Kina i kërkoi Uashingtonit të ndalojë mbikqyrjen nga afër të bregdetit, pas një incidenti që Pentagoni e quajti një shkëmbim të rrezikshëm ndërmjet dy avionëve luftarakë kinezë dhe një avioni amerikan. Pentagoni tha se dy avionët kinezë interceptuan një avion amerikan gjatë një patrullimi rutinë të martën në hapësirën ndërkombëtare mbi Detin e Kinës Jugore. Por, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme kineze, versioni i Pentagonit për ngjarjen nuk është i vërtetë dhe se dy avionët kinezë kishin gjurmuar dhe monitoruar avionin amerikan në bazë të rregullave dhe duke ruajtur një distancë të sigurtë, pa ndërmarrë veprime të rrezikshme. Sipas autoriteteve kineze, interceptimi u bë pranë ishullit jugor kinez, Hainan, dhe se ai përfaqëson një kërcënim serioz ndaj hapësirës ajrore kineze. Incidenti ndodhi ndërkohë që Presidenti Obama po përgatitet për një udhëtim historik në rajon, si presidenti i parë amerikan që do të vizitojë Hiroshimën, në Japoni, si dhe Vietnamin. Gjithashtu, në javët në vazhdim pritet të jepet një vendim për padinë ndërkombëtare të ngritur nga Filipinet kundër Kinës për uzurpimin e pjesës më të madhe të Detit të Kinës Jugore. {SH.K}
shefqet says
ka ardhur momenti qe shqiptaro-amerikanet duhet te kene 20 pilote te kualifikuar ne sherbim te Flotes se SHBA.
keshtu te veprojme dhe per Floten e marinsat.
Mos mburremi kot.
per kete duhet te krenohemi ne shqiptaret. Jo per llogjet qe spo ndalemi gjate ketyre 50 viteve.
Shefqet Kercelli