-Bashkëpunim i Qendrës Kinematografike të Kosovës me Këshillin Nacional Shqiptar në Luginë të Preshevës dhe Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc/
BUJANOC, 17 Dhjetor 2019-Gazeta DIELLI/ Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Nacional Shqiptar në Luginë të Preshevës dhe Shtëpinë e Kulturës organizojnë Javën e Filmit të Kosovës në Bujanoc, nga data 20 deri më 24 dhjetor, për vitin e dytë me radhë.
. Gjatë javës do të
shfaqen katër filma të metrazhit të gjatë dhe dy të metrazhit të shkurtër të
realizuar në vitet e fundit në Kosovë.
Java e filmit do të hapet me filmin e propozuar
nga Kosova për çmimet OSCARS, “Zana” nga Antoneta Kastrati, dhe do të vazhdoj
me filmin “Echo” nga Dren Zherka, “Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar”
nga Kushtrim Bekteshi, “Babai” nga Visar Morina, “Në mes” nga Samir Karahoda,
dhe “Shok” nga Jamie Donoughue.
Filmat do të shfaqen në Shtëpinë e Kulturës çdo
ditë nga ora 18:00 nën përkujdesjen e koordinatorit të projektit Nagip Tashi.
Bujanoci është qytet në rajonin e Luginës së Preshevës me shumicë shqiptare, në jug të Serbisë./b.j/