Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 8 Shtator 2015/ MPJ kosovare bën të ditur sot se, sopranoja me famë botërore Inva Mula, e cila të shtunën qëndroi në Prishtinë me rastin e ditës ndërkombëtare të bamirësisë, në një shkrim për prestigjiozen “La Lettre Diplomatique”, angazhohet në mbështetje të betejës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO. E vendosur prej vitesh në Paris, ku edhe gjendet selia e UNESCO-s, zonja Mula-Ramadani u bën thirrje shteteve anëtare të pranojnë Kosovën në këtë organizëm kyç të Kombeve të Bashkuara. Inva Mula ishte ftuar në Kosovë në manifestimin shpirtëror kushtuar Nënës Terezë, ku këndoi premierë himnin e ri kushtuar shqiptares misionare, nobeliste të paqes. Në vijim ju sjellim të plotë shkrimin e zonjës Mula-Ramadani për botimin diplomatik francez “La Lettre Diplomatique”.
“UNESCO T’UA HAPË DYERT NJERËZVE TË KOSOVËS”
Nga Inva Mula Ramadani
Asnjë art nuk është më kozmopolit se opera. Asnjë gjuhë nuk është më ndërkombëtare se ajo e muzikës. Një vepër operistike është kënaqësi për t’u parë dhe dëgjuar sepse shpërfaq humanitetin – e mendimit, shprehjes dhe sjelljeve.
Por përqafimi i kozmopolitizmit, i vlerave universale nuk është rastesi. Eshtë edukim. Eshtë orientim. Eshtë qëndrim.
Babai im ka lindur ne Gjakovë ( Kosovë), nëna ime në Izhvek të Rusisë, një pjesë e familjes time jeton ende në Kosovë. Unë jam shkolluar në Tiranë dhe kam filluar karierën artistike në Paris për ta zhvilluar atë në përmasa ndërkombëtare nga Prishtina në Tokio, Moskë, Londër, New York, Buenos Aires, Milano,Vjenë , San Paolo, Madrid, Pekin etj etj .
Kjo dinamikë më ka plazmuar ndjenjat së pari të europianizmit, mandej të universalizmit. Sot, ndjehem qytetare e botës. Tejkalimi i kufizimeve “tani” dhe “këtu”, janë parakushte për sukses. Suksesi është gjendje mendore përpara se të bëhet realitet faktik. Ai përjetohet së brendshmi, para se të manifestohet së jashtmi.
Kam kënduar në site të mbrojtura nga UNESCO dhe në evente të UNESCO-s. Në të parat kam ndjerë pakohshmërinë – objekte kulturore të ndërtuar nga paraardhës tanë dhjetra shekuj më herët, sot janë pasuri e mbarë njerëzimit. Kufinjtë kohorë kapërcehen natyrshëm dhe ngjarja mund të ndodhte kurdo si për të na ndërmendur për metafizikën e muzikës dhe kulturës. Në evente të UNESCO-s kam marrë pjesë dhe shoh se si kjo organizatë zbut diferencat, përafron njerëzit, formëson koncepte, inicion aksione, duke krijuar një komunitet të qëndrueshëm dhe të emancipuar.
Ne jemi edhe produkt i rrethanave. E nisa me një rrëfim personal për të ardhur tek besimi im organik se një organizatë që promovon vlerat e kulturës, arsimit, bashkëpunimit, kërkimit shkencor si UNESCO do duhej të përfshinte në gjirin e saj vende dhe t’u ofronte mundësi të rinjve dhe të rejave të ndjehen qytetarë të botës dhe aksionit global për përmirësimin e vendeve te tyre dhe planetit tonë të përbashkët. Eshtë ora që UNESCO t-ua hapë dyert njerëzve të Kosovës.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.