangjitur kontinuitetit patriotik familjar, duke filluar që nga gjyshi, Mulla Jaho, imam në Xhaminë e Madhe të Zajazit dhe myderris në Medresën e Gostivarit, i masakruar me 300 burrat më të zgjedhur të Zajazit në masakrën e madhe të vitit 1913 nga ana e Vojvodës serbo-sllavo-m., Mikailit të Brodit, të xhaxhit dëshmor, Nazim Ramadanit, të cilit nuk ia dinë as edhe varrin, në kohën e Luftës së Dytë Botërore, gjegjësisht i robërimit në kontinuitet, dajëve: dëshmorë e heronj: Hysen Eminit, Mefail e Rexhë Zajazit etj. dhe deri në ditët e sotme, si familja më stoike, më rezistente, jo vetëm në Kërçovë dhe Iliridë, i ndjeri veproi me mençuri, me përkushtim dhe vigjilencë gjatë tërë jetës nën kushte shumë të rënda dhe sfida të papara kombëtare shqiptare!
Duke u përcaktuar për veprimtari patriotike në prapavijë dhe në logjistikë, i ndjeri ishte shtyllë e fuqishme e të vëllait të vetëm e më të madh, si në kohën e konspiracionit më të thellë në Iliridë, Kosovë dhe Evropë, duke i kryer me sukses të plotë dhe vigjilencë kulminante të gjitha detyrat adekuate dhe duke qenë i njoftuar me të gjitha sekretet deri në nivelin më të madh kombëtar, duke i ruajtur ato deri në maksimum edhe me koston e rrezikimit të jetës, të cilat nuk u zbuluan kurrë dhe të cilat tani edhe i mori me vete në amshim?!
Duke ia kthyer në mënyrë shumë të suksesshme meritat e vëllait për shkollimin e tij dhe të katër motrave prijatare, i ndjeri në mënyrë të veçantë u angazhua në zgjedhjet parlamentare të vitit 1994 në FYROM (lexo: Iliridë), duke e kryer deryrën shumë delikate të kryetarit të Shtabit zgjedhor të kandidatit, formalisht të pavarur, më pas të inkorporuar në subjektin politik të përkohshëm opozitar, duke korrë fitore spektakulare ndaj subjektit të koaliconit qeveritar dhe me meritat më të mëdha për të vëllanë, Deputet të Popullit Shqiptar…
AKTIVIST I DALLUAR DHE KRYETAR I BASHKËSISË SË DYTË LOKALE NË PRISHTINË
Në Prishtinë, përveç në subjektin e parë politik, me plotë sukses e ka kryer me vite të tëra edhe detyrën kombëtare, qoftë me anën e shoqatave humanitare, qoftë si kryetar i Bashkësisë së Dytë Lokale, deri në ditët e fundit të jetës, por sëmundja e shkurtër dhe e rëndë, e ndau përfundimisht nga të gjithë.
Në varrim dhe në vizitat e shumta të ngushëllimeve, iu bënë falenderime të veçanta të pjesëmarrësve të panumërt për përcjelljen e fundit të të paharrueshmit, zemërbutit, zemërëmbëlit, bujarit, fisnikut, besnikut, atdhetarit të devotshëm, babait të dashur e të paraharrueshëm, bashkëshortit, vëllait, xhaxhit kunatit, dajës, mikut, dhëndërit, bashkëpunëtorit dhe shokut të ndjerë, Sulejman Ramadanit.
Falenderim i veçantë iu dedikohet, bashkëpunëtorëve të Klubit të Shenjëtarëve të Klubit “ Zenel Hajdini”- Prishtinë, Federatës së Shenjëtarëve të Kosovës dhe të Bashkësisë së Dytë Lokale-Prishtinë, përfaqësuesve të Bashkësisë Islame, ekipit shëndetësor të mjekëve dhe teknikëve medicinalë dhe të gjithë të tjerëve, qytetarëve të pranishëm nga Kërçova, Ilirida, Prishtina, Kosova, Shqipëriza jonë e dashur dhe mërgata-diaspora e madhe shqiptare, për angazhimin e pakursyeshëm, për ceremonialin mortor me të gjitha komponentet përcjellëse dhe vizitat e panumërta ngushëlluese dhe inkurrajuese, konform traditave më pozitive shqiptare.
I.Saliu-H.Shabani-R.Abazi-I.Piashukku
R. Hajdini, shba says
Pershendes familjen e te nderuarit zot. Ramadani dhe ju shprehi ngushllimet per humbjen. Burrave, si Sulejmani ju ka hije edhe vdekja, se kane lane permas kujtime dhe vepra humanitare dhe patriotike dhe familjrashisht kane qendruare me futyre te pastert balle armikut.
Me nderime!
