KLUBI I INTELEKTUALËVE RUGOVAS”KIRUG”-PROKLAMATE/
Kryesia e Klubit të Intelektualëve Rugovas “ KIRUG”, në takimin e punës të mbajtur në Prishtinë në datën 23 janar 2017, filluar nga ora 13:00, në përbërje nga Prof dr Riza Smaka, Prof dr Mujë Rugova, Prof dr Ali B. Muriqi, Prof dr Zymer Neziri, Prof dr Shemsedin Dreshaj,Prof dr Hysen Lajqi, Prof dr Jeton Kelmendi , Prof dr Azem Lajqi, pas diskutimit, njëzerit miratoi këtë:
PROKLAMATË
Klubi i Intelektualëve Rugovas ( KIRUG), e mbështet fuqishëm dhe e vlerëson të drejtë, konsistent dhe konsekuent qendrimin parimor të Forumit të Intelektualëve Rugovas ( FIR) tok me përfaqësuesë të subjekteve politike dhe të qytetarëve të Rekës, Rugovës dhe Pogurit ,të miratuar në takimin e datës 22 janar 2017, të mbajtur në Pejë , me të cilin, është refuzuar me indinjatë marrja pjesë edhe e përfaqësuesve të qytetarëve të Rekës, Rugovës dhe Pogurit në Komisionin Qeveritar për Matjen e Sipërfaqes së Kosovës!
FIR-i , edhe sipas vlerësimit të KIRUG-ut , ka konkluduar drejtë se temë aktuale dhe akute kontestuese është via kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, por, jo edhe matja e sipërfaqes së vendit tonë , ndryshe, e planifikuar për të lehtësuar procesin e ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi,
- matja e territorit të vendit , nuk do të duhej as nuk do të mund të bëhej drejtë as realisht para se të demarkohej kufiri ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në përputhje me delimitacionin e të njëjtit nga viti 1945 , sipas të cilit, linja kufitare , nga atëherë ( Acqiured Right) ka konsistuar nga Qafa e Çakorrit – Mokrat- Hajla- Kulla !,çfarë do rezultati nga matja e tashme e sipërfaqes së Kosovës , kurrsesi nuk do të mund të shërbente si pretekst justifikues për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit Kosovar – Malazez , paradoksalisht të sponsoruar fuqishëm nga Qeveria e Kosovës , me të cilën, propozohet devijim negativ dhe i dëmshëm i vijes kufitare të fituar historikisht (Acquired Right) e të njohur me dokumentet kushtetutare ligjore dhe zyrtare të Kosovës, Sërbisë, Malit të Zi, YU II si dhe me dokumente juridike ndërkombëtare!,
- Qeveria e Kosovës ,duke e shpërfillur kufirin kosovar – malazez historik , sipas së drejtës së fituar , të delimituar e të sanksionuar nga viti 1945 në linjen Qafë e Çakorrit – Mokra- Hajle- Kullë, deri tani asnjëherë të modifikuar në procedurë legale, nga shkaqe që vetëm ajo mund t’i dijë ( sic) , gjithnjë, makijavelisht dhe paskrupulla shtetërore, synon të ratifikojë Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit Kosovar – Malazez edhe pse është në dëmin e integritetit territorial të vendit për hiq më pak se 82 km2 ndaj ,
- kundershtohet fuqishëm dhe me indinjatë, matja aktuale e territorit të Kosovës para fiksimit përfundimtar dhe të drejtë të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të bazuar (jo vetëm në të dhënat kadastrale sekondare e suplementare ) në faktorët gjeografikë, ekonomikë, historikë, etnikë , në dokumentet zyrtare të Kosovës, Malit të Zi, Sërbisë dhe YU II si dhe në aktet ndërkombëtare me të cilat kufinjët administrativë ndërmjet njësife federative të YU II, janë pranuar për linja kufitare ndërshtetërore pra edhe kufiri i Kosovës dhe Malit të ZI në linjën Qafë e Çakorrit – Mokra – Hajlë – Kullë!
Aktualisht ,Qeveria e Kosovës , në këto ditë , ka formuar Komisionin Qeveritar për Matjen e Sipërfaqes së Kosovës ,në të cilin do të emëroheshin edhe përfaqësues të zonave kufitare kosovare – malazeze të Rekës, Rugovës dhe Pogurit! Pikërisht ,Qeveria e Kosovës, edhe në këtë mënyrë, paradoksalisht ,orvatet për të krijuar pretekste inkonsistente për ratifikimin imediat të Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi, edhe pse, e njëjta është tërësisht e gabuar dhe e dëmshme për integritetin territorial të vendit tonë, për hiq më pak se, 82 km 2!
Ndryshe, çështja kontestuese ndërmjet Qeverisë së Kosovës ,në një anë dhe, opozitës parlamentare, sëpakut 210 000 qytetartëve peticionistë kundërshtues të Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi , të shumë intelektualëve kundershtarë të demarkacionit në fjalë ,të manifestuar nëpërmjet një numrit evident të eseve, analizave kritike , artikujve profesionalë , studimeve shkencore dhe , sëpakut ,dy librave të recensionuara e të publikuara si dhe të disa tubimeve gjithëpopullore protestuese, në anën tjetër, nuk i referohet sipërfaqes së vendit, por , linjës kufitare deviante , të gabuar, të dëmshme e të bazuar vetëm në të dhëna sekondare , suplementare kadastrale problematike të propozuar nga Komisioni Shtetëror i Kosovës për Demarkacionin e Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi, të cilen , iracionalisht dhe paradoksalisht e mbështet Qeveria e Kosovës!
