“Herodoti nuk e dinte se emrat e heronjve Homerikë dilnin qartë në Pellazgjisht, ashtu si dhe studiuesit tanë Amerikanë, që ende nuk janë të ndërgjegjshëm se ato ruhen pastër në shqipen e sotme”.Libri ”The Shkypetars”,faqa 13(George Fred Williams,US President)/
SHKRUAN: FAHRI XHARRA/
“E urrejtur qoftë për jetë ajo administratë, e mallëkuarë qoftë ajo orë që solli këmbën e Asiatikut në Shqipëri, që na bëri të rrimë pesë shekuj më pas nga shokët. Pesë shekuj shkuan mbi neve si një hije e zezë, një gur i rëndë mbi mëndjen dhe vetëdijën tonë, një kohë errësire që ment ndryshoi në ç’do ndjenjë njerëzije, ç’do cilësi njeriu të ndershëm.” thoshte dikur Mit-hat Frashëri.
“Rreziku më i madh i Turqisë, -thoshte parlamenti i xhonturqëve -nga gjitha kombet që jetojnë në perandorinë tonë janë shqiptarët; është frikë e madhe nga ky të mos zgjohet nga gjumi i rëndë, të mos mëkëmbët, të mos marrë diturinë në gjuhën e vet sepse atëherë e mori lumi Turqinë’’. Rreziku më i madh i trekëndëshit antishqipëtar (Beograd-Athinë- Ankara) vazhdon ende të jetë arsimimi i shqiptarëve.
Mëndja e robëruar është pasojë e shpirtit dhe e trupit të robëruar. Robëria i njef një mijë mënyra me të cilat e skllavëron mendjen e të robëruarit;dhe mendja si e tillë përkundër lirimit të saj fizik mbetet prap në kthetrat e lartmadhërisë së saj-ish robërisë. Vetëm të verbrit nuk mund t`i shohin pasojat e lirimit nga robëria dhe marrja në duar të veta të fatit të tyre nga njerëzit e robëruar dhe formimin e një shoqërie të dalë rishtas nga robëria
Sot , ndër shqiptarë Perëndimi dhe jeta Perëndimore është çështja e arratisjes përfundimtare nga Lindja dhe qështje e ngjitjes në varganin e botës së përparuar në atë botë që quhet Perëndim.
Kush jemi dhe çka duam? A flasim ate ,që e mendojmë apo a e mendojmë ate që po na turpëron? Turpi në kuptimin, që unë po mendoj nuk është i turpshëm për “ jazexhitë”tonë, se ata po na e sigurojnë vendin në parajsë. Neve si shqiptarë që jemi, na duhet vetë të jemi të devotshëm dhe se biletat e botës së amshuar i kemi të siguruara. Por ,kjo që po ndodhë me ne, a është turp ndaj miqëve tanë? A është turp ndaj ardhmërisë sonë të pa sigurt?
Çka duhet të vepron mbi ne që të na bënë të qartë, se nuk jemi në një udhë të drejtë? Çka duhet të ndizet mbi ne që të na kthjellon, që të na jep pak dritë për të kuptuar se jemi në rrugen e mashtrimit? Humnerës gjithëkombëtare të përgatitur nga “ miqtë “ tanë shekullorë, veq që nuk iu është prerë shiriti.
Po kush do t`a prenë shiritin ?
Enterococcus faecalis është një bakterje gram-pozitive ,e pa lëvizëshme dhe e rrumbullakët . Kërkoj falje nga mjekët që po iu ndërhyjë në shkencën e tyre, por kjo m`u duk mënyra më e mirë të spjegoj dhe të godas një infektim shoqëror, nga një bakterje e njohur. Enterococcus faecalis, shkurt” koki” ,mund të gjendet i vetëm apo në çift që më së shpeshti haset në zorrën e trashë të njeriut. “Koki “mund të krijon infektime të cilat mund të jenë kërcënuese edhe për jetën.
Si mund t`a përshkruash qëndrimin mohues, nihilist i disa individëve nga disa rangje të shoqërisë shqiptare përpos se një infektim nga një Koki , nga një “jazegji”?
