Ne Foto: Adem Allçi, heroi i burgjeve politike te diktatures, ne mes te grevisteve/
Nga Sejdi Peka- Tiranë/
Grevistëve u bashkohët në përkrahje të plotë Shoqata Antikomuniste e ish të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë dhe Shoqata mbarë Kombëtare.Pjesë e grevës janë bërë edhe ish të burgosur të ardhur nga Kososva,që kan vuajtur burgjet e regjimit komunist të Hoxhës. Dita e 8 e grevës së urisë të ish të Përndjekurve Politik të Shqipërisë para Parlamentit,po përshkallzohet çdo ditë e më tepër duke u përkrahur në mënyrë massive nga të gjithë ish të përndjekurit politik në të katër anët e Shqipërisë.Dje me vendim të Kryesisë së Shoqatës Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politik të Shqipërisë,Kryesia e kësaj shoqate,në shenj përkrahje të fuqishme për grevën e urisë,bëri një vizitë në qadrat e improvizuara të grevistëve.Bashkvuajtësit u pritën nga drejtuesi i grevës z. Fatmir Hoxha i cili i njohu me gjëndjën shëndetsore të vështirë por nga ana tjetër me moralin e lartë të grevistëve për t’i shkuar deri në fund qëllimit të tyre.Ai denoncoj shurdhërinë e qeverisë dhe të Edi Ramës si një akt criminal pa shëmbull tjetër,që nuk dënjoj të takojë apo të dërgojë një përfaqsues të qeverisë për të dëgjuar grevistët në kërkesat e tyre.Ai deklaraoj se sa më shumë të përpiqën të injorojnë sakrificën tonë aq më tepër do të shtohet zëmrimi jonë kundër kësaj qeverie të pa përgjegjëshme.Z.Hoxha theksoj se me të vertetë qeverisemi nga një bandë idiotësh dhe hajdutësh të pa ditur që akoma kuptojnë dhe deklarojnë se ne “paskemi kërkesa politike”. Sigurisht që ne jemi njerëz politikë dhe nuk jemi njerëz ordinerë.Pika e parë që ne kemi hyrë në grevë urie është mbrojtja e idealit tonë të demokracisë dhe kundër rrezikut që po i kanoset Shqipërisë nga vendosaj e një neokomunizmi të kamufluar dhe shumë të rrezikshëm për të arthmen tonë të përbashkët dhe partia jonë është Shqipëria.E dyta është zbatimi i ligjit,integrimi i jonë në shoqërinë demokratike në të gjitha pikpamjet e parashikuara me ligj dhe dëmshpërblimi në 2 vite i të gjith ish të përndjekurve politik të Shqipërisë.Këtë ka premtuar Edi Rama dhe tani nuk e lejojmë të mashtrojë.-përfundoj në fjalën e tijë z.Hoxha.Dhimbja ishte e madhe,por morali i grevistëve është shumë i lartë.Kryetari i kësaj shoqate për Tiranën z.Reshat Kripa bëri një dekleratë për mediat,ku në përgjithsi dënoj shurdhërinë e qeverisë Rama-Meta sikur asgjë nuk paska ndodhur edhe nëse ish të përndjekurit do të vdesin nga vuajtjet dhe uria.Por, vazhdoj më tej z.Kripa se përgjegjësia e qeverisë është e jashtzakonshme,se njerzit tanë nuk janë njerëz ordinerë.Edi Rama do të mbajë përgjegjësi të rëndë nëse rrezikohet jeta e njerzve tanë.Ata janë heronjt e burgjeve të diktaturës komuniste që u sakrifikuan duke kundërshtuar regjimin komunist dhe sot ata po bëjnë protestën e shkallës më të lartë deri në vetflijim,në mbrojtje të kazës së tyre,në mbrojtje të kauzës tonë të përbashkët,mbrojtjen e demokracisë nga neokomunizmi i kamufluar enverist që po manifestohet nga qeveria aktuale dhe zbatimi i ligjit.Kripa vazhdoj më tej se “ne hedhim poshtë me neveri provokimet e disa individve të caktuar,marjoneta të shëmtuara të Edi Ramës,që po bëjnë përpjekje të provokojnë sakrificën e bashkëvuajtësve