Ramazan Hajdini, ShBA
Sali Ramadani says
FALEMINDERIME PËR VARRIM DHE NGUSHËLLIME
Me rastin e ndërrimit fizikisht të jetës së bashkëshortit, babait, vëllait, dajës, dhëndrit, mikut, bashkëpunëtorit dhe shokut, trajnerit të Klubit më të madh të Shenjëtarëve të Prishtinës, sekretarit gjeneral të Federatës së Shenjëtarëve të Republikës së Kosovës martire, Kryetarit të Bashkësisë së Dytë Lokale më të madhe të Prishtinës, veprimtarit, humanistit dhe patriotit të devotshëm, z. Sulejman Ramadanit, iu faleminderohemi të gjithë përfaqësuesve të bashkësive lokale, të komunës së Prishtinës, atyre qeveritare, të subjekteve politike dhe të organizatave joqeveritare, instituteve, institucioneve, asociacioneve, familjarëve, farefisit, miqëve, dashamirëve dhe shokëve nga Prishtina e Kosova, Kërçova e Ilirida, Shqipëriza e Diaspora e Madhe Shqiptare, të lartëtheksuarit, si në dispozitiv, iu faleminderohen në mënyrë respektive që të gjithëve, për pjesëmarrjen masive në ceremonialin mortor dhe në shprehjen e ngushëllimeve më të sinqerta, në kryeqytet dhe vendlindje, sikurse edhe me anën e mesazheve, e-mail-ave dhe telefonatave, gazetës prestigjioze 114-vjeçare “Dielli” të Bostonit të Amerikës dhe të tjerave të shkruara dhe elektronike, nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe nga mbarë rruzulli tokësor!
Me respekt dhe konsideratë të lartë:
FAMILJA RAMADANI-Kërçova-Uskana etj.
nga Prishtina, Besiana e Kosova, Kërçova e Kodrina (ish-Greshnica) me Zajazin, Kastriotin(-ish Sërbica) etj.), Prizreni, Mitrovica, Plava, Presheva, Bujanoci, Tetova, Deçani, Shkupi, Evropa dhe Amerika …
PRISHTINË-SHKUP-TIRANË-DIASPORË
Bashkë(autorë)kryetarë të Kabinetit-K.Informativ-K. të Ekspertëve
I.Saliu-H.Shabani-R.Abazi-I.Piashukku, të
ex(de facto)Deputetit të Popullit Shqiptar etj.: Krijuesit universal: Poet etj., vëllait të të ndjerit, z. Sulejman Ramadanit.
I.Saliu-H.Shabani... says
KABINETI-K.INFORMATIV-K.i EKSPERTËVE i ex(de facto)Deputetit… etj.;-Krijuesit universal:Poet etj.
Bashkë(autorë-)kryetarë:
I.SALIU-H.SHABANI-R.ABAZI-I.PIASHUKU
ORIGJINA FAMILJARE KULMINANTE PATRIOTIKE I…
E TË NDJERIT SULEJMAN RAMADANIT
Sulejman (Naxif) Ramadani njihet si veprimtar i shquar i çështjes kombëtare shqiptare, ekspert dhe trainer shumëvjeçarë i Klubit të Shenjëtarëve të Prishtinës, më të madhit në Kosovë, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Shenjëtarëve të Kosvës, në bashkëpunim të ngushtë me gjeneralët Ethem Reçica, Fadil Quranolli, Ramadan Qehaja etj., kryembartës i dhjetëra e qindëra mirënjohjeve dhe medaljeve nga garat kosovare, gjithëkombëtare shqiptare, evropiane dhe botërore për shenjëtarët më të spikatur, kryetar shumëvjeçarë i Bashkësisë së Dytë Lokale dhe më të madhe të Prishtinës, e cila ka qenë e planifikar të themelohet dhe konstituohet si komunaë e veçantë në kuadër të saj, patriot i devotshëm, kryetar i Shtabit Zgjedhor gjatë zgjedhjeve parlamentare të viti 1994 në Kërçovë dhe me meriat më të mëdha për fitoren spaktakulare të të vëllait, Deputetit të Popullit Shqiptar, humanist i shquar, ekspert dhe punëtor i palodhshëm në shumë sfera të jetës, personalitet me zemër të madhe, me shpirt stoic, i paepur, i mençur, i urtë, i qetë, fisnik, bujar, besnik, mikpritës…dhe modest, por edhe shumë i angazhuar, me aftësi të jashtëzakonshme profesionale, kombëtare dhe shoqërore, me frymë trashëguese familjare patriotike dhe konfesionale, z. SULEJMAN (Naxif) RAMADANI, i njohur edhe me emrin e popullarizuar dhe të shkurtuar-përgëdhelës: SULA, në Kërçovë e Iliridë dhe SYLA, në Prishtinë dhe Kosovë.
