Nga Esad Gjonbalaj/Komuniteti shqiptaro-amerikan gjegjësisht shoqatat dhe asosacionet që veprojnë në treshtetshin NY, NJ dhe CT, te bashkuara si asnjëherë ma pare dhe në koordinim me asamblestin e shtetit të New Yorkut, zt. Mark Gjonajn festuan Festën e FLAMURIT KOMBETAR, 28 Nëntorin ditën e Pavarësisë së Shqipërisë . Ishte ky një Manifestim i veçantë në krahasim me organizimet e viteve paraprake sepse këtë vit organizimi u bë në anije dhe përfshinte lundrimin e anijes rreth Statuse së Lirisë dhe lumit të New Yorkut, Hadson . “The Majesty Yacht” ishte e vogël për të zënë mase 1000 bashkëkombës pjesëmarrës të këtij manifestimi madhështor dhe që do mbetet për një kohe të gjat në kujtesën e të rinjve të komunitetit tonë.Impresionuese në këtë mbrëmje të rrallë ishte pjesëmarrja e gjërë si asnjëherë ma par e të rinjve shqiptaro amerikan, pjesëmarrje kjo shumë domethënëse vështruar në aspektin se kjo pjesëmarrje është edhe një dëshmi e mirë se të rinjet tan të lindur e të rritur në mërgim nuk po i harrojnë rrënjët e veta. Në këtë mbrëmje mori pjesë edhe miku i shqiptarëve kongresmeni Eliot Engel, Senatori i qytetit te Bronxit Jeffrey Kline përfaqësuesit diplomatik të shteteve tona të akredituara në SHBA si ambasadorja e Shqipërisë znj. Floreta Faber dhe konsulli i Kosovës zt Fatmir Zajmi, artistja e mirënjohur Eliza Dushku, fotografi me renome ndërkombëtare Fadil Berisha dhe shumë zyrtar te shtetit te New Yorkut. Për argëtimin e pjesëmarrëseve prezent ishin shume këngëtar te komunitetit dhe enkas nga Shqipëria kishte ardhur këngëtarja e mirënjohur Elizabeta Marku po ashtu nga vendlindja gjegjësisht nga Ulqini kishte ardhur SHA “Tradita” Ana Malit dhe SHA “Buzuku” te cilët me prezantimin e bukur tyre dëfryen këndshëm të gjithë të pranishmit . I tërë ky manifestim madhështor u realizua fal angazhimit dhe punës se pa lodhshme te Mark Gjonajt dhe shoqatave tona, te cilat u pajtuan qe për natën e flamurit te jemi te gjithë bashke pa dallim. Bashkimi i komunitetit shqiptaro-amerikan për këtë manifestim te përbashkët kishte peshë dhe rendësi te veçantë komunitetin tonë dhe dëshmon se ne shqiptaret në diasporë jemi te bashkuar rreth flamurit kombëtar si një zë i vetëm ne shërbim dhe të mirën e atdheut.