PRONARËT NËPËRMJET SHOQATES VATRA, KËRKOJNË NDIHMËN E DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT. PËR TË NDALUAR KLANET E OLIGARKISË POLITIKE QË PËRVETËSOJNË PRONËN E TYRE TË TRASHEGUAR/
Për popullin Shqiptar sot në 2020, veç pandemisë covid 19, që po ikën, problemi më i madh dhe më thelbësor është problemi i pronës së trashëguar që është vjedhur dhe ngatëruar me ligjet që ka mirtura në këto 30 vjet Kuvendi i Shqipërisë.
Gazeta Dielli, vlerësohet shtyp i lirë, i pavarur nga politika, pasi redaksia e saj ka mbrojtur pa kompromis parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut. P[rmes k[saj gazete, i drejtoj këtë shqetësim që ma dërgojnë kryesia e koalicionit të shoqatave të pronarëve për Kryetarin e Shoqatës Patriotike Panshqiptare Vatra, zotit Elmi Berisha. Pronarët e ligjëshëm kërkojnë ndihmë për ta transmetuar këtë shqetësim në Departamentin Amerikan të Shtetit. Këto shqetësime mi kanë paraqitur edhe miq dhe bashkëfshatarë të mij dhe i lutem Zotit që ligji dhe e drejta të fitojë. Jam i bindur se shqetësimi për mos respektimin e pronës së trashëguar, është i njëjtë edhe për të gjithë shqiptarët në emigracion kudo ku ata jetojnë, dhe se zoti Elmi Berisha, Kryesia e Shoqatës Vatra dhe çdo njeri i ndershëm nuk pajtohet me përvetësimin e pronave nga oligarkia politike dhe klanet e tyre. Po ashtu jam i bindun se kërkesën e pronarëve, Kryesia e Vatr[s do ta përjelli në Departamentin e Shtetit do të sensibilizojë edhe personalitete të tjera.dhe do ta ndjeki problemin deri në zgjidhje
Prona fitohet me mjete të ligjeshme dhe që nuk prek të drejten e tjetrit Ndër burimet e pronës është blerja dhurimi trashëgimija natyrore e cdo personi, se njeriu për të jetue, duhet të mirembaje frutet e saja po ashtu si kujdeset për jetën dhe shëndetin e tij. Njeriu nga natyra ka dhunti dinjitet dhe fisnikëri, kur Shteti e mbron pronën private dhe pronën e komunitetit në përputhje me normat morale, që janë të shprehura në Kushtetutë dhe në normat ligjore të shtetit të së drejtës. Ligji nr 20/2020 duhet të ishte plotësuar me vërejtjet e pronarëve, pasi zgjidhja e sigurtë dhe e qëndrueshme realizohet vetëm nëpërmjet vlerësimit të origjinës së pronës dhe Kushtetutës në fuqi.
Në bindjen time mentaliteti komunist, ka drejtuar dhe komanduar në rrugë të mbrapsht, që me demagogji, duke folur për paqe dhe barazi dhe mbrojtje të shoqërisë, por me këtë ligj për pronën në realitet ka maskuar një mizori në të cilën jeta e individit shfytyrohet e lirija shkaterrohet. Zgjidhja që ka dhënë Kuvendi me ligjin nr 20/2020, që datë 16.04.2020, u miratua duke mos marrë në konsideratë Kushtetutën, kerkesat e GJEDNJ dhe arsyetimet e pronarëve, është përgjegjësi e Kryeministrit Edi Rrama. Edhe këshilltarët e tij dhe juristën në Kuvend, kanë përgjegjësi për shkatërrimin e ekonomisë, të drejtësisë dhe të stabilitetit social në Shqipëri. Sipas ankesave të shoqatave të pronarëve, ligji i fundit, Nr.20/2020, sanksionon regjistrimin në zyrën e Kadastrës edhe të pronave që janë përfituar me akte të fallsifikuara që dihet se janë NUL, që nuk kanë asnjë bazë ligjore, pa folur për detyrimet që përcakton neni 181 i Kushtetutës dhe vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që ky ligj i shkel . Në formën e miratuar ligji do shtojë problemit egzistuese por vlen për momentin sa për ti raportuar BE se problemi i pronave u zgjidh.
Kryeministri Edi Rama me k[t[ ligj nuk krijon siguri të investimeve të huaja, stabilitet ekonomik dhe social të qendrueshme për të ardhmen. Në mënyrë që pronarët të mos dynden në Gjykatën e Strasburgut për shkak të këtij ligji dhe të akteve Nul që justifikon ku ligj, Gjykata Kushtetuese duhet t’a bllokojë dhe ta korrigjojë këtë ligj që ai të vijë në përputhje me kërkesat e nenit 181 të Kushtetutës në fuqi.
