Flamur Gashi/
Më 22 qershor 1991vizitoi Tiranën, Sekretari Amerikan i Shtetit, James Baker (Xhejms Bejker).
Sheshi “Skëderbej”, i mbushur si asnjëherë tjetër…
z.Beker ishte zyrtari i parë i lartë amerikan që do të vinte në Shqipërinë postkomuniste, në ditët e para të pluralizmit, që shënonte dhe rrëzimin e diktaturës komuniste. Ajo vizitë tregonte se lidhjet me SHBA-në kishin mbetur gjallë te populli shqiptar.
z.Baker në fjalën e tij tha: “Për llogari të Presidentit Bush dhe të popullit amerikan, vij këtu sot për t’ju thënë se: Liria funksionon… Më në fund jeni të lirë të flisni atë që mendoni. Më në fund jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. Shqiptarët kanë zgjedhur t’i bashkohen shoqërisë së njerëzve të lirë të të gjithë botës. Mirësevini në shoqërinë e burrave dhe grave të lira, ashtu siç kërkonte të ishin dhe krijuesi ynë. Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju.”
Më 15 mars të vitit 1991, u rivendosen marrëdhëniet diplomatike Shqipëri – SHBA dhe William Rajerson ishte ambasadori i parë amerikan në Shqipëri pas rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe.
Sekretari amerikan i shtetit James Baker e vizitoi Shqipërinë tre muaj pas rihapjes së ambasadës amerikane në Tiranë.