Përveç se ËSHTË NIP i Kryeheroit të masakrës së madhe të viit 1913, Myderris Mulla Jaho Jasharit (tani Emini), nga Zajazi i Kërçovës, i Dëshmorëve të Kombit: Rufat e Lazam Ramadanit nga Kodrina (ish-Greshnica), baba dhe djalë të masakruar me gjashtë bashkëfshatarë te” Përroi I Kuq” , përçka e mori edhe emrin (1913), sikurse edhe I Dëshmorëve të Kombit nga Lufta e Dytë Botërore: Nazim Ramadanit, bashkërisht me miqtë Halim Zenku e Qerim Kasa, këta të dy nga f. Llapkidoll, të cilëve nuk i dihet as edhe varri, Mehmedali Xhambazit nga f. Cërvicë të Kërçovës, Hysen Jashari (tani Emini), Mehmed dhe Ahmed Mehmedit etj. DHE STËRNIP i kryeheronjëve Mefail Zajazit-I Madhi dhe Reshep Rushit Limanit-Zajazit (Xha Rexha), që të pestë nga Zajazi etj., etj.,
SULEJMAN (Naxif) RAMADANI, ËSHTË EDHE I VËLLAI I:
1. i ex(de facto)DEPUTETIT të Popullit Shqiptar (…1994-1998…),
2. i ex(d.f.)KP-PRESIDENT i Republikës (199, 2004…),
3. Kryethemelues-KRYETAR i PARË dhe i Përjetshëm Nderi I SHSH”SH”-BUSHB-o “Gj.Kastrioti-
Skënderbeu”- BeÇBaKoSHB-a-BUSHA , “Xha Rexha”, “Xixa”(…25.11.1960…, në 2015=55-vjetori?!),
4. AMBASADOR i Federatës Botërore të Paqjes (2003…), i vetmi nga FYROM-i, si Deputet më sasior-
dhe më cilësor i të gjitha kohërave?!,
5. BASHKËTHEMELUES i Universitetit Historik Shqiptar në Tetovë (shih inçizimet), krahas Rektorit Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, si më sasiori, Deputeti, si më cilësori dhe vendimtari në Kuvendin Themelues (më 26.11.1994), në protestat e 200.000 shqiptarëve të Tetovës dhe Iliridës (më 19.02.1995), pas varrimit të Heroit të Universitetit, Abdylselam Eminit, si i vetmi pjesëmarrës-deputet dhe orator, duke e evituar gjakderdhjen dhe masakrën e sëpaku 1.000 qytetarëve të pafajshëm shqiptarë para policisë serbo-sllavo-m. në Tetovë, siç publikoi edhe shtypi ditor i kohës(sic?!),
6. KRYETAR i Shqiptarëve të KËRÇOVËS(1996…), duke i deklasuar si i pavarur të tri partitë shqiparuce
(sic?!),
7. de facto KRYETAR i Kërçovës së RIBASHKUAR (2013-2017), me publikime, lutje për kandidim të rreth 15 shqiptarëve shumë cilësorë, refuzime, se tmerr shtetëror-partiak, kandidimi i paevitueshëm, pengesa antiligjore për (mos)marrjen e 350 nënshkrimeve (sic!), si kurrë më parë, me bllokadë totale dhe me presione fashizoide edhe për Listën e 23 kandidatëve të pavarur për Këshillin Komunal, kontributi vendimtar midis 6 faktotrëve (N. Gruevskit-lexo: Nikolas Gruios, me budallalëkun e tij për dëbimin e shqiptarëve, mërgatës-diasporës, motivimit të vendasëve, turqve dhe romëve, RDK-së dhe PDSH-së?!), lënda edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të OKB-së për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në Strazburg, pritet miratimi i padisë dhe përsëritja e zgjedhjeve në Kërçovë për Kryetar dhe Këshillin Komunal, duke mos u kandididuar Deputeti…, tanimë, jo me99%, por 99,99%, por përkrahur një tjetër kapacitet cilësor dhe
moral dhe nën pranga të gjithë shkelësit e dispozitave të KZ dhe atyre kushtetuese (sic?! ,
8. i HOMOLOGUT më të denjë të të Madhit Hasan Prishtina, me 62-100 elemente komparative-
shkencore, të publikuara në dhjetra, qindëra…media elektronike dhe të shkruara
shqiptare dhe botërore,
9. i KRIJUESIT UNIVERSAL ( me mbi 100 vepra të zhanreve të ndryshme, për botim mbi 20 sish me
poezi),
10. P O E T (“KOSOVA-zemra dardane-ilire”, botuar më 31.08.1999, në Prishtinë, si e para pas Luftës
Heroike, me 90 vjersha dhe poem(th)-a, botuar dendur, në vend në gjashtë, në një vëllim
ribotim në 7-9 sish,
11. i b. SHKENCOR etj. i IAP, ASHAK, ASHSH, IHSH, LKSH…, në përfundim vepra voluminoze në ca
vëllime:”ÇËSHTJE SHQIPTARE (Si? Të zgjidhen!)”, nga tribuna, sesione, konferenca,
simpoziume shkencore (ndër)kombëtare (…1991-2013…), duke referuar, diskutuar dhe
pritur në mënyrë madhështore edhe nga vetë kolegët-referues (ndër)kombëtarë(-sic?!),
12. i KRITIKUT TË TEATRIT, si më sasiori, bile edhe më cilësori shqiptar, ndofta edhe botëror, me rreth 7
vepra të publikuara në “Rilindje”, “Bota e RE” të Prishtinës, “Gazeta55“dhe “Art-Kulturë” të Tiranës,
etj., kryesisht me rreth 20 emra konspirativë (sic?!),
13. DRAMATURG, me 5-6 drama, po aq për fëmijë dhe radio-drama, njëra “Orari”, botuar në përmbledhjen antologjike “Fëmijët në skenë”, Prishtinë-Q.ZI, 1968, me pseudonimin “Sylë Rama”, fill pas veprës së Josip Reljes, të interpretuara në ca vende në Kosovë, Iliridë…,
14. Aktor- R E C I T U E S, në shqip, kroatisht, gjermanish, frengisht, sllavo-m. etj. në skena shqiptare dhe
të huaja, duke i mahnitur edhe gjermanë, edhe kur u pranua në Teatrin Eksperimental Studentor
prestigjioz evropian Zagrebiensis Universitas Studiorum, me traditë afro gjysmëshekullore (sic?!)
