Një javë përpara ndeshjes së parë miqësore, të vlefshme për përgatitjet e kampionatit europian përballë Austrisë, kanë mbërritur uniformat e personalizuara të përfaqësueses “Kuqezi”. Për herë të parë kombëtarja jonë do të ketë një uniformë, e cila do të jetë specifike vetëm për kampionatin europian “Francë 2016-të”, se më pas dizenjo e saj do të jetë ndryshe.
Me vargjet e Naim Frashërit në pjesën e brendshme dhe me simbolet kombëtare, kjo uniformë unike do të jetë për herë të parë e dedikuar për të gjitha ekipet kombëtare nga formacioni A deri tek moshat e vogla. Uniforma e re e përfaqësueses kushton 79 euro dhe do të dalë në shitje rreth një muaj përpara fillimit të kampionatt europian. Gjithashtu Federata Shqiptare e Futbollit për anëtarët e klubit të saj të tifozëve do të sjellë oferta në çmimin e fanelës së re.