Nuk e ka fajin vetem Dr. Berisha/
Nga Mimoza Dajçi/
Kur kemi dy minuta kohë shpesh na bie të mendojmë se nga vimë e ku shkojmë? Vendin se ku kemi lindur e rritur e dimë, por se ku jemi akoma nuk e dimë. Na detyruat të “braktisim” e të “harojmë” atdheun. Kush? Vrasjet papunësia, varfëria, pasiguria e jetës. Nuk janë të pakta vrasjet që ndodhën në Shqipëri edhe në periudhën e tranzicionit, qofshin kohë fushate apo jo. Pas 23 vitesh, pas përmbysjes së rregjimit diktatorial në Shqipëri u gëzuam të gjithë që e hodhëm poshtë qelbësirën – Nexhmijen, përmbysëm bustin e diktatorit Hoxha. Vendi pas asaj periudhe duhej patjetër të udhëhiqej nga ata që vuajtën, nga ato personalitete që u burgosën politikisht e fëmijët e tyre. Po kush ti linte të ishin në drejtimin e vendit, kush i la ata të ngrinin zërin?
Kush e ngrinte zërin nëpër takimet e ndryshme politike të PD të nesërmen do të hidhej baltë mbi ata, do të shikoheshin si armiq e me urrejtje nga udhëqësit e saj, ose do të fshiheshin nga lista e kësaj partie.
Kam qenë antare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, gjithmonë flisja e vija në dukje ato të meta e gabime që nuk më dukeshin në rregull, shikoja e kritikoja për ato raste që duheshin riparuar në kohë. Flisja për të drejtat e mohuara të gruas ish të burgosur e të persekutuar politike, por të nesërmen isha e përjashtuar edhe nga Lidhja e gruas. Kush më largoi, Berisha? Jo, larot e servilët e PD, frikacakët, sahan lëpirësit e sahan lëpirëset, ish bashkëpunëtorët e punëtoret e sigurimit të shtetit, që nuk lanë vend pa shëtitur në kohën e komunizmit. Emrat nuk kam nevojë tja u shkruaj këtu se janë shumë, pastaj çkuptim do të kishte, ju i dini vetë se kush jeni e kush janë.
Mos fol nëpër kongrese e takime të PD më tha një herë Miranda ish pedagoge e Institutit të lartë Bujqësor, sepse nuk bën dot karierë në politikë. Nuk isha për karierë në PD, e ndjeja se sa kishte vuajtur populli ynë nën atë shtypje të madhe 50 vjeçare, e dija se çfarë ishte uria, burgu politik apo pushkatimi pa gjygj nga pjestar të familjes, e dija se çfarë ishte lufta e klasave, diskriminimi për mos dhënie të lartë studimi, punësimi, sport e art. Etj, etj. Vërtetë nuk kam qenë e internuar, por kam jetuar si “delja e zezë mes të bardhëve”.
Pas viteve 90, kam bashkëpunuar nga afër me shtresën ish të persekutuar politike, kam parë nga afër burgjet politike, kampet e internimit, kam marë pjesë në rivarrimin e eshtrave të të pushkatuarve politik me apo pa gjygje. E pa haruar do më mbetet në kujtesë rivarrimi i djemve të familjes Mena, të cilët komunizmi i goditi pa mëshirë në palcë si familje. I kam dëgjuar e parë nga afër hallet e vuajtet e kësaj shtrese, kam shkruajtur në Shqipëri dhe në SHBA për ato gra ish të burgosura politike, dhe ish të burgosur politik. E si mos të ndjeja dhimbje për këtë shtresë e persekucionin e saj të rëndë që kishte përjetuar padrejtësisht në jetë. Prandaj edhe e ngrija zërin në forumet e PD, po kush më dëgjonte!!! ???
PD u kthye në parti të punës. Edhe në PD sunduan ish të privilegjuarit e rregjimit komunist, ish dosjexhinjtë e sigurimit të shtetit, dhe kur flisje për diçka të padrejtë të shikonin shtrembër, e bënin çmos, për të gjetur anën për të flakur nga PD. Nuk ishte vetëm Sali Berisha që i ka të gjitha fajet në PD. Të parët i kanë ata që ishin poshtë tij, pasi varej se si i a servirnin problemin, dmth si i interesonte atyre, dmth të jagove, që prej tyre u dogj sot PD. Ata që i lëpiheshin për një post e një kolltuk në parlament. Të gjithë duhen të largohen, se të gjithë na turpëruan. Por më parë të kërkojnë të falur, e të japin llogari për atë “masakër” që i bënë PD duke larguar njerëzit më të mirë të saj, qofshin ish të persekuatuar politik apo njerëz me figur të pastër. Ndërkohë që populli liridashës e paqedashës i kishte sytë e shpresën vetëm tek Partia Demokratike.