15. GAZETAR-PUBLICIST në dhjetra-qindëra media shqiptare dhe të huaja të shkruara dhe elektronike, 16. FOLKORIST, me botime në ca vëllime të Institutin Albanologjik të Prishtinës (1970…, lauret si i dalluar
posaçërisht, ku janë arkivuar rreth 600 faqe në prozë e poezi popullore,
17. Nëntë herë i ARRESTUAR (1960-1988, më 14.03.1969, bile, me 45 policë serbo-sllavo m. dhe një shqiptaruci mjeran-kundërkandidat, të armaatosur deri në dhëmbë dhe dy divizionet ushtarake jugosllavenë gjendje gatishmërie “për çdo rast”, kur ishte së dyti herëkandidat potencal për Deputet dhe Fitore të sigurt-sic?!) ), gjashtë herë i DËNUAR (1972-1995),
18. me 15 SEANCA GJYQËSORE 19-ditëshe (1969-1973), njëra 5 ditë pa ndërprerë (3-7.11.1969),
19. me 9 AVOKATËN-“mbrojtës”, edhe më i Madhi i Kosovës, H.Kryeziu dhe i Evropës, F.Filla,
20. me 72 ditë GREVË TOTALE URIE, njëra 37 ditëshe, pa ndërprerë, para vdekjes së sigurt dhe reaguar ashpër deri te organet më të larta federative dhe J.B.Titua, avokati H. Kryeziu, por jo edhe F. Hristovski (sic!),duke u gjendur para vdekjes në qelinë e Burgut Hetues Famëkeq “Sh.Orizari”-Shkup,
21. mbi 40 herë PARA VDEKJES, si enigmë, a sfingë, përsëri mbeti gjallë, për ta shpëtuar Kombin (sic?!)
22. me 10 MUAJ E GJYSMË NË QELI, 4,5 muaj jashtë “Kushtetutës” dhe 1,5 muaj jashtë Kodit të PP (sic?!)
23. mbi 50 vite NËN HETIME TË PRANUARA ZYRTARE, me DOSJE të Trashë rreth 1.000 faqe (sic?!)
24. me LËNDË GJYQËSORE etj., të ASGJËSUAR (sic?!) rreth 5.000 faqe?
25. FITUES MORAL I TË GJITHA SFIDAVE, duke e GJUNJËZUAR Republikën dhe Federatën antishqiptare!
26. i MAHNITËSIT të DIPLOMATËVE të spikatur evropian dhe botërorë: K.Hillit, H. Sokallskit, A.Sutonit, Padijës etj.etj., duke i gjunjëzuar dy të OSBE-së dhe ca gjermanë (edhe nënkryetarin e Bundestagut dhe të SDP, Heinrich Hose…), bile në gjermanisht edhe para kamerave TV-ve, në sallën solemne të Parlamentit të FYROM-it-Shkup, katastrofalisht (sic?!)…
26. Etj. etj…
Me konsideratë të lartë:
B a s h k ë ( k r y e t a r ë t -) a u t o r ë t:
I.SALIU-H.SHABANI-R.ABAZI-I.PIASHUKKU
& Kabineti-K.Informativ-K. i Ekspertëve
Nga vepra voluminoze në ca pjesë “ÇËSHTJE SHQIPTARE (Si? Të zgjidhen!), në përgatitje përfundimtare për botim, me kumtesa e debate nga tribuna, sesione, konferenca dhe simpoziume shkencore (ndër)kombëtare (1991-2013). Nëse keni interesim për botime tera respektve, urdhëroni për bashkëpunim permanent.
PS(Postscriptum): Ky tekst mund të publikohet edhe si artikull, kumtesë shkencore në rubrikën adekuate.
Sali Ramdani-Kërçova says
P.S (parascriptum) Huazuar nga “Zemra Shqiptare”, po Jua dërgojm këtë tekst si pjesë e librit në prigatitje “Shenjëta(rët)ia në shërbim strategjik dhe logjistik të tri luftërave sllavo-shqiptare të UÇK-së (1998/99,2000,2001.
Kerkim i avancuar
PERSONALITETE
In Memoriam – Sulejman Ramadani
| E Merkure, 09.10.2013, 06:09 PM |
Rihapja e konakut për ngushëllime për Ing.Agr.-Tr. Sulejman (Naxif) Ramadani në Kërçovë
PËR SHAK TË SKENARIT MAFIOZ-DILETANT DHE FLUKSIT TË MADH?!