“Simptomat e Enterococcusve, janë ethet, infektimet e kanaleve të urinës,gjer të infektimet me plagë të hapura.. Simptomat tjerë janë edhe ulja e shtypjes së gjakut, rritja e rruzave të bardhe në gjak ,frymëmarrja e shpeshtuar dhe konfuzioni mendorë” Çfarë bashkërastësie me gjendjen e shoqërisë sonë mbarëkombëtare.?
Nëse dikush e kërkon ndërrimin e historisë ,a nuk shkatohet konfuzion në mendjet tona? Nëse dikush e mohon prejardhjen shqiptare të Skënderbeut dhe Nënës Tereze, a nuk të shkakton, ky mohim, një shpeshtim të frymëmarrjes? Shpeshtim i cili nuk të lë ngihesh frymë? Kur Kadareja, Fishta ,Pjetër Bogdani mohohen si të tillë, dashtë e padashtë të rritet numri rruzave të bardha të gjakut, shenjë kjo që një infektim i rënd është futur në trup. Kjo është leukemia e kombit.
Kur ulet shtypja (presioni) e gjakut ,njeriu rrezikon të mbetët pa jetë, dhe mohimi i vetvetës nga “jazexhitë”tonë,e që nuk janë të pakët në numër, po na ndjellin kob; po na e rrezikojnë jetën e kombit dhe njohjës ndërkombëtare të tij.
Të gjithë po i shofim fantazmat fetare të nxitura nga jasht të cilët në çdo moment e presin “ kohën e tyre”, të gjithë jemi të vetëdijshëm se një cunami është duke u përgatitur. Cunami nuk kalon lehtë e pa pasoja. Cunami është një dridhje toke e përzier me valë të mëdha e të larta deti, të cilat shkatërrojnë çdo gjë që hasin para vetit. S`di se po i flas disa gjëra të cilat të gjithë i dijmë? Por Konica thoshte se pendimi i vonuar është i kotë. Pendimi i vonuar të jepë vetëm mundësi të pendohesh,asgjë më tepër.
“Jazexhitë” e përdorin logjikën e kundërshtimit dhe e mohimit të së vërtetës pa prova, pa fakte, pa realitet, e përdorin alibinë e paracaktuar e qëndrimeve nihiliste të skajshme të veta për të çuar mendjen e të gjithëve në anarki.
Kurse, për të realizuar qëllimet e tyre të errëta, të pabindshme dhe të paarsyeshme, me shkrimet e tyre “jazexhitë krijojnë kushte për krijimin e anarkisë morale dhe që është mjeti i vetëm që e kanë njerëzit të cilëve u mungon logjika në kohë të caktuar.
Sipas koncepteve të njohura gjithmonë, në themel të bashkëveprimeve të shumëfishta në shoqëri qëndrojnë interesat. Interesat mund të jenë politike, të fuqisë në pushtet, ekonomike, morale e shpirtërore e, në rastin konkret tonin, më shumë se kurrë interesat gjithëkombëtare. Në rastin e ”jazexhive”, normat morale përjashtohen nga rregullat e përgjithshme, duke vepruar me metodologjinë nihiliste të të menduarit dhe me metodologjinë absurdiste të të vepruarit..
Të nihilosh margaritarët e kombit, Kadarenë, Nënën Tereze, Gjergj Fishtën, Skënderbeun,Pjetër Bogdanin, të nihilosh çdo gjë të mbarë të këtij populli, nuk mund të quhet ndryshe vetëm se një idiotizëm i paramenduar me qëllime afatgjate antikombëtare të “jazexhive”,dhe tutorëve të tyre me plane afatgjate.