E kam thënë edhe më parë nëpër shkrime të tjera, pse askush nga ata individë që u lakohet shpesh herë emri si ish bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit nuk jep përgjigje publike nëse ka qenë apo jo pjesë e atyre dyerve të ndyra. Pse heshtin, apo duan të fshihen e të përfitojnë akoma. Më fal Znj. Topalli ju humbët si parti në mënyrën më të ulët në Shkodër, gati për 30 vota u dogjët edhe vetë në lagjen ku u lindët e u rritët, dikush nëpër shkrime aludon me figurën tuaj se keni qenë bashkëpuntore e sigurimit me pseudonimin “dizinjatorja”. A është e vërtetë që keni qenë e tillë apo ja fut kot mileti. Po ose jo, si do që të jetë ju duhet te jepni një përgjegje.
Ju dhe larot tuaj detyruat që një pjesë të mirë të demokratëve të mernin rrugët e kurbetit, pasi nuk kishin punë, u kërcënohej jeta nga x apo y e këto janë fakte, janë të vërteta. Tregoni të vërtetën keni qenë apo nuk ke qenë bashkëpuntore e sigurimit, sepse për gruan ish të burgosur e të persekutuar politike nuk keni bërë asnjë gjë, të paktën deri në nëndor të vitit 2000, kur isha pjesë e Shoqatës së Gruas ish të Burgosur e të Persekutuar Politike. Pse nuk i afroje ato gra, mes tyre shumë intelektuale që u dergjën burgjeve padrejtësisht nga një spiunim i asaj spiune apo atij spiuni që sot janë akoma ndoshta deputet të parlamentit shqiptar.
Nuk e ka fajin vetëm Berisha për të gjitha, por edhe ju këshilltarët e tij që nuk ditët ta ndalonit e ta këshillonit nëse ai po gabonte. Seicili nga ju që qeverisi për 8 vjet vendin gaboi e bëri faje, nuk ka se si të shpjegohet ndryshe, përderisa ndodhi gjithë ajo shkërmoqje e PD në këtë mënyrë. Përgjegjësi e keqardhje ndjej edhe unë si ish antare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e jo më një qytetar i thjeshtë që sakrifikonte nga jeta e tij për PD. Harxhonte shumë kohë nga koha e tij nëpër protestat e përditshme të PD, nëpër rrugët e Tiranës apo rrethe. Mitingje pa fund. Larg familjes, sepse do të shkonte tek PD në miting të PD, një investim i humbur për të gjithë ata simpatizantë e dashamirës të PD. E rezultati u pa në zgjedhjet e 23 qershorit, ju i zhgënjyet i përlotët, i mashtruat. Po, po ju, e të gjithë ata që mund të jenë me dosje në atë PD.
Dhe të larguarit nga PD nuk janë një e dy, por me qindra, të gjithë jashtë vendit apo në heshtjen e tyre. Kush i largoi, ata e dinë se nga vinë por i vjen keq pse shkuan aq larg, dhe e dinë pse shkuan. Edhe ai ose ajo që e detyroi apo i kanosi jetën e di shumë mirë sepse u larguan të gjithë ata ish themelues të PD apo edhe në vitet më pas. Shkaku është akoma aty brenda. PD ka akoma vend për pastrim.
Shumë të rinj e rrethun Berishën në ditën e largimit të tij nga funksionet e PD, afroini ata të rinj, jepini poste në PD, dorëzojani mandatet e stafetën atyre. Ata janë e ardhmja dhe fëmijët e ish të persekutuarve politikë, e jo ju që humbët zgjedhjet me turp. E për këtë nuk e ka fajin vetëm Berisha, siç vetë ai deklaroi pas humbjes, por edhe ju të gjithë si pjesë e asaj partie, qeverie e pjesë abuzive e saj. Nëse Berisha po gabonte, nëse ai po bënte një apo dy faje, po ju njëqind të tjerët ku ishit, pse e lejuat që ai të gabonte. Mirë ai gaboi apo bëri faj, por mos haroni se pasojat ranë në kurriz të popullit. Sigurisht unë nuk mohoj arritjet e sukseset e qeverisë Berisha, të cilat nuk janë të pakta, përkundrazi shumë të rëndësishme e me vlera të mëdha për kombin. Por dua të them se edhe ju jeni bashkëgabues e bashkëfajtor. Të gjithë duhet të kërkoni falje në popull e të tregoheni transparent se ku gabuat dhe pse. Megjithëse gabimeve e fajeve të PD i kishte dalë era me kohë, por reflektimi juaj duhet të bëhet o sot o kurrë.
