
Përgatiti materialin Ornela Radovicka
Qëndra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga At Bellusci 1980 /
Feja e arbërorit është të duam njerit- tjetrin e mos të harrojmë gjuhën tonë!
At Bellusci kur e keni takuar për herë të parë Baba Rexhepin ?
Ndodhesha në Amerikë, për të mbështetur çështjen e Kosovës organizuar nga arereshi senatori Josif Dioguardi. Gjatë asaj periudhe unë bëra edhe disa vizita, dhe midis tyre kisha shprehur dëshirën të shkoja e të takoja Baba Rexhepin në teqenë e tij. Kjo vizitë u realizua më datë 27 korrik 1989.
Në çfarë gjuhe komunikuat me Baba Rexhepin?
- Unë fola në arbërisht dhe Baba Rexhepi më kuptonte shumë mirë. Nuk mohoj se atij i bëri përshtypje që unë flisja gjuhën e mëmës arbërore edhe pas pesëqind vjetësh dhe për këtë më falenderoi dhe më tha se ajo që lidh gjakun e shqiptarit kudo që janë është gjuha, besimi është që të besojmë në zot e të bëhemi të mirë për njerëzimin, por gjuha është identiteti jonë- më tha Ai.
Si e priti Baba Rexhepi që një prift arbërsh shkon dhe i bënë vizitë një javore?
- Unë, një prift arbërsh që vizitoja Teqenë dhe që ndenja per rreth pesë ditë në krahë të Baba Rexhepit. Baba Rexhepi kishte mentalitet të hapur, jo se jetonte në perëndim, por besimi Bektashjane si të gjitha besimet në vetvete duhet të jenë të hapura. Qëllimi i tyre është vëllazëria, dhe jo imponimi apo mos respektimi. Kujtoj që më tha: Ju çmoj shumë sepse Ju At Bellusci jeni me të vërtetë një shëndi që doni të hapni shqiptarizmin kudo.
A e pyetët se si kishte mundur të hapte Teqenë e tij?
- E kujtoj mirë që këtë pyetja ia bëra dhe Ai mu përgjigj: Kur erdha u ndesha me shumë shqiptar të besimit bektashiane dhe kur më panë më thanë: Sa mirë bërë që erdhe Dervish këtu. U thash kam ardhur të takoj njerëz, miq. Ndërsa ata u mblodhën një ditë më thirrën dhe më thanë se ti do të qëndrosh këtu, se ne kemi nevojë për ty, dhe se do të bëjnin një shtëpi këtu dhe unë të isha Dervish. Ju thash atyre se nuk dua shtëpi. Unë, sot jam këtu nesër shkoi në një vend tjetër.
Jo, më thanë ata. U mendova dhe vendosa që të krijonim një një Teqe që të ishte shtëpia e të gjithë besimtarëve . Ne jemi një gjerdan me perla që është prerë- ndërhyra unë- perlat janë hedhur, nga të gjitha pjesët- por egsistojmë me energinë tonë, me besimin tonë, për të qenë të gjithë bashkë si vëllezër, pavarësisht besimit personal, sepse feja arbërore është të duam njëri tjetrin dhe të bëjmë e të mbajmë njeri tjetrin- thashë unë. Të duam zotin tonë- shtoi – Baba Rexhepi e të respektojmë besimin e tjetrit. Të bëjmë gjëra të mira për njerëzimin.