Pas kalimit në amshim më 27, varrimit në Prishtinë, më 28.08.2013, Akademisë Komemorative-Përkujtimore në Sallën e Madhe të Hotel-Restaurantit “Arabella” Kërçovë, me rastin e 1-mujorit të ndërrimit të jetës dhe 70-vjetorit të lindjes së veprimtarit dhe patriotit të nivelit më të lartë , jo vetëm në Kërçovë, me 6 referate-kumtesa shkencore, evokime dhe falenderime dhe haspjes së konakut dyditorë për ngushëllime në shtëpinë e të ndjerit, për shkak të thirrjes së inskenuar dhe të montuar nga diletantët dhe mafia ogurzezë sllavo-tejkarpatase të konvertuar në sllavo-m. dhe shqiptarucat e mjerë, të sallit vetëm në shtatë xhamia të Kërçovës dhe moscaktimit të ditëve të haspjes së konakut, pas atij 3-4 ditorë në Prishtinë, edhe në Kërçovë, dy ditët në vijim, rreth 10 “emisarë” të pa autorizuar, duke shkuar në Prishtinë pas një muaji (sic?!), pasi u mbyllë atje konaku dhe u pengua tubimi komemorativ nga ish-sërish agjentët e fshehtë të Jugo(sërbo)sllavisë, me të cilët i ndjeri ishte konfrontuar në mënyrë të denjë, duke e demaskuar atë më të priveligjuarin nga organet e sigurimt të shtetit që dha shpirt përgjithmonë, me një tekst-denoncim dhe vendim të mrekullueshëm në nivelin më të lartë shkencor, të cilin ish-(e tani) agjenti na e dha në dorë në mënyrë mjerane, siç thonë kosovarët:” “Budallën mos e vetë se t’kallxon vetë?!”, rreth 10 faqesh dhe përjashtuar nga Klubi i Shenjëtarëve “Emin Duraku” të Prishtinës, si më sasiori dhe më cilësori në Kosovë, por edhe më gjerë, kur e vërejtën se ishte konvokuar Akademia…, për të berë presion manipulues familjar, për ta anuluar Akademinë Komemorative-Përkujtimore dhe bojkotim të hapjes së konakut për shprehje të ngushëllimeve edhe në Kërçovë, për shkak të fluksit të madh në Lagjjen e Biçincës nga të gjitha trojet dhe Mërgata-Diaspora e Madhe shumëmilionëshe Shqiptare, duke përfshirë edhe ish nxënësit, të cilëve i ndjeri për një kohë iu ka dhënë biologji, sikurse edhe të prindërve të tyre dhe bashkëfshatarëve tjerë, të Shkollës Qëndrore në Hasan Beg të Shkupit, me Haraqinën Legjendare me fshatrat për rreth edhe pas mbylljes së tij, u paraqit nevoja si një conditio sine qua non dhe
Lush Palokaj: Milazimi shërbëtor i shkaut | Tefik Selimi: Fadil Sylejmani – hero i madh i dijes | Elvi Sidheri: Efekti “Timoshenko”! | Lutfi Alia: Kanuni – Kodi i së drejtës zakonore shqiptare (18) | Elvi Sidheri: Trakte në Gjirokastër! | Fritz Radovani: Porosi e Prof. Arshi Pipës | Elona Doda: Intervistë me Leman Mal’Osmani Ruga | Fritz Radovani: Takimi i fundit i dy Burrave | Zeqir Lushaj: A të kujtohet o Gjokë Beci…? | Elvi Sidheri: Përse do kujtuar 20 shkurti 1991?!
Kerkim i avancuar
PERSONALITETE
In Memoriam – Sulejman Ramadani
| E Merkure, 09.10.2013, 06:09 PM |
Rihapja e konakut për ngushëllime për Ing.Agr.-Tr. Sulejman (Naxif) Ramadani në Kërçovë
PËR SHAK TË SKENARIT MAFIOZ-DILETANT DHE FLUKSIT TË MADH?!
Pas kalimit në amshim më 27, varrimit në Prishtinë, më 28.08.2013, Akademisë Komemorative-Përkujtimore në Sallën e Madhe të Hotel-Restaurantit “Arabella” Kërçovë, me rastin e 1-mujorit të ndërrimit të jetës dhe 70-vjetorit të lindjes së veprimtarit dhe patriotit të nivelit më të lartë , jo vetëm në Kërçovë, me 6 referate-kumtesa shkencore, evokime dhe falenderime dhe haspjes së konakut dyditorë për ngushëllime në shtëpinë e të ndjerit, për shkak të thirrjes së inskenuar dhe të montuar nga diletantët dhe mafia ogurzezë sllavo-tejkarpatase të konvertuar në sllavo-m. dhe shqiptarucat e mjerë, të sallit vetëm në shtatë xhamia të Kërçovës dhe moscaktimit të ditëve të haspjes së konakut, pas atij 3-4 ditorë në Prishtinë, edhe në Kërçovë, dy ditët në vijim, rreth 10 “emisarë” të pa autorizuar, duke shkuar në Prishtinë pas një muaji (sic?!), pasi u mbyllë atje konaku dhe u pengua tubimi komemorativ nga ish-sërish agjentët e fshehtë të Jugo(sërbo)sllavisë, me të cilët i ndjeri ishte konfrontuar në mënyrë të denjë, duke e demaskuar atë më të priveligjuarin nga organet e sigurimt të shtetit që dha shpirt përgjithmonë, me një tekst-denoncim dhe vendim të mrekullueshëm në nivelin më të lartë shkencor, të cilin ish-(e tani) agjenti na e dha në dorë në mënyrë mjerane, siç thonë kosovarët:” “Budallën mos e vetë se t’kallxon vetë?!”, rreth 10 faqesh dhe përjashtuar nga Klubi i Shenjëtarëve “Emin Duraku” të Prishtinës, si më sasiori dhe më cilësori në Kosovë, por edhe më gjerë, kur e vërejtën se ishte konvokuar Akademia…, për të berë presion manipulues familjar, për ta anuluar Akademinë Komemorative-Përkujtimore dhe bojkotim të hapjes së konakut për shprehje të ngushëllimeve edhe në Kërçovë, për shkak të fluksit të madh në Lagjjen e Biçincës nga të gjitha trojet dhe Mërgata-Diaspora e Madhe shumëmilionëshe Shqiptare, duke përfshirë edhe ish nxënësit, të cilëve i ndjeri për një kohë iu ka dhënë biologji, sikurse edhe të prindërve të tyre dhe bashkëfshatarëve tjerë, të Shkollës Qëndrore në Hasan Beg të Shkupit, me Haraqinën Legjendare me fshatrat për rreth edhe pas mbylljes së tij, u paraqit nevoja si një conditio sine qua non dhe
KONAKU U RIHAP SËRISH në Rr. “HAMIT ÇOLLOPEKU” Nr.16-KËRÇOVË,
tani më në lokalet e zyrave të Bashkësisë Universale të Shoqatave dhe Asociacioneve-BUSHA (në themelim), si Kryedegë e BUSHB-o “Gj.Kasttioti-Skënderbeu”, me seli qarkulluese që nga 25.11.1960 gati në krejt rruzullin tokësor,
për të pritur ngushëllues nga data 05.-19.10. 2013, por vetëm nga ora 14-16 për çdo ditë.
