Shkruan: Eugen SHEHU/
Ju ka qëlluar të shihni një det të qetë,të kaltër e të butë si mëndafsh ? Mbi valët e tij lozonjare luajnë pulëbardha e gjthfarë zogjsh të gëzuar.Por unë do t’i falem kurdoherë atij deti me dallgë.Brenda ujërave të kaltër të tij,ku gjëmojnë heshtur kënga e fortunaleve.Brenda gjoksit të këtij deti,ku buçet me zë të lartë gjëmimi me afsh lirie.Dhe një det i tillë me gjëmime,një zemër e pafriguar në kërkim të lirisë siç ishte edhe jeta e Jakup Ferrit.
U lind në Pllavë të vitit 1832.Ishte djali i dytë i trimit Ferr Ferri rreth të cilit ishin grumbulluar një grusht burrash trima duke shpërthyer hera-herës në revolta të përgjakshme ndaj dhunës morale dhe fizike që ushtronin autoritetet vendore të Portës së Lartë.Ferr Ferri ka ftuar me këtë rast miqtë në kullën e vet të madhe duke iu kumtuar atyre se radhët e çetës ishin shtuar edhe me një trim.Kësisoj,jeta e Jakup Ferrit,ende e njomë,ende në djep,ishte paracaktuar për t’u jetuar në grykat e malet e Plavës e Gucisë,në ruajtje të kufijve shqiptare.
Në mesin e shekullit të kaluar,invazionet osmane,synuan në trevat e Plavës dhe Gucisë, ndryshimin e krakterit të regjionit.Me që në pjesën e madhe të këtyre trevave sundonte besimi katolik.Në mjaft raste,misionarët osman të ardhur nga Stambolli u bashkuan me masat e tyre në ato shtërnguese të autoriteteve vendase veçanërisht në lidhje me arësimin në gjuhën osmane,synonin gjithashtu të luftonin institucionin e besës shqiptare i cili veçanërisht në Plavë e Guci kishte një shtrirje të çuditshme.Por tërë këto përpjekje,nuk mundën të përçajnë fiset shqiptare përpara të cilave shenjtëria e trojeve ishte në kufijtë mitik.Ndër ata burra që i vunë gjokset këtij presioni,ishin padyshim edhe Ferr Ferri me të bijtë.
Në fillim të viteve 60 të të shekullit të XIX,pasi kishin thyer kryengritjet e mëdha shqiptare në vilajetet e Janinës,Manastirit e Shkupit,turqit iu drejtuan për realizimin e reformave të Tanzimatit,Plavës e Gucisë.Të vënë midis dy zjarresh,nga njeri krah rreziku serbo-malazez dhe nga krahu tjetër ai osman,shqiptarët e këtyre trevave i thirën së mbrendshmi institucionit të tyre të besës.Të udhëhequr mençurisht prej Zeqë Jakup Ferrit,Osman Omeragës dhe Adem Shahmanit,gati katër mijë burra të armatosur,brenda tri ditëve u rreshtuan në formacione të rregullta luftarake të gatshëm të sakrifikonin edhe jetën.Për më tej,në potencimin e kësaj lëvizjeje të qartë çliruese,që iu dërgua prej kryengritësve një peticion Portës së Lartë ku i kërkohej : të mos egzistonte administrata për mbledhjen e taksave të reja,të përjashtohej detyrimi ushtarak sipas urdhërave të rinj,madje të hiqeshin edhe disa detyrime të tjera që egzistonin përpara reformave të reja të Tanzimatit. Edhe pse Porta e Lartë,synonte në shtrirjen e pushtetit të egër të saj,deri në periferitë e largëta,ajo nuk rendi për luftë në Plavë e Guci.Porosià e saj ndaj kajmekamit ishin të qarta,gjithshka të kalonte butë derisa ushtria të vinte aty.Dhe kështu ndodhi në betejën e Moraçës ku përballë trimave shqiptarë u vunë mijëra jeniçerë osman.Në Moraçë,në ballë të luftimeve,vritet Zeqë Ferri.Jakupit i këputet kësisoj një krah por jo për ta dekurajuar ate.Dhe ç’prej këtij çasti e deri në fund,Jakup Ferri dijti të marrë gjakun e babait, vëllait dhe krejt shqiptarëve që u vranë prej serbo-malazezëve apo osmanllinjëve.