Mos tju duket çudi por edhe mua më vjen keq për humbjen e PD, kam investuar kohën time për arritjet e sukseset e saj këtu e 23 vite të shkuara së bashku me tim atë e time bijë që kur ishte ende fëmijë. Po sa të tillë ka, që kanë sakrifikuar shumë për demokracinë në Shqipëri apo që kanë mbetur heronj të saj, kush e do tja lehtësojë dhimbjen atyre?
Fëmijët e vegjël në plazh zakonisht ndërtojnë gjithë pasion e dashuri një kala me rërë në breg të detit, por kur vjen vala e ia rëmben ata mërziten, qajnë. Shkatërrimi i asaj kalaje me rërë është një fenomen natyror i baticës e zbaticës së ujit, por në rastin konkret ky shkatërrim që i ndodhi PD është fatal e duhet të jepen shpjegimet e përgjegjësitë e veta.
27 qershor, 2013
Eugjen Merlika says
Falenderoj zonjen Dajçi per shkrimin e saj ne te cilin ngre nje sere problemesh qe, siç thote vete ajo, jane zvarritur prej me shume se njezet vjetesh ne jeten politike shqiptare e ne PD. Eshte fjala per trajtimin e ish te perndjekurve politike dhe pasardhesve te tyre, persa i perket angazhimit te tyre ne jeten politike e ne ate parti. Duke mbajtur parasysh se nuk jane ato motivet kryesore te humbjes zgjedhore te PD, por qe mund te futen nder ato, mendoj se do te kishin qene po aq aktuale edhe sikur PD te kishte patur nje fitore te bujeshme, por ne kete rast te supozuar askush nder kritiket e sotshem nuk do t’i ngrinin ata probleme.
Nuk dua te ve ne dyshim ato qe thote zonja, sa i perket se shkuares se saj si antare e Keshillit kombetar te PD-se, edhe se nuk jam ne dijeni te tyre. Por ne kete rast sigurisht eshte mungesa ime qe nuk kam qene ne dijeni te luftes se zonjes per te perndjekurit, nje qendrim qe i ben nder asaj dhe ndonje te pakti ne PD. Por nuk eshte shume bindese zonja kur sulmon ne grumbull, duke u munduar te shfajesoje drejtuesin. Me kujton ate fjaline e famshme te komunizmit, te servirur si fjale e urte : “Uji del i paster ne burim por turbullohet rruges.” Fatkeqesisht ne asnje sistem komunist apo pas komunist ai qe ka drejtuar nuk ka ditur se si zbatoheshin direktivat e tij. Por ajo qe me le nje pershtypje jo te mire eshte ndarja nga grumbulli qe sulmon zonja Dajçi e Kryetares se Kuvendit, zonjes Topalli. Sulmi ndaj saj qe nuk kursen asgje bie me shume ere rivaliteti femeror se sa mbrojtje parimesh. Habitem se si ne gjithe klasen drejtuese te PD i vihet gishti te vetmes grua qe vjen nga nje familje nacionaliste, per me teper nga nje tjeter grua qe ka shume per zemer te perndjekurit politike. Ka nje kontradiksion te madh ne vetvete ne kete praktike.Jozefina Topalli akuzohet si shume te tjere per bashkepunim me sigurimin e shtetit dhe artikullshkruesja me te drejte kerkon nje sqarim nga ana e saj. Me siguri zonja Dajçi e di se gazeta KRITIKA para disa vitesh ka nxjerre nje liste e cila, çuditerisht nuk ka patur asnje pergenjeshtrim, se paku me sa dij un. Krahas Dizenjatores, n’ate liste ishin edhe Penicilina, Canta, I vogli, Alfons Ballshi, Qukapiku, Profesori, Korçari, Murrizi etj emra, per te cilet deri tani nuk dij se sa baze kane e sa jane fryt i fantazise. Nuk eshte e hijshme qe ne kete drejtim te sulmohet vetem zonja Topalli, pra ajo qe e ben duhet te kete te tjera motive. Un e kam takuar Kryetaren e Kuvendit ne fund te shkurtit me kerkesen time. E falenderova per ftesen e shpejte qe me beri sapo i dergova mesazhin e kerkeses per takim, por e falenderova me shume per faktin se jashte zyres se saj rrinin dy djem te dy shokeve e miqve te mij, te Qemal Gashit e te Fehmi Ndreut, me te cilet kemi kaluar vite te gjata internimi ne sektoret e fermes se Lushnjes. Kjo qe nje prove se Kryetarja . me sa mundej, i kishte marre ne pune e perkrahur djemte e ish te perndjekurvet, prandaj e gjej tendencioze e te pavend akuzen qe i ben asaj autorja e shkrimit, me gjithe respektin per te.