“Perandoritë e mëdha gjatë qëndrimit të tyre e plogështojnë dhe e shkatërrojnë fuqinë e vendësve që ata i kanë pushtuar…dhe kur ata dështojnë gjithçka shkon në shkatërrim dhe vendësit kthehen në pre të vetvetes” (Bakon). Dhe me këte pak a shumë spjegohet qendrueshmeria e skajshme ne “dokrrat “e “jazexhive”
Sa herë na duhet koha, ajo na mungon. Sa herë na duhet guximi ai nuk shfaqet. Sa herë i duhemi kombit, ne flejmë. Pse na përsëriten kohërat? A kemi nevojë për këtë përsëritje, apo është provokim i natyrës që na bëhet çdo 100 vjet? A po, mos e zbërthejmë vetvehten deri në atë masë sa të tjerët e kanë lehtë të ndukin copat tona ? Shikoni, në vend se fjalët e Konicës e shkrimet e tij të na mbesin një kujtim i bukur për zgjarësinë shqiptare, ne duhet përsëri të përsërisim vetvetën duke i përsëritur të njejtat gabime.
Duhej pra ndjekur nga afër realiteti konkret, me këmbë në tokë, hap pas hapi, i duhej bërë thirrje nga zemra Shqiptarëve përpara rreziqeve që po na kanosen nga fanatizmat fetare të nxitur egërsisht nga jashtë për qëllime të mbrapshta, deri në zhdukje të identitet kombëtar.
“E thëna e së vërtetës nuk sjell ndonjë fitim; po ka një ëmbëlsi më vete, sepse të qetohet vetëdija kur folë ç’duhej të flisje. Unë e di fort mirë, ma kanë thënë edhe miq qindra herë që do t’ju pëlqeja shumë më tepër sikur të ju veja pas “qejfit”, sikur të flisja ashtu si jini të mësuar të dëgjoni prej të tjerësh. Po natyra ime është ndryshe. Dhe, i shtyrë prej kësaj natyre, dëshiroj sot të ju shkunt nga gjumi, të ju thom ca të vërteta t’ashpra, por të ftohta dhe të matura, dhe të ju bëj armiqt’e mi sa-do-që nuk më njihni: po të tilë armiq, që në ca vjet, në pakë vjet, të thoni: “Ah, ç’na këshillonte mirë! Ah sa të dreqtë [drejtë] kish! Ah sikur t’i kishim vënë veshin! “Po pendimi i vonuar nuk sjellë dobie,” thoshte atëherë Konica. “Po pendimi i vonuar nuk sjellë dobie,” thoshte atëherë Konica. E njejta gjë na duhet edhe sot. Të rrishë urt, të mos flasësh, të mos kritikosh, dhe t`i numërosh ditët deri në varësinë e plotë të dreqit të mallkuar, kur nuk do njihemi më ndërveti, nuk do të flasim më për atë që e duam.
“Shikoni Vranjën dhe Leskovacin “ -thoshte Konica. “Kur i mori Serbia këto vise, i përmblodhi të gjithë muhamedanët dhe i dboj, duke ua mbajtur tërë ç’kishin. A protestoj Evropa? Jo! A mos e pengoi Turqia këtë bartje?Jo. A o mos Turqia i ndihmoi Serbisë?.Po. Ishte gjallë atëherë shqiptaria kur u zbrazën tokat që nga Molla e kuqe?
Një shkronjëtor politik i njohur më thosh një ditë (Faik Konica): “Evropa nuk do ta kish dhënë Vranjën te Serbia dhe Ulqinin te Mali i Zi, sikur të kish kuptuar që ka një komb shqipëtar të ndryshmë nga të Turkut. Po u lajthit puna e besës (ndërhyri puna e fesë)”.
“Kombi shqiptar, pa marrë parasysh përkatësinë fetare, i përket qytetërimit perëndimor, me një kulturë të lashtë dhe të thadruar nëpër shekuj brenda kësaj përkatësie. Dhe këtë askush s’e ka vu në dilemë, deri ne këto dekadat e fundit, kur kemi fituar lirinë dhe për pasojë na janë shfaqur prirjet proturke e proorientale.(N.Ukaj)”
– Ishim në gjumë të gjatë shekullor. Flinim e flinim. E edhe nëse e donim zgjimin, fillonte terapia e re me sedativë edhe më të fortë se herëve të kaluara që ta na e kthenin përsëri gjumin, që kurr të mos zgjohemi. Na e kishin frikën?!