Komisioni Shtetëror i Republikës së Kosovës për Demarkacionin e Kufirit të Kosëvës me Malin e Zi , gjatë negociatave me Komisionin për Demarkacionin e Malit të ZI, ka bërë dështime qenësore në disfavorin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës , nga se, një ,në vend të negocimit bilateral kosovar – malazez të mbeshtetur në valorizimin e faktorëve primarë natyrorë (të determinuar nga konfiguracioni i terrenit ,siç janë majat, kreshtat, qafat, ujëndarjet e ujërëniet, vargmalet ), gjeografikë, gjeostrategjikë, historikë, etnikë të balansuar, ekonomikë, pronësorë , ka praktikuar vetëm kadastrin ( sic) ,ndryshe, komponentën e karakterit sekondar, subsidiar si dhe, dy , në vend të demarkacionit kufitar kosovar- malazez sipas delimitacionit të bërë në shkurtin e vitit 1945, të pandryshuar asnjëherë , Komisioni Shtetëror për Demarkacionin e Kufirit Kosovar – Malazez, jashtë mandatit të caktuar nga Kuvendi, ka aplikuar ridelimitacion madje të gabuar, të emërtuar “demarkacion” e ,për të qenë edhe më keq, panevojshem e me asgjë të justifikuar të dëmshëm për integritetin territorial të vendit tonë ( Sikundër dihet e me asgjë nuk mohohet, Komisioni për Demarkacionin ishte i autorizuar për ridelimitacion kufitar kosovar- malazez, por, përkundrazi , nga Kuvendi i RK-së, ishte i mandatuar qe , në bazë delimitacionit egzistues nga viti 1945 , të aplikojë demarkacionin nëpërmjet rektifikacioneve të balansuara në terren!
Seandejmi , KIRUG-u kërkon nga Qeveria e Kosovës që , në vend të aplikimit të matjes “sa për matje” të sipërfaqes së Kosovës para fiksimit përfundimtar e të drejtë të kufinjëve shtetëror , të ndryshojë qendrimin e deritashëm për ratifikimin e pakusht të Marrëveshjes për Demarkacionin, ashtu që , vendoshmërisht të angazhohet për demarkacionin kufitar të vendit tonë konform me delimitacionin e kufinjëve administrativë të njësive federative të ex YU II ( 1945- 92) përkatësisht të kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi ( Qafë e Çakorrit – Mokra – Hajle – Kullë) ,i cili nga viti 1945 nuk ka ndryshuar asnjëherë dhe si i tillë është i konfirmuar me dokumente kushtetutare të YU II, Kosovës, Sërbisë, Malit të Zi si dhe me akte relevante politike dhe juridike ndërkombëtare!
KIRUG-u edhe në këtë rast prononcohet për demarkacion ndërkufitar të vendit tonë me Malin e Zi por të bazuar në delimitacionin e vitit 1945 ( të cilin, koincidentalisht, kryesisht , e kanë disajnuar vetë malazezët në krye me Millovan Gjillasin, Milladin Popoviqin, Svetozar Vukmanoviq Tempo-n …), i cili, si i tillë, figuron edhe në hartat zyrtare të Kosovës ,Malit të Zi, Sërbisë, YU II si dhe në në tekstet dhe publikimet shkollore, universitare dhe shkencore , në enciklopeditë bashkëkohore të shteteve në fjalë si dhe të shteteve tjera.
Ndryshe, KIRG-u , për shtetin Mali Zi , edhe këtu shprehë mirënjohje për pranimin e vendit tonë për shtet të pavaruar e sovran dhe , është i përcaktuar fuqishëm për krijim dhe kultivim të marrëdhënieve fqinjësore të mira e të qendrueshme ndërmjet tij dhe vendit tonë!
KIRG-u , nga shkaqe politike e pragmatike , duke e abstraktuar dimensionin e faktorin historik para vitit 1945, angazhohet dhe thekson se :
- kufiri Kosovar – Malazez duhet të demarkohet dhe të sanksionohet konform me delimitacionin e të njëjtit në vitin 1945 ,në linjen Qafë e Çakorrit- Mokra – Hajlë – Kullë,kufiri i tillë do të mbetej i pakontestuar dhe si i tillë i qendrueshëm dhe do të krijonte parakushte të volitshme për kultivim të raporteve shoqërore, ekonomike, politike, kulturore, shkencore reciproke të dobishme ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe se matja eventuale e sipërfaqes para fiksimit të drejtë dhe përfundimtar të kufirit , në këtë rast, ndërmjet Kosovës dhe malit të Zi, do t’ishte iracionale, e panevosjme dhe e dëmshme për aq sa do të shfrytëzohej si pretekst lehtësues pro ratifikimit të demarkacionit të versionit qeveritar të dëmshëm për integritetin territorial të vendit tonë!
Kryetari i KIRUG-ut SEKRETARI I KIRUG-ut
Prof dr Riza SMAKA Prof dr Jeton KELEMENDI