Për deputeten e PD Jozefina Topalli në zgjedhjet vendore PD ka humbur në shumicën absolute të bashkive dhe kjo nuk mund të quhet fitore.“Mbrëmë pas mesnate shumë të rinj më uronin pas nxjerrjes se rezultatit përfundimtar për Shkodrën.Ato kishin qenë edhe komisionere dhe me të drejte ishin aq të lumtur që ia kishin dalë me një rezultat pozitiv për qytetin tone të dashur.E kuptoj se duke qenë me ditë të tëra të përfshirë në procesin e numërimit ndoshta nuk kanë ndjekur rezultatet në gjithë Shqipërinë, ndoshta ndonjëri kishte lexuar me titra ose kishte dëgjuar se në shkallë Republike , PD kishte bërë hap para, apo se kjo ishte fitore.
Nje tjetër jo i ri më tha : a te kujtohet ’91? Edhe atëherë ishte pothuaj vetëm Shkodra…dhe ..shtoi …”por….në atë kohe ishte kohë idealesh , në atë kohë kishte shprese.. ne ate kohe .”….dhe nuk e zgjati se krahasimi e pa se nuk shkonte.
Une me shpirt i përgëzova të rinjtë dhe po ashtu falenderoj qytetarët e Shkodrës, dhe i uroj suksese e punë te mbare Voltana Ademit.Por unë jam e trishtuar për rezultatin në shkallë Republike.Ne nuk kemi fituar , dhe as kemi bërë hap të madh përpara. Nëse diferenca është ulur tek kandidatet ajo ka ardhur se vertet kemi shtuar vota , por kryesisht se ASHE ka humbur me shumë se kemi shtuar ne.Por edhe tek vota e kandidateve ne jemi minus 11%, apo minus 199 mijë vota.
Ne kemi humbur në shumicën absolute të bashkive. Harta eshte pothuaj krejt mavi dhe si PD kemi 20%, ndërkohe si koalicion jemi me minus 343 mijë vota.
PD ka një betejë të vështirë përpara. Por PD duhet të shikojë më shumë nga vetja”, shkruan Topalli.