tanë.Neve nuk na bashkon asgjë me njerzit ordinerë që janë dënuar edhe në kohën e demokracisë për trafik prostuticioni të qënjeve njerzore dhe ata janë sot bashkpuntorët e Edi Ramës.Ne distancohemi nga veprime të pa përgjegjëshme të qeverisë.Institucionet ndërkombëtare janë shumë të ndjeshme ndaj shtresës tonë dhe ne presim përkrahjën e tyre.Mesazhi që Stefan Fyle i dha qeverisë lidhur me grevën e urisë ishte i çartë dhe një para lajmërim për qeverinë.Vallë a nuk është e turpshme për këtë qeveri të pa moralshme që duhet ndërhyrja e ndërkombëtarve për të gjetur zgjidhjën e detyruar.Kripa dënoj dekleratën e një përfaqsuesi të Instititutit të Integrimit të ish të Përndjekurve Politik,që paturpësisht është bërë palë me qevrinë për një rrogë të qelbur,duke provokuar dhe fyer kauzën e grevistëve për të drejtat e tyre.-Grevistët po qëndrojnë megjithse gjëndja e tyre sa vjen e bëhët më e rëndë.Disa prej tyre shumë herë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore por përsëri janë këthyer.Aty po qëndrojnë,të lodhur nga vuajtja dhe uria,të vendosur t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre,më të fortë se kurrë Fatmiri,Fadili,Lulzimi,Ilmiu,Agroni,Yllsoni,Gjergji etj.Gjergj Hani ,njëri nga grevistët,deklaron se unë jam këtu për të mbrojtur demokracinë në Shqipëri.Eshtë arrestuar në moshën 16 vjeçare dhe është dënuar më 10 vjet burg “për tentativë arratisje jasht vëndit”.Është liruar dhe përsëri është arrestuar për motive politike.Çshtë liruar nga burgu vetëm në vitin 1991.-Kjo nuk është Shqipëria që kam ëndërruar,Shqipëria ime demokratike.Njerzit nuk janë të lirë sepse janë të varfër.Kasta e kuqe enveriste ka uzurpuar pushtetin dhe gjithë pasurinë e kan vjedhur oligarkët ,pinjollët e brezit të dytë të kriminelve të diktaturës komuniste.Neve që u sakrifikuam në emër të lirisë,oligarkët komunist po tallen me neve gjoja se do të na dëmshpërblej dhe gënjejnë paturpësisht.Ne Shqipëri po instalohet një neokomunizëm i rrezikshëm duke restaurur Hitlerin e Shqipërisë,Enver Hoxhën. Ajo që e revolton Gjergjin është fakti se gjygjtari që e dënoj me 10 vite burg,është pikërisht Spartak Braho,sot Kryetari i Komisionit të Sigurisë në Parlamentin e Shqipërisë.Janë larguar nga puna ish të përndjekurit politik me një urrejtje të tërbuar klasore thuajse është ngritur nga varri lugati komunist,duke i zëvëndësuar me militant ultra komunist. I pa ndarë gjithnjë dhe për çdo ditë është në mes tyre, Kryetari Shoqatës Mbarëkombëtare të ish të Përndjekurve Politik z. Adem Allçi.Ai u shpreh për mediat se “ne jemi me grevistët,po vuajmë me gjithë shpirtë bashkë më ata.Ne i themi Edi Ramës mos bëj të pa diturin se do të përballesh me zëmrimin tonë.Ne jemi të gjithë bashk, të gjth ish të përndjekurit real politik të Shqipërisë dhe do të fitojmë të drejtat tona të ligjëshme.Ne kemi përkrahjën e institucioneve ndërkombëtare.E meritojme lirine dhe demokracinë dhe nuk mundet që të luani me moshën tonë,me vuajtjet tona.Ne dimë të luftojmë,pasi Edi Rama është një mashtrues i kalibrit më të lartë, përfondoj Allçi ,që është heroj i burgjeve të diktaturës komuniste.Risia e kësaj dite të lodhëshme ishte hyrja në grevën e urisë të Fasli Deliut nga Mitrovica e Kosovës.Fasliu ka udhëtuar me autobus që nga Mitrovica pasi u njoh se bashkvuajtësit