Dardan says
Ju zonjë nuk flisni të vërtetën se ju urreni Veriun, urreni zonjën e hekurt Jozefina Topalli. Ju keni probleme prej tifos të paragjykimeve fetare dhe krahinore. Me syze anti Jozefinë nuk mund të gjykosh qartë e të gjesh fajtorin dhe pergjegjsin e ksaj kapitullimi para dy arkitetve të grabitjeve. Ai që shkatrroi PD ishte Ardhja e Lulzim Bashës në 2005 pa asnji meritë në frontin e djathtë me urdhër të Argita malltezit/Berisha, që po zbaton Modelin e ish kryetarit të bashkis Tiranës, që e privatizoi artinë socialiste, i futi në regjimin e korrupsionit këshilltarët dhe gjithë strukturën e bashkisë. U bëri nga nji dosje krimi ktyre kuadrove që grabitën arkën e bashkisë për vete dhe më shumë për arkitektin e shkatrrimit të familjes tij Edvin rama dhe i futi në vitin 2009 në parlament si deputeta dhe ja në vitin 2013 korri suksesin:
Lulzim Basha shkatrron PD sepse kryesia e PD-ës nuk e ka votuar asnjiherë si nënkryetar dhe si kryetar bashkie. Lulzimin e ngjiti satrapi, Sali Berisha për të trashëguar dhe kujdesë për familjen e tij me që duket se është besnik fanatik si nga feja, ashtu dhe nga hajdutllëku. Mënyra më e mirë për të hequr qafe krahun anti Lulzim dhe antiberishë është t’i largoji nga kryesia e PD-ës nëpërmjet përgjegjsisë të humbjes të PD-ës si mënyrë djallzore satanike për të rrëzuar Gardën e Vjetër që e rriti PD dhe i dha fitoren në dy legjislaturat e fundit.
Pasi t’i heqi qafet z. Jozefinë me antarë të kryesisë do ta mbushi me bashkiakët sikurse bëri Edvin rama duke krijuar mbretërinë e tij sikurse Sala, Ilir Meta dhe Edvin Rama. Kjo është e vërteta dhe jo mallkimi dhe urrejtja e juaj ndaj zj. Topalli që Lulzim Basha e eleminoi nga Fushata e Zgjedhjeve duke e paralizuar me qëllim që ta shporrte sikurse po ndodh katarsi, gjuetia e shtrigave nga Lulzim basha dhe argita malltezi/berisha. Berisha duhet shporrur prej PD-ës pasi shpalli dorëheqjen dhe nuk ka të drejtë të vendosi më për fatin e kryetarit dhe kryesisë nëse i kanë mbetë edhe dy gram njerzi. Jam i sigurt nëse nuk ndërhyn Saliu me Argitën, nuk zgjidhet dhe shporret Lulzim Basha nga kryesia si përgjegjës numër Nji i PD-ës. Një e përsekutuar nuk flet kshtu kundër nji grueje si zj. Jozefina kaq publikisht dhe me akuzat e sigurimit të shtetit. Ndoshta je zedhensaj e sigurimit të shtetit sipas rolit që e ke shpallë.
Mimoza Dajci says
Vleresoj lexuesit e ketij shkrimi dhe tregoj njeheresh respektin qe kam per ata. Keto mesazhe na lene te gjitheve te kuptojme se sa shume e duam dhe e cmojme shtresen ish te persekutuar politike dhe demokracine ne vend. Pas ketij dyshimi nga Dardani pa mbiemer me del per detyre te sqaroj opinionin e gjere se: Nuk Kam Qene e Nuk Kam per te Qene Kurre bashkepunetore e sigurimit te shtetit. Dhe asnje here ne shkrmet e mija nuk kam dale pa emrin e mbiemrin tim te vertete. Mendoj se edhe ata individe qe u aludohet emri si bashkepunetore te sigurimit te shtetit te sqarojne veteveten,aq me teper kur kane qene apo jane ne funksione te larta administrative apo politike. Por sigurisht kjo varet nga deshira e gjitheseicilit.
Faleminderit
moza dajci