Ndërkaq,re të tjera të zeza do ti afroheshin në heshtje qiellit shqiptar në Plavë e Guci.Ushtritë osmane ishin mundur në luftë me rusinë dhe shkatërimi i Perandorisë shoqërohej me ngjalljen e ambicieve të reja etnike.Në kufijtë e Plavës e Gucisë,këtyre trevave shekullore të arbërit,malazezët dhe serbët kishin nisur të zbraznin pushkë.Nuk bëhet fjalë natyrisht për sulme të organizuara por,për një varg provokacionesh që do të mund të ndiznin një ditë zjarrin e madh në Ballkan. Sigurisht ngjalli një trishtimi tek shqiptarët e këtyre trevave,vendimi i Kongresit të Berlinit,çka i fal Malit të Zi,në kundërshtim të plotë me dëshirat e njerëzve dhe historinë e tyre,Plavën dhe Gucinë.Populli i revoltuar në Plavë,me të marrë vesh këtë lajm,rrethoi ndërtesën e garnizonit osman nën thirjen ; duam armë ! Ndërkaq burrat shqiptarë,ata që ndjenin së mbrendshmi vajtimin e vatanit të tyre,u mblodhën sërisht në kontaktet e tyre.E ndritura Lidhje Shqiptare e Prizërenit,ndër të tjera pat vendosur që krahina e Plavës e Gucisë të mos dorëzohet,madje krejt shqiptarët do të derdhin gjak për ta mbrojtur ate.Në këtë rrafsh,mendoj se duhet parë nën një dritë të re fakti që tërheqja e ushtrisë osmane nga kufijtë e Plavës dhe Gucisë u bë e menjëhershme,gati misteriose.Por ishte pikërisht zgjuarsia dhe mençuria prej prijësit popullorë të Jakup Ferrit i cili,nën thirrjen e lashtë të kushtrimit,mblodhi e organizoi rreth një mijë burra të armatosur të cilët zunë vendet dhe fortesat e boshatisura prej ushtrisë osmane.Vojvoda Bllazho Petroviç,kish filluar disa manovra ushtarake për t’iu dhënë shqiptarëve të kujtonin se çka ishte vendosur në Berlin do të çohej deri në fund.Madje dy shqiptarë që ruanin kufirin në Qafën e Previjës,mbasi u vranë prej malazezëve,u coptuan me thike,u futën në një thes dhe u përcuallën tinëz në tokën shqiptare.Makabriteti synonte dobësimin e guximit atdhetar,ç’ka gjithsesi s’mundi të ndodhte tek shqiptarët e këtyre trevave.Tashmë ruajtja e trojeve shqiptare,vlente të bëhej me grykën e pushkës.Jakup Ferrit i bashkohet i biri,Hasani,Ali Pashë Gucia,Mulla Jaha,Kadri Bajri dhe Binak Alia.Por jo vetëm trimat e Plavës por edhe ato të Karsniqes,Rugovës dhe Gashit iu bashkuan lëvizjes madhore për ruajtjen e kufijve shqiptarë të Plavës e Gucisë.Kështu në gushtin e vitit 1879,në Plavë u organizza një tubim i këtyre patriotëve për të lidhur besën.Në këtë tubim u tha hapur se nuk luftohej për fe,por për atdhe e popull,sepse atdheu ësht ma i shenjtë.Duke qenë se Jakup Ferri prej vitesh ish spikatur si strateg popullor, ushtarak,në këtë takim trimash atij iu kërkua mendimi mbi mbrojtjen dhe rrugët e realizimit të saj.I matur,nën një zë që dukej se ruante kurdoherë gjëmimet e largëta të qiellit,Jakup Ferri u përpoq të argumentojë se pamvarsisht si do luhej me fatin e tyre,vetë shqiptarët do të mbronin trojet stërgjyshërore.”Historia,foli,ndër të tjera,Jakup Ferri,na ka mësue se askush prej fqinjëve tanë s’na e ka dash të