e tijë kishin hyrë në grëvën e urisë.Jeta e tijë është një kalvarë vuajtjesh dhe mjerimi.Në ish Jugosllavi ai u arrestua nga regjimi si antikomunist dhe “irredentist”,që po kundërshtonte regjimin e Titos dhe kërkonte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.Pasi vuajti 2 vjet burg në Jugosllavi,në vitin 1964,kaloj kufirin duke menduar se po vinte “tek Nëna Shqipëri”por u gabua rëndë.Pas një viti punë në Fabrikën e Bakrit në Rubik,Fasliun e arrestojnë me akuzën e “propogandës dhe axhitacionit kundër pushtetit”.Ishte një luftë e hapur e Enver Hoxhës kundër kosovarve në Shqipëri.Prej asaj dite të vitit 1965 kurë e arrestuan,Fasliu do të kalonte plot 27 vjet në burgjet e regjimit komunist,kryesisht në Spaç dhe në Burrel.-Më kan torturuar me mënyrat më të tmerrshme që nga rrahjet me dru deri tek çarja e mishit me thikë dhe rryma elektrike.Nuk mundet t’a harroj kurrë një Agron Kapon që ishte nipi i Hysni Kapos,një kriminel dhe një burrë i lig në kampin e Lezhës,operativi I sigurimit.Më godiste shkak e pa shkak,por për burrin është shumë e rëndë.I pata thënë se jam prej Kosove dhe nuk e durojmë me na ra kush dhe aq ma pak me na sha.Por e zeza e tije dhe e imja ishte shkruar të ndodhte.Ma ka sha Nanën faqe krejt atyne burrave dhe nuk durova ma.Ju kam gjuejt si reja në mal se edhe isha i ri atëher e nuk ka pasë burrë me ma hjekë prej dore deri kur e bana pistil-tregon Fasliu.Atëher e kam pa ferrin me sy.Nuk e di si mbeta gjallë.Nuk e di sa herë kam vdekur nga torturat dhe më hidhnin ujë, më bënin gjylpëra dhe më ngjallnin.Krimineli Kapo më rrinte te koka dhe zgërdhihej nga vuajtjet e mia.Më dënuan edhe 10 vjet të tjera burg dhe dola nga burgu kurë erdhi demokracia në vitin 1991.Po nuk kam marrë asnjë këst të dëmshpërblimit.kam ba letra e letra pa mbarim dhe asgjë nuk kam marrë.Për kët Shqipni e humba jetën time krejt.Tani jetoj në Mitrovicë.Nuk kam asnjeri se nuk kam krijue familje,jeta më shkoj në burg.Edhe ne Kosovë nuk është gjëndja ma e mirë se këtu në Shqipni.Atje Hashim Thaqi e qeveritarët e tijë,politikanët,janë pasuruar në mënyrë përrallore me djersën e Kosovës.”Pasha zotin unë jetoj me një far shpie me buk thatë dhe as televizor nuk kam.Shokët e mi të greves së urisë i kam pa tek një komshi.Ja kam marrë do Euro borxh e kam ardhë në Tiranë sot.Në mbetsha gjallë nuk kam lek me pague autobuzin.Për mue atje nuk kujdeset kush.Një ditë nuk dita çfar me ba dhe i kam thye të gjitha xhamet e Komunës.Ndoshta i keni pa në TV-tregon Fasliu.Erdhën policia,por u thash mos të më afrohet kush që është sërb se e bëjë të vdekun.Tani unë u çmalla me bashkvuajtësit e mi,më pritën mirë dhe në vdeksha vllaznit e mi kan me më varrosë këtu në Tiranë.Unë jam antikomunist se Enver Hoxha ja shiti Kosovën Sërbisë e i ka vra në bashkpunim me sërbët 8000 djem të Kosovës në Tivarë.Jan vra aty edhe njerzit e mi.Unë jam në grevën e urisë për të ndaluar në Shqipërinë time që edhe njëher të i thurën lavde Hitlerit të Shqipërisë,Enver Hoxhës.-Jan me të verteë të verteta të dhimbëshme,është drama e një kombi.Dhe sot është detyrë e brezit të ri që po rritet në Shqipëri e në Kosovë që e kaluara kurrë most ë përsëritët më.Të luftojmë të gjithë së bashku në mbrojtje të demokracisë.Dhe një ditë do të themi,po me të vertët ata ishin heronj.