Nga ai gjumë shekullor, kurrsesi të zgjohemi ngase interferencat magnetike të antenave të huaja po i pengojnë valët tona, ato të ndritjes së mendjes sonë.
“Jazexhitë” janë shumë të “varfër” dhe të “rreckosur”dhe kobtarë kur e shkapërderdhin në mënyrë tragjike mendjen e popullit. Ngrehalucët e pandershëm, krejtësisht të pandjeshëm ndaj përgatitjeve nga kuzhinat antishqiptare vazhdojnë të jenë si të “dehur “ apo të “droguar” në “ jazitë “ e tyre(tur. jazmak- me shkrue). Duhet ditur se trëndafilat, zambakët, karafilat, të gjitha thahen, edhe çeliku e hekuri thyhet, por kombi i ynë as thahet e as thyhet. Por “jazexhitë” këte po e dëshirojnë,dhe po ndjellin kob.
Derisa Ajnshtajni thoshte se e “ardhmja e një kombi është e lidhur ngusht nga edukimi që e merr rinia”, ne po e fatkeqësojmë ardhmërinë tonë duke nxjerrë në dritë fëmijë të parapërcaktuar për të qenë skllevër të kafazit të tyre mendor.
Rrjedhat e dëshirave sa do që të meshefura dukeshin, tani kanë filluar të dalin haptas nga “jazegjitë” shqiptarë, vajtimi i “jazexhive” për të kaluarën e “ndritur” dhe ndjellja e kobit shihet edhe nga lotët e tyre që “të thajnë zemrën dhe shpirtin”.Dhimbshuria për të kaluarën e “ndritur” nuk ka fund, ndjellja e kobit nuk përfundon me kaq por është duke vazhduar deri sa vorbulla e paparashikushme prej nesh por e përgatitur që moti nga ata që e mendojnë zhbërjen tonë, do të na përpijë përfundimisht.
“Jazexhit” janë kasnecët e kobit tonë kombëtar dhe zhurmëshëm po na lajmërojnë. Po, na? Prapë kasnecët po bërtasin; prapë kasnecët po çirren !
Per ata që e mohojnë vetvetën s`i duhen kombit! Ç`menduri e skajshme e Unit të semurë dhe të tjetërsuar deri në pabesueshmëri!!!…..
Anastas Gjergo says
Te falenderoj profesor Fahri Xharra.Nuk munda te lexoje te tere shkrimin , pasi nga emocionet me vishen syzet , por te jap fjalen se ngadale nga dale do ta perfundoje ate.Nje ze nga Kosova eshte njemije here me i fuqishem se cfardo akademiku nga Shqiperia.Te ftoje profesor te ndertojme Maticen shqiptare per ndryshim, per ti dhnene mundesi shqiptareve te merren me vetvetenper te pastruar historine tone per te kuruar deformimin genetik qe na imponoi osmanizmi primitive.Duhet te krijojme institucionin te pa varun nga politika e cila eshte e privuar nga vota popullore, e cila eshte ne shumicen e nje populli te semure.
Emin Civuli says
Z. Xharra, e lexova tere shkrimin tuaj, edhe trupi mu rreqeth nga te vertetat qe shkruan. Armiku i jone shekullor gjithmone ka ditur te na demtoje ne forma dhe menyra te ndryshme. Nuk dua te besoj se kjo forme qe ata kane implementuar te jete fatale per kombin tone te shtrejte I kemi rrezistuar cdo orvajtjeje shpartalluese ndaj kombit tone dhe do ti perballojme edhe kesaj, megjithese kjo e fundit eshte nje forme me e rrezikshme se te tjerat, kjo eshte nga mbrenda, dhe jashte. Armiku i mbrendshem eshte ai me vdekjepruesi, pra duhet serish te mobilizohemii si gjithmone ne mbrojtje te shqitarise, tani nga vetvetja.
Z. Xharra, vazhdo me punen qe ben, je drite per brezat e ardhshem, qe duhet pregaditur per te miren e kombit tone.
Bardhylli says
Shkrim qe duhet te lexohet nga tegjithe Shqiptaret , sepse ne jemi Shqiptar dhe jo turq