mirën,por vetëm të keqen”.Më pas duke patur parasysh ushtrinë e madhe malazeze,ky burrë trim kërkoi një mobilizim të madh,një thirrje me armë të gjitha meshkujve prej 15 deri më 80 vjeç.Vetëm në këtë lloj mobilizimi dhe duke u organizuar tërësisht,u mendua që të përballohej tërbimi serbo-malazez. Menjëherë pas mbarimit të këtij tubimi,Jakup Ferri niset për të lidhur besën me malësorët e Gashit dhe të Krasniqes.Ai niset për aty duke menduar se ka jo vetëm emër të mirë por edhe miq të ngushtë me të cilët ishin lidhur në gati katër decenie luftë kundra serbo-malazezëve.Zëri tingëllues i tij,kumtoi në prani të dhjetra burrave që gati sa nuk i përpinin fjalët e trimit të Plavës.Ngase qëllimi i Jakup Ferrit ishte që krejt malësija e Gashit dhe Krasniqes të lidhte besën për të luftuar kundër serbo-malazezëve,generali popullor nuk harroi të përmend se Plava ishte e para fortesë që duhej mbrojtur prej të gjithë atyre që e donin autonominë dhe lirinë shqiptare.“ Pra juve a do të na ndihmoni ? Neve kemi besim se po,se jemi të një fisi,të një gjaku arbanas,të nji vllaznie.Ju e doni krahinën tone si vendin tuej,sepse asht nji truell e nji vatan.Po kështu duhet ta dini se Plava e Gucia,asht e vetmja kala që prêt Cernagorën,si për ju,si për krahinat e Rrafshit të Dukagjinit.Pra Cernagora sot po troket në dyert e kësaj kalaje.Jakup Ferri,pa përfundue fjalën,u ndigjuen thirjet e malësorëve ; Prina o Jakup Ferri,të gjithë jena me ju,nuk ka se kush na prapson,do ta bajmë deken si me le”.(E.Plava,kujtime dhe dokumente historike,Marin Barlleti, 1995, faqe 56 ).
Meqenëse Lidhja Shqiptare e Prizërenit po shihte një vonesë të madhe të Portës së Lartë,në marrjen e vendimeve të rrezikut serbo-malazeze në Plavë e Guci,burrat e saj,Abdyl Frashëri,Iljaz Pashë Dibra,Sulejman Vokshi e të tjerë caktuan direkt Ali Pashë Gucinë si komandant suprem për mbrojtjen e kufijve shqiptarë në veri.Ky menjëherë lidhet me shokun besnik të idealit,Jakup Ferrin dhe të dy së bashku ideojnë dhe organizojnë mbrojtjen e trevave të tyre.Në këtë mbrojtje,do të shkëlqente më pas jo vetëm trimëria e burrave dhe grave të Plavës e Gucisë,por sidomos edhe mendimi i guximshëm ushtarak i këtyre prijësve popullorë.Sipas burimeve të historiografisë shqiptare,për të mbrojtur krahinën e Plavës dhe Gucisë,u rreshtuan nën armë mbi 5 mijë burra.Armatimi dhe ushqimi i tyre u mundësua edhe nga paria e krahinave të tjera,kudo ku shkeli këmba e Jakup Ferrit,kudo ku u dëgjua zëri i tij që ftonte në dasmën e shenjtë të lirisë.Në krye të këtyre 5 mijë burrave u vendos të komnadojë Jakup Ferri.Ky nga ana e vet,studjoi jo vetëm aftësitë luftarake të shqiptarëve por sidomos terrenin ku do të zhvilloheshin betejat,të cilat,tek e mbramja do të vendosnin mbi ardhmërinë e krejt këtyre trojeve,të ndara me një të rënë të lapsit në tryezën famëkeqe në Berlin.Madje disa prej pritave natyrore çka do të ishin të domosdoshme,filluan të hapen nën kujdesin e dretëpërsëdrejti të Jakup Ferrit.
