Nga Julia GJIKA/
KODRINA E JASHARAJVE/
Kodrina i mban në prehër/
Kodrina e blertë,/
përkund një fis me emer./
Një harpë dëgjohet./
Ne zgjatim duart, prekim emrat,/
lulet janë pak,/
fjalët s’janë mjaft./
Flenë trimat ,/
në gji te Prekazit./
Mosha të ndryshme/
nga pesë e mbi shtatëdhjetë
fëmijët buzëqumësht
fisnikët pleq.
Zemra ime, sa e dobët je
derdh lotët rrëke
KUFIRI
Eshtë e njëjta tokë,
toka ime ku kam lindur
ku kam jetën time.
Unë i njoh këta shkëmbinj shekullorë,
barin në këto luadhe
që rritej nga gëzimi im.
Kufiri ndau pjesën time nga ty.
Ketu ka dritë, ka ajër, ka zogj, njësoj
ka tinguj, ka policë.
Këta janë shqiptarë,
buzëqeshin kur u jap pasaportën.
E kapërxeva Qafë Morinën
dhe erdha në zemrën tënde Kosovë,
bash në zemrën time.
Do të fle te ty,
nën qiellin që dje ish ndarë më dysh.
Do fle në Pejë,
qytet rrëzë Bjeshkëve,
fytyrën do t’ja kthej dritës së natës
dhe do të pres zgjimin me ty Kosovë.
JAM NJE RE NE QIELLIN TEND
Gjakovë me çati të kuqe,
me oborre, pëme rrënduar nga frutat,
gjithçka e pabesueshme më duket,
edhe qenia ime te ty, e pabesueshme.
Lëviz si një re e qiellit,
herë ndricohem,
herë ngrysem, herë humbas.
Ti e sapozgjuar,
përgjon lëndinën e Mejës,
Ringjalljen takoj te gjakovarët,
te krahët e tyre
shpresa është mbështetur, në pritje.
Astrit Bardhi says
Te lumte Zonja Julia, me keto vargje ke ecur me perpara e prin.Meriton plotesisht emertimin poete e mirefillte
shqiptare, me gjuhen e pasur nga burimet e pashtershme te gjuhes sone,