-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli: Në prag të Krishtlindjes, vizitova Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, të cilës i dhurova një skulpturë të Pjetër Bogdanit/
PRISHTINË, 25 Dhjetor 2018/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bëri të ditur se, në prag të Krishtlindjes ka vizituar Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, të cilës i ka dhuruar një skulpturë të Pjetër Bogdanit, vepër e punuar me mjeshtëri nga artisti ynë Ylber Krasniqi.
“Ne ndihemi krenarë teksa kujtojmë që edhe në kohët më të vështira, Kosova pati dijetarë e mendimtarë të nivelit evropianë, siç ishte Pjetër Bogdani, simbol i aspiratës evropiane të kombit tonë.
Në këtë natë të shenjtë, të gjithë të krishterëve të Kosovës, katolikë e protestantë, ua uroj Krishtlindjen, festën e madhe të shpresës, humanizmit dhe dashurisë njerëzore”, deklaroi Kryeparlamentari Veseli./b.j/