Nga Sadik Elshani/
Ne muajin tetor te vitit te kaluar, zyrtarisht, me analizat e ADN-se me ne fund u identifikuan pozitivisht mbetjet mortore te Heroit Kombetar, Trimit te Kosoves dhe te gjithe shqiptarise, Isa Boletini. Padyshim, ky ishte nje lajm shume i mire per te gjithe shqiptaret, se me ne fund ky Burre i Madh i kombit tone do te kete vendin e perhershem ku do te prehen eshtrat e tij ne token e lire shqiptare, per lirine e se ciles ai kishte luftuar tere jeten dhe ne fund kishte flijuar edhe vete jeten e tij. Po ato dite u njoftua se do te fillojne edhe pergatitjet per rivarrimin madheshtor te eshtrave te Isa Boletinit dhe se rivarrimi do te behet ne fshatin Boletin, vendlindjen e tij dhe te shume trimave te tij qe gjithmone iu ndodhen prane.
Per habine tone, dje lexuam ne shtypin shqiptar se me vendimin e qeverive te Shqiperise dhe te Kosoves, rivarrimi i eshtrave te Isa Boletinit nuk do te behet ne Boletin, sic ishte njoftuar me heret, por ne Vlore. Ky vendim nuk me duket i drejte per kete cast, shfaq haptas papjekurine e te dy qeverive, tregon qartas shkurtpamesine e te dy qeverive dhe po ashtu tregon se te dy qeverite nuk kane vizion, program kombetar, platforme, strategji kombetare. Sikur e sjell nje porosi ogurzeze, sikur u tregon serbeve dhe gjithe botes se ne nuk jemi te sigurt nese do ta kontrollojme ndonjehere ne jeten tone veriun e Kosoves. Kjo eshte nje porosi e kobshme per te gjithe shqiptaret. Vlora, qyteti ku u ngrit Flamuri i Skenderbeut dhe u shpall Pavaresia e Shqiperise eshte qyteti shume i dashur per te gjithe shqiptaret. Ne Vlore ato dite u ndodh edhe Isa Boletini me trimat e tij dhe ata ishin ushtria e pare e Shqiperise se pavarur. Te gjitheve na jane ngulitur ne koken tone skenat e fundit te filmit “Nentori i dyte” kur Isai vjen ne Vlore, bie ne gjunj dhe e puth flamurin Kuq e Zi, flamurin e lirise. Dhe nuk ka asgje per t’u kundershtuar se, perse eshtrat e ketij burri te rralle te kombit tone te varrosen ne Vlore, ose ne cilindo skaj te tokes shqiptare, sepse ai luftoi per lirine e cdo pellembe te truallit arberor.
Ndodhemi ne rrethana te caktuara historike. Vertet Kosova eshte shtet i pavarur, por veriu i saj ku ndodhet edhe fshati Boletin, per fat te keq nuk eshte nen kontrollin e qeverise se Kosoves. Ngjarje te tilla te medha kombetare, si rivarrimi i eshtrave te nje Heroi Kombetar, duhet te sjellin nje porosi te madhe, nje mesazh te prere e te qarte per te gjithe, se Kosova nuk ka hequr dore dhe kurre nuk do te heq dore nga pjesa veriore e saj. Rretanat e tanishme ne Kosove dhe gjendja ne Veriun e Kosoves, kerkojne, diktojne qe eshtrat e Isa Boletinit duhet te rivarrosen ne Boletin dhe jo ne Vlore dhe na asnje vend tjeter. Gati pas njeqind vjetesh nga vrasja e tij, eshte koha qe ai te prehet i qete ne vendlindjen e tij. Kosova sot me shume se kurre ka nevoje qe ne gjirin e saj ta kete birin e saj te madh, Isa Boletinin, ta ndiej nga afer pranine e tij. Ceremonia madheshtore e rivarrimit te eshtrave te Isa Boletinit le te filloje ne Vlore, te vazhdoje ne te gjitha qytetet shqiptare dhe me ne fund te perfundoje ne Boletin. Me kete me siguri do te pajtohej edhe vete Baca Ise. Kryetari i Kuvendit Komunal te Mitrovices, Zoti Agim Bahtiri dhe gjithe mitrovicasit kane te drejte qe kembengulin qe rivarrimi i eshtrave te Isa Boletinit te behet ne Boletin ose Mitrovice dhe jo ne Vlore. Qeveria e Shqiperise dhe ajo e Kosoves nuk duhet te luajne lojera te tilla me mbetjet mortore te njerit nga burrat me te medhenj te kombit tone, por te respektojne kerkesen e bashkevendasve te tij dhe shumices se shqiptareve.
“Une jam mire kur asht mire Shqypnia” – ka thene dikur Isa Boletini. Ne sot duhet te njdjehemi mire kur ai prehet i qete me tere lavdine e tij, ne vendlindjen e tij, ne Kosoven e lire. Dhe neve nuk na mbetet tjeter, vecse te perkulemi me nderim perpara figures se tij, te vazhdojme rrugen e tij, te ndjekim shembullin e tij, te jemi te bashkuar e te punojme me perekushtim per ceshtjet madhore te kombit tone.
* Philadelphia, 14 maj, 2015
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.
Rasim says
I nderuar Sdik Elshani.
Ju keni shumë të drejtë, por në krye të Kosovës është instaluar tradhtia e Hashim Thaçit, e cila u ka bërë dhe vazhdon t’u bëjë kriminelëve serbë lëshime pas lëshimesh. Ç’punë kanë eshtrat e Isa Boletinit në Vlorë? Isa Boletini ka qenë, është dhe mbetet simbol i trevës shqiptare të Kosovës dhe eshtrat e tij duhet të rivarrosen në Kosovë, në fshatin e tij të lindjes, në Boletin, ku duhet të ngrihet edhe një memorial madhështor. Por tradhtia është pjesë organike e formimit të klasës politike shqiptare. Nderime Rasim Bebo Addison Cikago.
artani says
komenti shume i sakte.