Në muajt nëndor-dhjetor 1879,Mark Milani,ndërmorri dy beteja të përgjakshme në kufijtë e Plavës dhe Gucisë.Në krye të një ushtrie disa mijëshe,të armatosur mjaft mire,ai u përpoq të çante një shteg prej nga më pas do të mund të shtinte në dorë krejt krahinën.Luftimet u zhvilluan të ashpra sidomos në qafë të Previjës,Qafë të Diellit,Arzhenicë dhe Cakorr.Përballë qindra të vrarëve dhe të plagosurve të ushtrisë së Mark Milanit,dhanë jetën edhe trima shqiptarë si : Osman Hoti,Dush Gjeri,Mysli Syla,Halil Radonja,Brahim Cela,Ibrahim Omeragaj etj. Gjaku i tyre duke lagur borën e dimërit të egër të vitit 1879,klithte në thellësi për lirinë e ëndërruar aq shumë prej shqiptarëve. Në të dy këta muaj,Jakup Ferri ishte në krye të ushtrisë shqiptare si komandant legjendar i saj.Ate e shihje të hipur në kale,të armatosur,duke u dhënë krah luftëtarëve e sidomos duke patur në duar situatën e veprimeve luftarake.Duke ngarendur sa në një karakoll në tjetrin,sa në një çetë tek tjetra,trimi i Plavës jo vetëm dinte të organizonte me intuitë pritat,por aty ku e shihte se goditja e armikut mund të ishte fatale,luftonte edhe vetë me orë të tëra.Është i vërtetë fakti se ndërsa vullnetarët shqiptarë dëgjonin trokun e kalit të tij,ata merrnin zemër duke u kapur grykë me grykë me forcat malazeze.Ai dijti si një strateg i madh popullor që edhe në afshet më të nxehta të betejave të gjykonte situatat me një ftohtësi admironjëse.Kuptohet,ajo çka të çonte drejt mitit,Jakup Ferrin,është beteja e Nikshiqit,në janarin e vitit 1880.Knjaz Nikolla,duke menduar se tri muaj luftimesh e kishin rraskapitur ushtrinë vullnetare shqiptare ndërmorri hapa konkrete në drejtim të një mësymjeje të përgjithshme në trojet shqiptare të Plavës e Gucisë.Përkrahja e parisë së Cetinjës në këto momente ishte e madhe e cila u pa me çrast dërgimin e mijëra ushtarëve të rinj në aventurën e madhe.E vërteta është se dy ditë përpara se armata malazeze të mbrinte në kufijtë e Plavës dhe Gucisë,një korier i dërguar enkas prej Knjaz Nikollës,solli një letër për Ali Pash Gucinë ku midis tjerave thuhej; “Për hir të gospodarit Nikolla Petroviq,me vullnetin e popullit,Knjazi i Malit të Zi,ushtria e natmadhërisë së tij,do të marrshojë për të okupuar krahinat e Plavës e të Gucisë,në zbatim të vendimit të kongresit të Berlinit.Pse edhe vetë Abdyl Hamidi i otomanëve,i është shtruar atij vendimi,pra pse edhe vetë sovrani turk na e ka dhënë ate krahinë,o Ali Beg,nuk ke kurrfare arsye të kundërshtosh.Dhe Organizata Shqiptare e Prizërenit nuk do të bëje aspak dobi,mos e torturo pra popullin,mos e fut në zjarr e flake krahinën… Ktheje situatën ndryshe dhe sovrani ynë August,Knjaz Nikolla ka për të pasur mëshirë edhe për juve,ka për të bërë amnisti, e ka për t’ju falë çdo gabim e llogari nga e kaluara si edhe për të tashmen”. (Arkivi I Institutit të Historisë,dosja Plava e Gucia në vitin 1880 ).
Tregojnë se Ali Pashë Gucia,pasi ka lexuar telegramin e ardhur prej Cetinje,i mendur ka mbledhur për të mbramen herë,bashkëluftëtarët e tij.Sapo ka mbaruar së lexuari mesazhin,ka qenë Jaku Ferri i cili duke ngritur mes trimave,ka kumtuar me ate zërin e tij tingëllues.”Në këmbë o burra ! Sikur të çohen shtat krajlat dhe vetë mbreti i Stambollës,neve nuk mun të na ndalojënë me dekë.Dekjen e kena borxh për vatan e sibijan !”.