Kabineti-K.Informativ-K.i Ekspertëve i ex (de facto) Deputetit të Popullit Shqiptar (…1994-1998…); Krijues universal: Poet etj.
B a s h k ë (-autorë-)kryetarë:
I.Saliu-H.Shabani-R.Abazi-I.Piashukku
Kërçovë-Shkup-Prishtinë-Tiranë-Diasporë
(Huazuar nga gazeta ditore “Dielli” e Bostonit-SHBA
IN MEMORIAM-SULEJMAN RAMADANI
August 28th, 2013
(09.09.1943-27.08.2013)
VARRIMI DHE NGUSHËLLIME MASIVE NË PRISHTINË, AKADEMIA KOMEMORATIVE DHE NGUSHËLLIME EDHE NË KËRÇOVËN HEROIKE!
Pas kalimit në amshim të sekretarit të përgjithshëm, mbi tri dekada, të Federatës së Shenjëtarisë Sportive dhe shumëvjeçarë të Bashkësisë së Dytë Lokale më të madhe të Prishtinës dhe Kosovës, Ing.Agr.-Tr. Sulejman (Naxif) Ramadani nga Kërçova, më 27 dhe varrimit më 28.10.2013 në Prishtinës, pas tri ditë pranimit të ngushëllimeve në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, më 29 e 30.08. dhe 01.10.2013, me rastin e 1-mujorit dhe 70-vjetorit të lindjes, më 28.10.2013 në Hotel-Restaurantin prestigjioz “Arabella” në Kërçovë, u organizua Akademia Komemorative-Përkujtimore.
Në këtë Akademi, pas intonimit të Himnit të Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe nderimit me një minute heshtje të të ndjerit për plotë një orë në programin shumë të pasur dhe laraman qëndronte: Fjala në ceremonialin mortor e Bashkësisë së Dytë Lokale të Prishtinës, fjala në emër të shokëve dhe bashkëpunëtorëve nga Prishtina dhe Kosova, Referati i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri”, Dega në Kërçovë, Fjala e Bashkësisë Lokale dhe të Shkollës Fillore “Faik Konica” të Kodrinës (ish-Greshnica), Fjala e Shkollës Fillore “Rexhë Rushit Zajazi”, nga Zajazi, Fjala e Shkollës Fillore “Milto Gurra” nga Garana, Fjala e Bashkësisë Lokale të Lagjjes së Biçincës-Kërçovë, Artikulli-kumtesë shkencore “Shtyllë e pathyeshme e familjes dhe kombit shqiptar”, botuar në gazetën më prestigjioze, më të vjetër dhe më me traditë 104-vjeçare (1909-2013) “Dielli” të Bostonit të SHBA-ve të themeluar dhe udhëhequr edhe nga figurat më të shquara shqiptare: Sotir Peci, Fan S. Noli Faik Konica etj., më 28.08.2013, kur botohet edhe telegrami i regjisorit të mirënjohur në SHBA, me prejardhje nga f. Kastriot (ish-Sërbica) e Kërçovës, z. Ramazan Hajdini, i njohur edhe për filmin dokumentar për Nolin, ajo “Origjina familjare kulminante patriotike e të ndjerit Sulejman Ramadani”, po nga “Dielli” më 31.08.2013, “Faleminderime për pjesëmarrje në varrim dhe ngushëllime”, po në “Dielli”, më 02.09. 2013, Kujtimet e shokëve, bashkëpunëtorëve, miqëve dhe dashamirëve, Filmi dokumentar “Kësaj radhe TË VOTOJMË DREJT, që TË MOS NA IK edhe PAMPURI I FUNDIT”- refreni-hit i të ndjerit, si Kryetar i SHZ gjatë zgjedhjeve “parlamentare” të v. 1994 dhe FITORES spektakulare dhe fjala falenderuese dhe tejet koncize, por përmbajtësore, pa ekuivoke, sidhe rëndomë në Parlament (…1994-1998…), e të vëllait, Deputetit të Popullit Shqiptar etj.; Krijuesit universal:Poet etj.,
Që nga hapja e ish-moderatorit të RTV “Gurra” Prof. Mr. Sadik Emroja, nga Universiteti Historik Shqiptar në Tetovë, fjala e arsimtarëve: Mexhait Lutfiut, Ilmi Zendelit, Zeqir Eminit, Dr. Nazmi Mehdiut, ecc.com. Rexhep Eminit dhe deri te evokimet e Dr. spc. Ilmi Veliut, ish-drejtor dhe bashkëthemelues i Gjimnazit “Drita”, të përtrirë dhe të ndarë nga ai “M.Milevski”, tani drejtor i Muzeut Rajonal të M. Perëndimore, me seli në Kërçovë, evokimet e Prof. Mr. Hasan Imerit edhe në emër të kërçovarëve nga Prishtina dhe Kosova dhe përfundimisht me Deputetin e Popullit Shqiptar, duke përfshirë edhe emisionin dhe transmetimin e TV “Uskana”, ishte një sihariq që rrallë dëgjohet në trojet shqiptare!