Nga Loro Stajka SHBA/
Në vijim ju paraqis kopjen e kërkesave të koalicionit të pronarëve drejtuar Kuvendit, që nuk u morën në konsideratë.
KOALICIONI i SHOQATAVE TË PRONARËVE
TË ZONËS TURISTIKE VLORË-SARANDË
Drejtuar:
KRYETARIT TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË z. GRAMOZ RUÇI
KRYETARIT TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE z. HULUSI MANJA
KRYETARIT TË KOMISIONIT TË VEPRIMTARISË PRODHUESE z.NIKO PELESHI
Tiranë, me 30.03.2020
Lënda: Kërkesë që në tryezat e komisioneve parlamentare, që do të shqyrtojnë kërkesat e Presidentit të Republikës për rregullimet konform Kushtetutës në ligjin Nr 20/2020, të jenë i ftuar 3 përfaqësues nga Koalicioni i Shoqatave të Pronarëve të zonës turistike Vlorë-Sarandë, për të argumentuar kërkesat e pronarëve të mirfilltë, për të drejtën e pronës konform Kushtetutës dhe vendimeve të GJEDNJ.
Zz. deputetë,
Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, duke kërkuar mirëkuptimin e deputetëve, me dekretin Nr. 11457 dt 26.03.2020, i ktheu Kuvendit ligjin Nr. 20 dt. 5.03.2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” për plotësim konform Kushtetutës.
Presidenti në dekretin e tij është ndalur në nenet 12, 24, 33, 48, 49, 59, 60, 65, 68, 69, 71, 78 dhe 82. Vërejtjet e Presidentit. nuk janë të plota dhe nëse ato do plotësohen, e drejta e pronës konform Kushtetutës do vazhdojë të shkelet dhe situata jo vetëm që nuk do të përmirësohet ashtu siç pretendohet, do përkeqësohet në tërësi sepse ligji konsolidon anarkinë institucionale. Siç sqaroi publikisht, ish gjyqtari i GJEDNJ z. Ledio Bianku, anarkia thellohet kur ligji del mbi Kushtetutën dhe mbi vendimet e GJEDNJ dhe ky ligj është rasti konkret. Ky ligj, duke na mohuar pronën e trashëguar, na mohon atdheun dhe na fut në konflikte dhe nuk mund të justifikohet me aprovimin nga “Opinioni i Komisionit të Venecias” apo me pohimin se për këtë ligj është punuar me specialistë të huaj. Me Komisionin e Venecias diçka nuk shkon.
Komisioni Parlamentar i Ligjeve, e ka filluar procesin e konsultimit, për këtë ligj që në muajin Nëntor 2018, por shoqatat e pronarëve, që duhet të thireshin me herët u thirën në Komisionin e ligjeve me dt. 25 Shkurt 2020, d.m.th. 10 ditë përpara miratimit të ligjit dhe asnjë nga vërejtjet që i paraqitëm të detajuara nen për nen, nuk u morr në konsideratë, pasi çdo gjë ishte e vendosur.
Me vërejtjet tona, qëndrojnë në faktin se ligji, duke maskuar origjinën e pronës, krijon tituj të rinj pronësie dhe standarde të dyfishta. Sipas këtij ligji do të regjistrohen pa asnjë verifikim AMTP (aktet e marje së tokës në pronësi) edhe kur ato janë akte pa bazë ligjore ose NUL (në raport me ligjet e kohës në fuqi) dhe siç është bërë publike në media këto raste përbëjnë shumicën e AMTP-ve, në zonat turistike. Ligji nuk përcakton se cilat prona duhen të kompensohen, në mënyrë që kompensimi të përputhet me nenet 41 dhe 42 të Kushtetutës. Masa e kompensimit, sipas këtij ligji bie ndesh me vendimet e GJEDNJ. Ajo Gjykatë me vendime të përsëritura ka vendosur si dysheme çmimin jo më pak se vlera e vitit 2008. Ky ligj justifikon korrupsionin masiv, veçanërisht me pronat në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, ku pronarët e ligjshëm që presin nga Shteti zbatimin e detyrimeve kushtetuese. Ky ligj favorizon oligarkinë politike dhe klanet e tyre mbështetëse që kanë abuzuar dhe përvetësuar pronat tona .
