Të martën pasdite nga ora 2 deri në 4 dhe në mbrëmje nga ora 7 deri në orën 9.00, Komuniteti shqiptar në New York kreu homazhe pranë arkivolit të së ndjerës Manjola Mirkaj Libohova në Shtëpinë Mortore Moloney’s Hauppauge Funeral Home në Long Island. Ishin qindra pjesmarrës të cilët kishin ardhë jo vetëm nga New Yorku, por dhe nga shtetet e tjerë, që i shprehën ngushëllime familjeve Mirakaj dhe Libohova.Lutjen fetare e kreu dom Gjergj Meta i ardhur nga Shqiperia.
Kishin ardhë ish bashkëvuajtësit e Lekës dhe Dolorezit, moshatarë të Manjolës, që qenë rritë bashkë në kampet e internimit dhe të përlotur i jepnin lamtumirën, nënës të dy vajzave të parritura, Manjolës, që iku në një moshë shumë të re nga kjo jetë, duke i lënë të pikëlluara bijat e saj, prindërit Lek dhe Dolorez, bashkëshortin, motrën, vëllanë, të gjithë familjen dhe të afërmit, miqtë dhe mbarë komunitetin.
Të mërkurën në orën 11 para dite do të organizohet ceremonia e varrimit. Varrimi do të bëhet në varrezat Saint Charles, që ndodhen në adresën :
Saint Charles Cemetery at 2015 Wellëood Ave Farmingdale, NY 11735 .
Viktor M Daragjati says
Te prekun ne zemer por me krye te nalt e me rrespektin ma te madh i thojm lamtumir njai grue sejnike, nana, bije e moter e dashtun qe ne kohen ma te gezueme te jetes se saj largohet prej vajzave te saja hala ne moshen fminore, prej familjes dhe prej shoqnise qe e vajton. Nji fat i pa meshirshem e largoj Manjolen prej kesaj jete. Por besimi ne Zotin na shtyn me shpresue se vuhtjet qe Manjola Mirakaj Libohova ka durue gjat jetes fisike do te meritojn meshiren e Naltmadhit dhe shpirti i saj do te gjein pran Zotit at harmoni qe nuk ekziston ne ket jet. Ata qe e kan njoft qe ne femijeri na dishmojn se Manjola, edhe kur ishte ne gjendjen mizore e kampeve internimi, kurr nuk asht ankue per veti por ka mbajt buzqeshjen gati me lehtsue vujtiet e rrethit familjar. Manjola pushoft ne paqe e ribashkumeme me gjyshin e saj qe kurr nuk pat fatin me e njoft ne ket jete por qe do ta gezojn ne jeten e perhershem. Familja Libohova , familja Mirakaj pa dyshim do te vazhdojn me mbajt kurrajen me perballue vujtiet e teper te randa te jetes e tyne me krye te nalt, dhe do te gjejn ngushtellim ne dashnine dhe perkrahjen e farefisit, nderimet e miqve dhe dashamirve dhe rrespektin i gjith Shqiptarve qe cmojn nderen e lirin.