Shkruan: Fahri Xharra/
Qafirstani shihet si parajsë në tokë në Pakistanin Verilindor, me liqene të bukur, ujëvare mahnitise, pyje të paprekura të gjelbra, borë të përhershme dhe diell të butë. Por nuk është vetëm vendi që të magjepsë, por edhe femra e Qafirstanit, “femra kalashe me bukurinë e saj që e bën edhe mashkullin jo vetëm kalash të humbë edhe fenë e tij.” “Kur një grua kalashe pi ujë i shihet uji duke gjarpëruar teposhtë fytit e saj të gjatë e të bukur”, këto janë pershkrime të zakonshme që i bëhen bukurisë dhe butësisë së femrës Qafire. Ato besohet të jenë më të bardha se e bardha. ” Nga lëkura e saj shihen edhe venat nëpër trupin e saj të bardhë “.
Por kush janë qafirërët?
Këta janë trashëgimtarët ilirë të Aleksandrit të Madh, të mbetur atje, e që mbi 23 shekuj i bënë ballë islamizimit duke u ruajtur si grup i izoluar (i veçuar) etnik pagan. Gjatë sundimit anglez, historianët perëndimorë u befasuan kur e panë ngjashmërinë me vetveten, dhe një kohë të gjatë iu lejua praktikimi i veseve të tyre pagane si dhe pirja e alkoolit, venës së përzier me ujë, pije tipike e ilirëve. Por, momenti kritik i historisë së hundëzakëve ishte kah fundi i shekullit XIX kur iu desh që të islamizohen ose të “zhduken nga faqja e dheut”. Por, në këtë vazhdë ishte edhe ndërrimi i emërave paganë të fshatrave dhe çdo gjëje e të parëve të tyre.
Mediet pakistaneze filluan së pari të shkrujnë për këtë grup njerëzish gjatë viteve të 70-ta kur Qafirstani u ballafaqua me uri. Duke i falënderuar kryeministrit Zylfiqar Ali Bhutto ( i cili ishte me origjinë nga hundëzakët), u shpall tragjedia dhe paganët shpëtuan, ndërsa Ali Bhutto ishte hero i tyre.
Por, me ardhjen e deobandëve në fuqi dhe viti 1979 e shënoi fillimin e fundit të qafirëve (hundëzakëve).
Kush janë deobandët? Një version Wahabi i islamit, të cilët mëndojnë se vetëm ata dhe wahabitë duhet të ekzistojnë, sektet tjera fetare islame duhen të zhduken. Gjenerali Zija Ul Hak (edhe vetë pjesëtar i sektit Deobant) shkoi aq larg sa me anën e tablirrëve (tablirrët, rrjedhë e deobantëve) e islamizoi çdo skutë të
Vajza kalashe e hundëzakëve
Vajza hundezake e kampeve te talebaneve
Pakistanit. Si rrezultat i kësaj tablirret (talebanët) me forcë u futën në Qafirstan duke marrë mbi 70% të territorit dhe duke shkatërruar çdo gjë autoktone hundëzake dhe duke iu imponuar Islamin në mënyrat më të vrazhda.
Rrëmbimimi i femrave hundëzake –kalashe dhe martesat me dhunë për t’i konvertuar në islam ishin dhe janë një prej metodave të përdorura edhe sot e kësaj dite. Femrave të rrëmbyera dhe të martuara me dhunë nuk iu lejohej të shihnin të afërmit e tyre përderisa edhe ata nuk e merrnin islamin si fe të tyre. Por, nuk është as fsheftësi kur femrat edhe janë shitur me mënyrën “se kush paguan më shumë”. Hundëzakëve nuk iu lejohet bartja e armëve.
Verfëria e qafirirëve është po ashtu faktor tjetër i madh për përqafimin e tablirri-Islamit.