Zgjidhja e shpejtë dhe më e mirë është që prona ti regjistrohet pronarit sipas dokumentave të akteve të shpronësimit nga sistemi i diktaturës, ashtu siç është bërë për zonat e veriut. Këto dokumenta janë të plota në Arkivin e Shtetit dhe ne zyrat e kadastrës. Pronarët asnjëherë nuk e kanë kundërshtuar kompensimin për pronat e tyre, që janë tjetërsuar për nevoja publike. Kompensimi nuk mund të jetë më pak se vlera e hartës 2008 sepse këtë dysheme e ka kanë vendosur vendimet e GJEDNJ.
Në mënyrë që të mos vazhdojë abuzimi me metodën e “faktit të kryer”, ky ligj, duhet të saktësojë në mënyrë të qartë se regjistrimi në ZRPP, do bëhet pas verifikimit të AMTP dhe anullimin për pjesën e paligjëshme ose totalisht të paligjëshme të aktit të AMTP. Minimalisht në zbatim të ligjit “Për kadastrën”, ASHK duhet të verifikojë AMTP, për rastet që ka ankesa nga subjektet e shpronësuar dhe siç e kemi kërkuar, Av. Shtetit nëpërmjet procesit gjyqësor me praninë e palëve të interesuara, të anullojë rastet kur akti bie ndesh me nenet 41 dhe 181 të Kushtetutës në fuqi . Kështu prona i kthehet të zotit dhe shpallen Nul, ato AMTP, që do të rezultojnë të nxjerra në shkelje të ligjeve. Kështu zgjidhet dhe shqetësimi i ngritur nga Komisioni i Venecias dhe Presidenti i Republikës, për aktet që quhen pritshmëri ose garanci juridike dhe në anarkinë dhe korrupsionin e pas vitit 1991, persona të tretë, i ka përfituar ato padrejtësisht. Në këtë rast drejtësinë e vendos Gjykata. Me këtë ligj prona zgjidhet me standarde të dyfishta dhe në shkelje të Kushtetutës. Në këto kushte pronarët do të dynden në Gjykatën e Strasburgut, ku do marrin fitimin e munguar, ashtu siç e kanë fituar ata shtetas që janë ankuar dhe në një kohë tjetër Shteti do detyrohet të kthejë me ligj dhe konform Kushtetutës, pronën e grabitur. Ne jemi të bindur që GjEDNJ, nuk mund të korruptohet apo të marri vendime me standarde të dyfishta.
Nenet 181/1 dhe 181/2 dhe nenin 41 që përcaktojnë qartë se ç’është prona dhe si fitohet prona por vendimi unifikues i GJEDNJ, Manushaqe Puto etj/2012, nuk janë cituar në asnjë nen të këtij projektligji, çka bie ndesh, me titullin, me objektin dhe me qëllimin e ligjit.
Në formën aktuale ligji konsolidon anarkinë e tuitujve të pronësisë dhe mbështet mafien e pronave që në këto 30 vjet në bashkëveprim me oligarkët e politikës ka dhunuar detyrimet kushtetuese.
Me bindje se maxhoranca ka vullnetin për të zbatuar detyrimet kushtetuese, kuptojmë se se kthimi i ligjit nga Presidenti i Republikës i jep mundësi Komisionit të Ligjeve, që duke marrë në konideratë vërejtjet tona, të bëjë çdo plotësimet që e përafron këtë ligj me kërkesat e e Kushtetutës dhe kompensimin në përputhje me vendimet e GJEDNJ. Në këtë mënyrë Komisioni Ligjeve ka mundësinë të realizojë një zgjidhje të shpejtë problemit të pronës , pa patur nevojë për fonde financiare, pasi çdo trung do marri pronën e tij sipas Kushtetutës.
Në përfundim: Me bindje se do të gjejmë mirëkuptimin tuaj, për të zbatuar Kushtetutën dhe vendimet e GJEDNJ, duke analizuar vërejtjet e Koalicionit të Shoqatave të Pronarëve të Zonës Turistike Vlorë-Sarandë, kërkojmë të vendosni që në tryezat e komisioneve parlamentare, që do të shqyrtojnë kërkesat e Presidentit të Republikës për rregullimet konform Kushtetutës dhe vendimeve të GJEDNJ në ligjin Nr. 20 dt 5.03.2020, të jenë të ftuar tre përfaqësues të pronarëve për të argumentuar nen për nen vërejtjet dhe sugjerimet tona të përmbledhura në vijim.
Në emër të Koalicionit të Shoqatave të Bregdetit
Sekretari i Koalicionit
Adrian Gjoka
gjoka.adrian@gmail.com
Mobile+ 355 68 215 2663