Bashkatdhetarë, nëse jeni në Nju Jork, dhe Ju duhet një restorant për të drekuar apo darkuar, jeni vetëm, çift, apo grup, restorant më të mirë, më të qetë, më intim, nuk keni ku të gjeni se “Joe’s Prime Steak House” në Astoria. Befasia fillon që në hyrje, ku ndjesia e shlodhjes të vjenë si me magji….Nëse këni një event familjar, ditëlindje, përvjetor, fejesë, dasëm, gjithçka tjetër, drejtojuni tek “Joe’s Prime Steak House” në Astoria….Keni për të mbetur të kënaqur!
Ka pak kohë që në Broadway dhe 45 Street, Astoria, Queens- NY, është hapur restoranti i bashkatdhetarëve tanë “Joe’s Prime Steak House”. Bashkëpronarët Joe(Zef) Berisha,Freddy Marku Peter(Petrit)Demaj kanë krijuar kushte të mrekullueshme, mjedise të këndshme,ku çdokush do të ndjehet i mrekulluar, i befasur dhe do të largohet që andej me ndjesinë e rikthimit shpejt aty. Jo një, por katër salla me madhësi të ndryshme, me pajisje komode, ofrohen për drekë apo darkë, që nga sallat e mëdha, me 40- 50, apo 80-100 vende, në të dy katet, deri tek mjediset më private, me një tavolinë. Restoranti është një vend ideal edhe për familjet , edhe për shoqatat e komunitetit, ku mund të shtrohen dreka apo darka, por edhe për dasma, fejesa, ditëlindje e ngjarje të tjera festive a familjare…Sapo futesh në mjediset e brendshme, të bie në sy BARI, që të ofron mundësi zgjedhjeje me shumëllojshmërinë e pijeve. Korridoret, këndet e zbukuruar hijshëm e me gusto, pa e tepruar aspak, muret e dizajnuar me finesë me pikturat e përzgjedhura me shije artistike, ndriçimi florishent, të shlodhin sytë dhe të ofrojnë mikpritje shlodhëse. Dukesh sikur je diku në një vend magjik, sikur pamjen e sheh nga një ekran televiziv, ku relaksimi të vjen pa sforco. Shkoni dhe provojeni, do të largoheni të kënaqur, pasi të keni shijuar ushqimin e shijshëm dhe verërat e mrekullueshme!
Po, përse duhet ta frekuentoni”Joe’s Prime Steak House”?….Për ushqimin e shijshëm të gatuar nga tre kuzhinierët profesionistë amerikanë, për Menynë e shumëllojshme, për verërat Italiane apo Kaliforniane(A e dini se depoja e restorantit i mbanë më shumë se 5 mijë shishe verë?)…. edhe për shërbimin plot kulturë të stafit të përzgjedhur me kujdes.Cilësia e ushqimit në “Joe’s Prime Steak House” është shumë e mirë, ndërsa çmimet jo të larta, janë të përballushme, brenda mundësive për çdo familje.
Edhe pse restoranti, siç shihet nga emërtesa”Steak House”, ka në qendër të kuzhinës mishin, për ata që nuk e konsumojnë mishin e kuq, ka zgjidhje të tjera si: peshk të llojeve të ndryshme, pulë, pasta, ndërkohë që pronarët kanë menduar edhe për vegjetarianët. Pra, kushdo që shkon në “Joe’s Prime Steak House”, do të mbetet tepër i kënaqur.
Bashkëatdhetarë, provojeni restorantin “Joe’s Prime Steak House” dhe do të mbeteni të kënaqur. Jam i bindur se do të vini sërish për së dyti , së treti…për shumë kohë. Eshtë një mrekulli më vete, që nuk e keni parë e shijuar askund tjetër. Është i veçantë.
Gjatë kohës që drekon në “Joe’s Prime Steak House”, në sfond të shoqëron muzika, ndërsa për bashkadhetarët pronarët kanë menduar që të ftojnë edhe këngëtarë të komunitetit dhe nga vendlindja. Këngëtarët do të argëtojnë frekuentuesit në këto ditë: Të Enjteve, nga ora 9 PM deri në 3 AM, të Premte dhe të Shtunën nga Ora 9 PM deri në 4 AM, Kurse të Dielën nga Ora 9 PM deri në 3 AM. Gëzim Nika, njëri prej artistëve të ftuar, tha për Diellin se së shpejti ky restorant do të kthehet një vendtakim argëtues, shlodhës, për bashkatdhetarët.
Restoranti “Joe’s Prime Steak House”, ka dhe një përparësi tjetër, nuk duhet të shqetësuar se ku do ta parkoni makinën, parkingu është pa pagesë, e ka vetë lokali. Është një restorant i mrekullueshëm, ku individi, familja, çiftet, grupet shoqërore të çdo moshe, do të mbeten të kënaqur.
MOS HARRONI, JU PRET”JOE’S PRIME STEAK HOUSE” NE ASTORIA!
Adresa: 46-11 Broadway, Astoria, NY 11103
Rezervimet mund t’i bëni në Telefonat: 718-433-9691
Cell: 718-685-8529
Asllan Bushati says
Urimet me te mira dhe ju shkofte mire e mbare biznesi. Pa tjeter qe edhe une se bashku me miq, shoke e familjare, do te shkoj ne kete restaurant.