Informimi i mediave elektronike dhe të shkruara, përveç “Diellit’ ka qenë gati me zero, si mangësi objektive ose edhe bojkotim subjektiv për një figurë kaq të madhe, i cili i kaloi caqet kërçovare, iliridase-shqiptare dhe kosovare dhe se fluksi në vizitat në shtëpi ishte tejet i madh nga të gjitha trojet shqiptare, duke përfshirë edhe ish-nxënësit e të ndjerit nga Shkolla Qëndrore në Hasan Beg të Shkupit, me Haraqinën Legjendare dhe fshatrat përrreth, sikurse edhe të prindërve të tyre dhe bashkëfshatarëve tjerë, të cilëve iu kujtohet, përveç ligjërimit të lëndës së biologjisë, edhe si organizator kryesor i manifestimit të madh dhe të rrezikshëm, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar dhe ndërkombëtar, Gjergj KastriotitSkënderbeut në v. 1968, ku, me mjaft vonesë, pas atij në Garanë, me Cërvicën, Shitovën Mafmutajt etj. të Kërçovës, kur edhe e diferencuan nga marrëdhënia e punës me të tria motrat, për shkak të arrestmit arrogant me 45 policë të armatosur deri në dhëmbë dhe dy garnizonet ushtarake në gjendje gatishmërie “për çdo rast”, kur i vëllai ishte kandidat i mundshëm per Deputet të Popullisht Shqiptar dhe për fitore të sigurt, e pat organizuar në kohën e duhur…
Një pjesë e madhe e këtyre ish-nxënësve të të ndjerit Sulejman Ramadani, sidomos të Haraqinës Legjendare, morën pjesë aktive në luftimet e rrepta të skenarit mafioz dhe diletant të v. 2001, kur, në krye me Komandantin Legjendar, më pas, ex (de facto)Deputetin e Popullit Shqiptar, i njohur si “Komandant Hoxha”, z. Xhezair Shaqirin nga Tanusha, poashtu Legjendare, ku edhe filloi kryengritja e vërtetë me pushkën e tij të parë kundër forcave paramilitare dhe ushtarake Jugo(serbo)sllavo-m. dhe merenarët ukrahinas etj., po të mos ndërpritej skenari I kamuflluar, por edhe naiv e vdekje prues, me qindra viktima të pafajshme dhe të maniuluara në emër të”patriotizmit”, “çlirimit” dhe “bashkimit” të trojeve shqiptare, të gatshëm për të hyrë në Shkup brenda një ore nga drejtimi i Haraqinës, për të dalë në kufirin me Bullgarinë dhe Greqinë, duke e çliruar edhre Shtipin, Koçanën dhe Gjevgjelinë (sic?!) dhe i cili, si njëri nga TRE HERONJTË e gjallë nga Ilirida Shqiptare, i pari i v. 1945, tjetri i atij të v. 1968, edhe sot e kësaj dite fytafytas ballafaqohet në mënyrë stoike dhe të paepur, me forcat reakcionare sllavo-m, por, për fat të keq, edhe me ato shqiptaruce (sic?!)