Meqënëse jemi tek kjo temë do t-iu tregojë një episod shumë të bukur që më ka treguar baba Rexhepi:
“Kur erdha këtu në Amerikë,- doja që të bisedoja me Fan Nolin, sepse Noli kishte në dorë shqiptarët dhe mund të më përkrahnin në misionin tim. Kështu i kërkova një takim. Atje gjeta edhe ca miq të Fan Nolit, të cilët ishin bektashinj dhe që i njihja edhe unë. I thashë Fan Nolit: 31 “Lidhja” 22, fq. 674 143 -Unë kam ardhur si vizitor, por këta dy miq bektashinj, Muhameti dhe Jaçia, po më thonë të hap një teqe këtu, por unë thashë të pyes Hirësinë tuaj, sepse nuk e di nëse do kemi sukses apo jo. Fan Noli u mendua një copë herë, pastaj më tha: -Po edhe unë nëse do të isha në vendin tuaj, si Muhameti dhe Jaçia do bëja. Hidhet Jaçia dhe thotë: – A bëhen bektashinj të krishterët? – Dëgjo këtu, zoti Jaçe. Unë mundohem që si të krishterët, edhe bektashinjtë t’i bëjmë shqiptarë, këtu qëndron interesi i kombit. Kur është interesi i kombit në mes ne i kemi bërë të krishterët jo vetëm bektashinj, por edhe dervishë, – i thashë unë. -Çfarë? – tha Noli. – Po, po, i kemi bërë dervishë, – theksova unë dhe nisa të rrëfeja: Ishte koha kur trimat Mihali dhe Çerçizi luftonin për liri dhe çeta e tyre e vogël ishte e rrethuar. Forcat e tyre ishin të pakta, kështu që gjetën një teqe dhe hynë brenda. I treguan babait të asaj teqeje që ishin të rrethuar dhe ai iu tha: “Mos kini merak, e ujdis unë këtë punë”. Babai i teqesë urdhëroi nga një taç që ta vendosnin në kokë, sepse mjekër mbanin vetë. Iu dhanë edhe veshje dhe kështu Mihali, Çerçizi e të tjerë luftëtarë u bënë si dervishë. Kur erdhën dhe kontrolluan, babai i teqesë, qetë-qetë, i prezantoi dervishët me radhë: dervish Mihali, dervish Çerçizi e luftëtarët e tjerë. Kur ata ikën, Mihali e Çerçizi iu hodhën në qafë babait të teqesë, i cili jo vetëm i shpëtoi, por shpëtoi edhe teqenë.
Fan Nolit kjo histori i pëlqeu shumë dhe më tha: “Na shkruaj nga këto gjëra, sepse janë shumë interesante dhe në dobi të kombit. Më 1954 munda të hapja Teqenë e parë bektashie Shqiptar-Amerikane, në afërsi të Detroitit, ku kishte një bashkësi bektashijsh shqiptarë që edhe më mbështetën”
At Bellusci, çmund të na thoni tjetër rreth Baba Rexhepi?
Unë shkova në një moment kur ai nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore por në atë vështrimin e tij shikoja butësinë dhe misrësinë e këtij njeriu të madh. Jam shqiptar nga Gjirokastra, por jam edhe shqiptar i Kosovës nga Gjakova, dhe jam po shqiptar i disaporës- më tha Ai.
Ishte viti 1991 dhe ai ishte rreth të 90-at. Ndenja në një sofër me të. Pash nga afër besimin e tyre, mënyrën e e lutjes së tyre. Filozofia e këtij njeriu ishte heshtja e mbështjellë me mantelin e të dëgjuarit.
Për ato ditë që qëndrova atje ruaj në kujtesë Besimtarët, të cilët ndalonin, e përshëndetnin, i puthnin dorën. Nëse ndonjëri donte ndonjë këshillë, ai përgjigjej. Baba Rexhepi shpesh hidhte vështrimin nga dritarja, ku përtej ishte një shesh, e përbri ishte mauzoleumi në të cilën ai do të varrosej. Prezenca e tij, në atë momente ishte qëndra që, i ngjante një hark ylberi që lidh tokën me qiellin.
Baba Rexhepi ishte fjalëpak, por të matura. Në atë ambient të asaj teqeje ishte Mikpritja, e cila ishte tipike tradicionale shqiptare, ku për cilindo që shkelte në atë teqe nxirrej tabakaja mbushur dhe i ofronin diçka për të ngrënë.
Në mendjen time ajo Teqe, ishte pjesë e limituar e atij territori, ishte një kozmos i tërë shqiptar në diasporë, ndërsa ai vetë një shqiptar i madhërishëm, që kërkonte t’i jepte paqe shpirtit të atyre vëllezërve që ishin detyruar të linin atdheun, trojet e të afërmit e tyre të dashur. Për mua ishte një mësues i veçantë. (Një pjesë të intervistës do ta gjeni në revistë Lidhjan 22\1989.
Përgatiti materialin Ornela Radovicka.
Qëndra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga At Bellusci 1980