Një vend i varfër, por me zemër të madhe. Shqipëria i tregon edhe një herë botës jo vetëm tolerancën fetare, por edhe humanizmin e saj. Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, kanë nisur një fushatë 10 ditore për mbledhjen e fondeve në ndihmë të fëmijëve dhe popullit sirian. “Duke u sensibilizuar me të gjitha këto që po ndodhin në Siri dhe fëmijët e shumtë që po persekutohen padrejtësisht, liderët fetarë u mblodhën dhe vendosën të nisin një fushatë sensibilizimi për të mbledhur fonde”, u shpreh Sokol Lulgjuraj, koordinator në Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar. Përfaqësuesit e besimeve të ndryshme fetare janë mbledhur bashkë për t’u bërë thirrje besimtarëve të kontribuojnë me mundësitë e tyre për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve jetimë në Siri. “Shpresojmë që në vazhdim të jemi kontribuues të fëmijëve sirianë”, shprehet Agim Duka, myftiu i Elbasanit. “Ne si Kishë Katolikë i bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve dhe të gjithë njerëzve të bashkohen me këto iniciativa”, tha Don Emiglio Valente, Kisha Katotike. “Edhe Kisha Ortodokse i bashkëngjitet me të gjithë forcën e saj kësaj nisme. Nëpër kishat tona ne kemi nxjerrë nga një arkë të posaçme për donacione për fëmijët sirianë”, tha Atë Stavri Çipi, Kisha Ortodokse. Edhe pse ka vetëm 24 orë që është lançuar duket se ka pasur reagime të shumta ndaj kësaj nisme, ndërkohë që edhe mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë tolerancës dhe humanizmit të shqiptarëve.
Emigranti SHBA. says
Nisma e komuniteteve fetare ne Elbasan, per te mbledhur diha umanitare, esht per tu pergezuar, nga njera ane deshmon pner bashkejetesen, mirkuptimin dhe harmonin midis tre feve, n ga ana tjeter kerkonte kontriboi per qytetaret e sirise, qe jane shkateruar nga lufta. SHembull i shkelqyer. Pore sado te kontriboine qytetaret e Elbasanit, ndihmat dote jen simbolike qe sarin dote ne Siri, ose dote jene pa peshe ne raport me ndihmat e kryqit te kuq Evrojan apo kiez etj. Nderkohe shikojme qe ne Vendin Tone, SHqiperi dhe ne qarkun e Elbasanit ka familje qe jetojne ne kushte te mjerushme, cbie jasht , futet brenda ne kasollet apo shtepit e tyre. Skane ushqimet baze, per jetese, marin buken me liste, skan lek per ilace, ngrhje e ndricim A dote ishte me mire qe keto ndihma tu shkojne ketyre famileve qe jane ne kushte mizerable ne qarkun e Elbasanit. SHpresoi ne mirekuptimin e qytetareve tane, me pare te ndihmojme qytetaret tane qe te mose vdesin nga te ftohtet dhe nga uria, me pas te tjeret.