Ajet Delaj/
Loja politike e thënë në mënyrën më të bute të mundshme pasi realisht është një luftë e hapur me Serbinë që zbaton skenarët rus që ka për qëllim të zhbëjë vetë pavarësinë e Kosovës duhet përballuar nga të gjithë ne, së bashku.
Në cilin shtet të botës një shtet i jep vetes të drejtë të ndërhyjë në jetën e brëndshme të një shteti tjetër edhe kur bëhet fjalë për pakica kombëtare?
Në asnjë.
Në cilin shtet të botës pakicat kombëtare në mënyrë demonstrative nuk paguajnë taksat, ujin, dritat, tarifat e mjeteve private të transportit.
Në asnjë.
Përpara se të filozofojmë se si duhet të sillet Albin Kurti me Serbinë e ndërkombëtarët, duhet që gjithsecili shqiptar që flet shqip duhet ti bëjë vetes një pyetje të thjeshtë :
Kush e pruni Kosovën në këtë ditë halli me marrveshjet skalleruese të bëra nën diktatin e Serbisë?
A ka ndonjë ndryshim në qëndrimet e z.Kurti në opozitë me tani në veprimtarinë si Kryeministri i Kosovës përsa i përket raporteve dhe përballjes me trashëgimtarët ideologjik e shpirtëror të Millisheviçit në Beograd.
Unë them JO e pikërisht për atë premtim e këtë qëndrim e ka votuar populli i Kosovës.
Nëse i referohemi ambasadores se Kosovës të para ca viteve drejtuar ish klasës politike se e keni “dhi” unë po shkoj pak më tej kur dëgjoj e shikoj politikane e analistë në Kosovë.
Akuzojne Albin Kurtin për faqen e zezë të tyre që mynxyrën që i kanë hedhur sipër Kosovës përgjatë 20 viteve nuk po e fshin me profesionalizëm e shpejt z Kurti.
Kjo është turp e pafytyrësi.
Për mua detyrë e çdo shqiptari që flet shqip është të rreshtohet në mbështetje të Kryeministrit të Kosovës në përpjekjen e tij për ti kthyer sovaranitetin Kosovës atë sovranitet që e ka fituar me luftë së bashku me aleatët në 1999-tën stampuar në Kuvendin e Kosovës në 2008 dhe që e ka konfirmuar gjykata e Hagës.
Albin Kurti po lufton për atë sovranitet që e kanë kufizuar të shiturit e Kosovës me fusnota e gjithfarë poshtërsish të inicuara në Beograd e Moskë.
Lufta dhe përpjekja për konsolidimin e sovranitetit e lirisë së Atdheut është detyrim që buron nga qenia shqiptar.
Kam bindjen se Kryeministri Kurti pavarësisht bindjeve të tij ideologjike që mund të mos jemi dakort shumë nga ne është plotësisht në shërbim të Atdheut në përballjen e tij e të ekipit të tij me Serbinë e pikërisht për këtë duhet ta mbështesim fort.
Ata që kane shtrënguar kosovarët të braktisin Atdheun madje duke kaluar nga shpia e hasmit me se pakti duhet të heshtin se bashku me zuzarët e tyre që për etikë quhen analistë e media, natyrisht jo të gjithë pasi nuk besoj se kanë gjë për të thënë e për të dhënë në shërbim të Atdheut.
Lufta per liri, indipendencë, e dinjitet njerëzor është e vështirë por padyshim e lavdishme e ata që e bëjnë janë bijtë e martirët e Atdheut. God Bless all.