prandaj, nga dita e shtunë, më 05-19-10.2013, konaku për të ndjerin Sulejman Ramadani, u rihap edhe në zyrat e Bashkësisë Universale të Shoqatave dhe Asociacioneve-BUSHA (në themelim), me seli të përkohshme në Rrugën “Hamit Çollopeku” nr. 16 në Kërçovë, si Degë e Shkupit dhe asaj “BUSHBo- Gj. K.Skënderbeu”, me seli qarkulluese, por për çdo ditë vetëm nga ora 14:00-16:00, konak i improvizuar i cili vlen vetëm për ata, të cilët kanë qenë:1. të angazhuar, 2. të pa informuar, 3. të sëmurë, 4. të moshuar, 5. të ri, 6. indiferentë ose edhe 7. të manipuluar, më datë 28-29.09.2013 (90-99 %), 8. Të tjerët (hiq farefisin), rreth 1-10 %, të cilët, pa arësye, manipuluan, kërcnuan, bojkotuan, si diletantë, mercenarë, servilë, kallabrocionistë, mafiozë, fashizoidë, tradhtarë etj., dihet se çka i pret… (N.g.S-sic!) konform “mesazhit” jetësor të Nënës Haroike të të ndjerit, kur ajo ishte gjallë, Tefike Jaho Emini-Ramadani (1909-1993), siç theksoi , (ex (de facto) Deputeti i Popullit Shqiptar etj., Krijuesi universal: Poet etj. , sikurse edhe në Mitingun e v. 1996 në mes të Kërçovës dhe në v. 1998 në mes të Tetovës. në fund të tubimit, në vend të faleminderimit të botuar po në “Dielli” të 02.09. 2013, duke u faleminderuar mijëra qytetarëve dhe personaliteteve, të cilët morën pjesë në përcjelljen e fundit të të ndjerit, Ing. Agr.-Tr. Sulejman Ramadanit, sekretar i përgjithshëm shumëvjeçarë i Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, trajnerit të Klubit më të madh të Kosovës “Zenel Hajdini”, Kryetarit shumëvjeçarë të Bashkësisë së Dytë Lokale të Prishtinës dhe Kosovës, me mbi 10.000 banorë, ekspertit të balistikës së të gjitha armëve më moderne, sidoms të atyre të artilerisë së rëndë, në krye me topin e kalibrit më të madh, gjini e tij edhe nga Armata “Popullore” Jugo(serbo)sllave e vitit 1070, si koinçidence, me shërbim në njërin nga katër kryeqytetet e vilajeteve shqiptare, në atë të Manastirit, çerdhes së Alfabeti të Gjuhës Shqipe, të “Bilbilit të Frashërit”, Naimit të Madh, duke udhëtuaar edhe me aeroplan nga Zvicra e SHBA-të, bile tri femra edhe në gjendje të rendë shëndetësore, njëra nga të cilat (Lime Vrengalla) kishte deklaruar: “Dua të vdes në rrugë për Sulejmaninin, pra faleminderime qytetarëve të Prishtinës e Kosovës, Malit të Zi e K. Lindore, Shqipëriszës sonë të dashur, Kërçovës dhe Mërgatës-Diasporës së Madhe shumëmilonëshe Shqiptare, të cilët zbardhën edhe ca meritat e jashtëzakonshme të të ndjerit, të cilat modestia i kishte heshtur me dekada edhe nga më besniku, i vëllai, duke i stërvitur në Zonën V-të Operative të Llapit (nga 7 sish: I. e Drenicës, II. e Pashtrikut, III. e Dukagjint, IV. e Shalës, VI. e Nerodimes, VII. e Karadakut), ushtarët, komandantët, dëshmorët dhe heronjtë më të lavdishëm të UÇK-së (1998/1999), duket edhe të UÇPMB-së (2000) dhe UÇKombëtare (sic?!), duke mos e shkelur, si shumëkush, betimin:
“UNË, USHTARI I USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS (lexo: ibid. si licet comparari dhe mutadis mutandis edhe i: UÇPMB-së e UÇKombëtare-sic?!-koautorët), BETOHEM SE DO TË LUFTOJ PËR ÇLIRIMIN E TOKAVE SHQIPTARE DHE BASHKIMIN E TYRE. DO TË JEM PËRHERË USHTAR BESNIK, LUFTËTAR I DENJË I LIRISË, VIGJILENT, GUXIMTAR DHE I DICIPLINUAR, I GATSHËM QË NË ÇDO KOHË PA KURSYER AS JETËN TIME TË LUFTOJ PËR T’I MBROJTUR INTERESAT E SHENJËTA TË ATDHEUT. N Ë S E S H K E L K Ë T Ë B E T I M, LE TË NDËSHKOHEM ME LIGJET MË TË ASHPRA TË LUFTËS DHE N Ë S E T R A D H T O J, QOFTË I HUMBUR GJAKU IM.
B E T O H E M”.
(Marrë nga vepra “ DËSHMORËT e Ushtrisë Çlirimtare të Kosvës”, 28 Nëntor 2002, Prishtinë, f.3, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Muzeu i Kosovës, Ekspozitë Tematike Dokumentare, Sadik Krasniqi).
Kabineti-K.Informativ-K.i Ekspertëve, me bashkë(-autorë-)kryetarë:
I.Saliu-H.Shabani-R.Abazi-I.Piashukku, të ex (de facto) Deputetit të Popullit Shqiptar etj….; Krijuesit universal: Poet etj….
Kërçovë-Shkup-Prishtinë-Diasporë
PS: Varësisht nga fizionomia e mediumit, pasi Ju dërgohet end block, mund të bëhen edhe shkurtime të duhura, duke Ju lutur që na informoni për (mos)arritjen e teksteve tona, sepse kemi konformime se ato i sulmojnë diletantët etj. me anën e hakerave mafiozë, pasi M. është njëri nga 33 shtetet e botës, siç është publikuar një muaj më parë, e cila vepron në këtë mënyrë të palejueshme dhe të sankcionuar edhe me dispozitat e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat, i ka nënshkruar dhe ratifikuar, por, sikurse edhe rëndomë, atyre nuk iu përmbahet (sic?!)
Të na informoni gjitashtu edhe për nevojën e bashkëpunimit të metejmë, sepse deri tani kemi të publikuara rreth 100 faqe tekste dhe gjurmimet vazhdojnë për veprën më të re, me titull pune:
Ing.Agr.-Tr SULEJMAN RAMADANI dhe VEPRIMTARIA E TIJ E MADHE PROFESIONALE DHE PATRIOTIKE; ose “Shenjëta(rët)ia në shërbim strategjik dhe logjistik të tri luftërave sllavo-shqiptare të UÇK-së (1998/99,2000,2001.
T U N G!