Qeveria nuk jep kredite pë qafirët, kurse policia dhe drejtësia shtetërore e Pakistanit nuk kundërvehet kurrë kur sulmohet prona e hundëzakëve. Tablirret luajnë edhe me një letër tjetër duke iu dhënë hundëzakëve para me fajde (që është kundër parimeve), dhe kur ata nuk mund t’i kthejnë më ato s’u mbetet gjë tjetër ose të islamohen ose të humbasin pronën. Uji i ujësjellësit dhe rryma elektrike është vetëm për myslimanët, kurse kalashët janë të privuar nga ato të mira. Dimri i Qafistanit është Siberik, e kushtet e jetës janë të papërshkruarshme. Xhamitë dhe mejtepet janë të ngrohta dhe me ujë nga ujësjellësi, kurse shtëpitë e kalashëve të mërdhijnë e bora duhet shkrirë për t’u pirë.
Bukuroshja kalashe e hundëzakëve
Gjatë dimrit kalashët flenë dhe jetojnë së bashku me shtazët e pakta shtëpiake që i kanë. S’ka spitale e as dispanzeri. Zërat me zmadhuese nga mejtepet ditë e natë lexojnë vargje kuranike, kurse shumë kalashë vdesin sepse iu mungon kujdesi edhe më elementar shëndetsor, bile së fundi edhe gjatë lindjës së grave.
Duke iu falënderuar tablirrëve kultura autoktone kalashe thuaja se nuk ekziston më. Në vitët e 80-ta flitej se gjerë në fund të shekullit XX do të vijë deri te shuarja e kalashëve, por ja që janë ende gjallë nja 2 deri 3 mijë sish.
Qeveria e Pakistanit e ka formuar “Fondacionin Kalash për shpëtimin dhe propagimin e kulturës Qafire. Por, faktet flasin ndryshe. Vizitorët e Luginës së kalshëve duhet të paguajnë mirë për t’i parë ato vende e ata njerëz.
Bileta që i jepet vizitorit quhet me nënçmim “biletë e kopshtit zoologjik”. Duke iu falënderuar këtij fondacioni kalashet janë shndërruar në artifakte antropologjike.
Për të qenë ironia më e madhe, shoqatat për mbrojtjen e kafshëve vajtojnë për zhdukjen e ndonjë lloji, kurse askush nuk e ngrit zërin në mbrojtje të tyre, e tablirrët e vazhdojnë shlyerjen e paganëve të fundit evropianë./
Luan Ziflo says
JU PERSHENDES DHE JU FALENDEROJ PROF. FAHRIU PER KETE FAKT JO VETEM TE PADEGJUAR NDONJEHERE, POR EDHE TE DHIMBSHEM PER KETA NJEREZ QE FATI I TYRE I CON DREJTE ASIMILIMIT FIZIK E HISTORIK. KAM DESHIREN QE DICKA DUHET TE BEHET NGA ORGANIZMAT PEKATESE PER TE SENSIBILIZUAR OPINIONIN NE NDIHME TE KETIJ FISI QE FLET SHUME PER ORIGJINEN E TYRE. NATYRISHT KAM DESHIREN E MIRE SE E DI QE ZERI IM SHUHET PARA SE TE LEXOHET NGA ATA QE DICKA MUND TE BEJNE NE TE MIRE TE KETYRE NJEREZVE TE MOHUAR!! FLM DHE SUKSESE NE MISIONIN TUAJ FISNIK.
Maksim Shaholli says
Para dy vjetèsh kamè lexuar per kèta Ilirè-Shqiptarè tè Stèrlashtè qè jetojnè né majat mè tè larta tè Botès,bijtè e Shqipes pra jemi ne.Qafirèt=Qafgjatèt? Kalashèt=Kalorèsit? e Aleksandrit tonè.Ishin edhe tè ftuar special pèr Mbretèrinè e verès ‘BAROLO’ Né ITALI kèta bijtè e Shqipes.E themè me plotè gojèn qè Bota para nesh èshtè si njè VRYMè Né UJè,pra asgjè. Oh Sa Mirè Tè Jemi Shqipètarè
i.syla says
Z.M.Shaholli,Qafire( te pa fe-Qafiristan) jane quajtur qe nuk e kan pranuar fene islame.Por kur i kan detyruar qe ta pranojne i kan quajtur Nuristan,Nuri- drite.