Pas kësaj në datën 4-7 janar,krejt populli i Plavës dhe Gucisë është mobilizuar maksimalisht.Në të shumtën e rasteve,furnizimet me buk e ujë të luftëtarëve popullorë i kryenin punët por ngase lufta ishte në prag,pati edhe prej tyre që rrëmbyen armët.Luftëtarët e rinj të ardhur nga Rrafshi i Dukagjinit,drejtoheshin për nga kullat e Jakup Ferrit në pritje për të marrë detyrën luftarake.E rëndësishme është të potencohet fakti që dhimbja e tragjedisë së kësaj treve shqiptare u ndje së mbrendshmi më shumë prej viseve veriore të Shqipërisë.Luftëtarëve përforcimet e para erdhën në këto momente edhe nga qyteti i Shkodrës.Ka qenë pikërisht mëngjezi i 8 janarit të vitit 1880,kur përmes mjergullës së dendur e dëborës që nuk reshtete,u dëgjuan krismat e para të topave malazeze.Jakup Ferri,duke ditur që më parë këtë armatim,pat dhënë porosi bashkëluftëtarëve për ta pritur armikun nëpër kështjellat natyrore duke shmangur sa të ishte e mundur rrezikun e dëmtimit nga artileria.Qitjet e artilerisë malazeze nuk kursyen edhe qindra kulla të fshatarëve në Arzhonice, Kose e Nokshiqit,Jeçnishtaj,Pepaj.Pas kësaj,ka qenë thirrja shqiptare ; përpara djem për Shqypni ! e cila ka çuar peshë qindrat e mijërat e trimave vullnetarë në mbrojtje të trevave të Plavës e Gucisë.
Forcat e Knjaz Nikollës i kalonin të 14 mijë vetat,përfshi këtu edhe artileritë dhe forcat e tjera ndihmëse.Përpos armatimeve të tjerë,dëshmohet se këta forca ishin të paisura me topa ruse.Bllazho Petroviqi i cili ndodhej në ballë të trupave malazeze,kërkonte të fitonte betejën nëpërmjet sulmeve rrufe në të gjitha frontet njëherësh.Duke mos pyetur për të vrarët e plagosurit e çasteve të parë,ai dha urdhër që mësymja drejt Plavës e Gucisë të ishte frontale dhe aspak e manovrueshme. Intuita dhe mjeshtria prej strategu e Jakup Ferrit,kanë shkëlqyer edhe një herë pikërisht në këto momente.Ai urdhëron tërheqjen në thellësi të formacioneve luftarake që mbronin Plavën duke paraparë një gabim trashanik të Petroviqit i cili në ekstazë urdhëronte trupat e tij vetëm përpara.Pasi mijërat e trupave malazeze kaluan urën dhe dy vahet në lumin Lim,atëherë Jakup Ferri i shkatëroi këta duke krijuar një rrethim natyral të malazezëve ngase lumi në janar ishte krejtësisht i pakalueshëm.Anipse,Jakupi vetë në çetën e tij ndodhej në zemër të këtij cikloni,ai nuk mund të përfillte jetën përpara shpresës për fitore.Bashkëluftëtarët e tij,duke kuptuar manovrën e zgjuar të komnadantit të frontit u hodhën me tërbim mbi ushtrinë malazeze, duke i vënë në mes dy zjarreve.Tashmë përleshjet ishin trup me trup dhe në ate zallahi klithmash e armësh,vendosej më tepër se fati i një beteje.Duke u gjendur taman në nyjen më nevrallgjike,që do të vendoste fatin e kësaj beteje,Jaku Ferri,hipur në kalin e tij të bardhë,të bukur dhe sikur të jetë i mbështjellë nga legjendat lufton pa u epur.Kështu,për të ardhur deri në fatzezën ditë të 10 janarit,që u zgjua pa zërin dhe kushtrimin e tij.I goditur për vdekje,Jakup Ferri do të mund vetëm të shqiptonte ; Përpara Sokola ! Më pas vargjet e drithshme të lahutës kënduan ;
