*Kërkohet dorëheqja e Qeverisë së Kosovës/
Në Prishtinë ka nisur protesta e thirrur nga tri subjektet politike në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.Disa mijëra qytetarë janë mbledhur në drejtim të Qeverisë së Kosovës, ku do të mbahet manifestimi qendror i opozitës, në kërkim të dorëheqjes së qeverisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.Protestuesit fillimisht janë tubuar te Biblioteka Kombëtare, prej nga më pas kanë vazhduar për në qendër të Prishtinës, ku qytetarë të shumtë po festojnë njëkohësisht edhe Ditën e Pavarësisë. Kosova sot shënon edhe tetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj.
Shumë qytetarë që po marrin pjesë në protestë janë transportuar nga qytete e mjedise të ndryshme të Kosovës.Ndërkohë, Policia e Kosovës duket e mobilizuar për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.Forca të mëdha të Policisë së Kosovës tashmë janë vendosur para objekteve të institucioneve të larta, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Protestat e opozitës kanë nisur muaj më parë, për të kundërshtuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, më 25 gusht 2015, lidhur me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe marrëveshjen me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare.
***
Në Prishtinë ka nisur protesta e thirrur nga tri subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.
Liderët dhe përfaqësuesit e partive opozitare po i mbajnë fjalimet e tyre para protestuesve, duke bërë thirrje për dorëheqje të qeverisë së Kosovës.
Disa dhjetëra mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes për, siç është thënë, protestë masive, të organizuar nga tri partitë opozitare.
Marshi i protestuesve ka nisur nga hapësira në afërsi të Bibliotekës Kombëtare, për të vazhduar përgjatë sheshit ‘Nëna Terezë’, e deri te sheshi ‘Skënderbe’, në afërsi të objekteve të institucioneve të larta, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, ku edhe po mbahet manifestimi qendror i opozitës.
Shumë qytetarë që po marrin pjesë në protestë janë transportuar nga qytete e mjedise të ndryshme të Kosovës.
Liderët opozitarë kanë theksuar se numri i madh i qytetarëve të tubuar në protestë tregon se “Kosova më nuk do të durojë të udhëhiqet nga njerëz që e kanë shkelur Kushtetutën”, duke aluduar në kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi.
Ata kanë theksuar se “protesta është e qytetarëve, ashtu siç është edhe shteti i Kosovës dhe ky është kuorumi i vërtetë”.
Ndërkohë, Policia e Kosovës, e cila që më parë pati paralajmëruar se ka bërë planin për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, si dhe për të siguruar rendin publik, duket e mobilizuar për zbatimin e këtij plani.
Forca të mëdha të Policisë së Kosovës tashmë janë vendosur para objekteve të institucioneve të larta, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, si dhe në disa rrugë që ndërlidhen me sheshin Nëna Terezë.
Në ditën kur po shënohet përvjetori i tetë i pavarësisë së Kosovës, opozita po proteston me kërkesën për largimin e qeverisë së vendit, dhe që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Protestat e opozitës kanë nisur muaj më parë, për të kundërshtuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, më 25 gusht 2015, lidhur me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe marrëveshjen me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare.
(Se shpejti korrespondenti i Diellit ne Prishtine dergon materiale te zgjeruara)