“Njëqind vetë sot na kanë mbetë
tre me emra sot po jua kallxoj
nja ma i pari Sadik Hamza
e i dyti Cel Shabani
haj me det për Jakup Ferrin …
Dhjetë ditë rresht,luftëtarët trima të Plavës e Gucisë,pas fitores madhështore që arritën,kërkonin nëpër dëborën e madhe trupat e bashkëluftëtarëve të vet.Përzihej kështu trishtimi i madh për të rënët me gëzimin se gjaku i tyre nuk u derdh kot.Më 20 janarin e vitit 1880,ndërsa varri i Jakup Ferrit vizitohej prej mijëra qytetarëve,Ali Pashë Gucia thosh ; “O ju dëshmorë që dhatë jetën për këtë vatan.E lehtë ju kjoftë lendnina,akulli,bora e sorotina… Juve nuk do harroheni sa të jetë jeta.I gjithë fisi i juaj do t’ju kujtoje brez pas brezi.Nipat e stërnipat do knojnë këngët e trimërisë tuej.E ti shpirtmadhi Jakup Ferri,qe na le ate nam e jehonë për me shpetue këte vatan e sibijan,do të jesh i paharruar për të gjithë brezat e arbnisë !”.
Absurdi që ka shoqëruar kurdoherë,udhëheqjen e diktaturës komuniste shqiptare,këtë radhë u orientua me kahje nga denigrimi i kësaj figure legjendare.Kështu,me rastin e kremtimit të 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit, në shtetin amë,në vitin 1978,nga një grup komunistësh i ka qenë propozuar qeverisë komuniste të Tiranës që Jakup Ferrit t’i jepej një dekoratë heroizmi pa pretenduar aspak se atij po i jepej ajo çka meritonte.Dhe ndërsa shqiptarët kanë pritur në heshtje vendimin e qeverisë komuniste të asaj kohe,Mehmet Shehu,ish kryeministër i asaj kohe ka pas deklaruar se Jakup Ferri s’e meritonte dekoratën ngase “nipërit e tij ishin bërë ballistë… !”.Madje disa nga propozuesit edhe ishin burgosur.
Sidoqoftë,le të mbeten këto radhë të mija si një kujtesë për një të ardhme respekti për të gjithë ata,që në saje të trimërive dhe gjakut të derdhur të tyre ne frymojmë.Shpallimet historike pa paragjykime i bëjnë nder kombit tonë,meqë e kaluara ashtë si një fanar për të ardhmen.Kombi ynë ka shumë histori me të cilën mund të krenohet,ani se kemi fatin tragjik që rrethohemi nga hienat sllavo-helene,të cilët jo vetëm që mbajnë territore tona të pushtuara,por edhe vjedhin nga historia jonë pasi që janë të vobegët me të tyren.
Bern-Zvicër
KOLE JUNCAJ says
Shume tregim interesant.Lavdi martireve te Plaves dhe Gucise ne krye me Jakup Ferrin e Cel Shabanin qe rane duke mbrojte trojet shqipetare nga grabicaret shoviniste malazeze.Tirana komuniste e perkujtonte luften e Nokshiqit te 1880 nemes ushtrise se Mark Milanit dhe shqipetareve te udhehequr nga Jakup Ferri e Cel Shabani.Ne vitin 1979,nepermes radio-Tiranes per shqipetaret jashte atedheut e kam degjuar dhe akoma e kam te incezuar ne kasete artikullin per Jakup Ferrin;Jakup Ferri i hypka atit,…..po i bertet Cele Shabanit,…..delmi prapa Mark Milanit,…..prapa Markut me mi dale,…se une po i dale balle-perballe.Fatekeqesisht sot nipat e sternipat e Jakup ferrit legjendare ne Pllav as nuke flasin shqip.Fakt!ma kane thene njerzit qe i kane takuar.Une Kole Juncaj,rrini me shendet